Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 108 prej 108
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Pėr: SH.B.A perball Rusise.

    sipas Paul Joseph Watson dhe Christopher R. Hill, diplomate amerikane, kane konfirmuar se pergjigja e rusise ndaj krizes ne ukraine eshte tradhtia ndaj rendit te ri boteror ku Moska ka marre pjese keto 25 vjetet e fundit

  2. #102

    Pėr: SH.B.A perball Rusise.

    Paul Joseph Watson eshte bashkepuntor i Alex Jones, jo diplomat. Shkruan rregullisht tek Prison Planet dhe InfoWars.

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Pėr: SH.B.A perball Rusise.

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Paul Joseph Watson eshte bashkepuntor i Alex Jones, jo diplomat. Shkruan rregullisht tek Prison Planet dhe InfoWars.
    po ke te drejte i pari me titull doktor ,ndersa i dyti eshte diplomat dhe ish ambasador amerikan ne irak dhe kore

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Pėr: SH.B.A perball Rusise.

    Thomas L. Friedman

    Ka patur njė festival komentesh kohėt e fundit, qė kritikojnė politikėn e jashtme frikacake tė presidentit Obama. Sikur tė kishim njė president qė i hipėn kalit gjysmė lakuriq, zihet me njė tigėr apo i kėput njė copė territor njė vendi fqinjė, atėherė tė gjithė do ndiheshim mė tė sigurtė. Kėtu mė duhet tė dal nė mbrojtje (tė pjesshme) tė presidentit Obama.

    Mė lejoni tė filloj duke bėrė njė pyetje qė e kam ngritur edhe pėr vende tė tjerė: A ėshtė politika e jashtme amerikane sot ashtu siēėshtė, sepse Obama ėshtė ai qė ėshtė (i matur, jopasionant), apo ėshtė Obama ai qė ėshtė pėr arsye se Amerika ėshtė ajo qė ėshtė sot (e djegur prej dy luftėrave tė dėshtuara dhe e dobėsuar nga njė recesion i zgjatur) dhe sepse bota ėshtė ajo qė ėshtė sot (gjithnjė e me mė shumė shtete tė dėshtuar, dhe aleatė amerikanė tė dobėsuar)?

    Pėrgjigja ėshtė pak nga tė dyja, por unė do vendosja mė shumė theksin tek e dyta. Politika e jashtme, aftėsia dhe gatishmėria jonė pėr tė vepruar nė skenėn botėrore, lidhet me tre gjėra: interesat, vlerat dhe mundėsinė e manovrimit. A kemi ne interes tė pėrfshihemi nė Siri apo Krime, a kanė lidhje kėto tė dyja me vlerat tona dhe – nėse secila ėshtė e vėrtetė – a kemi ne hapėsirė manovrimi pėr t’i kthyer gjėrat siē duam vetė, me njė ēmim qė mund ta pėrballojmė? Manovrimi ėshtė funksion i dy gjėrave: sasia e burimeve ekonomikė dhe ushtarakė qė mund tė sigurojmė dhe uniteti i qėllimit tė partnerėve tanė nė terren, si dhe aleatėve tanė gjetkė.

    Do tė argumentoja se njė pjesė e mirė e arsyes pėrse Amerika ėshtė mė pak aktive nė botė sot lidhet pikėsėpari me veprimet e administratave tė mėparshme. Vendimet e Bushit I dhe Clintonit pėr tė zgjeruar NATO-n hodhėn farėn e pakėnaqėsisė, qė ndihmoi pastaj pėr krijimin e Putinit dhe Putinizmit. Ekipi i Bushit II jo vetėm nisi dy luftėra tė pasuksesshme, por edhe u shkėput totalisht nga tradita amerikane duke ulur taksat, nė vend qė t’i rriste pėr tė paguar pėr ato luftėra, gjė qė e dobėsoi buxhetin. Planifikimi pėr tė dy luftėrat ishte pėr faqe tė zezė, ekzekutimi i tyre edhe mė keq dhe shumė prej “aleatėve” tanė rezultuan tė korruptuar, ose e pėrdorėn praninė tonė pėr tė zgjidhur grindjet e vjetra.

    Cdokush qė mendon se populli amerikan nuk e vuri re gjithė kėtė, tė ngrejė dorėn. Si njė njeri qė dėshironte tė bėnte partneritet me irakenėt nė pėrpjekje pėr ndėrtimin e demokracisė atje – mu nė qendėr tė botės arabe pas 11 shtatorit – unė sigurisht kam vėnė re, dhe kam mėsuar disa gjėra: Atje ku kemi partnerė realė, tė cilėt ndajnė vlerat themelore dhe janė gati tė luftojnė pėr vetveten (si kurdėt, tė cilėt kanė ndėrtuar njė ishull njerėzillėku dhe qė ėshtė e vetmja histori suksesi e luftės sė Irakut), ndihma e limituar e SHBA mund tė ndihmojė pėr tė shkuar larg. Nė fakt, a e ka vėnė re ndokush qė dy sukseset mė tė mėdha tė reformave nė Lindjen e Mesme myslimane sot janė nė vende si Tunizia dhe Kurdistani, atje ku pėrfshirja e Amerikės ka qenė pothuajse zero? Ata e donin dhe e ndėrtuan.

    Por, atje ku aleatėt tanė janė ose shumė pak, ose shumė tė ndarė (Libia, Siria, Afganistani dhe Iraku) duhet njė angazhim shumė mė i thellė dhe mė i gjatė i SHBA nė terren, pėr tė krijuar njė rend tė ri qė shumica e amerikanėve do e tolerojnė. Dhe tė pretendosh qė mund tė ndėrhyjmė pa kosto apo vetėm nga ajri ėshtė marrėzi (shikoni Libinė). Tė pretendosh qė maturia e Obamės vjen vetėm sepse ai ėshtė njė organizues frikacak komunitetesh, ėshtė gjithashtu marėzi.

    Shumica e presidentėve bėjnė emėr nė politikėn e jashtme duke iu kundėrvėnė armiqve tė mėdhenj. Por, shumica e atyre qė rrezikojnė stabilitetin global sot janė shtete qė po shemben. Sa prej tyre mund tė shpėtojmė njėkohėsisht? Do tė doja shumė tė ndihmoja reformatorėt ukrainas qė tė ndėrtojnė njė demokraci funksionale, por arsyeja pėrse kjo detyrė ėshtė kaq e vėshtirė, ėshtė se vetė politikanėt ukrainas ēuan dėm dy dekada duke zhvatur vendin e tyre, kėshtu qė, pėrpjekja qė duhet pėr tė sjellė ndryshimin atje tani ėshtė masive (30 miliardė dollarė nė financime pėr shpėtimin).

    Ne duhet tė kundėrpeshojmė Kinėn nė rajonin e Azisė dhe Paqėsorit por kjo nuk ėshtė e lehtė kur i kemi borxh Pekinit 1.3 trilionė dollarė, pėr shkak tė shpenzimeve pa hesap qė kemi bėrė, financuar prej kredive. Sigurisht qė jam pėr t’i rezistuar ndėrhyrjes sė Putinit nė Ukrainė, por ėshtė e vėshtirė ta dobėsosh kėtė petro-diktator, pa njė politikė energjetike kombėtare tonėn, e cila do tė ulte ēmimin e naftės dhe do tė krijonte alternativa. Eshtė e vėrtetė qė Obama mund tė bėjė mė shumė pėr tė “udhėhequr” europianėt nė Ukrainė, por ėshtė gjithashtu e vėrtetė qė Gerhard Shrėderi, ish kancelari i Gjermanisė, sot ka njė vend nė bordin e njė kompanie gjigande ruse tė naftės. Mendojeni pak. Europianėt nuk duan t’i kundėrvihen Putinit.

    Megjithatė, problemi ynė mė i madh nuk ėshtė Europa, as Obama. Problemi ynė mė i madh jemi vetė ne, amerikanėt dhe paraliza jonė politike. Bota e merr seriozisht Amerikėn kur na sheh tė bėjmė gjėra tė mėdha sė bashku – kur udhėheqim pėrmes shembullit. Nėse duam tė bėjmė mė shumė shtetndėrtim nė botė, duhet tė kemi njė plan pėr tė bėrė mė shumė shtetndėrtim kėtu nė Amerikė, duke pėrfshirė investime nė infrastrukturė, zėvendėsimin e taksave mbi tė ardhurat dhe fitimin, me njė taksė mbi dioksidin e karbonit, njė shtytje tė re pėr efiēenėn e energjisė dhe gazin natyror, reformėn e imigracionit si dhe njė riekuilibrim gradual fiskal. Kėshtu fuqizohemi vetė dhe dobėsojmė Putinin.

    Ai qė mė tremb mė shumė nė botėn e sotme ėshtė fakti qė ne nuk po bėjmė as shtetndėrtim tė menēur nė botė, pėr ta bėrė atė mė tė qėndrueshme, dhe as shtetndėrtim tė menēur nė Amerikė, pėr t’u fuqizuar mė shumė. Na duhen tė dyja pėr tė qenė tė sigurtė. Na duhet mė shumė shtetndėrtim kėtu pėr tė patur fuqinė tė ngrejmė tė tjerėt, por na duhen edhe tė huajt qė tė ofrojnė njė themel tė fortė me qėllim qė pėrpjekja jonė tė funksionojė. Eshtė e vėshtirė tė ndėrrosh njė gomė tė shpuar, kur tė ėshtė thyer kriku, apo kur e ke vendosur atė mbi rėrė. Pra, kėtu problemi nuk ėshtė vetėm Obama.

    (New York Times)

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Pėr: SH.B.A perball Rusise.

    “Edhe pėr disa vjet, Europa nuk do tė ketė alternativa ndaj furnizimit me gaz nga Rusia. Por, edhe pėr kompanitė e mėdha amerikane tė naftės si dhe pėr tė gjithė tregun energjetik botėror, njė ashpėrsim i sanksioneve ndaj Moskės do tė kishte pasoja tė rėnda: kanė tė drejtė ata qė thonė se vendimet e sotėm do tė kenė ndikim pėr dekada tė tėra nė tregtinė botėrore”.

    Daniel Yergin, njė prej ekspertėve mė tė dėgjuar dhe tė respektuar ndėrkombėtarė tė tregjeve tė energjisė, lėshon alarm pėr pėrshkallėzimin e konfliktit nė Ukrainėn lindore. Analisti, i cili konsiderohet historiani mė i madh i industrisė sė naftės, falė librave tė vlerėsuar si “The Quest” dhe mbi tė gjitha “The Prize” me tė cilin ka fituar ēmimin Pulitzer, rrėfen se nė kontaktet qė ka me krerėt e grupeve tė mėdhenj tė energjisė percepton mė shumė njė ndjesi humbjeje, se sa kundėrshtimi ndaj masave tė mundshme kufizuese tė trafikut.

    Operatorėt qė janė tė angazhuar fuqishėm nė Rusi, nga Shell tek Eni, e dinin me siguri qė atje do tė kishin edhe risqe politikė. Apo, nafta dhe gazi merren aty ku ndodhen.

    E vėrtetė, por nė rastin e Rusisė ka ndodhur diēka mė shumė. Kanė qenė vetė qeveritė, duke nisur nga ajo amerikane, qė u bėnė ftesė kompanive tė mėdha qė tė investojnė masivisht nė kėtė vend. Dhe pavarėsisht risqeve politikė. Madje, pikėrisht prej kėsaj: mendohej qė, nėse do tė zgjerohej bashkėpunimi ekonomik i Moskės me perėndimin, duke krijuar kėshtu interesa reciprokė e tė pazgjidhshėm, Kremlini dalėngadalė do tė hiqte dorė nga agresiviteti, apo nga tundimi i kundėrvėnies politiko-strategjike me SHBA dhe Europėn. Por Putini i hodhi nė erė tė gjithė kėto llogaritje. Presidenti rus rrezikon shumė, por tani Perėndimi nuk di si tė reagojė. Duhet tė shfaqė vendosmėri, por nuk mund tė injorojė faktin qė pasojat e njė embargoje tė zgjeruar pėr sektorė tė tėrė tė ekonomisė, si energjia, do tė jenė shumė tė rėnda.

    Cilat mendoni se janė tendencat, nė rast tė njė pėrkeqėsimi tė konfliktit?

    Nė thelb janė tre: njė zhvendosje e furnizimit tė gazit rus, nga Europa tek Kina, rėnie e investimeve tė huaj nė Rusi dhe njė intensifikim i pėrpjekjeve pėr tė zėvendėsuar gazin qė Europa e blen sot nga Moska, me LNG-nė, gazi natyror amerikan qė do tė eksportohet nė formė tė lėngėt pėrmes Atlantikut. Por duhen vite pėr tė pėrgatitur impiantet. Tė gjithė sot pėrpiqen tė bėjnė marrėveshje me SHBA, tė cilat kanė zbuluar rezerva shumė tė mėdha. Furnizimi i parė do tė vijė vetėm nė 2015-2016-ėn, dhe vetėm duke filluar nga viti 2018 do tė jenė njė faktor i rėndėsishėm pėr Europėn. Nė vitin 2021, Amerika do tė jetė eksportuesi i parė botėror i gazit.

    Njė model biznesi krejt i ndryshėm pėr kompanitė e mėdha tė hidrokarbureve.

    Epo nuk mund tė kalohet nga njė model nė tjetrin, pa dhimbje. Siē po ju thoja, kėto kompani po investojnė masivisht nė Rusi prej tė paktėn njėzetė vitesh, tė shtyra nga vetė qeveritė e tyre. Projekte qė shpesh herė, pėr kthimin e investimit duan njė periudhė 30 apo 40 vjeēare. Sigurisht qė nuk mund tė largohen me sot, me nesėr. Tronditja ėshtė e fortė. Besoj qė, edhe nėse kriza do tė zgjidhet, herėt a vonė grupet e mėdhenj do tė mendohen shumė, pėrpara se tė bėjnė investime afatgjatė nė Rusi.

    Kush rrezikon mė shumė? Ku do tė merren vendimet mė tė rėndėsishėm dhe mė tė vėshtirė?

    SHBA janė gjithmonė vendimtare, nė planin strategjik, por edhe si fuqi energjetike. Por kėtė herė, vendimet mė tė rėndėsishėm do tė merren nė Berlin. Gjermania ėshtė qėndrore jo vetėm pėr angazhimin e fortė nė Rusi tė grupeve tė saj tė mėdhenj industrialė, si dhe pėr importet e mėdhenj tė gazit rus, por edhe sepse ajo po humbet konkurueshmėri pikėrisht nė frontin e energjisė: ka investuar shumė nė energji alternative, mė tė pastra por edhe mė tė kushtueshme. Pa gazin rus, konkurueshmėria e sistemit ekonomik do tė kompromentohej mė shumė.

    Gazi rus nė drejtim tė Kinės ėshtė njė kėrcėnim, apo ėshtė duke u bėrė realitet?

    Moska e kishte bėrė zgjedhjen e saj tashmė, dhe pėr arsye ekonomike: kėrkesa nga Europa ėshtė nė rėnie. Recesioni dhe demografia nuk inkurajojnė. Rusia ka nevojė tė shesė mė shumė gaz dhe rritja mund tė vijė vetėm nga Azia. Kriza ukrainase e thekson mė shumė kėtė shtytje tė Moskės drejt Pekinit. Por Pekini ėshtė i vendosur tė negociojė fort mbi ēmimet e Moskės. Dhe rusėt nuk duan tė heqin dorė nga ēmimet me tė cilėt ua shesin europianėve.

    bota

  6. #106

    Pėr: SH.B.A perball Rusise.

    Meqe po e diskutonim ne kete teme

    SpaceX paraqet anijen Dragon V2, mund te jete gati ne 2017. Keto anije mund te perdoren nga NASA qe aktualisht i paguan Rusise $60 milion per person per cdo fluturim ne hapesire. SpaceX eshte nje kater kompanite qe shpresojne te fitojne kontraten nga NASA. Tre te tjerat jane Boeing, Blue Origin, dhe Sierra Nevada.

    http://www.telegraph.co.uk/science/space/10864237/SpaceX-boss-Elon-Musk-unveils-new-Dragon-V2-spaceship.html

  7. #107

    Pėr: SH.B.A perball Rusise.

    Citim Postuar mė parė nga semiku Lexo Postimin
    Cilet antiamerikan ?
    Gati tere Evropen e ke antiamerike.Te gjithe nacionalistet e Evropes jane per Putinin ! ... per Putinin/Rusine jane e gjithe e Majta evropiane [ajo e verteta Europiane].Te majtet jane per Putinin sepse modeli amerikan eshte kapitalizem korporativ pa marr parasysh kush vie ne pushtet,le te jete ky edhe "socijaldemokrat" si Obama - nje te majti evropian kjo i eshte e neveritshme.Antiamerikanizmi eshte nje konsenzus i arritur midis nacionalisteve dhe te majteve evropian,pa marr parasysh sa duket kjo e rrezikshme dhe skandaloze nga kendi jone shqiptar.
    Amerika eshte duke e futur Evropen ne luftera qe nuk jane te saj,i imponon politiken e jashtme qe nuk i shkon per shtati.Kete e kan kuptuar nacionalistet evropian,shohin qe kjo eshte nje projekt ne thelb antievropian (konflikti i Shba-se me Lindjen - doktrina e Zbigniew Brzezinskit ).Me rendesi eshte qe Evropa mos te shkoj drejt konfliktit me Rusine e me te edhe me Kinen,sepse nuk i duhet nje gje e tille,do dal e humbur.
    Pa kompromis deri ne fund per Ameriken,jane pasuesit e "shkolles se Frankfurtit" [nese ke ndegjuar ndonjehere per ta],ndersa e djathta dhe e majta jane qarte kunder politikes se jashtme amerikane [perjashto keta socijaldemokratet e killavt evropian,qe nuk jane as mish as peshk].

    p.s: kjo pare nga Evropa ne teresi,e jo nga kendi yne.Ai dihet, Ne jemi amerikanofil me te medhenje ne Bote.Me arsye !
    Semiku,
    vjen dita dhe jemi dakort.
    Shqiptaret jane aq amerikanofila sa te vjen per te vjelle...
    I mungon vetem flamuri tek pragu i deres, por qe nga Amerika nuk na erdhi as'gje, te pakten une flas prej viteve 70-80 asgje perveē "zerit te amerikes",
    qe na mbajti veshet ne gjimnastike te perditeshme...
    Sot une qe isha nje nga keta qe veshi i mori formen e radios se dores..., sot po vijne e po me therrasin antiamerikan, jo jam antiameriqen, pasi me nderhyrjet e amerikaneve
    Evropa po ben hapa se mbrapshti..., Rusia, he he , Evropa dhe Amerika thone se duan ti bejne "bllokade"..., sa hipokrite qe jane!
    Me duket sikur enveristet me bllokadad hipotetike, ku asnjeri nga "armiqte" nuk dilte ne dritare te shihte keshtjellen krenare buze Adriatikut...
    Sot po mbushin bulēite me "bllokada", por qe me duket se Bllokaden po e ben Rusia!
    Kaq vite neper Evrope..., nuk kam pare ruse te punojne neper nevojtoret e evropes, asnje murator neper kantieret evropiane ( kuptohet te BE-s ), por e kunderta kam pare
    shume biznesmene qe shkojne ne Rusi..., nga te gjitha vendet, deri ne shtetet qe dje u shkeputen nga BRSS-ja por qe vazhdojne me deshire dhe besnikeri ti bejne
    satelitin e Nenes Rusi! Pra sot dalin shqiptaret me amerikane se gjithe evropianet..., kur keta te fundit duhet ti jene me mirenjohes qe nga plani "Marshall"!
    Neve nuk hengrem as galeta dhe as mish ne kutia, por mbetem prapa bote, pasi ameriqenet nuk kishin asnje interes te zgjasnin doren e zgjebosur te ndalnin diktaturen tek ne!!!
    Sot po i djegin te ndenjurat per Ukrahinen..., hajde se kjo pune u pa, "pese me hiē" e thote populli.
    Ketu po qe nderhyjne, pasi veza u ka ardhur dhe s'dine ku ta leshojne..., po humbasin mbeshtetjen e anetareve te paktit atllantik, ku po e shohin qe ne te ardhmen, do ti drejtohen Pekinit!
    Kjo mua personilisht s'me pelqen as'pak! Por realiteti do te thuhet pa doreza...


    Per Semiku,
    nuk jane te majtet qe jane kunder Amerikes, sot per sot, jane te djathtat parti, ku duan te ndryshojne kursin evropian, sikur kursi i vrapit te nje langoi pas te zotit ( ameriqen ).
    Pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 30-05-2014 mė 15:50
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  8. #108

    Pėr: SH.B.A perball Rusise.

    Rusia, Kazakistani dhe Bjellorusia firmosin per bashkepunim ekonomik. Ky pakt eshte finalizimi i bisedimeve 20 vjecare, qe kur presidenti i Kazakhstanit Nursultan Nazarbayev e propozoi se pari ne 1994. Ne total eshte nje ekonomi me vlere 2.7 trilion.

    http://www.ibtimes.com/russia-kazahkstan-belarus-sign-economic-union-treaty-declare-it-not-soviet-era-agreement-1592710

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •