Kam vajtur mbi 12 here ne Kube, nga veriu ne jug, nga linjda ne perendim. Kur zbret nga avioni per here te pare te duket vetja si ne Rinasin e para 90-es. Madje me kujtohet hera e pare fare kur ishim larguar disi nga aeroporti, mu duk vetja sikur kisha dale nga rruga e Rinasit dhe isha afer Vores duke u drejtuar per ne Tirane. Shikoje BC, Gaz 69, motora java dhe MZ, bicikleta mifa, njerez me fytyra te nxira nga dielli dhe te vrara nga varferia, identik si ato te shqiptareve te para 90-es. Njerez te veshur shume keq, servila ndaj te huajve, te friksuar nga sigurimi po t'i afroheshin te huajve etj. Po sidoqofte jane popull me shpirt te madh. Megjithe varferine e tejskajshme (tani gjerat kane ndryshuar pak per me mire qe kur Rauli mori pushtetin), mungesen e gjerave nga me elementaret (kur futeshe ne nje dyqan ushqimor kubanez te vinte per te qare, asgje neper rafe, vetem disa qese sheqer, oriz e sapun rrobash, asgje tjeter), ata njerez vetem kendojne e kercejne. Hera e pare qe kam qene ishte ne Varadero qe ne krahasim me pjesen tjeter te Kubes eshte shume internacionale per shkak te resorteve te shumta turistike. Pjesa e banuar a Varaderos (qyteti ku ben pjese quhet Santa Marta) ishte e lezetshme me nje bulevard shume te gjate dhe me kioska nga te dyja krahet. Kioskat ishin te ngjashme me lokalet e para qe u hapen ne Shqiperi fill mbas 90-es. Tavolina plastike, karrige plastike, duhan dhe rum me koka kola apo Cuba Libre pa hesap. Dhe vetem kendonin e kercenin duke ju rene instrumentave. Sa te shikonin te ftonin ne tavoline dhe beheshin cope te te kenaqnin. Fuksat e sigurimit ishin ne cdo qoshe (tani jo me aq shume) dhe femrat te afroheshin me frike po nuk iket nga Cuba pa kaluar momente romantike me nje kubaneze
Qe mos e zgjas shume, vellai i Fidelit, Rauli erdhi ne Varadero pikerisht ato dite. NUk e pashe por pashe kortezhin e makinave super luksoze qe u drejtuan per nga ish vila e Al Kapones dhe me kujtoi kortezhet famekeqe te bllokut te udheheqes sone. Eshte sistemi ai qe stimulon kete lloj hipokrizie dhe jete me disa fytyra. E kemi jetuar vete. Ska pse te na habisi Kuba. Nuk ka sesi te jete ndryshe nga te gjitha vendet e tjera ish komuniste.
Krijoni Kontakt