Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 31
  1. #1

    Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638






    Shkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasurobservatorin e parë astronomik në Ballkan. Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik. Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në Korçë. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit. Shkolla e Korçës bashkë me poezinë e Naim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera. Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktën qysh prej katërqind vjetësh. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632.

    “Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”. Autori përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prej Dhërmiut. Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”. Për arsye të njohura historike këto shkolla fillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontroll të fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe.

    Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo përmasë ishte e kuptueshme për kohën, nuk mund të ishte ndryshe. Katolicizmi përfaqësonte fenë e parë të shqiptarëve. Në ato kushte sidomos, kur nëpërmjet trysnive me e ndërrue fenë pushtuesi synonte deri asimilimin, mund të thuhet se katolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar. Katolicizmi përfaqësonte kulturën dhe qytetërimin perëndimor. E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”. Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet ai u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet e pushtimit osman. Edhe fakti që dokumentet e këtij Kuvendi historik u botuan njëherësh në latinisht edhe në shqip, treqind vjet më parë, dëshmon qartësisht këtë synim, ashtu siç dëshmon se njerëzit që shkruanin shqip nuk ishin të pakët, pra as shkollat ku ata kishin mësuar e mësonin shqip. Sivjet ishte treqindvjetori i Kuvendit të Arbërit dhe shteti në Tiranë bëri gjumin e madh, bashkë me institucionet e veta akademike, përfshi më të rëndësishmin institucion shkencor të vendit, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Vijimësi e të njëjtit qëndrim shpërfillës që u mbajt edhe për Nënën Terezë, në vitin e Lumnimit të saj. Po të mos kish bërë zhurmë shtypi, edhe aq sa u bë me këtë rast për Shenjëtoren e madhe, e që ishte shumë shumë pak, edhe aq nuk do të ishte bërë.

    Por le të kthehemi prapë te shkollat. Asnjë botim zyrtar nuk i përmend ato. Tekstet mësimore në shumë vështrime vazhdojnë me tezat e vjetra. Ndodh për mungesë përgjegjësie të institucioneve shtetërore, për padije, për ateizëm, apo sepse janë gjurmët e frymës kundërkombëtare të diktaturës, e cila e vinte “inernacionalizmin” e ideologjinë mbi interesat kombëtare? A të gjitha këto kanë gisht së bashku në këtë mbasdore? Përhapësimi i një mashtrimi të tillë historik e ligësisht të shëmtuar për qytetërimin e vendit tënd, duke e çuar hapjen e të parës shkollë shqipe gati treqind vjet më vonë se sa është e vërteta e dokumentuar prej studiuesve, për më tepër në mes të një Europe ku lulëzojnë universitete mijëvjeçare, është me të vërtetë diçka përbindshore. Eshtë një ndër shërbimet më të këqia që i bëhet lenies (kombit) shqiptare dhe padyshim një investim për llogari të qarqeve parake etnonacionaliste ballkanike. Të gjithë diktatorët e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetërimin e trashëguar, kulturën e gjuhën e tij. Ajo që ka ndodhur e pjesërisht po ndodh edhe sot Shqipëri, është e pakundshoqe në llojin e vet. Me sa duket ishte quajtur politikisht më e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit.

    Me fjalë të tjera, jo nusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha në dhé! Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”. Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas këtij autori, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”. Shkodra kështu dëshmohet edhe një herë si një qendër me peshë e qytetërimit perëndimor jo vetëm në shkallë shqiptare, por edhe më gjërë, në shkallë rajonale. E vërteta duhet më në fund të thuhet: datat e themelimit të shkollës së parë të lartë në Shqipëri nuk lidhen me institutet që i shpalli me shumë zhurmë pushtetit komunist e që vazhdojnë edhe sot me u njohë si data zyrtare të fillimit të shkollës së lartë. Shkolla e parë e lartë shqipe daton të paktën vitin 1877, kur dokumentohet Kolegji i Shën Françesk Savierit, që pajiste me njohuri tregtare e teknike 400 studentë. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë.

    Në studimin që e përmenda më lart At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekullueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbas të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dha vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet. Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme. Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë. Cilët libra janë botuar në ato vite të mugëta? Mjerisht gjatë zhvillimeve të mëvonshme dramatike në trojet shqiptare ato janë zhdukur. Por gjithësesi mund të shpresohet se diçka do të ketë mbetur e herëdokur do të zbulohet. Arkivat e Vatikanit e ato të Stambollit kanë ende shumë galeri të paprekura prej nesh.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    drague (27-08-2015)

  3. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    historia e Enver Hoxhes nuk mund te permendte franceskanet si mesuesit e pare te gjuhes dhe ndergjegjes shqiptare ndaj sajoji shkollen e Korces si gjoja e para shkolle.P a I mohuar kontributin e jashtezakonshem Korces ne nuk mund te vazhdojme ti mesojme femijeve nje histori te gatuar ne kuzhinat komuniste te Hoxhes e Titos,

  4. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Darius e paske fshire postimin tim si dhe repliken tende qe me kishe bere. Une nuk shkruaj per te kundershtuatr ty apo ndonje antar tjeter, por te dalesh me teori te lloj llojshme duke mar faqe webi si baze nuk eshte e llogjikshme.

    Lexo disa këngë të Arbëreshëve të Italisë dhe Greqisë. Mos u zemëro kot, se unë kam shumë respekt për shkrimet e tua dhe i lexoj me kënaqësi.... mirpo edhe duhet të diskutojmë dhe thellohemi mbi to.

    Meqë nuk dimë të shkruajmë,
    mjaftohemi me të folur,
    me këngët dhe me vajet
    kujtesa jonë kështu ruhet
    Askush nesh nuk dinte të shkruante,
    por i bëmë këngë dhe u ruajtën
    goja-goja deri më sot
    kujtesa jonë e gjallë mbet.

    Një tjetër këngë është:

    Arvanitasit këndojnë,
    gjuhën e tyre mos harrojnë
    shiko atë plakun si këndon
    edhe gjaku si i qarkullon.
    Gojë më gojë ruhet jeta
    me këngët e vërteta.
    Arvanitasi nuk di të shkruajë,
    por me këngë di ti ruajë.

    Në një tjetër thonë:

    Gjuha jonë vetëm thuhet
    nuk e lanë që të shkruhet
    bëmë këngë këshillat e urta
    që të mos harrohet gjuha.

  5. #4

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Shkrimi ishte jashte temes Wrangler. Ajo qe eshte shkruar ketu nuk eshte teori por jane fakte qe duhen lexuar e mesuar.

    Pse nuk dihen nuk do te thote se nuk ekzistojne.

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Shkrimi ishte jashte temes Wrangler. Ajo qe eshte shkruar ketu nuk eshte teori por jane fakte qe duhen lexuar e mesuar.

    Pse nuk dihen nuk do te thote se nuk ekzistojne.
    Boll me censuren neper tema dhe me insistimin qe keto jane "fakte" historike te pakundershtueshme. Forumi eshte hapur per te diskutuar e kushdo mund te shprehi ate qe mendon, qofte edhe mendim i gabuar ne syte e lexuesit.

    Shkollat ne fjale te hapura ne Shkoder dhe ne zonat tradicionale ku ka jetuar komuniteti romano-katolik shqiptar, zona Veri-Perendimore e territorit qe sot njihet si Shqiperi, jane hapur me fondet dhe mbeshtetjen e Austro-Hungarezeve dhe Italianeve ne bashkepunim me Vatikanin. Mesuesit dhe menaxhuesit e shkollave kane qene murgj franceskane e jezuite te huaj qe Vatikani kish derguar ne Shqiperi per ti sherbyer komunitetit romano-katolik, dhe per te shtrire me tej influencen e vete mes popullit te kohes qe jetonte nen tutelen e Portes se Larte.

    Vlen te theksohet qe mbeshtetjen politike dhe ekonomike per keto shkolla, e ka siguruar Austro-Hungaria dhe Italia me vone. Austro-hungarezet arriten te siguronin nje mareveshje me Porten e Larte qe e kthente zonen ku banonin romano-katoliket shqiptare ne "protektorat kulturor" te tyre. Kjo lejoi hapjen e kancelarise austro-hungareze ne Shkoder, kjo lejoi hyrjen dhe levizjen lirshem te murgjve te huaj qe Vatikani dergonte, kjo lejoi edhe nje fare lirie, autonomie dhe mbeshtetje qe komuniteti romano-katolik shqiptar gezonte qe asnje komunitet tjeter i krishtere nuk e gezonte. Austro-hungaria nuk e bente kete gje pasi i behej vone per shqiptaret apo per besimin e tyre, por e bente kete gje per te shtrire hegjemonine e saj ne Ballkan, dhe minoriteti romano-katolik mes shqiptareve ishte nje pretekst per te bere kete gje.

    Gjeja tjeter qe vlen te theksohet eshte se interesat austro-hungareze dhe interesat italiane, edhe pse u aplikoheshin te njejtit komunitet, ishin ne kundershti me njera-tjetren. Perplasja e ketyre interesave solli edhe ndarjen e shkollave te hapura ne shkolla "pro-austriake" dhe ne shkolla "pro-italiane". Kjo krijoi jo pak ferkime e perplasje edhe brenda vete komunitetit romano-katolik shqiptar, ne rradhet e murgjve e prifterinjve te ketij komuniteti, te cileve u duhej te zgjidhnin mes te dyjave.

    Ne keto shkolla nuk eshte mesuar shqip. Ata qe pretendojne se ne keto shkolla eshte mesuar shqip, ose genjejne, ose ekzagjerojne, ose nuk kane asnje prove historike qe te deshmoje se ne keto shkolla eshte mesuar shqip. Ne keto shkolla eshte mesuar latinisht, gjuha e Kishes, e mbase gjuhet e fuqive sponsorizuesve: gjermanishtja dhe italishtja. Te gjitha perpjekjet per alfabetin e gjuhes shqipe qe murgjit me origjine shqiptare kane bere (Ndre Mjeda e Gjergj Fishta) ishin sipermarrje individuale te tyre ne bashkepunim me shoqatat kulturore qe keta ngriten ne fund te shekullit te XIX dhe fillimet e shekullit te XX ne Shkoder. Keto shoqata, te ndara sipas urdherave murgjerore, u ngriten nga prelatet me origjine shqiptare te ketyre urdherave qe dolen nga bankat e ketyre shkollave, duke fituar nje kulture evropiane.

    Vlen gjithashtu te permendet se teksa komuniteti romano-katolik i vendit gezonte keto liri dhe privilegje kur vinte ceshtja tek arsimi, pjesa derrmuese e popullsise shqiptare te vilajeteve osmane e kish te ndaluar me dekret te Sulltanit mesimin ne gjuhen shqipe. Ky ligj nuk vepronte vetem mbi muslimanet e orthodhokset, ky ligj vepronte edhe mbi romano-katoliket ne veri: mesimi dhe perdorimi i gjuhes shqipe ne publik ishte i denuar me ligj nga Perandoria Osmane! Dhe ky fakt mjafton per te provuar qe cdo nisme per mesimin e shqipes mes shqiptareve ishte e vdekur qe ne lindje. Kjo eshte arsyeja perse te gjitha nismat e hershme individuale te klerikeve me origjine shqiptare apo te huaj per te shkruar shqipen deshtuan dhe nuk hyne dot ne perdorim masiv. Gjuhet e vetme qe lejoheshin ne Perandorine e kohes ishin arabishtja e turqishtja.

    Shkolla me ndikimin me te madh ne formimin e vetedijes shqiptare ka qene gjimnazi grek "Zosimea Skoli" ne Janine. Ky gjimnaz, se bashku me shkollat e hapura nga austriaket dhe italianet, ishin dritaret e vetme te popullsise se kohes, per te studiuar e njohur historine e te pareve tane. Mesimi ne Zosimea behej ne greqisht dhe ekzistenca e kesaj shkolle ishte nje liri qe populli grek gezonte, por jo shqiptaret. Pra Perandoria Osmane lejonte popujt tane fqinje qe te mesonin gjuhen e tyre ne shkolla, por jo shqiptaret! Dallimi tjeter i Zosimea Skoli me shkollat ne veri te vendit ishin se kjo shkolle nuk kish karakter fetare: ajo nuk menaxhohej nga Kisha Orthodhokse, prifterinjte apo murgjit. Kjo beri te mundur qe edhe shume koka te rilindjes sone kombetare (ne fakt gati te gjithe rilindesat tane kane frekuentuar kete shkolle) perfshi vellezerit Frasheri, Jani Vreto, Ismail Bej Vlora, e plot te tjere, te mund te frekuentonin kete shkolle edhe pse nuk ishin te krishtere por muslimane. Ne shkollat e hapura nga austriaket dhe murgjit katolike, ishte e ndaluar pjesemarrja e muslimaneve, vetem e klerit dhe familjeve katolike.

    Pra pretendimi se ne keto shkolla katolike eshte "mesuar shqip" nuk eshte i vertete. Nuk ekziston asnje fakt qe te provoje kete gje deri me sot. Dhe problemi tjeter i madh me interpretimin qe u behet edhe fakteve ekzistuese historike: Meshari i Gjon Buzukut, etj eshte se keto fakte historike keq-interpretohen. Perpjekjet individuale te klerit katolik apo orthodhoks, per te shkruar shqipen me germa latine apo greke, apo perpjekjet e disa muslimaneve per ta shkruar me germa arabe apo turke, NUK VERTETON QE SHQIPJA ESHTE SHKRUAR E MESUAR QE NE ATE KOHE! Deshmon vetem qe perpjekjet per shkrimin e shqipes kane qene te hershme, por sic e thashe me lart, te gjitha kane deshtuar per faktin e thjeshte se shqiptaret ishin i vetmi popull i denuar me ligj nga Sulltani qe te mos mesonin e praktikonin gjuhen e tyre ametare. Shume shqiptare e harrojne kete gje dhe fluturojne si gomari duke u prirur nga emocionet dhe ndjenja e krenarise. Kjo nuk nenvlefteson aspak perpjekjet e ketyre burrave te ditur, keto fakte duhen vleresuar, ruajtur e trasheguar, por nuk mund te ekzagjerojme rendesine dhe kuptimin e tyre.

    Shqipja eshte mbase gjuha e fundit e shkruar e kontinentit evropian, dhe kjo u arrit fale punes voluminoze te rilindasve tane ne Stamboll e Shkoder ne fundin e shekullit te XIX dhe fillimet e shekullit te XX. Kongresi i Manastirit (1908) ngelet djepi i shqipes se shkruar, konfirmimi i alfabetit qe eshte ne perdorim edhe sot e kesaj dite me germa latine.

    Albo

  7. #6

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Boll me censuren neper tema dhe me insistimin qe keto jane "fakte" historike te pakundershtueshme. Forumi eshte hapur per te diskutuar e kushdo mund te shprehi ate qe mendon, qofte edhe mendim i gabuar ne syte e lexuesit.
    Per cfare censure flet kur nuk e pe se cfare u shkruajt ne teme?

  8. #7

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Meqe tema eshte pikerisht per shkollat e para te gjuhes shqipe atehere po ripostoj ketu (qe te jete me e organizuar) dicka qe kam postuar ne tema te tjera:

    SHKOLLAT E PARA SHQIPE TË MESJETËS



    Këto kohë ka pasur zëra të shkruar e të pashkruar, për ta riparë datimin e së parës shkollë shqipe në vendin tonë, që sot për sot zyrtarisht e kemi në fundin e shekullit XIX, me Mësonjëtoren e Korçës të vitit 1887, natyrisht një gjurmë e shndritshme e veprës së Rilindësve tanë. Po a nuk janë rilindës dhe ata që i hapën ato shkolla dy shekuj e gjysmë para kësaj? Shkolla e parë shqipe” mund të kërkohet dhe në një tjetër gjeografi rajonale nga ajo e mësipërme, në Jug të vendit. Kronikat thonë se në vitet 1628–1661, shkolla shqipe me germa latine u hap në Dhërmi të Himarës dhe më vonë edhe në disa qendra të tjera të krahinës. Një kapitull më vete përbën shkolla e parë shqipe në Kosovë, aq më tepër se ajo është e shekullit XVI, afro gjysmëshekulli para shkollës së Kurbinit e Velës. Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore. Edhe atëherë kur persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte i ngritur në sistem, në Stubëll, fshat i Malësisë së Karadakut, më 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, kur edhe kishte funksionuar shkolla e parë. Duke marrë në analizë këtë traditë të vyer të katër shekujve më parë, shkencërisht dhe pa paragjykim, siç i ka hije një historiografie moderne, a nuk është me vend që “datëlindjen” e shkollës shqipe ta shtyjmë më përpara, në gjysmën e parë të shekullit XVII, te një shkollë në Velë, Kurbin a diku tjetër...


    HISTORI/ NDRYSHE

    NDUE DEDAJ
    (I përkasin “rilindjes arbënore”, që i parapriu asaj kombëtare)



    Korrigjimi i parë historiografik do të ishte: Nuk kemi një shkollë të parë shqipe, por disa shkolla të tilla dhe kjo është lumni për një komb. Korrigjimi i dytë historiografik: Shkollën apo shkollat e para shqipe nuk i kemi në shekullin XIX, por në shekujt XVI – XVII, të paktën nga viti 1632, ose 255 vjet më herët se shkolla e Korçës, që njihet zyrtarisht si i para. Korrigjimi i tretë historiografik: nuk ka kuptim që katolicizmit t’i pranosh librat e parë shqip, por jo dhe shkollat e para shqipe, pasi ato janë një unitet kulturologjik shqiptar, thënë ndryshe, ngjizur nga e njëjta ABC. Duhet mbajtur fort e ngulitur në mendje ajo që thoshte Faik Konica, se katolikët shqiptarë janë shkaku që u mbajt gjallë kombësia jonë, të cilët i thoshin lutjet shqip në meshën e së dielës, shkruanin librat shqip e hapnin shkollat shqipe. Kisha Katolike, në ravën e mundimshme të krijimit të vlerave themelore në shumëfishin e kulturës, s’i rreshti përgjatë Mesjetës përpjekjet shqipnore në lëmin e gjuhës dhe shkollimit. Ipeshkvi i Arbnisë, Imzot Gjon Kolesi, françeskan shqiptar, në vitin 1625 shpall para Selisë së Shenjtë nevojën e “ngrehjes” së një a dy shkollave në malësitë e dioqezës së vet (ku mvareshin dhe kishat e Krujës, Kurbinit, Matit, Lurës, Dibrës, përfshiheshin famullitë mirditore të Kthellës, Selitës e Rranzës) “me nga 10-12 çuna secila”, ku nxënësit “të mësonin shkrim e këndim dhe themele të mira të besimit”. Pastaj, të shkolloheshin më tej jashtë vendit, në Loreto (Itali), “sepse kështu do të nxirrej fryt i mrekullueshëm n‘ato vende ku s’ka shkolla e as mësues”. Dhe më e rëndësishmja: “mbasi të kenë nxanë për vete, do të bahen mësues për të tjerët”. (Injac Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVII, Vëllimi I, Tiranë 1963, f. 371.)

    Kërkesa të tilla të prelatëve të lartë shqiptarë të shekullit XVII, por dhe të një shekulli më parë, bënë që për nevoja të predikimit shqip dhe formimin e klerit katolik vendas të hapeshin disa shkolla shqipe. “Një rol të rëndësishëm për këtë qëllim luajtën priftërinjtë katolikë shqiptarë, të cilët gjatë shekullit XVII hapën shumë shkolla fillore e të mesme në gjuhën shqipe; hartuan tekste shkollore, bënë përkthime të librave fetarë dhe hodhën themelet e letërsisë së shkruar shqipe”. (Menduh Dërguti, dr. Sonila Boçi, dr. Ledia Dushku, Historia, Tiranë, 2010, f. 38.) Studiuesit kanë vërejtur se “përveç shkrimit e leximit, aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. (Edwin Jasques, Shqiptarët, 1995, f. 313. Të dhënat për këto çerdhe të para të diturisë sigurisht që nuk janë të mjafta, për shkak të travlimeve politike që kalonte vendi, rrënimit të arkivave e bibliotekave. Por dihet se në Shqipërinë e Veriut në Mesjetë kemi një gjerdan shkollash dioqezane, ku dy më kryesoret ishin e Kurbinit dhe e Velës. Ndoshta ndër ato të dyja, asnjëra nuk ishte e para, por sipas një shprehje latine, secila ishte e parë ndër të para. Mundet të ketë qenë rastësi, por më shumë mund të ketë qenë marrëveshje mes ipeshkvnish që ato shkolla të hapeshin njëherësh, në një vit. Ato vijnë përgjatë shekullit të 17 si dy krenat e një shqiponje, sa në një kreshtë Kurbin-Kruje, në një tjetër Mirditë-Lezhe.

    Duhet mbajtur parasysh se ato shkolla ishin në male të thella, të fshehura, pasi nuk mund të ishin lirisht në qytete, që ishin nën sundimin otoman. Malet ishin më të lira dhe për vetë rrojtjen e Ipeshkvinjve. Kemi një lartësim shpirtëror, moral dhe kulturor në nismën për këto shkolla, për çka memoriali i tyre nuk duhet vonuar më tej në shekullin XXI. Shkollat më së shumti ishin “ngjitur” në male, në Shna Premte të Kurbinit (dikur abaci e Ipeshkvnisë së Krujës), në Velë-Mirditë (qendër ipeshkvnore e Lezhës) e Shën Llezhdër të Oroshit (abaci dhe rezidencë verore e Ipeshvit të Lezhës), ku institucionet e besimit herë pas here përtëriheshin, shekullare dhe rregulltare. Françeskanët u jepnin arsimin fillestar fëmijëve të shtresave të gjera të popullsisë, aq më tepër që në Urdhrin Françeskan kishte dhe shumë shqiptarë. Në vitin 1585 ata mbijetonin në kuvendin e Sebastes-Laç, atë të Lezhës, të Rubikut dhe të Kepit të Rodonit, me një numër të përgjithshëm prej 40 rregulltarësh. Edhe shekullarët i kishin shtuar e përmirësuar shkollat, dhe për faktin se Koncili i Trentos (1545-1563) kishte vendosur që çdo dioqezë të kishte seminare për përgatitjen e priftërinjve. (Nikollë Loka, zhvillimi i arsimit në Arbërinë mesjetare, “Dielli”, 2012.) Krijimi i këtyre seminareve u ndërmor për të garantuar një formim më të mirë fetar, kulturor e moral të klerit të ardhshëm, me qëllim që ta bënte atë të aftë në zhvillimin e veprimtarisë pastorale. (Gian Luca Potestà, Giovanni Vian, Historia e krishterimit, Bolonja 2010, Tiranë 2012, f. 334.)



    Shkolla e Velës


    Shkolla e Velës u hap nga ipeshkvi i Lezhës. “Aty nxënësve u mësohej gjuha shqipe.” (Historia e Letërsisë Shqiptare, Tiranë 1983, f. 14.) Dom Prend Suli shkruante se për shumë vjet, Ipeshkvia e Lezhës ka pasur në Velë një Gjakoni (shkollë fetare), ku priftnit u mësonin shkrim të rinjve. Më pas, djemtë kryenin mësimet pranë Ipeshkvit, i cili i shuguronte meshtarë. Historiani i njohur, Zef Mirdita, shkruan se qëllimi i kësaj shkolle ka qenë formimi i klerit, prandaj ajo mund të konsiderohet si seminar. Këtë shkollë e vlerëson në shkrimet e veta dhe profesor Jup Kastrati, kurse akademik Jorgo Bulo, duke pasur parasysh kryesisht ndihmesën e saj, shkruan se Mirdita është vendi ku shqipja u mësua të paktën nga shekulli XVII dhe ku u ruajtën trajta arkaike me vlerë për historinë dhe zhvillimin etimologjik të shqipes. (Gjon Marku, Mirdita-intervista I, 2002, f. 52.) Rëndësia e Shkollës së Velës dëshmohet dhe nga një Urdhëresë e Kuvendit të Arbërit (1703) që lëshohet posaçërisht për këtë shkollë dhe atë të Kurbinit, si dy shkollat kryesore të kohës. Kapitulli 5 i Koncilit Shqiptar “Mbi shkollën e Kurbinit dhe të Lezhës/Velës” porosit që nxënësit “pas përvetësimit të shkrim – këndimit, duhet të mësojnë njohuritë e para gramatikore (nënkupto: shqipe) dhe ato të gjuhës latine.” (P. Vinçens Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703, Ulqin-Tuz, 1999, f.127-128.)

    Ka pasur datime të ndryshme për sa i përket Shkollës së Velës, ndonjëherë është thënë gabimisht (nga mosnjohja e dokumenteve) se i përket vitit 1692, apo se është hapur rreth vitit 1660, por tashmë kohëhapja e saj është përcaktuar. Studiuesi amerikan Edvin Zhak, në librin e tij “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, shkruan: “Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe, u hap në Velë të Mirditës më 1632”. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij, “një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin po më 1632.” (Shih dhe Mehmet Elezi, Shkolla e Parë Shqipe në Shkodër, “Bota sot”, 8 nëntor 2003; Safet Hyseni: Histori e shkurtër e arsimit shqip, 10.09.2012.) Pas vdekjes së ipeshkvit Gjergj Uldanji më 1690, shkolla vazhdoi të funksionojë, ndërkohë që ipeshkvi la me testament që nga të mirat (të ardhurat) e tij të ndihmoheshin dy nxënës, dëshirë që nuk u çua në vend nga të kushërinjtë. (Z. Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptarë, Zagreb 1998, f. 324.).

  9. #8

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Shkolla e Kurbinit

    Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) shkruhet: “Shkolla e Kurbinit. Një nga shkollat e para shqipe, e themeluar me 1632 në afërsi të Krujës, që i përkiste vilajetit të Shkodrës. Përveç leximit e shkrimit, aty jepej dhe mësimi i gramatikës. Përdoreshin si tekste mësimore edhe veprat e Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit e të ndonjë tjetri, në gjuhën shqipe. Pushtuesit osmanë e penguan veprimtarinë e saj derisa e mbyllën”. (Shefik Osmani – Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, f. 1021.) Pak radhë, por thelbi është i qartë, shkollë shqipe, ku mësohej shkrimi shqip e ku përdoreshin librat e shkrimtarëve të vjetër shqiptarë. Shkolla e Shna Premtes së Kurbinit në Gallatë, u hap nga Ipeshkvi Gjon Kolesi dhe vazhdoi deri në vitin 1650, kur ipeshkvi i pasardhës i Arbnisë, Mark Skura, tashmë ishte mplakur dhe nuk mund ta mbronte nga sulmet dhe persekutimi otoman, siç i shkruan një kardinali të asaj kohe. Shkolla hapet përsëri dhe vazhdon gjatë, ajo kishte herë 10 e herë 12 xhakonj që Ipeshkvi i përgatiste meshtarë. Disa studiues, ndër ta dhe gjuhëtari David Luka e konsiderojnë atë si shkollën e parë shqipe. Por çudia është se ajo që pranohet si e mirëqenë në Enciklopedinë e vitit 1985, fshihet pa dhimbtë në Enciklopedinë e mangët të vitit 2008. Akademia e Shkencave, nëse me të vërtetë e meriton këtë emër, nuk duhet të lejojë lajthitje të tilla në botimet akademike. Vitet e fundit, bazuar në relacionet e vizitorëve apostolikë në dioqezën e Arbnisë e dokumente të ndryshëm arkivorë, kemi një profil të plotë të kësaj shkolle historike, bërë nga studiuesi i pasionuar i historiografisë kishtare dr. Kastriot Marku. (Kastriot Marku, Historiku i shkollës së Kurbinit, “Republika”, 30.10.2012.) Ndonëse drejtimi i këtyre dy shkollave (Kurbinit dhe Velës) ka qenë formimi intelektual i klerit, prapëseprapë qëllimi i tyre ka qenë më i gjerë – arsimimi i popullsisë në përgjithësi, thekson akademik Zef Mirdita në citim dhe të dr. Fra. Andria Nikiç. Gjatë mesjetës, arsimi ka qenë dyfarësh: arsimi klerikal, pra, në suazën e teologjisë së bashku me lëndë të tjera të karakterit linguistik dhe filozofik, si dhe të arteve të lira, por dhe arsim laik i llojit shekullar. (Moikom Zeqo, Ndihmesë për arsimin në Shqipëri gjatë shekujve, “Mësuesi”, 24 maj 2000.)



    Shkolla e Pllanës dhe e Blinishtit

    At Donat Kurti, në një studim të botuar në revistën “Hylli i Dritës”, më 1935, përmend disa nga shkollat e para, por me gjurmimet e mëvonshme, informacioni dokumentar rreth tyre është bërë më i plotë, sado që ende jo shterues e përfundimtar. Vargu i shkollave do të përfshinte: shkollën e Himarës (1628), shkollën e Pllanës (me 50 nxënës, hapur më 1638 nga Pater Karli i Mirandolës), shkollën e Shkodrës (1638), shkollën e Blinishtit të Zadrimës (hapur më 1639 nga Fra Kerubini, që më vonë do të ngrihej në nivelin e mesëm), shkollën e Oroshit (1657), shkollën e Janjevës në Kosovë (1671), shkollat e Durrësit, Pejës, Gjakovës, Prizrenit etj., shumë prej tyre të çelura nga françeskanët, përfshi dhe Kuvendin e Troshanit (1639), të Rubikut (1582) etj. Nuk kemi të bëjmë me një panoramë lokale, por me një arsimpërhapje strategjike, ani se kryesisht në arealin verior, nga ata misionarë që u kishin mësuar nxënësve për herë të parë shkrimin në gjuhën shqipe, po dhe që kishin përkthyer vetë nga latinishtja në shqipe. Shkollat shtohen pas dekretimit të misionit të Fretërve të Vegjël të Reformuar në Shqipëri më 1634. Në njërin nga relacionet e kohës thuhet se fretërit e Pëdhanës, Blinishtit e të tjerë i “stërvisnin fëmijët në punët e fesë, duke i mësuar të ishin të aftë në mësimin e shkronjave”, (shto faktin se “gjatë meshëve gjithnjë predikohej ndonjë gjë në gjuhën shqipe”), “ishin afërsisht pesëdhjetë fëmijë që mësonin me shkrue e me lexue… të cilët në pak kohë përparuen shumë në mësime… disa prej të cilëve, mbrëmjeve, në shtëpiat e tyre, u mësonin të vetëve shkrim e këndim. (P. Vinçens Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703, Ulqin-Tuz, 1999.) Përndryshe, po vërtetohej ajo që ipeshkvi i Durrësit, Gjon Kolesi, kishte paralajmëruar dhjetë vjet më parë, se prej shkollave që do të hapeshin do të dilte fryt i mirë i dijes për popullin. Thuhet se në bibliotekën françeskane ka ekzistuar dhe një fletore e shkruar nga një ish-nxënës i shkollës së Blinishtit e vitit 1639.



    Shkolla e Oroshit

    Vizitori Apostolik Shtjefën Gaspri, gjatë vizitës së tij në Orosh në vitin 1671, ndër të tjera përmend dhe shkollën me nxënës që mbahej nga prifti Dom Nikollë Vladani, i afërt i ipeshkvit të Lezhës. Nuk jepen të dhëna se kur ishte çelur ajo shkollë, sa nxënës kishte etj., por sidoqoftë i rëndësishëm është fakti se në mesin e shekullit XVII Oroshi kishte një shkollë të veten me nxënës ku shkruhej gjuha shqipe. Në një tjetër dokument përmendet se, më herët, më 1657 në Mirditë kemi një seminar me 12 nxënës që përgatiten të vazhdojnë studimet e larta në kolegjet italiane, një praktikë e njohur e kohës. Nuk thuhet se ku është ky seminar, por të gjithë gjasat janë të jetë fjala për shkollën e sipërthënë të Oroshit, pasi asokohe shpesh ky identifikonte Mirditën, ngaqë aty ishte kryekisha abaciale dhe selia princërore e Gjomarkajve. Në të mirë të vendpërcaktimit të këtij seminari të Mirditës, në Orosh, vjen dhe fakti që Nikollë Vladani ishte një emër i spikatur mësuesi të shqipes, i cili më 1675, bashkë me Pjetër Perlatin dëshmohet si mësues i shqipes në dioqezën e Lezhës, nga ku varej Abacia e Mirditës. Ky misionar në kohën kur mbahet Kuvendi i Arbnit me 1703 ishte Ipeshkëv i Lezhës, sipas Viçens Zmajeviçit, “më i afti dhe më inteligjenti në ipeshkvinjtë e tjerë”. (Ndue Dedaj, “Toka e katedraleve”, Tiranë 2006.) Janë po misionarët katolikë, me Abat Prend Doçin në prije, që rihapin shkollën e Oroshit më 1899, me mësues famullitarin Dom Zef Marashi, për të vazhduar me shkollën e Spaçit, Rrëshenit, Kashnjetit, Milotit, Selitës, Kthellës, Rranzës, me mësues gjithashtu priftërinjtë.



    Shkolla e Himarës

    “Shkolla e parë shqipe” mund të kërkohet dhe në një tjetër gjeografi rajonale nga ajo e mësipërme, në Jug të vendit. Kronikat thonë se në vitet 1628–1661, shkolla shqipe me germa latine u hap në Dhërmi të Himarës dhe më vonë edhe në disa qendra të tjera të krahinës. Ato u ngritën nga misionarët bazilianë, shumica e të cilëve ishin arbëreshë të Italisë së Jugut, të vendosur atje në vitin 1482. Kjo shkollë ka të bëjë me ndihmesën e bazilianëve për shkollim andej dhe këndej Adriatikut. Më parë, prej tyre kemi shkollën shqipe të Arbëreshëve të Italisë, ku “katekizmi i Lekë Matrëngës “E mbësuame e krishterë” (1592) ishte shkruar qëllimisht për t’u përdorur si tekst didaktik për mësimin e shqipes dhe besimit njëherësh te arbëreshët e Siçelisë.” (Kastriot Marku, “Shkolla e parë shqip e arbëreshëve të shekullit XVI, “Standard”, 2 mars 2015.) Lidhur me këtë vepër akademike, Gjovalin Shkurtaj shkruan se qysh prej saj, “nëpër ngulimet arbëreshe kanë parë dritë shumë vepra e vepërza, origjinale ose të përkthyera, në shqipen e variantit arbëresh të ngulimeve përkatëse”. (Gjovalin Shkurtaj, Ligjërimet arbëreshe, Tiranë 2006, f. 39.) Por të vijmë te shkolla e Himarës. Petro Marko, një nga korifenjtë e letrave shqipe, duke qëndruar në Francë dhe Itali, kishte hulumtuar dhe gjetur dokumente që vërtetonin dëshmitë e mësipërme për këtë shkollë. Prandaj historia e shkollave shqipe besohet se fillon me këto shkolla mesjetare, më shumë se 250 vjet përpara asaj të Petro Ninit dhe Papa Kristo Negovanit në Korçë. (Shih: Himara, Enciklopedia e lirë.)



    Shkolla e Stubllës së Karadakut

    Një kapitull më vete përbën shkolla e parë shqipe në Kosovë, aq më tepër se ajo është e shekullit XVI, afro gjysmëshekulli para shkollës së Kurbinit e Velës. Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore. Edhe atëherë kur persekutimi i arsimit shqip nga autoritetet osmane ishte i ngritur në sistem, në Stubëll, fshat i Malësisë së Karadakut, më 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, kur edhe kishte funksionuar shkolla e parë. (Isak Ahmeti, Stubëll, 11 maj 2004.) Kjo shkollë, siç shkruan edhe studiuesi i njohur Dhimitë S. Shuteriqi, ishte në formë kolegji, i rangut të një instituti të lartë, çfarë ishin zakonisht kolegjet fetare të asaj kohe në Europë, ku, përveç teologjisë, mësohej filozofia dhe studioheshin klasikët (shih: Dhimitër S. Shuteriqi, Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera, “Naim Frashëri”, Tiranë 1987, fq. 92). …Dhe vazhda e dituripërhapjes nuk ndalet. Në vendin e një qytetërimi të rrallë ballkanas, më 1744 u themelua në Voskopojë “Akademia e re”, e cila pati një ndikim të madh në zhvillimin e gjuhës shqipe.

  10. #9

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    “MËSONJËTORJA E KORÇËS”, E PARA? APO SHKOLLA E VELËS DHE E KURBINIT? …


    Duke marrë në analizë këtë traditë të vyer të katër shekujve më parë, shkencërisht dhe pa paragjykim, siç i ka hije një historiografie moderne, a nuk është me vend që “datëlindjen” e shkollës shqipe ta shtyjmë më përpara, në gjysmën e parë të shekullit XVII, te një shkollë në Velë, Kurbin a diku tjetër? A nuk përkon kjo jo vetëm me një të vërtetë historike të padiskutueshme, por përafrohet natyrshëm në kohë dhe me fillimet e letërsisë shqipe dhe të shqipes së shkruar? A nuk ishin të një rangu, të një lartësie historike, të një frymëzimi, të një misioni kishtar e kombëtar, si ata që shkruan librat e parë shqip, si ata që hapën shkollat e para shqipe në dioqezat e tyre? Të gjithë humanistë-ipeshkvij e meshtarë shqiptarë! A nuk është e udhës që një famulli malesh shqiptare, të shpallet në mënyrë simbolike si “akademia” e parë shqiptare e dijes? Le të jetë kjo në Tivar, Durrës, Tiranë, Vlorë, Mirditë, Shkodër, Elbasan, Ulqin, Karadak a Prizren. Duke shqyrtuar veprat e Matrëngës, Budit, Bardhit, Bogdanit (35 vepra, krejt a pjesërisht shqipe, të dala prej Propagandës Fide të Romës nga shkrimtarë shqiptarë) studiuesit kanë nënvizuar se kështu “ishte hedhur baza kulturore dhe ideore e një rilindjeje arbënore, e cila vërtet do të vononte të vinte, porse kishte të ardhme të sigurt. (Artan Shkreli, Propaganda Fide dhe Shqipëria, “Shqip”, 17 shtator 2006.)

    Këto kohë ka pasur zëra të shkruar e të pashkruar, për ta riparë datimin e së parës shkollë shqipe në vendin tonë, që sot për sot zyrtarisht e kemi në fundin e shekullit XIX, me Mësonjëtoren e Korçës të vitit 1887, natyrisht një gjurmë e shndritshme e veprës së Rilindësve tanë. Po a nuk janë rilindës dhe ata që i hapën ato shkolla dy shekuj e gjysmë para kësaj? A nuk na thotë i vyeri profesor Namik Resuli, studiuesi i njohur i letërsisë shqiptare, se “për klerikët shqiptarë Rilindja Kombëtare kish zënë fill, ndonëse fshehurazi, që nga dita kur Shqipëria u robërua përfundimisht nga turqit.” (S. Çapaliku, Prijës për gjeografinë dhe sociologjinë e letërsisë shqiptare, Tiranë 1997, f. 35.) Ishte e kuptueshme që kisha katolike, i vetmi “institucion shqiptar i mbetur në këmbë”, në rend të parë të asaj rilindjeje, quaje po deshe dhe arbënore, të kishte punët e diturisë, arsimit dhe edukimit. Ndaj, sipas logjikës më të thjeshtë, do të pyetej: si mundet ta pranosh gjuhën dhe letërsinë shqipe të asaj kohe për të parë, kurse shkollën e bërë po prej tyre të mos e marrësh si të parë? Pa u nisur thjesht nga aritmetika e shifrave, cili komb nuk do të ishte i lumtur po ta kishte shkollën e vet të parë të paktën 255 vjet më përpara asaj që e mban për të tillë, d.m.th. jo në vitin 1887, por dy shekuj e gjysmë më parë, në vitin 1632! (Ndue Dedaj, Toka e katedraleve, Tiranë 2006.)

    Kështu, “shkolla e parë shqipe”, në thelb s’ka të bëjë dhe aq me emrin Korçë apo Shkodër, Kurbin apo Velë, Stubëll apo Dhërmi, por me një koncept historik, atë të një Rilindjeje Shqiptare që fillon në shekullin XV dhe kulmon në shekullin XIX. Botimet dhe shkollat e para shqipe janë prirë e mbajtur gjallë nga ipeshkvijtë shqiptarë: Pal Engjëlli, Nikollë Mejkashi, Gjon Kolesi, Mark Skura, Frang Bardhi, Gjergj Bardhi, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Gjergj Uldanji, Nikollë Vladani, Shtjefën Gaspri, si dhe mësuesit: Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani, Dhimitër Dhërmiu, Fra Kerubini, Pater Karli, Dom Prenga i Troshanit, Dom Martin Bushalla i Durrësit, Dom Pjetër Perlati i Mirditës etj. Një traditë që vinte nga shekulli XV, me humanistët shqiptarë në Rilindjen Europiane, gjer profesorë në Universitetin e Padovas, si Gjon Gazulli etj. Por, pavarësisht shkrimeve sporadike të karakterit historik të autorëve të ndryshëm, me sa dimë askush ndër studiuesit nuk është ngulur me themel në ndriçimin e kësaj maratone shqiptare për diturinë.

    Shkollat e para fuqizohen me Kuvendin e Arbënit që mbahet në Mërqi të Lezhës, në kishën e Shën Kollit, me 14-15 janar 1703, me bekimin e Papa Klementit XI, me origjinë shqiptare, përkundër asimilimit otoman. Deri në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, nga Durrësi në Shkodër e Kosovë, kishte 21 shkolla fillore me nga 30 nxënës e në Prishtinë deri në 80. Fakti që dokumentet e Kuvendit të Arbnit u botuan si në latinisht si në shqip 300 vjet më parë, dëshmon se ishin të shumtë ata njerëz që dinin të shkruanin e lexonin shqipen që e kishin mësuar në shkollat ku ata ishin shkolluar. (Mehmet Elezi, artikull i cituar.) Në këtë kontekst, Mësonjëtorja e Korçës nuk zbehet aspak, si një shkollë shqipe historike, kombëtare, martire, qytetare, laike, përkundrazi ajo del më fort në pah si rithemeluese e një tradite arsimore shqiptare paraardhëse, e një etape të dytë të arsimit rilindës në Shqipëri, si dhe vetë shkrimtarët e shquar të Rilindjes ishin pasardhës të shkrimtarëve të letërsisë së vjetër, misionarë të fesë dhe të qytetërimit.

    Së fundi, a nuk ka ardhur koha që të ketë një qëndrim tjetër zyrtar ndaj këtyre shkollave të Mesjetës, jo vetëm nga njerëzit e letrave dhe të historisë, por dhe nga institucionet e shtetit shqiptar, posaçërisht Ministria e Arsimit dhe e Sportit? Nëse kisha katolike themeloi nëpër Europë universitetet e para si në Bolonja, Padova etj., këtu mundësitë ishin shumë më të kufizuara, por ama diçka e mirë ndodhi, një gjerdan shkollash të ulëta e deri të mesme u hapen. Por rrallë kemi vënë ndonjë pllakë aty ku ato kanë qenë. Ende në kokë kemi mendësinë ateiste se ato ishin “shkolla fetare”, lokale dhe si të tilla nuk ishin kombëtare?! Po kush mund të thotë se çfarë e bën më kombëtare “Mësonjëtoren e Korçës” se ato para saj? Në kuptimin e mësipërm, të ngushtë, a nuk ishte dhe ajo një shkollë Korçe? Por kombi kështu është bërë, me visarin kulturor, arsimor të të gjitha trevave shqiptare. Anatema “shkolla fetare” është e pakuptimtë, ajo i përket regjimit komunist, siç nuk qëndron dhe ndonjë kinse tjetër argument se atëherë nuk kishte alfabet shqip, por vetëm latinisht (?) E dinë dhe shkollarët fillestarë se alfabet shqip kishte të paktën qysh nga shekulli XV i Formulës së Pagëzimit.

  11. #10

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Kjo me poshte eshte bibliografia e perdorur per te hartuar materialin qe sapo postova

    At Donat Kurti, “Hylli i Dritës”, Shkodër, 1935

    Injac Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme, në shek. XVII, V. I, Tiranë 1963.

    Shefik Osmani, Shkolla e Kurbinit, Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985.

    Edwin Jasques, Shqiptarët, Tiranë 1995.

    Stefan Çapaliku, Prijës për gjeografinë dhe sociologjinë e letërsisë shqiptare”, Tiranë 1997.

    Vinçens Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703, Ulqin-Tuz, 1999.

    Zef Mirdita, Krishtenizmi ndër shqiptare, Zagreb, 1998.

    Gjovalin Shkurtaj, Ligjërimet arbëreshe, Tiranë 2006.

    Ndue Dedaj, “Toka e katedraleve”, Tiranë 1999 & ribotim 2006.

    Artan Shkreli, Propaganda Fide dhe Shqipëria, “Shqip”, 17 shtator 2006.

    Aurel Plasari, “Fenomeni Voskopojë”, Tiranë 2000.

    Mehmet Elezi, Shkolla e parë shqipe në Shkodër, “Bota sot”, 8 nëntor 2003.

    Isak Ahmeti, Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore, 11 maj 2004.

    Gian Luca Potestà, Giovanni Vian, Historia e krishterimit, Bolonja 2010 dhe Tiranë 2012.

    Dërguti, Dr. Sonila Boçi, Dr. Ledia Dushku, Historia, Tiranë, 2010.

    Gjon Marku, Kisha katolike dhe arsimi në Mirditë, “Shkodra në shekuj”, Shkodër.

    Kastriot Marku, Historiku i shkollës së Kurbinit, “Republika”, 30. 10. 2012.

    Kastriot Marku, “Shkolla e parë shqip e arbëreshëve të shekullit XVI, “Standard”, 2 mars 2015.

    Nikollë Loka, Zhvillimi i arsimit në Arbërinë mesjetare, “Dielli, 2012.

    Himara, Enciklopedia e lirë (online).

  12. #11

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ne keto shkolla nuk eshte mesuar shqip. Ata qe pretendojne se ne keto shkolla eshte mesuar shqip, ose genjejne, ose ekzagjerojne, ose nuk kane asnje prove historike qe te deshmoje se ne keto shkolla eshte mesuar shqip. Ne keto shkolla eshte mesuar latinisht, gjuha e Kishes, e mbase gjuhet e fuqive sponsorizuesve: gjermanishtja dhe italishtja.
    Shume e pasakte dhe e pabazuar ne fakte historike.


    “Një rol të rëndësishëm për këtë qëllim luajtën priftërinjtë katolikë shqiptarë, të cilët gjatë shekullit XVII hapën shumë shkolla fillore e të mesme në gjuhën shqipe; hartuan tekste shkollore, bënë përkthime të librave fetarë dhe hodhën themelet e letërsisë së shkruar shqipe”. (Menduh Dërguti, dr. Sonila Boçi, dr. Ledia Dushku, Historia, Tiranë, 2010, f. 38.)
    Studiuesit kanë vërejtur se “përveç shkrimit e leximit, aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. (Edwin Jasques, Shqiptarët, 1995, f. 313.

    Shkolla e Velës u hap nga ipeshkvi i Lezhës. “Aty nxënësve u mësohej gjuha shqipe.” (Historia e Letërsisë Shqiptare, Tiranë 1983, f. 14.)

    Mirdita është vendi ku shqipja u mësua të paktën nga shekulli XVII dhe ku u ruajtën trajta arkaike me vlerë për historinë dhe zhvillimin etimologjik të shqipes. (Gjon Marku, Mirdita-intervista I, 2002, f. 52.)

    Rëndësia e Shkollës së Velës dëshmohet dhe nga një Urdhëresë e Kuvendit të Arbërit (1703) që lëshohet posaçërisht për këtë shkollë dhe atë të Kurbinit, si dy shkollat kryesore të kohës. Kapitulli 5 i Koncilit Shqiptar “Mbi shkollën e Kurbinit dhe të Lezhës/Velës” porosit që nxënësit “pas përvetësimit të shkrim – këndimit, duhet të mësojnë njohuritë e para gramatikore (nënkupto: shqipe) dhe ato të gjuhës latine.” (P. Vinçens Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703, Ulqin-Tuz, 1999, f.127-128.)

    Studiuesi amerikan Edvin Zhak, në librin e tij “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”, shkruan: “Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe, u hap në Velë të Mirditës më 1632”

    “një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin po më 1632.” (Shih dhe Mehmet Elezi, Shkolla e Parë Shqipe në Shkodër, “Bota sot”, 8 nëntor 2003; Safet Hyseni: Histori e shkurtër e arsimit shqip, 10.09.2012.)

    Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) shkruhet: “Shkolla e Kurbinit. Një nga shkollat e para shqipe, e themeluar me 1632 në afërsi të Krujës, që i përkiste vilajetit të Shkodrës. Përveç leximit e shkrimit, aty jepej dhe mësimi i gramatikës. Përdoreshin si tekste mësimore edhe veprat e Frang Bardhit, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit e të ndonjë tjetri, në gjuhën shqipe. Pushtuesit osmanë e penguan veprimtarinë e saj derisa e mbyllën”. (Shefik Osmani – Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, f. 1021.)

    Shkolla e Shna Premtes së Kurbinit në Gallatë, u hap nga Ipeshkvi Gjon Kolesi dhe vazhdoi deri në vitin 1650, kur ipeshkvi i pasardhës i Arbnisë, Mark Skura, tashmë ishte mplakur dhe nuk mund ta mbronte nga sulmet dhe persekutimi otoman, siç i shkruan një kardinali të asaj kohe

    Ndonëse drejtimi i këtyre dy shkollave (Kurbinit dhe Velës) ka qenë formimi intelektual i klerit, prapëseprapë qëllimi i tyre ka qenë më i gjerë – arsimimi i popullsisë në përgjithësi, thekson akademik Zef Mirdita në citim dhe të dr. Fra. Andria Nikiç. Gjatë mesjetës, arsimi ka qenë dyfarësh: arsimi klerikal, pra, në suazën e teologjisë së bashku me lëndë të tjera të karakterit linguistik dhe filozofik, si dhe të arteve të lira, por dhe arsim laik i llojit shekullar. (Moikom Zeqo, Ndihmesë për arsimin në Shqipëri gjatë shekujve, “Mësuesi”, 24 maj 2000.)

    At Donat Kurti, në një studim të botuar në revistën “Hylli i Dritës”, më 1935, përmend disa nga shkollat e para,...Nuk kemi të bëjmë me një panoramë lokale, por me një arsimpërhapje strategjike, ani se kryesisht në arealin verior, nga ata misionarë që u kishin mësuar nxënësve për herë të parë shkrimin në gjuhën shqipe, po dhe që kishin përkthyer vetë nga latinishtja në shqipe. (P. Vinçens Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703, Ulqin-Tuz, 1999.)

    Më parë, prej tyre kemi shkollën shqipe të Arbëreshëve të Italisë, ku “katekizmi i Lekë Matrëngës “E mbësuame e krishterë” (1592) ishte shkruar qëllimisht për t’u përdorur si tekst didaktik për mësimin e shqipes dhe besimit njëherësh te arbëreshët e Siçelisë.” (Kastriot Marku, “Shkolla e parë shqip e arbëreshëve të shekullit XVI, “Standard”, 2 mars 2015.)

    Por të vijmë te shkolla e Himarës. Petro Marko, një nga korifenjtë e letrave shqipe, duke qëndruar në Francë dhe Itali, kishte hulumtuar dhe gjetur dokumente që vërtetonin dëshmitë e mësipërme për këtë shkollë. Prandaj historia e shkollave shqipe besohet se fillon me këto shkolla mesjetare, më shumë se 250 vjet përpara asaj të Petro Ninit dhe Papa Kristo Negovanit në Korçë. (Shih: Himara, Enciklopedia e lirë.)

    Etj etj etj... Spo llogaris me morine e informacionit qe sapo hodha ketu. Thjesht citova ato burime (te dokumentuara, studiuara dhe me kredenciale e jo llafe pazari apo bindje personale) qe i japin pergjigje shume here komenteve te tua. Pra ne thelb nuk jam une ai qe insiston per faktet historike. Jane faktet historike ato qe jane shume kokeforta dhe qe nuk duan tja dine as per insistimin tim per t'i paraqitur dhe as insistimin tend per t'i mohuar.

  13. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    E kupton dallimin mes hamendesive dhe fakteve historike? Sepse ti citon 10 studiues amatore te historise qe kane shkruar libra per kete ceshtje dhe dhe kane thene "mendohet se..." "besohet se..." dhe citojne njeri-tjetrin, nuk e ndryshon aspak te verteten: deri me sot nuk ekziston asnje fakt historik qe te provoje se ne keto shkolla eshte mesuar shqipja e shkruar. Dhe prova historike do te perbenin citimi i dokumentave nga arkiva te ndryshme, gjetja e abetarit te perdorur ne keto shkolla, gjetja e librave apo doreshkrimeve qe hedhin drite se si eshte shkruar shqipja qe mesohej ne keto shkolla. Keto jane fakte historike qe provojne qe ne nje shkolle te tille eshte mesuar shqip.

    Dhe ne shekuj, ka patur plot perpjekje per shkrimin e shqipes nga individe te ndryshem qe kane zgjedhur te shkruajne shqipen me germa latine, greke apo arabe. Dhe kjo nuk do te thote se gjuha qe ata kane shkruar, apo gjuha qe ata kane folur, eshte kjo e sotmja qe une e ti po perdorim per te komunikuar ne forum me njeri-tjetrin. Perbejne thjeshte prova se perpjekjet per shkrimin e shqipes kane qene te hershme, pavaresisht se te gjitha keto deshtuan.

    Albo

  14. #13

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Po mire une qe citokam 10 studiues amatore te historise, po ti kujt i referohesh ne daklaratat e tua? Kujt historie e kujt historianesh ja dedikon burimin e informacioneve qe ke?

    Une te pakten te solla me dhjetra burime referenciale lehtesisht te verifikueshme ndersa ti gjykon ata qe kane historine si profesion si amatore e sharlatane. A e kupton absurditetin ku e fut veten?

  15. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Po mire une qe citokam 10 studiues amatore te historise, po ti kujt i referohesh ne daklaratat e tua? Kujt historie e kujt historianesh ja dedikon burimin e informacioneve qe ke?

    Une te pakten te solla me dhjetra burime referenciale lehtesisht te verifikueshme ndersa ti gjykon ata qe kane historine si profesion si amatore e sharlatane. A e kupton absurditetin ku e fut veten?
    Referencat e librave nuk perbejne FAKTE HISTORIKE. Sepse dikush hedh nje mendim apo ide ne nje liber qe boton vete, nuk do te thote se qe nga ai moment u be FAKT historik. Sepse 20 te tjere dalin e citojne ate referencen ne librin e atij te parit, kjo perseri, nuk e ben ate te vertete. Fakt historik eshte nje dokument i servirur nga koha ne te cilen behet fjale, qe mund te preket, lexohet, studiohet e riprodhohet nga te gjithe studiuesit e tjere.

    Kujt i referohem une ne ate qe shkruajta me lart?

    - Prof. Dr. Stavro Skendi "Rizgjimi Kombetar" ("Albanian National Awakening") (i vetmi historian i mirefillte shqiptar i shekullit te XX)
    - Kujtimet e Ismail Bej Vlores (shkruar ne anglisht perkthyer tani se fundmi edhe ne shqip)
    - Kujtimet e Eqrem Bej Vlores (te cilat mund ti lexosh ne forum - Eqrem Vlora ishte njeriu i austriakeve ne Shqiperi)
    - Noel Malcom - "Kosova, nje histori e shkurter", (Kosovo a short story)
    - Relacionet e Pjeter Budit qe i dergonte Papes te cilat i gjen edhe ne forum ne anglisht.
    - Te gjithe autoret qe kane shkruajtur per historine e mesjetes shqiptare, Gjergj Kastriotit, ku Oliver Schmitt jep perspektiven afer realitetit te kohes se kushdo tjeter.
    - Historia e tradites kishtare, romano-katolike edhe orthodhokse, dhe perplasjet mes tyre.
    - Libri "Despotati i Epirit" nga Donal M. Nichols qe eshte shkruar ne vitet 1940 dhe eshte ribotuar tani se fundmi perseri dhe e gjen ketu.
    ...
    ...

    Ajo qe ti nuk kupton eshte se barra e proves per te provuar nje teze si te vertete, bie mbi ata qe e bejne e mbrojne nje teze te tille. Per aq kohe sa nuk ka dale ne drite nje fakt historik i prekshem qe e verteton kete teze, te gjithe studiuesit serioze te historise nuk kane se si te pranojne kete teze si te vertete. Ky eshte parimi me te cilin punon historia si shkence. Prandaj te takon ty qe beson ate qe ke sjelle me lart si te vertete qe te na tregosh faktet historike, e jo mua e kujtdo tjeter.

    Albo

  16. #15

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Une t'i solla faktet. Ato jane percjelle nga studiuesit qe une citova. Une skam jetuar ne ate periudhe kohore sic nuk ke jetuar as ti. Pra te dy i referohemi burimeve studimore e shkencore. Ndryshimi eshte qe me nje absurditet te vertete llogjik, ato qe sjell une jane biased ndersa ato te tuat (sipas teje) na qenkan e verteta absolute. Tjetra, te lexoj te thuash shpesh jo te mesosh, jo te kuptosh... Albo, kur te mbarosh ndonje universitet per histori atehere hajde e me jep mua keshilla sesi funksionon historia apo cfare metodologjie perdoret per te ndjekur historine.


    - Historia e tradites kishtare, romano-katolike edhe orthodhokse, dhe perplasjet mes tyre.
    Kjo eshte thembra e Akilit per ty. Si mund te vazhdohet e te flitet me ty kur duket qarte se logical fallacy qe ti ke nuk te le te shohesh me larg se hunda jote?

  17. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Une t'i solla faktet. Ato jane percjelle nga studiuesit qe une citova. Une skam jetuar ne ate periudhe kohore sic nuk ke jetuar as ti. Pra te dy i referohemi burimeve studimore e shkencore. Ndryshimi eshte qe me nje absurditet te vertete llogjik, ato qe sjell une jane biased ndersa ato te tuat (sipas teje) na qenkan e verteta absolute. Tjetra, te lexoj te thuash shpesh jo te mesosh, jo te kuptosh... Albo, kur te mbarosh ndonje universitet per histori atehere hajde e me jep mua keshilla sesi funksionon historia apo cfare metodologjie perdoret per te ndjekur historine.

    Kjo eshte thembra e Akilit per ty. Si mund te vazhdohet e te flitet me ty kur duket qarte se logical fallacy qe ti ke nuk te le te shohesh me larg se hunda jote?
    1. Une nuk po "shes te verteta", ti po shet e insiston ne te verteta te paqena. Une po te bej te qarte se cila eshte metodologjia per te dale tek e verteta historike. Po ta kishe te qarte kete gje, nuk do beje gabime te tilla trashanike.

    2. Eshte thembra ime e Akilit, apo eshte gozhda e ndryshkur komuniste ne trurin tend qe e shperfill e anashkalon historine kishtare, edhe pse vete na ke sjelle ne kete forum e ne kete teme nje ceshtje qe ka kryekeput te beje me fene e historine e Kishes? A nuk je duke folur per shkolla qe jane menaxhuar nga murgj romano-katolike qe punonin per llogari te Vatikanit mes shqiptareve? Atehere si mund te pretendosh se je duke dale me te verteta historike, kur ti as e merr mundimin ta lexosh, kuptosh, interpretosh historine kishtare, qofte kjo e Vatikanit apo e kishave te tjera?

    Albo

  18. #17

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Asnjehere nuk deklarova qe shkollat nuk kishin karakter fetar.

    Asnjehere nuk mohova faktin qe qellimi ishte ruajtja dhe perhapja e katolicizmit.

    Asnjehere nuk thashe qe ata qe u perpoqen per hapjen e ketyre shkollave si dhe bene mesimdhenien nuk ishin prifterinj apo murgjer.

    Asnjehere nuk mohova qe keta misionare punonin per llogari te Vatikanit.

    Pra nuk kam sesi te bej interpretime fetare (sipas arsyetimit tend) kur nuk e shoh objektin e diskutimit si fetar. U mora vetem me anen e hapjes se shkollave dhe mesimit te gjuhes shqipe. Dhe duam apo nuk duam, na pelqen apo nuk na pelqen, ato shkolla jane hapur, aty eshte mesuar shkrim e kendim i shqipes, pavaresisht se kush i hapi, me cfare prapavije e direktive dhe se si ndikoi kjo ne raportet me fete e tjera.



    p.s. Ti vazhdon te insistosh qe tema qe solla une ka te beje me fene e me kishen kur une ta bera te qarte me se njehere qe temen e hapa tek Gjuha Shqipe per te trajtuar faktin e gjuhes dhe mesimdhenies e saj, jo anen fetare. Nuk eshte faji im qe ti e sheh cdo gje nen lupen e fese. Kur une te them qe, zoteri skam pune me fene ne kete teme por po flas per gjuhen shqipe e shkolla shqipe e ti vazhdon e ngul kembe tek feja atehere une s'kam sesi ta gjej gjuhen e debatit me ty.

  19. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Referencat e librave nuk perbejne FAKTE HISTORIKE. Sepse dikush hedh nje mendim apo ide ne nje liber qe boton vete, nuk do te thote se qe nga ai moment u be FAKT historik. Sepse 20 te tjere dalin e citojne ate referencen ne librin e atij te parit, kjo perseri, nuk e ben ate te vertete. Fakt historik eshte nje dokument i servirur nga koha ne te cilen behet fjale, qe mund te preket, lexohet, studiohet e riprodhohet nga te gjithe studiuesit e tjere.


    Albo
    Albo, po këngët dhe vjershat e trashëguara brez pas brezi, a mund të meren si refernca historike ?! Ose thjeshtë si objekt studimi duke u bazuar mbi to. Psh: Këto rrjeshtat janë shumë domethënëse. Në janë të vërteta apo jo, mbetet për të hedhur dritë pastaj duke i studiuar në ç'kohë e vënd janë thurur (gjithnjë nëse do ketë mundësi apo piknisje studimi nga histroianët http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3803058

  20. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Albo, po këngët dhe vjershat e trashëguara brez pas brezi, a mund të meren si refernca historike ?! Ose thjeshtë si objekt studimi duke u bazuar mbi to. Psh: Këto rrjeshtat janë shumë domethënëse. Në janë të vërteta apo jo, mbetet për të hedhur dritë pastaj duke i studiuar në ç'kohë e vënd janë thurur (gjithnjë nëse do ketë mundësi apo piknisje studimi nga histroianët http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3803058
    Nuk behet fjale per shqipen e folur, behet fjale per shqipen e shkruar. Askush nuk e ve ne dyshim qe shqipja eshte folur heret nga banoret e ketyre trevave. Ajo qe eshte e diskutueshme eshte se kur eshte shkruajtur per here te pare shqipja. Pasuria folklorike e ketyre trevave, kenget e vallet qe kane dale ne momente te ndryshme te historise, merren ne konsiderate vetem per te krijuar nje njohje me te mire te gjurmeve qe nje ngjarje ka lene ne vetedijen e nje populli, por ato nuk perbejne detyrimisht fakte historike.

    Kuptohet, ata qe i bene pretendime te tilla, as qe u behet vone per dallimin mes te dyjave, gjuhes se folur dhe te shkruar.

    Albo

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Sayan2003 (27-08-2015)

  22. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Shkolla E Parë Shqipë Në Shkodër Në Vitin 1638

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nuk behet fjale per shqipen e folur, behet fjale per shqipen e shkruar. Askush nuk e ve ne dyshim qe shqipja eshte folur heret nga banoret e ketyre trevave. Ajo qe eshte e diskutueshme eshte se kur eshte shkruajtur per here te pare shqipja. Pasuria folklorike e ketyre trevave, kenget e vallet qe kane dale ne momente te ndryshme te historise, merren ne konsiderate vetem per te krijuar nje njohje me te mire te gjurmeve qe nje ngjarje ka lene ne vetedijen e nje populli, por ato nuk perbejne detyrimisht fakte historike.

    Kuptohet, ata qe i bene pretendime te tilla, as qe u behet vone per dallimin mes te dyjave, gjuhes se folur dhe te shkruar.

    Albo
    Nuk më paske kuptuar.!! Lexoji vargjet se e kam fjalën për përmbajtjen e tyre të cilat flasin më shumë se shkronjat e hedhura në letër.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •