Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    7 motive për t’u dashuruar me një mashkull me mjekër

    7 motive për t’u dashuruar me një mashkull me mjekër

    11 Prill 2014 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    2
    Mjekra është një element i rëndësishëm te mashkulli. Por a janë të sigurta femrat se dinë gjithçka mbi këtë gjë? Zbulojeni më poshtë…

    Simbolika

    7. Burrë me mjekër, burrë me… “substanca”!



    Le ta fillojmë me këtë kuriozitet të pabesueshëm: mjekra, përveçse është simbol i burrërisë, është edhe simbol i potencës seksuale!

    6. Mjekra është sinonim i një lëkure të butë

    Mjekra nënkupton edhe një lëkurë të butë. Lëkura e meshkujve me mjekër është zakonisht shumë e bukur, pa puçrra dhe pa irritime. Vetëm ata që vuajnë nga këto probleme, e rruajnë mjekrën. Ndërkohë ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë kanë një lëkurë të shëndetshme, të mbrojtur nga dehidratimi si dhe nga faktorët atmosferikë!

    5. Mashkulli me mjekër nuk do të ketë kurrë rrudha të parakohshme

    A mund të jetë mjekra burim i rinisë? Kështu raportohet nga një studim i kryer nga Universiteti i Southern Queensland, sipas të cilit, mjekra e meshkujve bllokon deri në 95% të rrezeve ultraviolet, duke parandaluar rrezikun e melanomës, e pranishme në fytyrën e burrave, e vërejtur 4 nga 5 raste. Një mbrojtje më shumë për të mos u nënvlerësuar!

    4. Mjekra është shenjë e pjekurisë dhe e bukurisë

    Ashtu siç thuhet, një mashkull do të dukej deri në 8 vjet më i madh nëse mjekra rruhet njëtrajtësisht. Në fakt, një grup grash, pasi kanë parë një foto të princit William (31 vjeç), e përcaktuan atë si 36 vjeç! Pra mjekra është shenjë pjekurie, por edhe bukurie!

    3. Është provuar shkencërisht se mashkulli me mjekër është më burrëror

    Sipas një studimi të publikuar në “Evolution and Human Behaviour”, sa më shumë qime të ketë në fytyrë një mashkull, aq më burrëror duket ai, jo vetëm në sytë e femrave, por edhe të meshkujve të tjerë! Është shumë e vërtetë që mjekra është simbol i burrërisë.

    2. Mashkulli me mjekër është më i “frikshëm” për burrat e tjerë

    A keni frikë nga meshkujt me mjekër? Në fakt, janë luftëtarë! Sipas një studimi të publikuar nga “Behavorial Ecology”, meshkujt me mjekër duken më të frikshëm dhe më të fortë nga meshkujt e tjerë! Studiuesit janë të bindur për faktin se mjekra i bën nofullat e një burri që të duken më të mëdha, ndërsa pamjen e jashtme të tyre më agresive!

    1. Mashkulli me mjekër është më modern

    Motivi i parë është ndoshta nga më të rëndësishmit. Mashkulli me mjekër është më modern, bën përshtypje, sidomos në këto kohë. A e dinit se një numër i madh meshkujsh tashmë kanë filluar t’i drejtohen mjekut për të pasur një mjekër më të dendur dhe të fortë?! Kjo lloj “vizite” po kthehet në një tendencë! “Amazon” ka regjistruar një përqindje të madhe shitjesh të makinave të rrojës (që nuk i pret qimet e fytyrës deri në rrëzë), me 47%.

    Si funksionon transplanti i mjekrës?

    Qimet për transplantin e mjekrës zakonisht merren nga koka e pacientit (me gjithë rrënjë) dhe më pas mbillen me anë të një mikro-prerje në lëkurën e fytyrës. Operacioni kryhet brenda tetë orëve nën anestezi lokale dhe është i ngjashëm me atë të transplantit të flokëve. Pasi qimet transplantohen, ato fillojnë të rriten në mënyrë graduale. Pas pak kohësh qimet bien vetë duke lënë rrënjën të rrisë një qime të re të shëndetshme. Pasi të jetë shëruar totalisht, mjekra e re mund të rruhet rregullisht njëlloj si një mjekër natyrale. I tërë procesi kushton nga 3 mijë dollarë (për plotësime të vendeve bosh) deri në 7 mijë (për një mjekër të plotë)! “Para të shpenzuara më mirë se kurdoherë, sepse një burrë pa mjekër, është një grua”, ky duket se është edhe slogani i trendit më të fundit të bukurisë dhe të pjekurisë së meshkujve.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: 7 motive për t’u dashuruar me një mashkull me mjekër

    ....ajahaha...."kush mban mjekerr, ka lekure me te bute e pa puçrra"?"?!...ahshaha.....mbajtja e mjekrres se dendur, fsheh ndrojtjen e personit qe e mban dhe nuk eshte aspak shenje "modernizimi", perkundrazi, nuk ka te beje fare me shkallen kulturore te individit, perjashto rastet e fetareve.......nejse, idiotesira badihava!!!
    Jarigas

  3. #3
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: 7 motive për t’u dashuruar me një mashkull me mjekër

    7 motive per te justifikuar dembelizmin

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar broken_smile për postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (11-04-2014)

  5. #4

    Për: 7 motive për t’u dashuruar me një mashkull me mjekër

    Nuk dua te hipotezoj se kush mund te jete burimi i ketij lajmi. lol

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: 7 motive për t’u dashuruar me një mashkull me mjekër

    Nuk e di por thjesht mendimi te shikoja burrin me nje mjeker te dendur duke ngrene ne tavoline sidomos supra , boh do me ikte oreksi. Jo me ta puthesh. Pak fare ka dhe cik lezet, por e dendur, yuck!!!
    Feelings change - memories don't.

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: 7 motive për t’u dashuruar me një mashkull me mjekër

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Nuk e di por thjesht mendimi te shikoja burrin me nje mjeker te dendur duke ngrene ne tavoline sidomos supra , boh do me ikte oreksi. Jo me ta puthesh. Pak fare ka dhe cik lezet, por e dendur, yuck!!!


    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  8. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: 7 motive për t’u dashuruar me një mashkull me mjekër

    Mjekrra eshte per burra, e jo per gra !

    Shihne barrakudën para dhe pas


    Emri:  21.jpg

Shikime: 1388

Madhësia:  41.2 KB
    … ///

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: 7 motive për t’u dashuruar me një mashkull me mjekër

    Me ate top leshi me koke njehere duket shume burreror. LOL
    P.S ane tamam.
    Feelings change - memories don't.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Shkenca
    Anëtarësuar
    29-09-2012
    Postime
    1,424

    Për: 7 motive për t’u dashuruar me një mashkull me mjekër

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin

    5. Mashkulli me mjekër nuk do të ketë kurrë rrudha të parakohshme




    .
    Kjo eshte e vertete...bllokon rrezet Ultraviolett qe jan te demshme per lekuren...pikat tjera jane kot fare sa per te zgjatur artikullin...
    ೋღ♥ღೋ ══════════C6H12O6═════════ೋღ♥ღೋ

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: 7 motive për t’u dashuruar me një mashkull me mjekër

    ...sidomos kur hane supen ata me mjeker te gjate...

  12. #11
    i/e regjistruar Maska e luleshtrydhe1
    Anëtarësuar
    19-06-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    89

    Për: 7 motive për t’u dashuruar me një mashkull me mjekër

    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    ...sidomos kur hane supen ata me mjeker te gjate...
    Dhe makaronat hahaha

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •