Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane
Nëse ju fshihet qytetërimin juaj, ju do të shihni të tjerët të përparojnë përpara jush në risi teknologjike, thotë kryetari, Rexhep Erdogan.
Mësimi i gjuhës osmane është një domosdoshmëri për gjenerata e ardhshme për të riparuar lidhjet tona të dëmtuara me qytetërimin paraardhësve tanë, tha të premten, Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Në një fjalim në një pritje të bërë për nder të kaligrafistit turk, Hasan Çelebi, Erdogani e kritikoi opozitën mbi një projekt-ligj të ri i cili propozon të bëj gjuhën osmane një lëndë të detyrueshme në shkollat e mesme.
"A ka ndonjë komb tjetër i cili nuk mund të lexojë gjuhën qytetërimit të vet që bazohet në të?" Pyeti Erdogani.
"Numri aktual i atyre që kanë njohuri të gjuhës osmane nuk është i mjaftueshëm për ne. Askush nuk duhet të ketë shqetësime në lidhje me mësimdhënien dhe të mësuarit e epokës Osmane-Turke," tha ai.
"Ringjallja e Epokës Osmane-Turke nuk është një çështje ideologjike, siç pretendon opozita, por më tepër një temë për të cilën gjithë kombi turk duhet të bashkohet, " tha Erdogani.
"Ata thonë se ne po diskutojmë për Osmanët, ndërsa të tjerët janë duke studiuar hapësirën. Por nëse ju fshihet qytetërimin juaj, ju do të shihni të tjerët të avancojnë përpara jush, duke shkuar në hapësirë, etj," tha Erdogan.
Presidenti turk foli edhe për "kufijtë artificial" të krijuar, dhe "territore të reja që do të kolonizohen" nga Perëndimi në vijim të Luftës së Parë Botërore
"Asnjë prej këtyre proceseve historike nuk bëri më shumë dëme siç bën proceset që preken gjuhën dhe kulturën," tha presidenti.
"Përkundër të gjitha këtyre sulmeve në të kaluarën, gjuha arabe, osmane, kurde dhe turke janë ende gjallë. Dëmtimi i gjuhës tonë do të shërohet nga brezi i ardhshëm," shtoi ai.
Sugjerimi për studimin e detyrueshëm të gjuhës osmane në shkollat e mesme është bërë në Këshillin e 19-të të Arsimit Kombëtar të Turqisë, më 5 Dhjetor 2014.
Populli turk ka përdorur një numër të alfabeteve të ndryshme gjatë gjithë historisë, duke përfshirë alfabetin arab pasi ata e pranuan Islamin.
Më vonë, intelektualët osman të periudhës së fundit, përfshirë Abdul Hamidin e Dytë, Sulltani i 34-të i Perandorisë Osmane, sugjeroi që alfabeti duhet të përmirësohet për të bërë leximin dhe shkrimin më të lehtë.
Në vitin 1928, Mustafa Kemal Ataturk, themelues i Republikës Turke, paraqiti 29 shkronjat e alfabetin aktual turk duke e zëvendësuar alfabetin e mëparshëm perso-arab. Alfabeti i gjuhës turke, i pranishëm, që përdorët sot, është një alfabet që rrjedh nga alfabeti Latin.
Përdorimi i alfabetit të ri, i alfabetit Latin, ishte bërë i detyrueshëm në të gjithë komunikimin publik.
Zëvendësimi i alfabetit, nga alfabeti arab në alfabeti latin u mbrojt me arsyetimin se alfabeti arab nuk ishte i përshtatshëm për fonologjinë autentike turke, por disa thonë se ndryshimi shkaktoi shkëputje, ndërprerje tek turqit nga trashëgimia letrare e epokës osmane.
Burimi: World Bulletin
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
================================================== ====
Krijoni Kontakt