Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Atentati, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, në qytetin e Rrogozhinës. Dy persona janë vrarë me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit”, rreth 40 kilometra larg qytetit të Durrësit. Astrit Gjepali, i njohur si “kapoja” i bandës së Durrësit, ka mbetur i vdekur nga breshëria e automatikut, ndërsa mësohet se ka humbur jetën edhe shtetasi Halit Fici, i cili ndodhej në makinë me Gjepalin. Të plagosurit janë Ilir S. dhe Mariglen.B., të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

    Astrit Gjepali kishte marrë lejen më datë 9 janar dhe sot duhej të kthehej në burgun e Peqinit, për të vuajtur dënimin e mbetur. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje, dhe ishte ekstraduar nga Italia në vitin 2006. Gjepalit i kishin mbetur edhe 6 vjet e 7 muaj, nga 25 vitet e dënimit. Mësohet se Gjepali ndodhej në makinë, kur një automjet tjetër është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të makinës së tij me breshëri automatiku. Si pasojë, i vdekur në vend ka mbetur Gjepali, kunati i tij Halit Fici, si dhe u plagosën Ilir S. dhe Mariglen.B., që ndodheshin në makinë me të burgosurin. Mendohet që vrasja të ketë ndodhur për arsye hakmarrjeje, për vrasjet që ka kryer Gjepali. Sipas policisë në shënjestër ka qenë vetëm Gjepali, ndërsa Fici është vrarë aksidentalisht nga plumbat ishin planifikuar për Gjepalin.

    Banda e Gjepalit

    Astrit Gjepali njihet si kreu i një prej bandave më të rrezikshme të Durrësit në vitin 1997 “banda e Gjepalit”. Pjesëtarët e kësaj bande akuzohen për vrasjen e pesë personave brenda 24-orëve, në qershor të vitit 1997, në Durrës. Gjithashtu kjo bandë akuzohet edhe për katër rrëmbime personash si dhe për grabitje të shumta. Përveç vrasjeve në Durrës, Gjepali akuzohet edhe për vrasjen e shtetasit Ylli Majaci, i ekzekutuar në Zyrih të Zvicrës, më 23 mars të vitit 1993.

    Anëtarët e grupit

    Astrit Gjepali, dënuar me 25 vjet burg

    Naim Qerimi, dënuar me 25 vjet burg

    Mirush Jareci, dënuar me 20 vjet burg

    Bashkim Haxhia, dënuar me 20 vjet burg

    Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

    Më datë 16 janar 2014, rreth orës 13.15 minuta në “Bishtin e Zhurit” në Kavajë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë gjetur vdekjen shtetasit Halit Fici, 54 vjeç, Astrit Gjepali, 45 vjeç, si dhe janë plagosur me armë zjarri Ilir S. dhe Mariglen.B., 23 vjeç, të cilët kanë marrë plagë të lehta dhe po marrin mjekim në spitalin e qytetit të Durrësit.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e policisë Kavajë, u formua grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të Krimeve të Rënda, ekspertë të Kriminalistikës, përfaqësues nga prokuroria dhe drejtues të Policisë së Tiranës. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur përgjatë momenteve të udhëtimit me automjet, nga ku viktimat janë qëlluar me armë zjarri. Gjatë ecurisë së hetimit dyshohet se paraprakisht kjo ngjarje ka ndodhur për motive hakmarrje. Aktualisht strukturat e policisë po hetojnë intensivisht mbi identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Helikopter në ndjekje të autorëve të ngjarjes

    Policia është vënë në kërkim të autorëve të atentatit të sotëm në Kavajë, por ende nuk ka arritur të identifikojë vrasësit dhe as t’i arrestojë. Ministria e Mbrojtjes informon se ka vënë në dispozicion një helikopter për të kontrolluar zonën nga ajri. Deri më tani, i vetmi indikacion për momentin është automjeti tip Benz pa targa, që u gjet 3 kilometra larg nga vendi i ngjarjes. Përveç helikopterit, forca të shumta policie janë shpërndarë në gjithë zonën, në kërkim të autorëve të vrasjes.

    Trupat e viktimave dërgohen për ekspertizë në Tiranë

    Trupat e viktimave, Astrit Gjepali dhe Halit Fici, janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë. Mësohet se mjekët në Durrës kanë kryer ekspertizën e parë, ku bënë me dije se në trupin e Gjepalit kishte disa plumba, konkretisht në kokë, në këmbë dhe në kurriz. Ndërsa për viktimën tjetër, Halit Ficin, nuk jepen detaje.

    /Shekulli Online/ E.B./

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Nuk me vjen keq fare per keta kriminela, si e kerkuan e gjeten, por gjynaf ata te pafajshmit qe thjesht ishin kalimtare. Mesa di une leja per te burgosurit lejohet vetem kur kane vdekje ne familje edhe atehere udhetojne me mjete te departamentit mbrojtes, jo me makina private. Shpenzimet mbulohen nga familja e te denuarit, ne Shqiperi jemi teper tolerant i dergojme te burgosurit me pushime :P
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Nuk me vjen keq fare per keta kriminela, si e kerkuan e gjeten, por gjynaf ata te pafajshmit qe thjesht ishin kalimtare. Mesa di une leja per te burgosurit lejohet vetem kur kane vdekje ne familje edhe atehere udhetojne me mjete te departamentit mbrojtes, jo me makina private. Shpenzimet mbulohen nga familja e te denuarit, ne Shqiperi jemi teper tolerant i dergojme te burgosurit me pushime :P
    Ose eshte nje "lirim" i organizuar nga shteti!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Po cpandehin kta qe vrasin sa duan e ke duan dhe do ai hedhin paq....
    "Më e mira është armike e së mirës"

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ose eshte nje "lirim" i organizuar nga shteti!
    Edhe ndoshta cfare nuk ndodh, sepse nje i denuar ne asnje menyre nuk lejohet te udhetoj me makine private!
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Iku dhe nje tjeter i forte. Kush e ka rradhen tani?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    u vrane edhe dy qytetare te tjere pa gjyq.

  8. #8
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Gjepali ka vrare jo nje por disa njerez,mbase edhe te pafajshem fare.
    25 vjet burg eshte favor qe i ka bere gjykatesi.
    Ai duhet te ishte vrare si qen qe ne 2006-en
    Te vrasesh disa njerez dhe denohesh 25 vjet???????
    Eshte denim qesharak.5veta te vrare x 70 vjet secili =350vjet burg i takonte ose varje.
    Astriti,mosha 35 vjec-45 vjec duke u marre me idiotesira gangsterlliqe.
    Idiot.Njerez mosha e tj bejne mrekullira..........ta cosh jeten dem me idiotesira.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 16-01-2014 më 22:06
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  9. #9

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij


  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    rendesi ka qe fundi eshte i lumtur. kriminelat duhen ekzekutuar pa perjashjtim.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Me vjen keq per familjet e tyre, por nuk ja vlen te hapesh tema kur vriten kriminelat mes tyre.
    Feelings change - memories don't.

  12. #12

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Me vjen keq per familjet e tyre, por nuk ja vlen te hapesh tema kur vriten kriminelat mes tyre.
    Pikerisht ketu qendron problemi? A ishte "lirimi" i tij njejavor nje kurth i parapergatitur? A ishte nje kurth per larje hesapesh apo per te mbyllur nje goje qe dinte shume?

  13. #13

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    rendesi ka qe fundi eshte i lumtur. kriminelat duhen ekzekutuar pa perjashjtim.
    Shteti shqiptar eshte pergjegjes per jeten e çdo qytetari shqiptar, pa marre parasysh gjendjen (i lire apo i burgosur) ne te cilen ndodhet ai! Eshte nje krim dhe personat pergjegjes duhet te vihen para ligjit!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Pikerisht ketu qendron problemi? A ishte "lirimi" i tij njejavor nje kurth i parapergatitur? A ishte nje kurth per larje hesapesh apo per te mbyllur nje goje qe dinte shume?
    Po he shko hetoje ti. Mua s'me intereson shume. Nuk eshte hera e pare qe vriten kriminela.
    Feelings change - memories don't.

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Shteti shqiptar eshte pergjegjes per jeten e çdo qytetari shqiptar, pa marre parasysh gjendjen (i lire apo i burgosur) ne te cilen ndodhet ai! Eshte nje krim dhe personat pergjegjes duhet te vihen para ligjit!
    Here pas here nuk te ben keq te flasesh jashte kornizave politike dhe propagandes per te cilen flet me kaq pasion. Nje kriminel me pak, nje bote pakez me e mire. Kaq. Jo ligji jo maliqi.

  16. #16
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Shteti shqiptar eshte pergjegjes per jeten e çdo qytetari shqiptar, pa marre parasysh gjendjen (i lire apo i burgosur) ne te cilen ndodhet ai! Eshte nje krim dhe personat pergjegjes duhet te vihen para ligjit!

    (Astrit Gjepali ne foto)
    Problemi eshte qe Astriti njihej ne Durres si vrasesi
    i 5 personave dhe familjet e viktimave
    e kane fut Astritin ne rreth te kuq per ta vrare.
    Idiota si Astriti ishin gango mburracake qe u pelqente
    te benin "show" te fortesh rrugeve dhe lokaleve dhe si
    kaubojsa benin "trimerira'"duke qelluar me arme dhe harruar qe vrasjet e tyre
    haptas jane pare nga shume
    qytetare rrotull.Jane pikerisht deshmitaret okulare qe kane raportuar ne polici
    qe ka cuar me vone ne kapjen e Astrit trimit.
    Astriti eshte mbajtur ne hetime per kohe te gjate dhe ka nxjerre edhe sekrete
    te aktivitetit te grupit te tij,me qellim qe te fitonte favore nga hetusia,policia dhe gjykata
    ne shkembim te bashkepunimit.
    Fakti qe megjithese Astriti vrau 5 dhe u denua 25 vjet
    (i bie te denohesh 5 vjet per vrasjen e nje personi)qe flet per nje marreveshje qe ka bere hetusia
    me Astritin dhe marreveshja ka qene
    Nqs ti Astrit do koperosh me ne Polici/hetusi ne do nderhyjme te gjykatesi per te mos u denuar me vdekje,por vetem me 25 vjet.
    Ato kane bere marreveshje dhe Astriti per te shpetuar lekuren ka treguar komplet cfare ka ditur,edhe sekrete ka dhene edhe emra.
    Kjo ka cuar me vone ne arrestime te bashkepunetoreve te Astritit qe kane qene jashte dhe merrehin me pislliqe droge.
    Astriti ka spiunuar shoket ,bashkepunetoret e tij ne Durres dhe Itali.
    Te arrestuarit e kane kuptuar qe Astriti i ka shitur dhe nga burgu kane menduar plan qe ta qerojne Astritin,vrasin.
    Ato kane marre vesh qe Astriti do shkonte te shtepia e tij per ca dite dhe kane lajmeruar ne tel njerezit e tyre jashte burgut qe ta qerojne.
    Ka shume te ngjare qe vrasja e Astritit e ka origjinen nga burgu.Dikush qe eshte spiunuar nga Astriti dhe vuan denimin ne burg
    ka telefonuar miqte etij qe ta qerojne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 19-01-2014 më 13:20
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  17. #17
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Vec ne Albanistan i jepet leje nje kapo bande e vrasesi te pesefishte, mbi te gjitha pa dijenine e vete ministrit. Nje histori suksesi e shtetit dhe policise te ngritur ne altarin e mendjemadhesise e vetmjerimit.
    relata refero

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Here pas here nuk te ben keq te flasesh jashte kornizave politike dhe propagandes per te cilen flet me kaq pasion. Nje kriminel me pak, nje bote pakez me e mire. Kaq. Jo ligji jo maliqi.
    Ne qofte se ky i burgosuri qe u vra ka merituar vdekjen atehere ai duhet te ishte denuar me vdekje nga gjykata jo te vritet pabesisht nga saimir tahiri.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Po he shko hetoje ti. Mua s'me intereson shume. Nuk eshte hera e pare qe vriten kriminela.
    duhet hetuar vetem saimir tahiri qe i nxjer te burgusurit me leje qe ata te bejne nje jete perrallore me plot aventura. e di ti qe disa nga te burgosurit shqiptare jane milionere ne saje te kontrollit te droges dhe prostitucionit. ne vend tu sekuestrohet pasuria, te futen te nxjerin minerale ata lihen te bredhin me benxa rrugeve te shqiperise.
    u be shqiperia gaze i botes me keto qe ndodhin.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Atentati mafioz, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    Ne qofte se ky i burgosuri qe u vra ka merituar vdekjen atehere ai duhet te ishte denuar me vdekje nga gjykata jo te vritet pabesisht nga saimir tahiri.
    Une jam dakord ne parim me ate qe thua, por mos harro se ne nuk kemi shtet ligjor te mirefillte. Ne ne shqiperi nuk kemi denim me vdekje, por te pakten ne mos me vdekje nje denim i perjetshem do ishte mese i merituar.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •