Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 127
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    problemi eshte se saliu e mesoj keq miletin me amnistira fiskale cdo vit ai u falte borxhet njerzve qe nuk paguanin sidomos elektoratit te vet. nuk eshte fukaralleku qe i detyron njerzit te mos paguajne dritat por njerzit sidomos keta nga veriu jane mesuar qyl per kete pjese te popullates na bie barra ne qe jemi te rregullt me pagesat e faturave

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ulne për postimin:

    xfiles (14-01-2014)

  3. #22
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Abuzimet me energjinë elektrike në Shqipëri

    http://24-ore.com/thumbnail.php?file...article_medium


    Humbjet e energjisë në rrjet kanë shkuar mbi 50 për qind dhe autoritetet po mendojnë që të forcojnë ndëshkimet kundër abuzuesve

    Drejtuesit e Qarkut të Tiranës krijuan sot njësinë e posaçme kundër abuzimeve me energjinë elektrike dhe mospagimi e faturave të saj. Vjedhja dhe mospagimi i energjisë është bërë shqetësim kryesor për ekonominë. Ministri Damian Gjiknuri deklaroi në një takim me përfaqësuesit e pushtetit vendor të kryeqytetit, se gjysma e energjisë elektrike humbet në rrjet nga vjedhjet dhe abuzimet, një pjesë tjetër që faturohet nuk paguhet, ndaj njësia e posaçme është ngritur në një periudhë kritike për të ndryshuar gjendjen.

    Ministri Gjiknuri tha se arkëtimet po rriten, por cështja më delikate është vjedhja. Sipas tij, janë vënë në pikëpyetje të gjitha investimet në fushën energjisë, sepse prodhohet me sakrifica një mall që vidhet masivisht, dhe vendi po e vuan këtë abuzim dhe mund ta vuajë akoma më tej nëse nuk ndryshon gjendja. Ndëshkimet, sipas ministrit Gjiknuri, po nisin nga shpërdoruesit dhe abuzuesit e mëdhenj e me radhë tek të tjerët, jo më me gjoba por me burgim.



    Nga drejtuesit e rinj gjendja vlerësohet si e mjerueshme, me abuzim dhe korrupsion të trashëguar. Ata kanë thirrur në ndihmë policinë, prokurorinë dhe gjykatat, që të dënojnë realisht vjedhësit e energjisë, qofshin biznese të mëdha, të mesme, të vogla dhe qytetarë të thjeshtë



    Drejtuesit e qarkut kërkuan që të gjithë nëpunësit e administratës të paguajnë faturat e energjisë elektrike, përndryshe mund të largohen nga puna. Po ashtu edhe qeveria ka nisur shlyerjen e borxheve të vjetra të institucioneve ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Drejtuesit pohuan se nuk do të ketë më amnisti për faturat e papaguara, sic ka ndodhur vite të tjera.



    Energjia e hidrocentraleve vendase nuk mjafton, Shqipëria blen energji elektrike nga jashtë, rrjeti është i dëmtuar në një pjesë të konsiderueshme nga ndërhyrjet e paligjshme, megjithatë shteti po mundohet të pandryshuar çmimin e energjisë për popullatën, në këto kohë të vështirë krize ekonomike.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #23
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Gjiknuri taks-forcë për mbledhjen e debiteve në Durrës: Janë 100 mln



    Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri deklaron se 100 milionë dollarë është debiti i papaguar nga mungesa e arkëtimeve dhe vjedhja e energjisë elektrike në qytetin e Durrësit. Një fenomen sheqetësues në të gjithë vendin.

    Nga Durrësi ku mori pjesë në krijimin e grupit të task-forcës për mbledhjen e debive të papaguara të energjisë elektrike, Ministri i Energjisë dhe Industrisë kërkoi krijimin e hartave të zonave që kanë lidhje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike.

    Sipas Gjiknurit faturat e papaguara duhet të trajtohen si titull ekzekutiv njësoj si tatimet, ndërsa kërkoi ndihmën e gjykatave në këtë proces.

    Në të njëtën linjë me ministrin ishte edhe zv ministri Niko Peleshi. gjithashtu i pranishëm në këtë takim.

    Grupi i task-forcës për mbledhjen e faturave të papaguara të energjisë do të udhehiqet nga prefekti, ndërsa pjesë e tij do jenë drejtuesit vendore të policisë, prokurorisë si dhe të task-forcës.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Gjiknuri taks-forcë për mbledhjen e debiteve në Durrës:Janë 100 mln $-24ore.com

    duhet ta bejne. nuk kemi pse paguajme ne te tjeret per ata qe nuk meritojne te kene drita.

  6. #25
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Gjiknuri taks-forcë për mbledhjen e debiteve në Durrës:Janë 100 mln $-24ore.com

    Kesaj i thon te hysh ne lufte dhe sherr me trecerekun e popullsise.
    Nuk besoj qe robt te kene leke te paguajne komplet borxhin me nje dore.
    Energjia duhet te ofroje plan pagese me keste mujore
    Supozojmenje familjeka 3 mije euro energji te pa paguar
    Atehere Energjetika duhet ti ofroje kesaj familje plan qe familja te paguaje
    100 euro cdo muaj deri sa te arrihet shifra 3 mije Euro.
    I bie qe gjithe sasia te paguhet per30 muaj(2 vjet e gjysem).
    Po tja kerkosh familjes pagesen 3mije euro me nje dore
    menjehere nuk besoj qe do paguaj ndonje familje ashtu
    dhe plani i mbledhjes se lekeve te elektrikut do deshtoje.
    Ti si minister mund ti cosh familjet ne gjykata
    Gjykata do te te japi te drejte dhe do dale me vendim
    qe X familje te paguaje faturen 3 mije euro.
    Familja do thote ,dakort jemi qe ta paguajme ,por skemi leke
    te paguajme.Cfare do i besh?????Gjykata dha vendim
    te paguhet,por familja thote s'ka leke te paguaje.
    Atehere si i behet?Do e futesh ne burg kryefamiljarin per delikuence?
    Kjo nuk te zgjidh problemin e faturave ty si shtet.
    Ti si shtet do leket dhe jo te futesh ne burg kryefamiljare per fatura te papaguara.
    Nqs do vazhdosh me praktiken e futjeve ne burg te delikuenteve cfare do ndodhe?
    Ato do plotesojne afatin e burgimit dhe kur te dalin nga burgu perseri nuk do paguajne nga inati
    qe i fute ne burg.Shteti ne kete rast jo vetem qe leket e faturave nuk i mori,por harxhoi
    para nga buxheti i shtetit,fondi i taksave per te mbajtur keto te burgosur me ushqim,elektrik,lol,fjetje tv ne burg etj.
    Dhe kush paguan per kete?Taksa paguesit,punonjesit shqiptare.
    E vetmja zgjidhje e mundshme eshte pagesa me keste me sasi te vogla ne euro cdo muaj,nga familjet qe kane fatura te pa paguara.
    pa e renduar as shkaterruar buxhetin e familjeve shqiptare.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #26
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    ti kapin qe cke me ate pune....se ne buxhetoret i paguajme kokerr me kokerr....apo sjane te majme faturat dhe rrogat i dini vet ju si jane...
    "Më e mira është armike e së mirës"

  8. #27

    Për: Rama: Të kapim hajdutët e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Kush u lodh dhe djersiti per ate energji te krijuar.
    Askush.Energjine e krijoi rrjedha e lumit,varja.
    Rama duhet te beje nje falje totale,per te gjithe 94% e familjeve
    te borxheve te vjetra,faturave te pa paguara dhe ta filloje
    Shkurtin clean dhe me rregull te forte ne administrim energjie,faturizim
    dhe kollektim.Kush nuk paguan ta rrasin ne burg per disa muaj.
    Burg te rende per ato qe fusin duart bejne tampering me transformatoret,
    fusin duart ne sahatet elektrike per te ulur kilowatet si dhe per ato qe vjedhin duke bere lidhje, instalime ilegale ne shtylla
    dhe transformatore per te mos paguar.
    Jam dakort qe tu falen borxhet, por me kusht qe edhe tu kthehen leket atyre qe kane paguar rregullisht gjate te njejtes periudhe.

  9. #28
    i/e regjistruar Maska e sadmadman
    Anëtarësuar
    13-06-2009
    Postime
    51

    Qeveria e Rilindjes: Policia të kapi e futi në burg për 3 vjet vjedhësit e energjisë


    RAMA ULTIMATUM VJEDHËSVE TË ENERGJISË: 5 DITË KOHË, NËSE S’DONI BURGUN
    Kreu i qeverisë, Edi Rama, e ka nisur këtë të mërkure me një ultimatum ndaj të gjithë vjedhësve të energjisë elektrike.

    5 ditë kohë ka lënë Kryeministri për të gjithë shkelësit që duan të jenë në rregull me ligjin e shtetin dhe s’duan të përfundojnë në qelitë e burgut.

    Përmes një postimi në fb, Rama nënvizon se me planin special kundër vjedhjes së energjisë të gjithë do të marrin dënimin e merituar.

    “U mbyll plani i operacionit special kundër vjedhjes së energjisë. 5 ditë kohë për kë s’do të dënohet me burg. Boll e ka pësuar kush paguan!” shkruan Rama.

    Paralajmërimi i Ramës pason atë të kreu të Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili do të deklaronte në një takim me strukturat e OSHEE-së të mbajtur me 10 tetor në Kukës se:

    “Ka ardhur momenti që humbja të reduktohet në mënyrë radikale. Tehu i punës duhet të orientohet në këtë drejtim. Natyrisht që ka vend për bashkëpunim me policinë dhe ndaj kemi këtu edhe përfaqësues të policisë. Shumë shpejt do të kemi një plan operacional në terren dhe goditjet do të jenë të njëpasnjëshme.

    Njerëzit duhet ta kuptojnë se shpërdorimit të energjisë i ka ardhur fundi. Nuk është një vjedhje dosido, nuk është diçka që mund ta përballojë më shoqëria shqiptare. Nëse energjia nuk do të paguhet dhe do të vidhet, nëse gropa financiare nuk do të mbyllet, sistemi energjitik do të vihet në pikëpyetje dhe nuk do të ketë energji.

    Këto raste shteti nuk do ti tolerojë, gjykata ka marrë vendimet përkatëse. Agresori vazhdon të jetë në gjykim por do të jetë i mbyllur në burg ashtu sikurse çdokush tjetër i cili do të guxojë të vërë dorë ndaj një punonjësi të sektorit të energjisë elektrike. Shtetin e keni nga prapa dhe duhet vetëm të zbatoni detyrën”.

    A te ka prekur ty kriza ekonomike? ZOTI KRYEMINISTER
    Lajme per krizen ekonomike ka plot, dhe pothuajse perdite ka njoftime per shkurtime nga kompani te medha e te vogla. Une jam kurioz se nese ka peshq qe jane prekur direkt nga kriza. Dhe me direkt kam ne mend dy pyetje:

    A njihni njeri (shoqe/shok, farefis, koleg/e) qe ka humbur vendin e punes, ose qe punon me ore te shkurtuara si rezultat i krizes? (ishalla nuk njihni njeri)
    A ka ndryshime ne fushen e punes tuaj?




    • Kush është prekur nga kriza në vendin tonë?!

    Sektori i ndërtimit, bizneset eksportuese dhe ato të industrisë përpunuese janë sektorët të prekur nga pasojat e krizës ekonomike botërore. Sipas bankave, janë bizneset e këtyre sektorëve të ekonomisë që kanë më shumë vështirësi në shlyerjen e kredive bankare. ‘Sektori i ndërtimit paraqet probleme likuiditeti, si pasojë e tkurrjes së kreditimit të ekonomisë në përgjithësi, si dhe stepjes së konsumatorëve për të investuar. Edhe sektori i eksportit po manifeston probleme të likuiditetit si pasojë e vonesës në pagesa nga partnerët e huaj.’( )
    Nga ana tjetër, bankat janë të prirura për analiza më të kujdesshme dhe më të zgjedhura kreditore, ndërkohë që norma e interesit ka pësuar rritje, veçanërisht në euro. Në rënie të dukshme është kredia për investime, qoftë sepse bizneset e kërkojnë më pak, qoftë se në këtë moment bankat janë shumë të rezervuara në financimet afatgjata. Një tjetër arsye e mosdhënies së kredive janë edhe vetë “kreditë e këqija”. ‘Sipas Bankës së Shqipërisë, në krahasim me vitin e shkuar vërehet një rritje e moskthimit të kredisë nga individët dhe bizneset. Bëhet fjalë për 2.7 miliardë lekë që janë marrë hua nga klientët e bankave dhe që nuk janë kthyer prej tyre. Ritmet e ndjeshme të kreditimit të ekonomisë janë shoqëruar edhe më rritje të riskut të moskthimit të kredisë nga klientët. Gjatë tremujorit të dytë të këtij viti “kredia e keqe” arriti shifrën e 2.7 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej 0.4 %, në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Lidhur me kushtet e dhënies së kredisë, bankat kanë forcuar standardet e aplikuara për kredinë nëpërmjet rritjes së kërkesës për kolateral, në raport me madhësinë e huasë. Tashmë bizneseve do t’ju duhet të posedojnë sasi më të mëdha të pasurive të paluajtshme për të bërë të mundur lëvrimin e kredisë nga bankat.’ ( )
    Kohëve të fundit është vënë re një rënie e theksuar e remitancave, të cilat kanë pësuar rënie në raport me vitet e kaluar. ‘Sipas vetë bankës së Shqipërisë për 9-mujorin e viti 2009 remitancat kanë pësuar rënie me 23%, ose rreth 250 milionë euro.’( )
    Kriza që ka kapluar botën, falimentimi i shumë bizneseve të mëdha në botë ka shkaktuar pëpunësi e për pasojë, rënie të remitancave që janë me mjaft vlerë për ekonominë Shqiptare!
    Duke u nisur nga fakti që shumë familje kanë patur si burim jetese remitancat dhe, nga ana tjetër kemi faktin se Shqipëria ka një rrjet financiar shumë te vogël, gjë që nuk u jep mundësi qytetarëve të Shpenzojnë më shumë se të ardhurat e tyre. Fakti që pjesa më e madhe e tyreka një nivel modest të të ardhurave për jetesë, një rënie e mundshme e këtij niveli për shkak të ndikimit të krizës financiare globale, vecanërisht, si rezultat i rënies së të ardhurave nga dërgesat e emigrantëve ka rritur vetëdijen e qytetarëve për t’a siguruar vetë jetesën duke shkurtuar shpenzimet.
    Tregtarët ankohen për rënie të xhiros ditore deri në masën 50% krahasuar me një vit më parë, ndërsa furnitorët që sjellin produkte, nuk ikin pa marrë me vete prodhimet që nuk janë shitur dhe janë bërë tashmë të pa tregueshme, si p.sh. djathi i njomë, apo ëmbëlsirat e lëngshme. Prirjet e konsumatorëve kanë ndryshuar dukshëm këto muajt e fundit. Orientimi drejt prodhimeve sa më ekonomike dhe kalorike, ka bërë që kjo periudhë të jetë e mirë për prodhuesit vendas, të cilët mund të mos konkurrojnë në cilësi, por që ofron atë cfarë po kërkon konsumatori: ‘Cmim të ulët”! ‘Sipas një pjese të mirë të tregtarëve të kryeqytetit, në fund të muajit mars të këtij viti, xhiroja ditore ka rënë sëpaku 30% krahasuar me xhiron ditore të fundit të muajit nëntor.’( )
    Nga kjo situatë ka edhe dicka positive për vendin tonë, që do të thotë se vende si Shqipëria, që ende janë destinacione të pazbuluara, pritet të kenë përfitime. Pika më e fortë e Shqipërisë në një kohë krize financiare duket se do të jetë pikërisht konkurueshmëria me cmimet disi më të ulëta se rajoni, por një gjë e tillë ndoshta nuk mund të thuhet për standartet e shërbimve…
    ‘Shqipëria konsiderohet nga ekspertët ndërkombëtarë si vend i fundit në Evropë ku ke mundësi tepër të mira për të fituar në tregun e pasurive të paluajtshme. Në një shkrim të zgjedhur të saj, agjencia e lajmeve ekonomike “Nubricks”, thekson se Shqipëria do të ketë një bum zhvillimi në periudhë afatshkurtër. Philip Bay, drejtori i “Colliers International Southeast Europe” citohet nga kjo agjenci të ketë thënë se në tri apo pesë vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë një bum të madh në tregun e pasurive të paluajtshme. Eksperti anglez shprehet se Shqipëria ka një të ardhme përpara. “Ne aktualisht jemi duke operuar në Shqipëri prej disa vitesh. Ne jemi shumë të bindur se Shqipëria ka një të ardhme përpara dhe do të ketë një rritje të konsiderueshme. Vendi ka ende një zhvillim të ulët në tregun e pasurive të paluajtshme, por ka për t’u bërë tepër atraktiv në tri apo pesë vitet në vijim”, - shprehet Philip Bay. Jamez Gonzalez, analist i agjencisë ndërkombëtare “Obelisk” e vlerëson Shqipërinë si më të përshtatshme për të investuar në tregun e pasurive të paluajtshme. “Në pesë vitet e fundit janë rritur me shpejtësi investimet në vend duke bërë që në Shqipëri të vijë kompanitë më me emër në botë. Mendoj se Shqipëria duhet parë me patjetër”, - shprehet Gonzalez. Shqipëria konsiderohet në fillesat e zhvillimit në tregun modern në fushën e pasurive të paluajtshme. Kriza do të sjellë edhe një vëmendje më të madhe drejt vendit tonë pasi çmimet janë më të lirat të mundshme në Evropën Lindore. Tregjet e mirënjohura për pronat në lindje si Bullgari, Rumani, apo edhe Kroaci e Mal i Zi janë bërë edhe më të vështira për investitorët, individë të huaj. Ekspertët e këtij tregu e konfirmojnë këtë fakt duke thënë se mjaft investitorë të huaj po kthejnë vëmendjen nga Shqipëria për të investuar në tregun e pasurive të paluajtshme.’( )
    Në mbyllje, do të ishte më efektive dhe më efiçente në qoftë së të gjithë të interesuarit për ta përballuar krizën financiare globale me sa më pak efekte negative në rritjen ekonomike do të arrinin një kompromis të arsyeshëm, i cili do të dominohej nga argumentet dhe jo nga ‘uni’, faktor vendimtar ky që rrit besimin e të gjithë aktorëve që veprojnë në treg. Asgjë nuk duhet lënë në dorë të fatit, por duhen marrë masa për të ndërtuar një sistem mbrojtës që funksionon dhe që në fund të fundit, të sigurohemi që ditë të bardha na presin...

  10. #29
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: ULTIMATUM POPULLIT 5 DITE KOHE OSE BURG,populli kur do jape ultimatum per premt

    Besoj qe hajdutet me te medhenj jane ndermarrjet e medha.Me ta mund te fillohet direkt me burg kurse ata qe skane te paguajne duhen evidentuar dhe ndihmuar duke u siguruar nje minimum furnizimi.Konsumatoret e tjere familjare qe e kane mundesine dhe nuk paguajne duhen marre masa te tjera te ndermjetme.Burgu eshte i ekzagjiruar pasi ka qytete si kuksi ku paguajne 10% e popullsise pjesen tjeter i bie ti mbash me buk e drita ne burg
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  11. #30
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: ULTIMATUM POPULLIT 5 DITE KOHE OSE BURG,populli kur do jape ultimatum per premt

    Shitesi

    hajdutet me t'medhenj nuk jane perdoruesit, por jane vete strukturat shperndarese, sepse,
    per nje 100 mijeshe te vjetra ne muaj e meson biznesmenin sei te vjedhe 10 milion cdo muaj...


    Pra, qivuria e qelborilindasve, kane n'dor gurin dhe arren...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  12. #31
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: ULTIMATUM POPULLIT 5 DITE KOHE OSE BURG,populli kur do jape ultimatum per premt

    Per t'u pergezuar! tamam era shtet !!!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  13. #32
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: ULTIMATUM POPULLIT 5 DITE KOHE OSE BURG,populli kur do jape ultimatum per premt

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Per t'u pergezuar! tamam era shtet !!!

    Ti pinko pergzo se i ke te tujt,


    por per eren pyt ata te shqypnis, se ti nga Ameriqija s'nigjon gja...

    nje qivuri e ndertume me vagabonder, era M do i vije sa t'jet jet..
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    Brari (23-10-2014)

  15. #33
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: ULTIMATUM POPULLIT 5 DITE KOHE OSE BURG,populli kur do jape ultimatum per premt

    Nuk jane te mite o Nero, jane te popullit. Se ato i deshen dhe I votuan. Kjo nisme dhe shpresojme ti shkojne deri ne fund duhet te ish bere me kohe! Te vjedhesh energjine perben nje akt Jo te ligjshem dhe ne gjithe boten denohesh me burg! Merren masa ligjore! Ne lidhje me debitoret, si psh Kukesi qe thote shitesi me lart vec 10% paguan atehere me ato 90% qe refuzojne te paguajne duhet pare me mire Kjo pune! Ka shume menyra/metoda qe ato duhet te paguajne si e gjithe pjesa tjeter e popullsise!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  16. #34
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: ULTIMATUM POPULLIT 5 DITE KOHE OSE BURG,populli kur do jape ultimatum per premt

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Nuk jane te mite o Nero, jane te popullit. Se ato i deshen dhe I votuan. Kjo nisme dhe shpresojme ti shkojne deri ne fund duhet te ish bere me kohe! Te vjedhesh energjine perben nje akt Jo te ligjshem dhe ne gjithe boten denohesh me burg! Merren masa ligjore! Ne lidhje me debitoret, si psh Kukesi qe thote shitesi me lart vec 10% paguan atehere me ato 90% qe refuzojne te paguajne duhet pare me mire Kjo pune! Ka shume menyra/metoda qe ato duhet te paguajne si e gjithe pjesa tjeter e popullsise!
    leje nerin pash zotin o pink se neri qe msu tu va fal sala per qdo zgjedhje, 5 vota per PD barabart me pes vjet energji te papagume
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  17. #35
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,459
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes: "5 ditë kohë të paguani faturat e energjisë ose në burg!"

    Nje plak nga Kukesi, kur degjoi e pa kryeministrin Rama qe ckermitej ne televizor me ultimatume, ia futi te qeshurit dhe i rane dhembet e vena nga e qeshura.

    - Pse qesh o xhaje? - e pyet njeri.

    - Po qesh me ket kryministron ton, esht shkaxhi i madh dreqi.

    - O xhaje, ai po thote qe do te futi ne burg e ti qesh?

    - Po me futi ne burg, nder me ben.

    - Si ore nder te ben?

    - Ta shpjegon xhaja. Burgu eshte hotel per mua. Jashte burgut vetem korrentin e kam falas, por brenda burgut nuk kam pse paguaj as qera e as ushqim.

    - Qenke i zgjut ti xhaje!

  18. #36
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: ULTIMATUM POPULLIT 5 DITE KOHE OSE BURG,populli kur do jape ultimatum per premt

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    leje nerin pash zotin o pink se neri qe msu tu va fal sala per qdo zgjedhje, 5 vota per PD barabart me pes vjet energji te papagume
    Derjo se keto dhe lajmet I sjellin gjysmake sipas oreksit dhemokratik. Shif dhe 'ironite' e albos me xhajen prij Kukesi. http://www.top-channel.tv/mobile/artikull.php?id=286442
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  19. #37
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Qeveria e Rilindjes: "5 ditë kohë të paguani faturat e energjisë ose në burg!"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Nje plak nga Kukesi, kur degjoi e pa kryeministrin Rama qe ckermitej ne televizor me ultimatume, ia futi te qeshurit dhe i rane dhembet e vena nga e qeshura.

    - Pse qesh o xhaje? - e pyet njeri.

    - Po qesh me ket kryministron ton, esht shkaxhi i madh dreqi.

    - O xhaje, ai po thote qe do te futi ne burg e ti qesh?

    - Po me futi ne burg, nder me ben.

    - Si ore nder te ben?

    - Ta shpjegon xhaja. Burgu eshte hotel per mua. Jashte burgut vetem korrentin e kam falas, por brenda burgut nuk kam pse paguaj as qera e as ushqim.

    - Qenke i zgjut ti xhaje!
    interesant xhaja pej kuksi e paska dialektin sikur me qon pej permeti ahahahahahah
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  20. #38
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qeveria e Rilindjes: "5 ditë kohë të paguani faturat e energjisë ose në burg!"

    Paguani energjine aty boll vodhet! 24 ore ndezur rezistencat dhe pastaj qahen se s'kane leke te paguajne. grrrr!!!!
    Feelings change - memories don't.

  21. #39

    Për: ULTIMATUM POPULLIT 5 DITE KOHE OSE BURG,populli kur do jape ultimatum per premt

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Per t'u pergezuar! tamam era shtet !!!

    Citim Postuar më parë nga Edi Rama
    5 DITË KOHË, NËSE S’DONI BURGUN.

    Jo pink, kjo nuk eshte era shtet. Eshte era fashizem. Nje kryeministri nuk i takon te flase me ate gjuhe sado te drejte te kete per nje problem te caktuar ne vend.

    Une e kuptoj qe shperdorimi i energjise elektrike dhe vjedhja e saj eshte dicka serioze dhe problematike ne vend por menyra sesi eshte shprehur Rama me te vertete te le nje shije te keqe dhe tingellon si fashizem.

  22. #40
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Qeveria e Rilindjes: "5 ditë kohë të paguani faturat e energjisë ose në burg!"

    Rrethinat e Tiranës, Bathore, Babrru, Sauk, Allias, Kashar në pjesë dërrmuese nuk e paguajnë energjinë. Nuk e paguajnë se nuk duan jo se nuk kanë mundësi, pasi për të ndërtuar vila 2-3 katëshe e për të hedhur një grusht me para për ti legalizuar, janë në gjëndje. Dhe kur nuk paguhet në rrethinat e Tiranës, madje edhe vetë brënda në Tiranë, imagjinoni sa efiçente është pagesa në raport me shpërndarjen në rrethe. Deklarata është e ashpër, por e vetmja rrugë zgjidhjeje në këtë xhungël, kur për 23 vjet ka dështuar çdo lloj mënyrë në vjeljen për pagesën e energjisë elektrike.

    Albo, le ta provojë ndonjë xhajë në Amerikë mos paguajë energjinë, e ta shohë pastaj sa i butë është përmbarimi. Po iu duk i butë mjaftueshëm le ta provojë të bëjë ndonjë lidhje të paligjshme, se pastaj hyn në lojë shteti.
    relata refero

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Uriel për postimin:

    PINK (23-10-2014)

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •