Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1

    Gjenocidi Turko-Osman Dhe Qėndresa Shqiptare

    Gjenocidi Turko-Osman Dhe Qėndresa Shqiptare





    Nė kronikat osmane janė tė vėrteta e pohuar nga vetė osmanėt. Tmerr gjaku, krime kolektive tė pėrbindshme, shfarosje banorėsh, prerje kokash e hedhje masive ne det, rrėmbimi i grave, vajzave e fėmijėve pėr ti dėrguar nė Turqi si skllevėr dhe rrafshime qytetesh. Asnjė banor nuk mbeti i gjallė nė qytetin kėshtjellė tė Drishtit, Asnjė banor nuk shpėtoi pa ju pre koka nė Lezhė, nuk mbeti asnjė banor arbėr nė Elbasan, kush shpėtoi prej shpatės turke iku nga sytė kėmbėt nė male dhe tėrė bregdeti shqiptar u shua nė ekzistencė. Libri “Lufta Shqiptaro Turke nė shekullin e XV”, burime e kronika osmane botuar nė Tiranė nė vitin 1968 nė 400 faqe ėshtė njė libėr i madh tregon krime tė pėrbindshme dhe gjenocidin qė ėshtė bėrė mbi shqiptarėt. Ky libėr ėshtė botuar nga Universiteti i Tiranės nė kuadėr tė 500 vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.

    Njė tjetėr libėr i madh pėr historinė tonė ėshtė “Historia Skėnderbeut” e Marin Barletit i pandarė ky nga vepra tjetėr e madhe “Rrethimi i Shkodrės”. Kur flasim pėr krimet turke ndaj shqiptarėve nė histori, nuk ka pse dalin disa dhe bėjnė mbrojtjen e atyre krimeve, me kot lodhėn tė bėjnė avokatinė e vrasėsve, se gjoja paskan vrarė se i ka urdhėruar sulltani. Perandoria Turke ishte njė organizim i madh dhe vepronte si vepronte, pėrgjegjėsia historike e krimeve nuk mund tė anashkalohet pėr asnjė arsye, nuk ka alibi tė krimeve ndaj popujve, as duke na thėnė se kanė qenė ca vezirė e ca pashallarė me origjinė shqiptare e kjo tė na konsiderohet bashkėpunim. Kėshtu thonė vetėm armiqtė e Shqipėrisė, apo ndonjė qe ėshtė i ndėrgjegjshėm se nuk ka gjak shqiptar nė damar por gjak arab-turk, se tė jemi tė qartė, Turqia ka sjellė jo pak muhaxhirė nė kėto troje. Lexoni Faik Konicėn pėr kėtė. Vezirėt nuk kanė shkuar si pėrfaqėsues tė shqiptarėve nė Stamboll , madje edhe kanė harruar fare se nga kanė qenė, kanė qenė ushtarė tė bindur tė Turqisė dhe pėrfaqėsojnė Turqinė e jo Shqipėrinė nė asnjė rrethanė. Se sa e deshėn Turqit Shqipėrinė e shqiptarėt lexoni pėr masakrėn e Monastirit mė 26 gusht 1830, 185 vjet mė parė, ku u vranė 500 krerė tė Shqipėrisė sė jugut tė thirrur ne festė e nė besė, “besė sulltanėsh” qė kullojnė veē gjak.

    Pasi i vranė nė tė pa besė pra, u prenė kokat tė cilat u dėrguan nė Stamboll ti shihte Sulltani dhe trupat i lanė nė shesh tė hapur pėr ti shqyer qentė. Kėta janė pushtuesit me tė cilėt ne paskemi bashkė qeverisur perandorinė siē thotė njė historian tashmė i rrjedhur sepse edhe nė kohė tė diktaturės bėri njė libėr duke e bėrė Haxhi Qamil, turkoshakun qė kėrkonte tė sillte sėrish babė Sulltanin, njė hero. Ndaj ju qė ndjeheni mė turq se turqit, mos u pėrpiqni tė thoni gjėra qė nuk guxojnė ti thonė as vetė turqit safi e jo mė turq tė sajuar si puna juaj. Gjenocidi turk mbi shqiptarėt ėshtė njė e vėrtetė historike e pamohueshme. Shkatėrrimet qė ka bėrė Turqia nė Shqipėri nuk i ka bėrė mbi asnjė popull tjetėr nė Evropė aq mizorisht, po krejt ngjashėm me Armenėt 1909-1918. Gjenocidi mė i madh qė njihet nė Evropė ėshtė shfarosja e shqiptarėve prej turqve pas vdekjes se Skėnderbeut shekulli XV dhe ky gjenocid duhet tė njihet botėrisht dhe tė dėnohet.

    Ėshtė e nevojshme tė sqarojmė edhe disa lojė fjalėsh qė bėjnė mbrojtėsit e zellshėm tė Turqisė duke e konsideruar se nuk ka asnjė lidhje me Turqinė historike qė kėta e mbiquajnė osmane. Vetė turqit nė tė gjitha analet e veta thonė Perandoria Turke, dhe Europa po ashtu e cilėsonte. Myslimanėt shqiptarė, Stambolli i konsideronte turq dhe jo osmanė…. Varianti me perandori osmane doli si njė alibi pėr tė heq qafe pėrgjegjėsinė historike tė krimeve tė pėrbindshme, se gjoja i kanė bėrė osmanet dhe nuk i kanė bėrė turqit. Alibi mjerane. Veē tė lexoni krimet e pėrbindshme turke mbi shqiptaret. Jo vetėm ne vrasjet e pėrditshme por vetė Sulltani kishte ndėrmarrė dy fushata tė mėdha pėr shfarosjen e “racės sė keqe tė shqiptarėve” kur njerėz me tė pistė se hordhitė e Anadollit nuk kish parė historia e Evropės. Nė kėto fushata vranė ēfarė gjetėn, gratė e fėmijėt i dėrguan nė Stamboll si robėr, njė e pesta e femrave i dėrgohej Sulltanit mizor ndėrsa katėr tė pestat i merrnin ushtarėt dhe i pėrdhunonin. Vetė historiani turq pėrshkruan se si e shkretuan qytetet shqiptare pas dorėzimit dhe si i vranė tė gjithė shqiptarėt qe arrinin ti kapnin. Shqipėria u kthye ne njė thertore. Historianet turq i pohonin vetė ato masakra dhe shkruanin se shqiptarėt, vajza e djem ishin tė bukur si yje. Pra sot nuk kemi asnjė dokument asnjė artefakt nga kohė e Gjergj Kastriotit sepse turqit shkretuan gjithēka, madje mbasi e nėpėr qytete nuk mbeti asnjė shqiptar i gjallė, shkruajnė kronikanėt, prunė popullsi myslimane nga Anadolli.

    Ndaj na dalin aty kėtu ca kopilė Anadolli qė i dhunojnė edhe shtatoret e Gjergj Kastriotit dhe Nėnė Terezės nė Tiranė e Mitrovicė. Ėshtė krejt e arsyeshme tė mendohet se, siē pėrshkruajnė kronikanėt e asaj kohe, kėta marrokė-harrokė janė pjella tė hordhive pushtuese dhe nuk e ndjejnė veten aspak shqiptar. Tani se si nė Kosovė shkojnė e i bėjnė lutje pėr shpirtin katrani tė zi si Sulltan Murati, kėtė veē mendjet e mykura tė njerėzve tė ngecur nė errėsirėn mesjetare mund ta dinė. Po le tė lexojmė dėshmitė historike:

    “Pėr tė pafetė meshkuj tė rritur u dha urdhri qė ti jepeshin belikut. Pėr kėtė arsye nė ēdo qendėr kalimi sillnin kolona robėrish tė lidhur me zinxhirė, i kalonin para padishahut ngadhėnjimtar dhe aty tė rinjtė dhe pleqtė i kaluan nė shpatė dhe i copėtuan. Pati raste kur ranė nė shpatė tremijė, katėrmijė, dhe shtatėmijė tė pafe. Luginat e thella pėr shkak tė kufomave morėn pamjen e kodrave. Gjaku rridhte nė fushat e gjėra si lumi Amur-Darja”. Kėtė histori e ka shkruar Tursun Beu (“Lufta shqiptaro-turke nė shekullin XV”, Burime Osmane faqe 100-101 . Ai ishte historian i Sulltanit Mehmetit II, i cili ishte pjesėmarrės gjatė pushtimit tė Shqipėrisė.

    Kronikani Kemal Pashė-Zade shkruan, se: “Me urdhėr tė Padishahut u vra pa mėshirė, cilido qė u zu gjallė, vendi u plaēkit tmerrėsisht, gratė dhe fėmijėt u morėn robėr. Dhe vazhdon me vargje: I theri tė panėnshtruarit e atyre kryengritjeve, ua bėri ushqim ujqėrve dhe shpezėve kufomat e tyre, s’mbeti grua e fėmijė, tė gjithė u bėnė robėr.” po aty f.194. Kevami, shkronjės i Sulltan Mehmetit te II dhe Bajazitit tė II shkroi rreth vitit 1489, mjaft tė dhėna qė pėrputhen edhe me ato ēfarė shkruante edhe Marin Barleti. “Disa mijėra tė pafe i gjuajtėn, i kapėn dhe i prunė pėrpara sulltanit tė botės. Padishahu i botės , disave prej tyre ua preu kokat, ndėrsa disa tė tjerė i cau nė dysh. . tė gjithė tė tjerėt urdhėroi dhe i shkuan nė shpatė para tij. Po aty f.112 Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, qė e vėzhgoi sė afėrmi kėtė luftė, thotė, se: “Shqiptarėt preferonin mė mirė vdekjen, se sa tė binin nė duart e turqve. Disa Ilirianė, duke parė se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetėn asnjė vend pėr t’u strehuar, u hodhėn poshtė qė nga shkėmbinjtė, nė hapėsirėn e pėrrenjve dhe u vranė.”

    I zemėruar pėr disfatėn, kalifi Fatih u largua nga Kruja. Gjatė rrugės prej Elbasanit nė Dibėr, ai rrethon qytetin e Ēidhnės, afėr Drinit, ku janė strehuar rreth 20.000 gra, pleq e fėmijė, tė larguar nga krahinat fushore pėr t’i shpėtuar masakrave islamike. Nėn thirrjet “Vdekje shqiptarėve!” dhe “Allahu Akbar!” osmano-islamikėt sulmojnė qytetin. Pasi e pushtojnė atė, kalifi islamik Fatihu i masakron tė gjithė barbarisht ” Vetėm nė kėtė qytet humbėn 20.000 mijė shpirtra tė pafajshėm. Shkodėr. Viti 1478. Kėshtjella e Shkodrės rrethohet nga ushtritė osmane. Turqit sulmojnė pareshtur por mbrojtėsit nuk dorėzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarėve. Sulltan Mehmet Fatihu qė e drejtonte vetė fushatėn, vendos zbatimin e njė tjetėr taktike pėr tė terrorizuar mbrojtėsit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kėshtjellat Zhabjakut, Drishtit. Pasi i rrafshon ato, banorėt e marrė robėr i sjell pėrpara mureve tė Shkodrės. Disa mijėra gra, burra, pleq e fėmijė masakrohen nė mėnyrėn mė mizore pranė mureve tė kėshtjellės. Me kėto skena makabre, Sulltan Mehmet Fatihu, ka si qėllim tė ligėshtojė mbrojtėsit e kėshtjellės, dhe t’i detyrojė ato tė dorėzohen. Kjo taktikė dėshton. Kėshtjellarėt e Shkodrės nuk epeshin. Mė vonė qyteti dorėzohet sipas njė traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorėt e qytetit largohen drejt Italisė, dhe nė vend tė tyre sulltani e popullon qytetin me turko-arabė tė ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qendrore.
    Nė pėrshkrimin e skenave makabėr qė bėnė turqit nė Lezhė e Shėngjin kronisti turk Idriz Bitlisi shkruan rreth vitit 1502 “Kokat e kėtyre keqbėrėsve, tė prera qė nė zverk nga shpatat dhe qė ishin si pjeprit e kopshtit tė sheshit tė luftės, notonin nė sipėrfaqen e ujit si kunguj. Trupat e tyre tė brishtė lėviznin si flluska uji dhe sa herė qė dallga i prekte si njė shpatė…”

    Muhamet Muhjiu shkruan rreth vitit 1478 nė pushtimin e Krujės: “Ah botė plot vuajtje dhe rėnkime! Vaj! Thirrjet qė nga krahėrorėt e tyre tė dėrrmuar arritėn deri tek tavani i Saturnit. Gjithsejtė rreth pesėmijė tė pafe, qė ishte secili njė djall nafthėdhės dhe vetėtimlėshues, u bėnė kėshtu pre e shpatės sė mprehtė dhe qoke e shigjetės goditėse. Kafkat e kėtyre do tė jenė pėr shumė vjet ushqim pėr shpezėt e kėtyre viseve. Nė kėtė mėnyrė u arrit fitorja; thyerja e tė pafeve dhe shfarosja e armiqve. Turma e luftėtarėve u kėnaq dhe u gėzua me plaēkė tė shumėllojshme dhe tė panumėrt. Ata qė mbetėn nga armiku, gratė dhe fėmijėt, i vunė nė pranga poshtėruese tė robėrimit dhe i lidhen me zinxhirėt e mjerimit. Pastaj do tė fillojė shkatėrrimi i kishave, ndėrtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve…”

    Tėrė kėto travaje i ka hequr populli ynė. Ishim trashėgimtarėt e Ilirėve, me troje qė nga Danubi e deri pranė brigjeve tė Peloponezit, historia u tregua e ashpėr, kaluan shumė pushtues njeri me i egėr se tjetri nė kėto troje. Aq shumė e mizorisht na vranė pėr tė na shfarosur, sa popullsia erdhi gjithnjė duke u rrudhur e duke u zhdukur deri sa mbetėm nė njė pėllėmbė tokė nė brigjet e Adriatikut. Kėto janė tė vėrteta qė nuk mund ti harrojmė. Konjukturat e sotme, marrėdhėniet e mira dhe paqėsore, dėshira pėr mirėkuptim me tė tjerėt, qofshin dhe partnerė strategjikė, nuk duhet tė na pengojė apo ndalojė qė ta shkruajmė historinė ashtu siē ka ndodhur, se nė fund tė fundit ėshtė histori, ėshtė dinjitet dhe identitet, ėshtė mėsim pėr tė mbijetuar si komb dhe pėr tė fituar atė ēfarė e kemi humbur nė histori, bashkimin kombėtar. Mė poshtė po sjellim njė kronologji ngjarjesh gjatė viteve 1385-1912 tė rezistencės shqiptare kundėr pushtuesve turq nga libri “Studime dhe tekste historike” i albanologut tė shquar italian Prof. At Zef Valentini, Plejad, Tiranė 2010, f.129-136:

    1423, Shqiptarėt e Moresė ēohen nė kryengritje kundėr turqėve.
    1432, kryengritja antiturke e udhėhequr nga Topi Golemi.
    1434, kryengritja antiturke e udhehėqur nga Gjergj Arianiti.
    1443-1468, epopeja e Gjergj Kastriotit nė luftėrat antiturke.
    1481, pas vdekjes sė Sulltan Mehmetit II mbarė Arbėria ngrihet nė kryengritje.
    1488, kryengritja e udhėhequr nga Gjon Kastrioti, djali i Gjergj Kastrioti.
    1497, kryengritje antuturke me ndihmėn e Venedikut.
    1536, shqiptarėt ēohen nė kryengritje tė ndihmuar nga Papa, Venediku e Perandori.
    1570-1571, kryengritja shqiptare kundėr turqve nė prag tė shpėrthimit tė betejės sė Lepantos. Ibrahim Begolli, sundimtari i Pejės ēohet peshė kundra turqve.
    1580, kryengritje antiturke. Shqiptarėt shkojnė edhe nė ndihmė tė Princit Mihail tė Rumanisė.
    1593-1596, kryengritje tė mėdha antiturke nė Shqipėri.
    1596, kryengritja antiturke e himariotėve.
    1611-1624, Kelmendasit ngrihen nė kryengritje antiturke.
    1668, kryengritje e madhe antiturke nė Kosovė.
    1699, Ulqini, Tivari e Kelmendi ēohen nė luftė kundra turqve.
    Shekulli XVIII, Shqipėria ėshtė njė vatėr kryengritjesh tė pandėrprera
    1737, ushtria austriake hyn nė Kosovė, popullsia shqiptare ēohet nė luftė kundra turqve.
    1740-1830, kryengritje tė pandėrprera antiturke nga shqiptarėt.
    1786, Mahmut Bushatlliu thyen ushtrinė turke tė nisur kundėr tij.
    1833, kryengritje nė Shqipėrinė e Jugut dhe tė Veriut kundra reformave tė Tanzimatit.
    1835-1836, kryengritja e shkodranėve dhe malėsorėve kundėr sundimtarit turk, Osman Pasha.
    1837, kryengritje antiturke nė Shqipėrinė e Jugut e udhėhequr nga Ali Bej Frakulla.
    1839, kryengritje shqiptarėve nė Prizren qė e detyrojnė sundimtarin turk, Ismet Pashėn tė largohet.
    1843, kryengritje shqiptare nė Shkup, Prishtinė e Tetovė.
    1845, kryengritje shqiptare nė Gjakovė.
    1846, kryengritje nė Shqipėrinė e Jugut, sidomos nė Berat e Gjirokastėr.
    1849, kryengritja antiturke e malėsorėve.
    1852, Malėsorėt ēohen pėrsėri nė kryengritje.
    1864, Banorėt e Gjakovės ēohen peshė kundėr reformave tė shpalluna nga Sulltani.
    1870, Njė Batalion elite me shqiptarė nė krah tė Caresėsh Ruse, kundėr Perandorisė Osmane.
    1874, kryengritja e Kurveleshit, Labėrisė dhe Ēamėrisė.
    1875, Dibra ēohet peshė e rrėnon kalanė turke tė vendit.
    1893, kryengritje e shqiptarėve kundėr turqve.
    1903, Gjakova ēohet peshė kundra turqve. Vrasja e konsullit rus nė Mitrovicė.
    1904, lėvizje pėr pavarėsi nė Shqipėrinė e Jugut.
    1909, kryengritja kundėr turqve tė rinj.
    1911, kryengritja e malėsorėve nė Shqipėrinė e Veriut.
    1912, kryengritja e Pėrgjithshme nė Kosovė.



    Kolec Traboini

  2. #2

    Pėr: Gjenocidi Turko-Osman Dhe Qėndresa Shqiptare

    Kjo ketu me poshte eshte mbi Elbasanin, si u ndertua keshtjella aty dhe nga kush. Teresisht sipas fjaleve te kronikaneve turq

    Fushata e sundimtarit Baba i Pushtimit nė rojet etnike tė Shqipėrisė, nėnshtrimi i rebelėve vendės dhe ndėrtimi i fortesės sė Elbasanit.

    Nė pranverėn e vitit tetėqind e shtatėdhjetė (1466), kur nė mes tė kuvendit tė lėndinės lauresha psalte me zė melodioz vargun: "E vėshtro nė gjurmėt e mėshirės sė Zotit, si Ai i jep jetė tokės sė vdekur (Kurani 30:50)", pas shpalljes sė nisjes sė luftės kundėr Shqipėrisė, ēdo gazi ngjeshi me dėshirė shpatėn. Flamujt-emblema tė pushtimit - u vunė nė lėvizje nga Edreneja.

    Masakrat e Kriminelit Mehmet Fatih mbi Shqiptaret. Fakte nga Kronikat e Tursun Beut

    Kur tendat e fushimit tė Sulltanit shtrinė hijen e tyre mbi fushėn e qytetit tė Manastirit, aty rendėn nga tė gjitha anėt luftėtarėt - tė prirė prej fitores - pėr t'iu bashkuar ushtrisė perandorake, si ca lumenj tė mėdhenj qė lėshohen nė det dhe, si dallgėt e detit qė venė e pėrplasen, u derdhėn mbi Shqipėri. Aradhe tė tilla secila me njė mijė luftėtarė. Ku secili nga kėta guximtarė, sa njė mijė heronj vlen. Kasneci i gjendjes bėri tė mbėrrijė nė veshėt e mėkatarėve tė pafe jehona e kėrcėnimit: "O milingona! Futuni nėpėr shtėpi qė tė mos ju shkelė

    Solomoni me trupat e tij! (Kurani 27:18)".

    Tė pafetė e mallkuar mbetėn tė hutuar e tė ēoroditur nga njoftimi i llahtarshėm i kėtij sulmi tė afėrt dhe vajtėn u strehuan nėpėr malet e rrėpira e luginat e thella, duke bllokuar shtigjet. Bėnė gjithė ē'mundėn pėr t'u mbrojtur dhe kėshtu dėshmuan tėrė kryeneēėsinė e tyre pėr tė rezistuar, duke kėmbėngulur nė prapėsinė e tyre mė tė skajshme. Por luftėtarėt e Sulltanit, tė nxitur prej mendimit tė shpėrblesės hyjnore tė luftės sė shenjtė, si dhe tė shpresės pėr tė bėrė plaēkė tė madhe, pėrparuan nė tė atillė mėnyrė sa qė ēdo mal i pakapėrcyeshėm dhe ēdo luginė e thellė u dukej rrafshinė e lehtė "ku nuk do tė mund tė shihje as ultėsirė, as lartėsi (Kurani 20:107)".

    Me ndihmėn e Zotit, mė tė Lartit pushtuan ēdo strehė qė mėsynė dhe grabitėn e plaēkitėn kaq shumė pasuri tė frymore e jofrymore, saqė djelmosha me tipare engjėllore dhe vasha me pamje hyrish, qė vlenin tre a katėr mijė aspra, krijesa tė kėndshme me tipare tė tilla qė mjaft qė t’i shihje nė fytyrė qė tė tė ikte mendja, shiteshin veē pėr vetėm tre apo katėrqind aspra. Tė tilla hyri qė kushdo qė i sheh nė tendė kujton se ėshtė pėrnjėmend nė Parajsė. T'i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se nė njė trup dy shpirtra qenė. Te tillė djelmosha qė, pėr atė Zot, nė thonė Se ka dhe mė tė bukur, gėnjeshtra thonė.

    Veē kėsaj, buaj me lėkurė "nė ngjyrė tė verdhė tė ndezur qė kėnaq shikimin (Kurani 2:69)" mund t'i blije pėr tri a katėr aspra, ndėrsa edhe pėr mė pak se dy aspra shitej njė dash pėrēor i kopesė qė ėshtė bėrė gati pėr t'iu flijuar Zotit. Ēdo ēadėr ishte e mbushur pėrplot me plaēkė tė rrėmbyer. Atėherė u dha urdhri tė shtroheshin nė bindje ata harbutė tė pafe. Pėr kėtė arsye, nė ēdo vendqėndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirė qė luftėtarėt guximtarė e tė shkathėt tė islamit me njė tė rėnė tė shpatės, fap-fap - i ekzekutonin. I bėnė kėshtu ata njerėz qė aq tė etur e tė dėshiruar qenė pas vdekjes, tė shijonin verėn e rrėnimit qė derdhej prej shpatės sė shndritshme.

    Pati ndalesa ku u shkuan nė shpatė deri nė tre mijė, katėr mijė, shtatė mijė nga tė pafetė. Prej kufomave tė shumta, lugina tė thella tanimė ngjasoni si tė ishin kodra. Prej gjakut tė derdhur, rrafshina tė gjera tani ngjasonin si Amudarja (Xhejhun: Oksusi i lashtė, qė bashkė me Sirdarjen formonin Transoksianėn, territor qė sot pėrkon pjesėrisht me Uzebkistanin . Aludohet pėr ujėrat e bollshme tė kėtij lumi) qė rridhte. Pas tėrė kėtij shkatėrrimi, u mor vendimi i mėposhtėm: nė fushėn e Jundit qė ėshtė kėrthiza e atij vendi, do tė ndėrtohej njė fortesė e pathyeshme.

    Sakaq mėkėmbėsit fisnikė, hodhėn themelet e njė fortese tė qėndrueshme katėrkėndėshe, siē qenė urdhėruar, dhe brenda njė kohe tė shkurtėr e kryen ndėrtimin. Katėrkėndėshi nė ėshtė thėnė tė jetė me ogurzeza formė, s'ka dyshim se do tė ketė qene e tillė pėr tė pafetė. Nė pastė diēka qė tė pėrqaset me yllin e Shahut te gjithėsisė, s' ka dyshim se kjo ėshtė mė e mbara e formave. Njė kėshtjellė qė s'mund te dallohet prej reve, kullė e saj ėshtė mur a re e zezė?

    Ai vend ishte i rrethuar nga tė gjitha anėt me male tė pakalueshme e gryka, por tė pafetė qė jetonin nė ato lartėsi s'bėnin dot pa fushėn ku rrjedh uji i bollshėm dhe ku tokat e bukės janė pjellore e tė pasura. Meqė mes njerėzve u pėrhap fjala dhe zuri vend bindja se ishte njė tokė pjellore, aty u dynd nga tė katėr anėt ku ndodhej popullsia islame. Emrin ia vunė Elbasan, qė i pėrshtatej natyrės sė tij (Ėshtė fjala pėr njė lojė tė mundshme fjalėsh mes emrit tė fortesės dhe shprehjes “el basan”, qė mund tė pėrkthehet me shprehjen “tė vėsh dorėn nė zjarr”.

    Ende sot ai vendi ėshtė kaq i lulėzuar saqė tė kujton gjurmė e njė udhėtimi nė Shtėpinė e Parajsės dhe vazhdon akoma tė rritet. U dyfishoftė rritja e tij. Pasi u krye ndėrtimi i fortesės, Sulltani emėroi njė komandant me nam dhe la aty roja tė pėrkushtuar gjer nė vdekje. Ajo iu bashkėngjit sanxhakut tė Ohrit dhe iu besua sanxhakbeut tė tij. Atėherė sulltan Mehmeti u kthye fitimtar e triumfues nė Edrene, kryeqytet i Sulltanatit.

  3. #3

    Pėr: Gjenocidi Turko-Osman Dhe Qėndresa Shqiptare

    Rrethimi i Shkodres - 1474


    Sulltan Mehmetit: “Ngopuni sa tė mundeni me gjak tė krishtenėve, se kėshtu na mėson Kurani ynė!” (M.Barleti, “Rrethimi i Shkodres” fq.63)



  4. #4

    Pėr: Gjenocidi Turko-Osman Dhe Qėndresa Shqiptare

    Marin Beēikemi apo Barleti shkruen tek “Rrethimi i Shkodres”: (Tmerri i Osmaneve ndaj Shqiptareve dhe heroizmi i tyre)


    “Vendi ku ishte instalue shatorrja e Sulltanit, ...quhej rrethi dhe klauzura e Sulltanit dhe kishte nji rreth ma teper se dy milje. Kishte vetėm nji dalje apo nji derė; aty natė e ditė rrinin nė roje ushtarė...perpara se tė arrihej mu aty ku gjindej Sulltani, duhej kalue nėpėr tri rradhė rojesh e ēfarė rojesh!.. zinte gjithė atė vend sa tė gjitha fushat e kodrat ndoshta pėr nja katerdhjetė milje dukeshin bardh nga ēdo anė plot me shatorre...Nė rrethimin e Shkodres mund tė kenė marrė pjesė nja treqind e pesdhjetėmijė vetė.” (fq. 45).

    “Po a kujtoni, ju o shkodranė, se, po tė dorėzoheni, do t’ ju falė ai?.. Do ta bajė copė copė mishin tuej ashtu si ban kasapi me dhent nė thertore, ai do t’ ju shkyjė gjymtyrėt tua...a nuk ia preu gurmazin nji mbreti vet Mehmeti me dorė tė vet, qė s’ ngopet kurrė me gjak njerzish?... Po princave rashianė a nuk ua nxorri sytė? Qyshė nė moshėn ma tė vogel i mori kėta vese, u ba i pashpirtė, i pafėtyrė, i pa frź, me njėfjalė i poshter nė ēdo pikpamje... flliqi ēdo gja hyjnore e njerzore, gjithmonė veproi me dredhi, me tė pabesė e me epsh tė keq. Ēfarė poshtersish s’ ka ba ai njeri; ēdo flligshti; ai ka ēnderue, ai ka thye kunorė. Ai ka dhunue kishė, ka heqė tė gjithė meshtarėt... gjithnjė asht orvatė tė ngatėrrojė e tė shuejė ēdo gja religjoze, tė madhnueshme e tė ndershme, a ligjėt a kanunet e jetės, a zakone a besė e nder apo ēdo disiplinė tė drejtė... nė kėte botė s’ ka burrė qė mund t’ i dalė atij nė poshtėrsi, nė paturpėsi e nė tirani. Dhe nė tė vertetė ai zakonisht katolikėve u ka premtue shumė gjana vetem sa pėr t’ i shti nder thonjė, sepse asnjenit s’ ia ka falė jeten veēse ia ka pi gjakun gjithmonė si bishė e eger.” (fq. 47).

    “Tė njajtin qendrim burrnor mbanin edhe gratė, tė cilat nė ēdo pikpamje s’ ua lėshonin rrugėn burrave a per zell a per gatishmėni a per punen e parreshtun per tė pėrgatitė ēdo gja qė kishte lidhje me shpetimin e Atdheut.” (fq. 76).

    “Tė gjitha lagjet e qytetit, rrugė e rrugica ishin lye e zhye me gjakun e tė krishtenėve. Shtėpitė shembeshin; kishat rrafshoheshin perdhé.” (fq. 87).

    “Do tė ishte diēka per t’ u vajtue sikur tė pershkrueja zinė e urinė e madhe qė pėsuen aso kohe tė rrethuemit. Ata nga nevoja filluen me u ushqye me gjanat ma tė ndyta e ma tė flliqta. Ēka nuk shtinė nė gojė: A mish kali, a mish qeni, a mish miu, me gjithė zorrė e rropulli tjera.”(fq.98)

    “Qytetarė trima!..Kjo do tė jetė per ju dafina e pėrherėshme, do tė jetė palma, ky do tė jetė ngadhėnjimi i juej i vertetė, e qysh sot si ju ashtu edhe Shkodres do t’i dalė nami nė kater anėt e dheut. Qė sot, tė gjithė popujt e tė gjitha kombėt per hir tė trimnisė suej me tė drejtė do ta quejnė Shkodren mburojė e shtyllė tė mbarė Fesė sė vėrtetė!” (fq. 51).

  5. #5

    Pėr: Gjenocidi Turko-Osman Dhe Qėndresa Shqiptare

    D.M.Barleci † Rrethimi i Shkodres - i botuem ne Venedik ne vitin 1504.

    Nė vitin 1451 – 1481 nė Turqi sundoi Mehmeti II, i cili pushtoi Konstantiopolin nė 1453.

    “Se ē’ kerdi e ē’ kasaphanė bani ai ndėr mashkuj e femna tė ēdo moshe, se sa vajza e gra u ēnderuen, sa tempuj u dhunuen e ēfarė poshtersishė e krimesh u kryen per inat e tallje tė fesė sonė tė vėrtetė, s’ ka burrė qė mund ta shprehė as me fjalė as me lot as me gojtari.” (fq. 24).

    “Me tė paren u hodh nė Maqedoni, qė sot nė gjuhėn popullore quhet Arbėni, sepse banorėt e atij vendi tė gjithė flasin arbėnisht.”(fq. 24).

    “Sulltani kur paska pa pozicionin e qytetit...paska thanė: “Oh se ē’ vend tė shkelqyeshėm e tė naltė paska zgjedhė shqiponja pėr vete e pėr folenė e zogjve tė vet.” (fq. 44).

    E kur u dorėzue qyteti i Theodozisė qė sot quhet Kafa dhe gjindet nė bregun taurik, sa tė krishtenėi preu nė besė e i vrau! Sa burra i nguli nder hunjė atje nė Lesb! Po ē’ tė them masandaj per sa e sa tė tjerė qė ka vra e pre mizorisht ndonse, nė moshė tė njomė e gjithmonė tue i pre nė besė?” (fq. 46)

    “Ai Zot nuk do tė lejojė kurrė e kurrė qė na tė shuhemi fare, por do tė na shpetojė...Neve na asht ngarkue barra qė tė mbrojmė fenė katolike edhe tė gjithė krishtenimin, pra mjafton kjo per tė na nxitė qė tė derdhim gjakun tonė deri nė piken e fundit.” (fq. 50).

    “Kauza e jonė asht e Hyut; na luftojmė per drejtėsi, per ligjėt hyjnore per Fe e Atdhe, per Altarė e vatrat tona, per fėmijėt tanė.” (fq. 79).

    Sulltani i turqėve,..tha kėto fjalė: “Ah sikur mos t’ ia kisha dėgjue kurrė zanin Shkodres! Kot erdha; tė gjitha pėrpjekjet e mija shkuen kot!” (fq. 90).

    “Mbasi ledhet e Drishtit u rrafshuen perdhe...U zunė gjallė nja 300 vetė dhe me 2 shtator me urdhen tė Sulltanit tė gjithė u vranė nder sy tė shkodranėve. Tė nesermen u nisėn per Lissus... Mbasi dogj qytetin e Lezhės, nja 50 vetė tė krishtenė... i sollėn pranė qytetit tė Shkodres e aty i vranė tė gjithė...dhe vazhduen rrethimin e Shkodres, ku vendosen mbi katerdhjetėmijė kalorės.”

    “Mbas paqes sė nenshkrueme nė mes tė Venedikut dhe Sulltanit...Shkodra do tė zaptohej nga turqit...dhe me 4 prill u njoftuen shkodranėt, tė cilėt mund tė shkonin nė Venedik..."



  6. #6

    Pėr: Gjenocidi Turko-Osman Dhe Qėndresa Shqiptare

    Ne kete gravure shihen turqit duke bere krime ne nje Kishe arbnore pas vdekjes se Gjergj Kastriotit.

    Nga kronika e vitit 1524.


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Pėr: Gjenocidi Turko-Osman Dhe Qėndresa Shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Rrethimi i Shkodres - 1474


    Sulltan Mehmetit: “Ngopuni sa tė mundeni me gjak tė krishtenėve, se kėshtu na mėson Kurani ynė!” (M.Barleti)
    Deklerata si kjo e Barletit nuk i gje me asnji liber te kronistve turq. Barleti si pjesa tjeter e priftrinjve n'at koh ishin klasa kriminele gjakatare e kohes ku n'baz te pikpamjeve te tyne personale merrnin n'qaf mijra jet njerzish. Kisha ka lujt pjes t'rondishme n'at koh dhe arberit luftoshin me iden qe do fitojn parajsen e premtume nga priftrinjt si Barleti.

    Nje gjo duhet t'kihet parasysh. Kur sulltani dote me pushtu nje vend i cote fillimisht lajmtarin me nje mesazh. Pagoni xhizjen dhe ne ju ofrojm mbrojten ashtu si cdo banori tjeter muslimon. Ato vene qe pranoshin gjithcka u zgjidhte n'paqe , ato qe kisha i mbushte menjen per parajsen luftoshin dhe pasojat dihen. Ne luft nuk ka meshir. Megjithate n'kuran grat, femijet dhe pleqt nuk preken.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sayan2003 : 16-09-2015 mė 01:46

  8. #8

    Pėr: Gjenocidi Turko-Osman Dhe Qėndresa Shqiptare

    Ne gjithe kete teme vetem fragmentin e Barletit gjete per te cituar ti? Aty u fokusove dhe as qe u lodhe te komentosh ne ate qe shkruan vete kronikanet turq?

    E kupton se cfare budallalleku eshte kjo qe sapo ke shkruar? Ke dy shkrime te medha te mbushura plot me ate qe kane pasqyruar vete turqit dhe shkon e me citon Barleti (pa llogaritur keto qe shkruajta une) dhe ti prape ja fut kot me kot edhe aty.

    Nje gjo duhet t'kihet parasysh. Kur sulltani dote me pushtu nje vend i cote fillimisht lajmtarin me nje mesazh. Pagoni xhizjen dhe ne ju ofrojm mbrojten ashtu si cdo banori tjeter muslimon
    Cfare do te thote kjo fraza ketu, qe sulltani na ishte i mire dhe fajin e kishin arberit qe nuk donin te konvertoheshin ne myslimanizem apo donin te mbronin tokat e tyre?

    A ka mundesi e me ben nje nder? Mos komento ne keto tema se ske tru. Skam nder mend te ofendoj intelektin tim dhe as shpenzuar kohen time duke i'u pergjigjur gomarlleqeve te tilla.

  9. #9
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Gjenocidi Turko-Osman Dhe Qėndresa Shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Sayan2003 Lexo Postimin
    Deklerata si kjo e Barletit nuk i gje me asnji liber te kronistve turq.
    Cilin liber te "kronistve" turq ke lexu ti, efendi?!
    Barleti si pjesa tjeter e priftrinjve n'at koh ishin klasa kriminele gjakatare e kohes ku n'baz te pikpamjeve te tyne personale merrnin n'qaf mijra jet njerzish.
    Kete e ke lexu ne librat e "kronisve" turq ti efendia, apo ta ka shpjegu hoxha me Kuron?!
    Kisha ka lujt pjes t'rondishme n'at koh dhe arberit luftoshin me iden qe do fitojn parajsen e premtume nga priftrinjt si Barleti.
    Arbrit luftonin kunder murtajes turko-muhamedane, kunder shtazes islamike!! Shenjat e shtazes, i mbartin krimbat sot: shihu ne pasqyre!
    Nje gjo duhet t'kihet parasysh. Kur sulltani dote me pushtu nje vend i cote fillimisht lajmtarin me nje mesazh.
    Pra, sipas kesaj logjikes sende prej krimbi osmanlli, sulltani na qenka engjelli dhe vendasit qe donin te jetonin ne liri, e paskan meritue te masakroheshin??!
    Bash si profeti juej gjakatar, s'ke ēka me shtue!!
    Pagoni xhizjen dhe ne ju ofrojm mbrojten ashtu si cdo banori tjeter muslimon.
    Mbrojtjen nga kush, debil, nga vete "muslimonet"?!
    Ja pra, eshte kjo qe themi me kohe:kercenimi me i madh i paqes ne bote, ka qene dhe jane "muslimont"!!
    Mafia dhe Kamorra perdorin te njejten logjike: paguani haraē qe t'ju mbrojme!! Nga kush??!! Po nga mafiozet dhe kamorristet....nga kush tjeter...!!!
    Ato vene qe pranoshin gjithcka u zgjidhte n'paqe , ato qe kisha i mbushte menjen per parajsen luftoshin dhe pasojat dihen.
    Pra, kush pranonte skllaverine, ruante jeten......kjo eshte nje vlere qe meson Kurani dhe Muhamedi, hoxhe efendi????! Apo eshte vetem nje perpjekje prej krimbi per te mbrojtur te pambrojtshmen, per te fshire menxyren, kobin dhe zine qe mbarti Islami, nen perfaqesine e sulltan-kalifit, per Evropen mbare??!!
    Ne luft nuk ka meshir.
    Sayan, sinqerisht, sa te djeg ty qe Gjergj Kastrioti ua leroni me nene e me fe sulltaneve te tu te dashur??!
    Megjithate n'kuran grat, femijet dhe pleqt nuk preken.
    Jo, jo...ata jane skllever te muslimaneve....nje e pesta i takon Allahut...pardon, Muhamedit...pardon, Kalifit!!!
    Jarigas

  10. #10

    Pėr: Gjenocidi Turko-Osman Dhe Qėndresa Shqiptare

    Ēfarė pėrjetuan nga osmanėt, shqiptarėt qė deshėn tė kthehen nė krishterim!?

    Tekstet e shkruara nga Jean-Claude Faveyrial (1817-1893), autor i librit “Historia e Shqipėrisė”, si dhe letėrkėmbimet e tij qė gjenden nė arkivin e Misionit Lazarist nė Paris, kanė dorėshkrime qė hedhin dritė mbi pėrpjekjet e shqiptarėve nė mesin e shekullit tė XIX, qė tė islamizuar dikur kėrkonin tė riktheheshin pėrsėri nė fenė e origjinės: krishterimin.



    Kjo ishte tragjedia e tri fshatrave tė veriut shqiptar (zona Mbishkodrės, drejt Gilanit, njė fshat shqiptar, tashmė i mbetur nė Mal tė Zi), qė i tregoi Perėndimit tė asaj kohe kėtė pjesė tė identitetit shqiptar, tė cilin njerėzit e thjeshtė luftonin ta ruanin si gjėnė mė tė shenjtė, duke e paguar dhe me jetėn e tyre. Histori rrėqethėse, e denjė pėr njė film, dėshmon atė qė pak evropianė e kishin kuptuar nė atė kohė, kur ata gabimisht e konsideronin Shqipėrinė si tokė tė Islamit. Edhe pse me emra islamė, shqiptarėt i ruanin ritet e kishės latine, festonin festėn e Shėngjergjit, Shėn Markut etj. Madje edhe festat e tyre pagane, qė ishin rrėnjosur nė identitetin shekullor tė tyre. Ritet e vjetra, kanunet dhe besėtytnitė e tyre, ishin pjesė e njė kulture pellazgjike dhe paralele tė “Homeriadės” sė Homerit tė madh, tė cilėn e kėrkoi gjatė udhėtimeve tė tij nė veriun shqiptar, Albert Dumont, nė vitin 1871. Pėrse ata shqiptarė pranuan mė mirė kalvarin se sa tjetėrsimin? Ja si e ka rrėfyer kėtė ngjarje historike At Faveyrial mė 1 janar tė vitit 1870, me atė shkrimin e tij tė vogėl, qė vėshtirė ta deshifrosh menjėherė.

    Nė raportin “Kujtesė historike mbi familjet shqiptare tė persekutuara dhe tė syrgjynosura pėr shkak tė fesė, mė 1845-1846”, At Faveyrial do tė shėnonte: “Pėr kėto shėnime qė duhej t’i plotėsoja, mu desh tė kem njė korrespondencė tė gjatė me kolegėt tanė dhe ‘motrat’ (‘suorat’) qė ende janė gjallė, tė cilat ishin dėshmitare tė fakteve qė do tė tregojmė. Tani qė i kam kėto dokumente, po i rendis tė gjitha. Pėr kėtė do tė pėrdor dhe disa fakte tė pėrmendura nga vepra e tė ndjerit z. Hecquard, konsulli francez i Shkodrės, tė cilat i referohen aktorėve tė asaj barbarie.

    Sipas kolegut tim Bonnieu, ja cili ishte shkaku fetar qė bėri tė nxisė mizorinė e turqve. Njė shqiptari, njė kristiani tė hershėm, qė gjendej nė Konstantinopojė nė vitet 1844 apo 1845, i kishin thėnė se njė epokė e re kishte filluar pėr tė dhe tė krishterėt e tjerė tė Perandorisė Osmane dhe se liria e ndėrgjegjes ishte proklamuar. Kėtej e tutje ēdo njeri ishte i lirė tė pėrqafonte fenė qė donte. Por, pse u pėrhap njė lajm i tillė?

    Kolegu ynė nuk thotė asgjė rreth kėsaj dhe sigurisht nuk dinte gjė. Por, nuk ishte si shkak i Kartės sė ‘Gul-bané’-sė, pasi ajo ishte botuar qė mė 1839. Shkaku, tė paktėn nė dukje ishte ky: Mė 1844, njė armenian skizmatik, (ortodoks), i quajtur Ovakim dhe qė na ishte bėrė mysliman, u kthye sėrish nė fenė kristiane. Por, meqė u zbulua dhe u denoncua, ai nuk pranoi tė rikthehej nė mysliman dhe atėherė e vranė. Nėse pas ekzekutimit trupin e tij do ta hidhnin nė Bosfor, ky fakt nuk do tė bėnte zhurmė. Por, atė e ekspozuan nė mes tė pazarit, ēka ishte njė fyerje e madhe pėr kristianėt. Ky akt i dyfishtė fanatizmi dhe talljeje e ndyrė, e preku gjithė Konstantinopojėn. Pėrfaqėsuesit e opinionit publik, ambasadorėt dhe veēanėrisht ambasadori i Anglisė, Lord Stratford Canning, i bėnė kritika tė forta qeverisė turke. Ata madje kėrcėnuan pėr ndėrprerje tė marrėdhėnieve diplomatike nėse nuk premtonin se akte tė tilla intolerance nuk do tė pėrsėriteshin mė.

    Dhe, Abdul-Mexhidi premtoi dhe u angazhua se askush nuk do tė vritej pėr punė feje. Por, ja motivet pėr tu ējerrė maskat kėtyre njerėzve tė errėt. Shqiptarėt nuk i vranė, por i internuan. Sidoqoftė, kur shqiptari qė ishte nė Stamboll u kthye nė shtėpinė e tij, ai tregoi pėr atė ēka flitej ato kohė pėr fenė. Dhe, meqė tė gjithė nė shpirt janė kristianė, ata u deklaruan hapur se ēfarė janė nė tė vėrtetė…”!

    Nė fakt, siē e shkruan dhe Faveyrial, pėr kėtė histori kishte relatuar mė parė shkurtimisht dhe konsulli francez Hyacinthe Hecquard nė librin e tij “Historia dhe pėrshkrimi i Shqipėrisė sė Epėrme, apo Gegėrisė”. Nė enciklikėn e Benediktit XIV, e 1 gushtit tė vitit 1754, kryepeshkopėve, peshkopėve, priftėrinjve dhe misionarėve shqiptarė u ndalohej tė merrnin emra turq, pėr t’u shpėtuar kėshtu taksave dhe profesioneve tė mėdha qė bėnin nė atė kohė osmanėt kundėr tyre. Dhe, kjo urdhėresė bėri punėn e vet. Shumė priftėrinj e ndaluan shndėrrimin e katolikėve nė myslimanė, dhe siē shkruan Hecquard, njėri nga ata, qė ishte dalluar mė shumė ishte Antonio Markoviq.

    “I pajisur me durim dhe energji, ai arriti tė bindė 120 familjet qė jetonin nė famullinė e Gilanit tė Malit tė Zi, qė tė hiqnin dorė publikisht nga islamizmi, duke u premtuar se do tė pėrballonte sė bashku me ata tė gjitha persekutimet qė mund tu bėnin turqit dhe se nuk do t’i braktiste kurrė, ēfarėdo qė tė ndodhte”.

    Por le t’i rikthehemi tregimit tė At Faveyrial rreth kėsaj ngjarje qė tronditi opinionin publik dhe qė shqetėsoi kancelaritė e mėdha evropiane.

    “Prifti i quajtur Antonio Markoviq, i cili njihej prej tyre, i pėrkrahu nė vendimin qė kishin marrė. Madje u premtoi se do t’i ndiqte kudo qė do tė shkonin. Sapo vendimi u muar nga shqiptarėt, ky vendim iu dėrgua peshkopit tė Prizrenit, i cili mė duket ishte z. Bogdanoviq. Figura e tij e rėndėsishme nuk i bėri tė heqin dorė, por peshkopi ua bėri tė qartė pasojat e njė ndėrmarrje tė tillė. E, megjithatė pėrfaqėsuesit e shqiptarėve nuk u tundėn nga e tyrja: ‘Ne jemi tė krishterė’, thanė ata, ‘ēfarėdo qė tė na bėjnė, ne do tė mbetemi tė tillė. Nėse do tė shuhemi tė gjithė, le tė shuhemi, nėse duhet tė vdesim, le tė vdesim’! Kur ata i ēuan tek pashai i Prizerenit, shqiptarėt dhanė tė njėjtat pėrgjigje. Mė kot pashai i shau dhe i nxori nė mes tė kėshillit, duke i fyer me tėrbim.

    Edhe pse i qėlluan me gurė, ata mbetėn nė fjalėn e tyre. Meqė shiheshin keq nga turqit, veprimtaria e kėtyre shqiptarėve bėri qė ata tė mbėshteteshin e tė mbroheshin nga bashkėpatriotėt e tyre tė paditur. Shpejt, shumė prej tyre donin ta ndiqnin kėtė shembull. Pikėrisht atėherė, harbimi i turqve s’pati kufi. Autoritetet, nė vend qė tė qetėsonin gjakrat, i ndezėn mė keq ato.

    Guvernator i Pėrgjithshėm i provincės ishte atėherė Hafez-Pasha. Nuk e di nėse ai qėndronte nė Shkup apo nė Prizeren. Por, zoti Hecquard shkruan se siē duket, ai veproi pa u konsultuar me Portėn e Lartė. Nė fakt, nuk kishte pse tė ndodhte kėshtu, pasi njė guvernator, sado i fuqishėm tė ishte, nuk mund tė internonte kaq shumė familje, pėr mė tepėr nga Evropa nė Azi. ‘Sido qė tė jetė, tė hequr me forcė nga shtėpitė e tyre, kėto familje u ēuan nė Shkup’, thotė Hecquard. Qė andej, ku gjatė gjithė rrugės ata u keqtrajtuan nga shoqėruesit e tyre, familjet shqiptare i hodhėn nėpėr qeli, ku u desh tė duronin torturat dhe urinė.

    Plot dhembshuri e besnikėri, At Markoviqi i ndoqi pas dhe bėnte gjithēka pėr tė lehtėsuar vuajtjet e tyre. Disa ditė mė pas, pleqtė e fshatit u dėrguan nė gjykatė qė ēėshtja e tyre tė shqyrtohej. Pa u trembur fare nga turqit, tė gjithė deklaruan se ata ishin kristianė dhe dėshironin tė vdisnin tė tillė. Tė fyer nga kjo vendosmėri, Hafez-Pasha i Shkodrės urdhėroi qė ata t’i torturonin. Por, meqė nuk i theu dot, ai nxori njė dekret dhe i syrgjynosi nė Anadoll, duke konfiskuar dhe pronat e tyre, tė cilat u shitėn nė favor tė arkės osmane, apo siē thonė tė tjerė, kanė shkuar me siguri nė arkėn personale tė pashait.

    ‘Ishte e pamundur tė pėrshkruash trishtimin e madh tė atyre familjeve tė mjera, tė cilat ranė prehė e fanatizmit mysliman’, shkruan konsulli Hecquard.

    Sipas ‘motrave’ tona Bernardine dhe Marie, nuk ishte vetėm njė fshat qė u deklarua i krishterė, por tri fshatra. Sipas tyre, disa i mbajtėn nė burg qė nga nėntori i vitit 1845 gjer nė shkurt tė vitit 1846. Dhe, meqė torturat nuk e kishin ndryshuar qėndrimin e tyre, Hafez-Pasha nxori dekretin e syrgjynosjes. Pra, tė burgosurit u vunė nė rrugė: ata nė kėmbė dhe shoqėruesit e tyre nė kuaj, ku gratė ishin veēmas burrave dhe tė trajtuar nė mėnyrėn mė barbare. Nga Shkupi nė Selanik, udha e tė syrgjynosurve ishte e lodhshme dhe sjellja e zaptijeve aq barbare, sa shumė nga malėsorėt vdiqėn, disa nė rrugė, tė tjerėt kur mbėrritėn nė Selanik. Katėr gra lindėn rrugės.

    Nė portat e Selanikut, njė fėmijė tė sapo kishte lindur e hodhėn nė det. Ndėrsa priftin, tė ndarė nga turma, ushtarėt e kishin nisur drejt Konstantinopojės. Njė prift nga Syra, i cili sot ėshtė kolegu ynė dhe qė quhet Leonardo Vaccandio, atėherė ishte nė misionin tonė nė Selanik. I informuar se njė numėr familjesh katolike shqiptare gjendeshin nė atė han ku i kishin vendosur, tė privuar nga gjithēka dhe ku shumė prej tyre rrezikonin tė vdisnin, nxitoi t’i shikonte. Por, asgjė nga sa flitej nuk ishte e ekzagjeruar. Dhe ja pse ai shkoi t’i tregonte pėr kėtė konsullit tė Francės dhe tė Anglisė, miqve tė tij, pėr atė ēka kishte parė e kishte dėgjuar. Konsujt i folėn guvernatorit tė qytetit dhe meqė kjo ngjarje po bėnte zhurmė nė Selanik, ai nxitoi t’i hiqte qė andej tė syrgjynosurit.

    Njėri sipėr tjetrit ata i hodhėn nė njė anije qė do t’i ēonte nė Mudania, nė detin e Marmarasė. Duke parė kėtė, shumė familje katolike, nė kohėn qė prifti Vaccandio bėnte lutjet e tij, shkuan dhe mblodhėn me nxitim njė sasi ushqimesh, tė cilat i sollėn nė kuvertėn e anijes. Por, me njė barbari e mizori tė pashoqe, ekuipazhi i anijes i morri ato pėr vete. Pesė apo gjashtė ditė qė kėta besimtarė qėndruan nė Selanik, ata u vizituan nga prifti Vaccandio, i cili i ngushėllonte dhe i ndihmoi pėrmes familjeve katolike qė banonin atje. Dhe, kur ata ikėn, ai nxitoi t’i shkruante Monsinjor Hillereausė, vikarit apostolik nė Konstantinopojė. Ai nė fakt donte t’i mbante nė Selanik ata qė ishin sėmurė, por guvernatori kundėrshtoi.

    Me gjithė kundėrshtimet, me kurajo dhe i mbėshtetur nga konsulli i Austrisė, Mikanoviq, njė katolik i zellshėm dhe kolegu ynė hyri disa herė nė atė han qė ishte kthyer nė njė lloj burgu. Ai i mblodhi tė rrėfehen dhe u kujdes pėr ata qė po vdisnin, i varrosi tė vdekurit dhe bekoi disa martesa mes tyre. Mėshira dhe kujdesi i tij u bėnė tė njohura mes katolikėve tė qytetit, ku atyre tė syrgjynosurve u sollėn veshje, ushqime e shtroje pėr tė fjetur, tė nevojshme pėr atė sezon tė lagėsht tė pranverės, ēka dhe mbrojti jetėn e disave. Lidhur me vuajtjet e tyre nė atė kalvar, vetėm Zoti e di. Ata pėrjetuan gjithēka: urinė, etjen, keqtrajtimet. Mė pas njė djaloshi i prenė gishtat e kėmbėve, pėr shkak se e kishin rrahur me shkopinj. Pėr njė gotė ujė, osmanlinjtė u kėrkonin 1 piastėr ose 25 centė. Dhe mė pas ndaluan tu jepnin ujė, meqė ata s’kishin mė para.

    Uria e etja bėnė qė fėmijėt tė lėshonin klithma tė tmerrshme, aq sa marinarėt nuk i duronin dot dhe shumė prej tyre i hodhėn nė det. Kėshtu ndodhi dhe me njė prind qė humbi dy fėmijėt binjakė tė moshės tetėvjeēare. Dhe njė grua nė agoni, e hodhėn gjithashtu nė det, para se ajo tė jepte frymėn e fundit.

    Kur mbėrritėn nė Mudania, njėmbėdhjetė prej tyre, qė sapo kishin vdekur, i lanė nė breg, nė njė gropė. Tė tjerėt i hipėn nė njė anije tjetėr tė vogėl qė tė mund t’i ngjiteshin lumit pėr t’i ēuar nė Muhaliq. Nė kohėn kur po i transportonin nga anija, njė shqiptar i quajtur Mici, me fe ortodokse dhe qė gjendej rastėsisht aty, i njohu ata nga rrobat karakteristike qė kishin veshur. Ai u habit shumė qė po i tėrhiqnin pėr t’i hedhur nė njė barkė tjetėr, sikur tė ishin trungje, apo cungje drush. I prekur nė shpirt, ai morri menjėherė barkėn e tij dhe i ēoi ata larg nė Muhaliq, nė atė vend tepėr kėnetor dhe shumė tė pisėt pėr shqiptarėt tanė qė kishin jetuar gjithnjė nė ajrin e maleve. Por, e tmerrshme ishte se i hodhėn sė bashku nė njė ndėrtesė tė vjetėr, aty ku nė kohėn e kolerės vendosnin tė vdekurit. Sapo i futėn, djaloshi Mici iu afrua dhe sė pari u pėrgatiti njė supė, pastaj u dha paratė e tij, gjersa asgjė nuk i mbeti nė kuvertėn e tij.

    Ndėrkohė, nė Selanik, me urdhėr tė pashait, At Antonio ishte arrestuar sapo ishte kthyer nė kishėn e tij. Por, vendosmėria e z. Mikanoviq, konsullit tė Austrisė, arriti ta shkėpus nga ata dhe me njė anije ta nis drejt Stambollit. Meqenėse ishte dalmat, pra njė person qė varej nga shteti austriak, ai shpresonte se zotit Sturmer, qė atėherė ishte Internonce, si pėrfaqėsues i Austrisė do t’i mbronte ata katolikė tė mjerė, pėr tė cilėt, prifti franēeskan ishte bėrė njė At shpirtėror. Por, kjo nuk ndodhi dhe arsyet diplomatike e penguan z. Sturmer tė mbronte hapur kauzėn fisnike tė fesė dhe tė njerėzimit. Madje, At Antonio u burgos nga turqit”!

    “Persekutimi dhe syrgjynosja e 200 shqiptarėve nė Muhaliē tė Bursės nė Bitini”, kėshtu e titullon njė pjesė tė raportit tė tij At Faveyrial qė padyshim pėrbėn njė nga tregimet mė prekėse dhe mė revoltueset kundėr barbarisė, ēka padyshim radhitet ndėr ngjarjet e tmerrshme qė pa Evropa gjatė kohės sė Inkuizicionit.

    “Ėshtė e pamundur tė japėsh njė ide tė gjendjes sė mjerueshme dhe dėshpėruese nė tė cilėn ishin katandisur tė syrgjynosurit shqiptarė, viktima tė mizorisė sė pashait tė asaj province. Ata janė nė njė fshat, nė juglindje tė Bursės, i cili quhet Muhaliq, gati njė orė larg liqenit tė Apolonisė (nė Turqi, L.R.). Unė i pashė atje nė mjerimin mė tė tmerrshėm, tė zhveshur, lakuriq e gjithė zhele. Ajo pamje mė tmerroi. Nga 180 persona qė kur kishin ikur nga vendi i tyre, nuk kanė mbetur veēse 87 dhe nė prag tė vdekjes. Ata banojnė nė njė han tė vjetėr, qė pothuaj ėshtė njė rrėnojė, ku oborri ėshtė i mbushur me kocka kafshėsh, qė disa tregtarė i dėrgojnė nė rafineritė e sheqerit, nėpėr Evropė.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •