Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane

    Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane


    Nëse ju fshihet qytetërimin juaj, ju do të shihni të tjerët të përparojnë përpara jush në risi teknologjike, thotë kryetari, Rexhep Erdogan.
    Mësimi i gjuhës osmane është një domosdoshmëri për gjenerata e ardhshme për të riparuar lidhjet tona të dëmtuara me qytetërimin paraardhësve tanë, tha të premten, Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
    Në një fjalim në një pritje të bërë për nder të kaligrafistit turk, Hasan Çelebi, Erdogani e kritikoi opozitën mbi një projekt-ligj të ri i cili propozon të bëj gjuhën osmane një lëndë të detyrueshme në shkollat e mesme.
    "A ka ndonjë komb tjetër i cili nuk mund të lexojë gjuhën qytetërimit të vet që bazohet në të?" Pyeti Erdogani.
    "Numri aktual i atyre që kanë njohuri të gjuhës osmane nuk është i mjaftueshëm për ne. Askush nuk duhet të ketë shqetësime në lidhje me mësimdhënien dhe të mësuarit e epokës Osmane-Turke," tha ai.
    "Ringjallja e Epokës Osmane-Turke nuk është një çështje ideologjike, siç pretendon opozita, por më tepër një temë për të cilën gjithë kombi turk duhet të bashkohet, " tha Erdogani.
    "Ata thonë se ne po diskutojmë për Osmanët, ndërsa të tjerët janë duke studiuar hapësirën. Por nëse ju fshihet qytetërimin juaj, ju do të shihni të tjerët të avancojnë përpara jush, duke shkuar në hapësirë, etj," tha Erdogan.
    Presidenti turk foli edhe për "kufijtë artificial" të krijuar, dhe "territore të reja që do të kolonizohen" nga Perëndimi në vijim të Luftës së Parë Botërore
    "Asnjë prej këtyre proceseve historike nuk bëri më shumë dëme siç bën proceset që preken gjuhën dhe kulturën," tha presidenti.
    "Përkundër të gjitha këtyre sulmeve në të kaluarën, gjuha arabe, osmane, kurde dhe turke janë ende gjallë. Dëmtimi i gjuhës tonë do të shërohet nga brezi i ardhshëm," shtoi ai.
    Sugjerimi për studimin e detyrueshëm të gjuhës osmane në shkollat e mesme është bërë në Këshillin e 19-të të Arsimit Kombëtar të Turqisë, më 5 Dhjetor 2014.
    Populli turk ka përdorur një numër të alfabeteve të ndryshme gjatë gjithë historisë, duke përfshirë alfabetin arab pasi ata e pranuan Islamin.
    Më vonë, intelektualët osman të periudhës së fundit, përfshirë Abdul Hamidin e Dytë, Sulltani i 34-të i Perandorisë Osmane, sugjeroi që alfabeti duhet të përmirësohet për të bërë leximin dhe shkrimin më të lehtë.
    Në vitin 1928, Mustafa Kemal Ataturk, themelues i Republikës Turke, paraqiti 29 shkronjat e alfabetin aktual turk duke e zëvendësuar alfabetin e mëparshëm perso-arab. Alfabeti i gjuhës turke, i pranishëm, që përdorët sot, është një alfabet që rrjedh nga alfabeti Latin.
    Përdorimi i alfabetit të ri, i alfabetit Latin, ishte bërë i detyrueshëm në të gjithë komunikimin publik.
    Zëvendësimi i alfabetit, nga alfabeti arab në alfabeti latin u mbrojt me arsyetimin se alfabeti arab nuk ishte i përshtatshëm për fonologjinë autentike turke, por disa thonë se ndryshimi shkaktoi shkëputje, ndërprerje tek turqit nga trashëgimia letrare e epokës osmane.

    Burimi: World Bulletin
    Përktheu nga anglishtja:
    Mexhid Yvejsi, Gjakovë

    ================================================== ====

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane

    Bravo erdogani. Un them te behet nje gjuhe e dyte edhe ne Shqiperi.

  3. #3

    Për: Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane

    Clidhje ka Erdogani dhe gjuha osmane me nenforumin e muslimaneve?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane

    Ka lidhje me muslimanet e flakte qe nuk kane asnje ndjenje kombetare,keta (aka Mexhid Yvejzi) jane neootoman dhe filoturq.
    Erdoganin e llogarisin si nje sulltan te ri qe ka te drejte te intervenoj ne Ballkan (lexo te NE),dhe mbas ketij hapi sjellin lajme me porosi nga Stambolli qe gjuha osmane nuk duhet harruar ndersa qellimi i vertet eshte qe gjuhe e sotme turke te jete e detyrueshme ne shkollat fillore dhe te mesme te shqiptareve ... permendin argumentin,"pajjjj ne shkollat tona mesohet si e obligueshme gjuha angleze,cka ben dem te hyje edhe gjuha turke..." cirren duke thene.
    Kjo eshte prapavija e kesaj teme.
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Për: Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane

    Gjuha osmane ka qene gjuha kryesore ne doreshkrimet islame per me teper se 600 vite. Mesimi i gjuhes osmane ka rendesi te vecante per rikthimin e islamit tradicional ne ballkan e gjetke larg influences se vehabizmit arab.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Për: Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane

    Përshëndetje, Semiku, "Perandoria Osmane dhe kultura e saj ka luajtur një rol të madh në formësimin e Lindjen e Mesme dhe në botë. Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë një departament të Studimeve Osmane në institutin tonë".
    -Dr. Joseph H.H. Weiler, Drejtor i Institutit të Universitetit Europian

  7. #7

    Për: Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane

    Citim Postuar më parë nga elijsa Lexo Postimin
    Gjuha osmane ka qene gjuha kryesore ne doreshkrimet islame per me teper se 600 vite. Mesimi i gjuhes osmane ka rendesi te vecante per rikthimin e islamit tradicional ne ballkan e gjetke larg influences se vehabizmit arab.
    Nuk ka islam tradicional ne ballkan. Nuk eshte fare feja e ketij gadishulli po nje importim dhe detyrim me dhune. Osmanet dhe vahabinjte nuk kane ndonje ndryshim te madh. Te dy sollen fene qe deshen dhe me menyrat qe deshen.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138

    Për: Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Nuk ka islam tradicional ne ballkan. Nuk eshte fare feja e ketij gadishulli po nje importim dhe detyrim me dhune. Osmanet dhe vahabinjte nuk kane ndonje ndryshim te madh. Te dy sollen fene qe deshen dhe me menyrat qe deshen.
    Si shqiptar qe je nuk duhet te biesh ne gracken e grekeve dhe serbeve te cilet ti i ke cituar me thenien se nuk ka islam tradicional ne ballkan. Ballkani njihet si vendi me muslimanet me paqesore ne rang global. Historia moderne njeh masakra dhe terrorizem te krishtere ortodoks ne ballkan por kurrsesi islam.

    Osmanet ndryshojne shume prej vehabinjve. Mund te lexosh me bollek literature ne gjuhen angleze se sa paqesore kane qene osmanllinjte ndaj te krishtereve. Stambolli edhe ne periudhen me te arte te tij nuk sherbeu kurre si qender e islamizmit por si qender e ortodoksizmit boterore. Dhe dicka tjeter te kesh parasysh qe feja eshte dicka shpirterore qe nuk imponohet kurre me dhune.

  9. #9

    Për: Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane

    E perseris, ska islam tradicional sepse islami nuk ishte pjese e Ballkanit. Osmanet ne fakt mire e ke ti, ndryshojne nga vehabinjte sepse keta te fundit kane marre ca injorante dhe i kane mesuar per hoxhe ndersa Osmanet na shkaterruan cdo gje dhe na vrane, prene e dogjen per 500 vjet. Ketu te jap te drejte.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    jarigas (20-12-2014)

  11. #10
    Nuk ka faj pasqyra kur e Maska e Renato196
    Anëtarësuar
    12-11-2010
    Vendndodhja
    Shqiperi Elbasan
    Postime
    47

    Për: Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    Ka lidhje me muslimanet e flakte qe nuk kane asnje ndjenje kombetare,keta (aka Mexhid Yvejzi) jane neootoman dhe filoturq.
    Erdoganin e llogarisin si nje sulltan te ri qe ka te drejte te intervenoj ne Ballkan (lexo te NE),dhe mbas ketij hapi sjellin lajme me porosi nga Stambolli qe gjuha osmane nuk duhet harruar ndersa qellimi i vertet eshte qe gjuhe e sotme turke te jete e detyrueshme ne shkollat fillore dhe te mesme te shqiptareve ... permendin argumentin,"pajjjj ne shkollat tona mesohet si e obligueshme gjuha angleze,cka ben dem te hyje edhe gjuha turke..." cirren duke thene.
    Kjo eshte prapavija e kesaj teme.
    INJORANCA NUK ESHTE ARGUMENT. Merr e meso me mire historine e botes, e mos u merr me cdo shkrim qe postohet kinse je i ditur.

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane

    Citim Postuar më parë nga Mexhid Yvejsi Lexo Postimin
    Përshëndetje, Semiku, "Perandoria Osmane dhe kultura e saj ka luajtur një rol të madh në formësimin e Lindjen e Mesme dhe në botë. Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë një departament të Studimeve Osmane në institutin tonë".
    -Dr. Joseph H.H. Weiler, Drejtor i Institutit të Universitetit Europian
    Mire per kete Weilerin,pra duhet qe gjuha e vjeter otomane te jete problem i akademikeve.Pyetja qe te parashtrua me larte eshte " Cka ka lidhje kujdesi ndaj gjuhes otomane ne nje forum ku duhet te kete tema religjioze nga aspekti i Islamit ?"
    Ketu sipas logjikes duhet te hapen tema dhe te bisedohet per gjera fetare,nga aspekti i Islamit.
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  13. #12
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Erdogani për rëndësinë e mësimit të gjuhës osmane

    Citim Postuar më parë nga Renato196 Lexo Postimin
    INJORANCA NUK ESHTE ARGUMENT. Merr e meso me mire historine e botes, e mos u merr me cdo shkrim qe postohet kinse je i ditur.
    Kush e mohon qe P.O nuk ka luajtur ndonje rol ne histori ? Per cka shkruan TI,apo problemi eshte qe ju elbasanasit jeni nostalgjik per mongolet ,sepse ATA ja formuan qytetin qe e keni sot
    Problemi qe qe tema ka karakter filologjik,e jo fetare !
    Rri qetë dhe fol Shqip !

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •