Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 100
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Lulzim Basha, kryetari i ri i PD

    Kreu i ri i PD, burime brenda selisė blu: Basha fitore tė thellė me 80 % tė votave

    TIRANĖ- Rreth orės 03:30 minuta tė ditės sė sotme nisi numėrimi i votave pėr tė zgjedhur pasuesin e Sali Berishės nė krye tė Partisė Demokratike. Shkak i vonesės sė nisjes sė numėrimit u bė mbėrritja me vonese e kutisė sė Sarandės, e cila mbėrriti rreth orės 03:20 minuta tė ditės sė martė.

    Nė procesin e numėrimit morėn pjesė 10 grupe me nga 4 persona secila, 2 u zgjodhėn nga kryesia e partisė dhe nga njė pėrfaqėsues pėr secilin kandidat. Numėrimi i fletėve tė votimit u zhvillua nė Pallatin e Kongreseve.

    Rreth 105 mijė anėtarė tė kėsaj force politike u thirrėn pėr tė zgjedhur liderin e ri pėr herė tė parė pėrmes parimit “njė anėtar-njė votė”, megjithėse pjesėmarrja ishte e ulėt, votuan vetėm 41360 anėtarė. Anėtarėt e partisė demokratike votuan nė 39 qendra votimi tė hapura nė tė gjithė vendin, ndėrsa votat do tė numėrohen nė kryeqytet.

    Tė dy kandidatėt, kryetari aktual i Bashkisė sė kryeqytetit Lulzim Basha dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi kanė nėnvizuar nevojėn e njė pėrfshirjeje tė drejtpėrdrejtė tė anėtarėsisė nė vendimmarrje dhe premtojnė fitore nė garėn mė tė afėrt me kundėrshtarin e tyre tė majtė. Ata kanė evituar debatet e drejtpėrdrejta me njeri tjetrin, ndėrsa kanė zhvilluar takime thuajse nė tė gjithė vendin me anėtarėt e partisė sė tyre.

    Procesi i votimit pėr kreun e ri tė PD-sė u pėrfshi nga problematika e mungesės sė votimit tė mijėra anėtarėve demokratė nė mbarė vendin, tė cilėt nuk kanė gjetur emrat nė listat e votimit. Por njė tjetėr problematikė ėshtė shfaqur edhe prania e kodit rendor nė fletėt e votimit, e cila e bėn tė identifikueshme votuesin dhe pėr cilin nga kandidatėt ka votuar. Ėshtė vėnė re njė pėrqindje e dobėt e pjesėmarrjes nė votime, qė sipas tė dhėnave paraprake llogaritet nė rreth 40 pėr qind.

    BURIME BRENDA PD: BASHA FITORE TĖ THELLĖ
    Ora 10:20 Lulzim Basha duket se do jetė kryetari i ri i PD-sė. Burime brenda PD-sė flasin pėr jnė fitore tė thellė tė Bashkės kundrejt kandidatit tė tij, Sokol Olldashi. Teksa pritet rezultati pėrfundimtar, burime brenda PD-sė bėjnė me dije se Lulzim Basha ka marrė 80% tė votave Sokol Olldashi 20% tė votave

    PĖRFUNDON PROCESI I NUMĖRIMIT TĖ VOTAVE
    Ora 10:00 Pėrfundon procesi i numėrimit tė votave pėr kreun e ri tė PD-sė. Procesi i numėrimit tė votave nisi rreth orės 03:00 minuta tė ditės sė sotme, ndėrkohė qė pritet shpallja e rezultateve zyrtare. Procesi zgjati gjatė gjithė mesnatės pėr rreth 6-7 orė.

    Nė procesin e numėrimit morėn pjesė 10 grupe me nga 4 persona secila, 2 u zgjodhėn nga kryesia e partisė dhe nga njė pėrfaqėsues pėr secilin kandidat. Numėrimi i fletėve tė votimit u zhvillua nė Pallatin e Kongreseve.

    Burime brenda PD flasin pėr fitore tė thellė tė kandidatit Lulzim Basha.

    POLLO: URIME BASHĖS, KREU I PORSAZGJEDHUR I PD
    Ora 8:30 Ministri i Teknologjisė dhe Inovacionit Genc Pollo ka uruar kandidatin pėr kreun e PD-sė Lulzim Basha.

    Teksa ende nuk ka dalė rezultati zyrtar pėr kreun e ri tė PD-sė, nė njė postim nė rrjetin social ‘Facebook”, Pollo shkruan: “ Urime Lul Bashės, kryetar i porsazgjedhur i Partisė Demokratike. Fat tė mbarė e sukses tė shpejtė.

    Anėtarėt e partisė demokratike votuan nė 39 qendra votimi tė hapura nė tė gjithė vendin, ndėrsa votat do tė numėrohen nė kryeqytet.

    BALKANWEB

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anėtarėsuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    braktisur
    i braktiur qe nga mbreme
    ishe i dashur me plote fame,
    te tera qe i bere athua
    dot nuk i kane pare
    edhe deti po flet me vale
    edhe me not ti ishe i pare
    tere ky zhvillim mbeti i thare
    edhe populli i hamendur valle
    ku do vej me tjera fjale
    buje dhe zhurme e pa pare
    qe ti erdhe ne kye valle
    mos urrejtja do te ndryshoje gje valle
    ti mos pris nga ky i marre,
    nuk behet asgje metem me fjale
    derdhet loti i pandal
    gjeme dhe shprese
    per njerez te gjalle
    ti kur ishe endrrat,
    shpresat loznin pale- pale
    gjer dje ishe i duhur
    por tutje u duke i marre
    mos harroni o ju te gjalle
    ate qe e perbuzni
    do ta kerkoni serish valle
    se per ju ishte fat i bardhe
    ju shpetoi nga permbytja ne vale
    ju emruat tjetrin por mund
    te fundoseni pa u pare
    kush do mund te ju shpetoi
    edhe kete radhe nje tsunam
    po dalldise vale, veē ia mbrriu
    por ende po duket i pa pare,
    sa i terbuar qenka
    do ta shihni me pas valle.
    “Who’s to say I won’t live forever?”

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Sapo e shkruajti S.B ne facebook ore, eshte zyrtare tashme.
    Hajde urime kryetarit te ri.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anėtarėsuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Sapo e shkruajti S.B ne facebook ore, eshte zyrtare tashme.
    Hajde urime kryetarit te ri.
    Urimet me te perzemerta kryetarit te ri te PD, z.Lulzim Basha!

    Te dashur miq, ju ftoj te urojme te gjithe se bashku sukseset me te medha kryetarit te ri te PD, z.Lulzim Basha, i cili u zgjodh dje me nje mbeshtetje plebishitare nga anetarsia e PD. Lulzim Basha eshte historia e suksesit te te riut shqiptar ne liri dhe qe i ka bere sherbime te ēmuara PD, vendit dhe kombit te tij. Ju ftoj te punojme fort e me perkushtim nen udheheqjen e liderit tone per nje fillim te ri e te fuqishem te PD, vendimtar per fitoren e ardhshme te saj, integrimin dhe zhvillimin e Shqiperise! sb
    “Who’s to say I won’t live forever?”

  5. #5

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Ja kush e urdhėroi agjentin serb Sali Berisha tė “gradonte” nė krye tė qeverisė e PD, shėrbėtorin serb Lulzim Basha - See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/ja-....GFGDCmKv.dpuf




    Nė muajin mars 2005, nė kupolėn e PD u shfaq befasisht njė personazh, i cili kur u krijua PD nė dhjetor tė vitit 1990, ishte vetėm 17 vjeē. Nė vitin 1991, ishte 18 vjeē dhe punonte kamarier nė klubin “VIP” tė shėrbimeve sekrete shqiptare nė Rinas, i caktuar nė kėtė punė prej sigurimit tė shtetit, si familje e lidhur me sigurimin e shtetit dhe PPSH. Kur erdhi PD nė pushtet, u bė pjesė e projektit tė njė “gjyshi” holandez, i cili e mori pas vetes dhe me shumė dashuri e “edukoi” me “parimet” e botės moderne. Mė pas u njoh nė kėtė fondacion me vajzėn e krye magazinieres sė lekėve tė firmės piramidale “VEFA”, qė me lekėt e shqiptarėve e nisi sė bashku me vajzėn e djalin pėr studime “speciale” nė Holandė. Prej Holandės, u gjend me shėrbime speciale nė Kosovė, si mbikqyrės i problemeve “serbe” deri nė mars tė vitit 2005. Nė vitin 2005, u gjend befasisht nė krye tė kupolės sė PD, duke u futur nėpėrmjet COP-it tė krijuar tė Argitės, vajzės sė kryeministrit. Sikur tė ishe “perėndia” e PD, Sali Berisha e “gradoi” menjėherė Lulzim Bashėn nė kryesinė e PD dhe tre herė ministėr nė tre ministri kryesore, ku u njoh pėr akte tradhtie me shitje trojesh kombėtare, pėr abuzime me 24 milionė euro nė Rrugėn e Kombit dhe pėr krime njerėzore, me vrasje tė 4 protestuesve. Pas tre posteve ministrore, e gradoi kryetar tė bashkisė Tiranė.

    Pėr Lulėzim Bashėn, “yllin” qė u shfaq e u ngjit befasisht nė kupolėn PD e tė pushtetit, deri tani kanė dalė nė dritė vetėm pak fakte nė lidhje me veprimtarinė e tij “bunker”, i cili tashmė po “celebrohet” prej Sali Berishės, si trashėgimtar nė krye tė PD. Qė prej vitit 2005, kur ai i shfaq nė politikėn shqiptare nė kupolėn e PD dhe tė qeverisė “Berisha”, vazhdojnė tė bėhen disa pyetje: Cili ėshtė nė tė vėrtetė Lulzim Basha? Nga vjen dhe ēfarė ka bėrė nė Kosovė, Serbi, Maqedoni, Holandė e Greqi deri nė mars 2005? Pėrse e solli Sali Berisha nė krye tė PD, pėrse u “desantua” pikėrisht nė krye tė PD dhe kush e urdhėroi ta sillte? Pėrse duhej tė ishte ministėr i Jashtėm, Transporte-Telekomunikacionit dhe i Brendshėm dhe kujt i shėrbente ai, nga kėto poste? Ēfarė misioni ka pėr tė kryer nė vijim nė Shqipėri dhe krye tė PD? Pėrse Sali Berisha, po ia dorėzon vetėm atij kreun e PD dhe cilėt e kanė urdhėruar pėr kėtė gjė? Kėtė detyrė qė nuk po e bėjnė Shėrbimet Shtetėrore tė Sigurisė Kombėtare Shqiptare, po e nis gazeta “SOT”, duke i drejtuar 25 pyetje Sali Berishės, nė lidhje me “sekretet” e “personazhit mister” Lulzim Basha.



    Kush e urdhėroi Sali Berishėn, qė tė bėnte Lulzim Bashėn pjesė tė qeverisė e trashėgimtar tė PD?



    1. A kishte lidhje krijimi i COP-it me justifikimin pėr tė “desantuar” Lulėzim Bashėn nė PD e nė qeveri dhe a ka lidhje me Beogradin ky “desantim”?
    2. Ku dhe nėpėrmjet kujt jeni prezantuar pėr herė tė parė me Lulėzim Bashėn dhe a ėshtė e vėrtetė, qė ju keni krijuar alibinė e “familjaritetit” tė tij me vajzėn dhe dhėndrin tuaj, pėr tė maskuar rekomanduesit e vėrtetė serbo-grekė, tė futjes nė PD dhe qeveri tė Lulėzim Bashės?
    3. A ka ndikuar Lulėzim Basha, nė autoritetet zyrtare e ato tė shėrbimeve sekrete serbe, pėr tė zhdukur dosjen tuaj si agjent i UDB-sė dhe pėr pastruar dosjen tuaj tė shkeljes prej jush, tė embargos me kontrabandėn e naftės gjatė gjenocidit serb kundėr Kosovės, nė favor tė Milosheviēit?
    4. A ka lidhje ndonjė “kontribut” i Lulėzim Bashės, bėrė nėpėrmjet zyrtarėve serbė nė favorin tuaj, lidhur me “konservimin” e disa incizimeve dhe filmimeve, gjatė bisedės qė ju keni bėrė nė vitin 1993 me Milosheviēin dhe me kryekriminelin serbin Arkan, qė ka pirė gjak kosovarėsh?
    5. Ju keni nė dorė njė dosje “top sekret” tė veprimtarisė sė plotė tė Lulėzim Bashės pėr vitet 1995-2005 , si bashkėveprues i shėrbimeve sekrete e tė drejtėsisė serbe nė lidhje me luftėtarėt e UĒK, a mund tė thoni se nga cilat shėrbime tė huaja ju ėshtė dhėnė “Dosja Basha” dhe cilat janė porositė pėr rastet se kur duhen pėrdorur tė dhėnat e saj?
    6. A ka lidhje emėrimi i Lulėzim Bashės nė postin e Ministrit tė Jashtėm tė Shqipėrisė, me tė dhėnat qė ka dosja e tij “top sekret”?
    7. Pėrveē Paktit Detar pėr copėtimin e Shqipėrisė nė favor tė Greqisė pėr faljen e territorit Shqiptar, a keni nėnshkruar duke pėrdorur Lulėzim Bashėn edhe 3 pakte tė tjera tė fshehta me Greqinė dhe 4 pakte me Serbinė, qė kanė lidhje me cėnimin e sigurisė kombėtare shqiptare dhe koncesionet ekonomikė tė sektorėve strategjikė shqiptarė, nė favor tė Serbisė?
    8. A ekziston i nėnshkruar prej Lulėzim Bashės edhe me Malin e Zi, njė pakt ujor sekret si me Greqinė dhe a ju ėshtė kėrkuar “urgjent” ky nėnshkrim pakti dhe prej kujt dhe pėrse duhej miratuar urgjent ky pakt, me ligj nė parlamentin shqiptar brenda vitit 2010, siē u miratua?
    9. Ku e keni bėrė takimin e parė me palėn greke pėr paktin detar dhe ku e ka marrė model-draftin e paktit Lulėzim Basha, a ka lidhje Serbia me “trajtėn pėrfundimtare” tė projekt-paktit me Greqinė, sipas modelit tė pazar-paktit copėtues qė ka bėrė Esat Pashė Toptani me serbėt pėr Veriun e Shqipėrisė dhe Ahmet Zogolli me serbėt, pėr faljen e “Shėn Naumit”?
    10. A ka lidhje Lulėzim Basha nė njohjen dhe lidhjen tuaj “miqėsore” me Damir Fazlliē dhe si ua prezantoi atė: si “koleg shėrbimi nė UNMIK”, si “misionar i BE”, apo si “lobist anglez deklaratash vlerėsuese pėr qeverinė tuaj”? Ju, ēfarė pakti ndėrshtetėror, keni firmosur me Damir Fazlliē, pėr kolonizimin ekonomik tė Shqipėrisė prej Serbisė?
    11. Nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurisė Kombėtare tė Shqipėrisė, ka marrė pjesė Damir Fazlliē, me ēfarė statusi dhe dokumentesh e ka prezantuar Lulėzim Basha nė kėtė mbledhje: Si pėrfaqėsues i Shtetit Anglez, Holandez, Francez, Gjerman, Greke apo Serb?
    12. A keni bėrė ju dhe Lulėzim Basha, marrėveshje pėr tė prezantuar Damir Fazlliē, si “biznesmen”, me synim maskimin e misionit real qė ai kryente dhe kryen nė Shqipėri nėn pėrkujdesjen dhe vendim-marrjen e ligjvėnien tuaj, me urdhėr tė Lulzim Bashės dhe dy fėmijėve tuaj?
    13. A ju ka ardhur nė maj tė vitit 2005, njė “material special” prej ish-UĒK, nė lidhje me “shėrbimet speciale” qė ka kryer Lulėzim Basha nė Kosovė e Serbi me dosje kundėr figurave tė UĒK dhe si e keni “mbyllur” kėtė “problem”?
    14. A ka lidhje gjysma e 240 milionė eurove tė “humbura” tė tenderit tė rrugės Rrėshen-Kalimash, me ndonjė “krijim dhe pagesė lobimi” nėpėrmjet Lulėzim Bashės, Damir Fazllic e IDB, pėr tė “pastruar” ndėrkombėtarisht njė “plagė” tė pushtetit tuaj tė viteve 1992-1997?
    15. A kanė lidhje kontratat koncensionare nė energji, me “klientėt diplomatikė” tė Lulėzim Bashės, po shitja e divizionit tė shitjes nė CEZ, a ka si lobistė Fėmijėt e tu dhe Damir Fazllic dhe firmat serbe tė energjisė nė rajon?
    16. A keni njė raport tė SHISH me 325 faqe tė muajit mars 2012, nė lidhje me “figurėn dhe veprimtarinė” e Lulėzim Bashės, si dhe me udhėtimet e tij me 6 pasaporta gjatė shėrbimeve qeveritare si Ministėr i Jashtėm, Ministėr i Brendshėm dhe Ministėr Transporti dhe a ka lidhje me kėtė raport, sulmi juaj ndaj kreut tė SHISH Bahri Shaqiri, pėr ta shkarkuar e pėr tė marrė SHISH nė kontroll?
    17. Ēfarė porosie keni dhėnė tek ish-ministri i Brendshėm Sokol Olldashi, kur jeni informuar nga “agjentėt e tu”, se Lulėzim Basha ka udhėtuar shpesh nga Rinasi, me pasaporta tė trefishta nė hyrje-dalje udhėtimi privat?
    18. A jeni informuar nga Ambasada e SHBA, qė Lulėzim Basha ekspozohej nė qarqet diplomatike ballkanike edhe si pėrfaqėsues lobues i interesave tė shtetit amerikan, shqiptar, kosovar e serb dhe si keni reaguar, kur Serbia ju ka konfirmuar faktin dhe ka kėrkuar tė lejohet si lobit i saj?
    19. A ka lidhje sulmi juaj ndaj ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, me kėmbėnguljen e tij pėr tė trajtuar ligjėrisht e publikisht disa “informacione delikate” nė lidhje me “veprimtarinė ndėrkombėtare” tė Lulėzim Bashės?
    20. Ēfarė biznesesh e llogarish tė pėrbashkėta familjare keni krijuar me Lulėzim Bashėn dhe nė cilat shtete, a i komandon kėto biznese e llogari bankare familja juaj, apo ėshtė “administratore” Xhane Isufi, vjehrra e Lulzim Bashės, ish-financierja e firmės piramidale “VEFA”, ndėrsa avokate pėrfaqėsuese ėshtė Aurela Isufi, gruaja e Lulzim Bashės?
    21. nė 8 vitet e pushtetit tuaj, a i keni hartuar e miratuar vendimet qeveritare, a i keni kaluar projekt-ligjet dhe ai keni miratuar ato nė parlament, pa konsulencėn dhe aprovimin e Lulėzim Bashės, veēanėrisht ato qė kanė lidhje me interesat ekonomike kombėtare dhe integritetin e vendit?
    22. A po e pėrgatisni ju, “skenarin” pėr akt-trashėgiminė e drejtimit tė PD nė duart e Lulėzim Bashės dhe nga shėrbimet e cilit shtet antishqiptar, ua kanė urdhėruar kėtė akt kalimi tė kryesimit tė PD, nė duart e Lulzim Bashės?
    23. A po e monitorojnė dhe po e financojnė Serbia e Greqia vendosjen e Lulzim Bashės nė krye tė PD dhe a janė monitorues tė kėtij procesi greku antishqiptar Nikolas Geixh dhe antishqiptari serb Damir Fazlliē?
    24. A ka qenė kėmbėngulja e Lulėzim Bashės dhe a e ka sjellė ai tė gatshėm, projekt-ligjin pėr legalizmin e homoskesualitetit dhe martesave “gay”?
    25. A ju ka futur nė “thes” misionari juaj serbo-grek Lulėzim Basha, dhe nga “tutor”, jeni kthyer ju, nė misionar i tij, aq sa jeni tė detyruar t’i dorėzoni edhe PD, tė cilėn e keni sunduar dhe pėrdorur me klane-familje pėr 23 vite?



    Tė emėruarit nga Saliu, Liria, Argita e Shkėlzeni



    Atė qė ka bėrė familja “Berisha”, konkretisht guaja Liri, vajza Argita, djali Shkėlzen, dhėndri, mbesa etj, nė 8 vite qeverisje tė Sali Berishės, nuk i ka bėrė nė vitet 1939-1943 as Eda Musolini, vajza e ish-kryefashistit italian Benito Musolini, kur babai i saj, qytetin e Sarandės ia bėri dhuratė pėr martesė, qytet tė cilin nė nderim tė saj e quajti “Porto Eda”. Madje vajza e “Duēes” dhe dhėndri i tij Konti Ēiano nuk hipotekuan as toka, nuk bėn as emėrime prefektėsh, kuestorėsh, kryedoganierėsh e kryebashkiakėsh. Ndėrsa vajza e “Duēes” shqiptar Sali Berisha, Argita Berisha, nė vitet 2005-2013 ka bėrė gjithēka. Nėse doje tė bėheshe ministėr, ambasador, kryedoganier, drejtor, kryepolic, president republike e madje edhe roje nė azile pleqsh, kėtė mund ta realizoje vetėm duke marrė “vulėn” tek Liria, Argita e Shkėlzeni. Nėse prekje interesat e Lirisė, Argitės, Zenit e dhėndrit, “fluturoje” nga ministėr, ambasador, kryedoganier, polic, profesor, drejtor shkolle e President Republike. Ja skeda e emėrimeve prej pushtet-familjes kryeministrore:

    1. Anėtarė kryesie tė PD: copė 17
    2. Kryetari i Bashkisė Tiranė: copė 1
    3. N/kryetare Bashkie Tiranė: copė 1
    4. Drejtori i Rrugėve: copė 1
    5. Prefekti i Tiranės: copė 1
    6. Ambasadorė: copė 42
    7. Ministra: copė 11
    8. Zv/ministra: copė 25
    9. Kryetar tė ILDKP: copė 1
    10. Kryetarja tė KQZ: copė 1
    11. Shef komisariati Rinas: copė 1
    12. Drejtor doganash: copė 9
    13. Deputetė tė PD: copė 44
    14. Gjeneralė ushtrie: copė 30
    15. Kryetar komunash: copė 75
    16. Kryetar bashkie: copė 17
    17. Drejtor arsimi qarqesh: copė 8
    18. Drejtor arsimi rrethesh: copė 20
    19. Drejtorė policie: copė 9
    20. Shefa komisaritesh: copė 21
    21. Kryetar KLSH: copė 1
    22. Anėtar tė KLD: copė 7
    23. Kryetar i Kishės Autoqefale: copė 1
    24. Anėtarė tė Gjykatės sė Lartė: copė 5
    25. Akademia e Shkencave: copė 6
    26. Guvernator Banke: copė 1
    27. President Republike: copė 1
    28. Prefekt Qarqesh: copė 12
    29. Kryetar Kėshilli-Qarqe copė 6
    30. Drejtorė Qarkullimi: copė 15


    “Profili” i Lulzim Bashės


    Ministėr i 4 tė vrarėve nė 21 janar 2011

    Nė 21 janar 2011, nė drejtimin e policisė prej tij u vranė 4 protestues nė sheshin pėrballė kryeministrisė, tė qėlluar nga Grada e Republikės, me urdhėr tė Sali Berishės, Lulzim Basha nuk u pėrfshi nė hetime, dosja nuk ka autorė krimi.

    Ministėr i Paktit Detar, me falje tė detit Greqisė

    Janė 355 km katrorė sipėrfaqe detare, qė iu dhanė Greqisė nė 28 prill 2009, dy maj pėrpara zgjedhjeve parlamentare, pas paktit detar tė nėnshkruar mes qeverive tė dy vendeve. Nė 26 janar 2010, Gjykata Kushtetuese e deklaroi tė papajtueshme me Kushtetutėn kėtė projekt- marrėveshje

    Ministėr i tenderit mafioz tė rrugės “Durrės-Kukės”

    Janė 240 milion euro, vjedhja korruptive e bėrė prej Lulzim Bashės, me tenderin fiktiv tė rrugės Rrėshen-Kalimash. Bashės. Prokuroria kėrkoi imunitetin e Bashės, por Gjykata nuk e gjykoi akuzėn dhe e mbylli dosjen “me procedurė”, pra me tejkalim afatesh hetimi, tė cilat u mbyllėn me procedurė, me urdhėr tė Berishės.



    Nga: Perparim Halili

  6. #6
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Falimentoj Basha

  7. #7

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Urime Lulzim Bashes! (mos t han rroqja me shkrimet si ai me lart, nga aleanca kuq e zi dhe te tjere debila si ata)!
    Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD


  9. #9
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Urime Lulzim Basha Kryetar I Ri i Partise Demokratike


    Darius na shpjego pse e ke sjelle ate shkrim ?
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Lulzim Basha,kryetari i ri i PD

    Njė sinjal i egėr pėr ata qė ėndėrrojnė PD-nė

    Nga Mero Baze



    Lulėzim Basha do tė fitonte edhe pa futur duart nė zgjedhjet brenda partisė. Sali Berisha u la tė kuptojė tė gjithėve se ai ėshtė trashėgimtari i tij dhe kaq mjafton nė njė parti ku zgjedhjet bėhen nėn udhėheqjen e humbėsit.

    Lulėzim Basha do tė fitonte pos tė tjerash se siē ndodh rėndom sa herė atė duhet ta votojė dikush, Sali Berisha ndryshon rregullat e lojės. Dhe kėtė radhe meqė ai nuk fitonte dot sipas statutit tė PD-sė, Berisha ia ndryshoi rregullat e lojės me njė vendim kryesie, duke bėrė farsėn e votimit tė ēdo anėtari.

    Lulėzim Basha do tė fitonte dhe sikur tė votonin gjithė anėtarėt. Ata nė shumicė besojnė Sali Berishėn dhe nuk duan t’ia prishin atij vullnetin pėr tė lėnė njė kollovar nė vend tė tij pėr njė periudhė tė shkurtėr.

    Lulėzim Basha do tė fitonte dhe nėse fleta e votimit nuk do tė bėhej me numėr rendor pėr t’u identifikuar ēdo votė. Nė shumicė njerėzit e asaj partie ishin bindur t’ia jepnin votėn kollovarit qė kish zgjedhur Berisha.

    Por Lulėzim Basha nuk zhgėnjeu askėnd nė mungesėn e thellė tė respektit qė ka pėr veten, pėr zgjedhjet e lira, pėr garėn e ndershme me rregulla dhe pėr fatin e tij politik. Nė njė garė ku nuk ish nevoja tė vetė-investohej pėr ta shkatėrruar nė qelizė, ai u angazhua tė shkatėrrojė trupėn zgjedhore, tė mos bėjė transparente listat, tė heqė mbėshtetėsit e kundėrshtarėt dhe tė shtojė tė panjohur, dhe mė nė fund tė bėjė dhe farsėn mė tė shėmtuar qė nuk ndodh as nė Korenė e Veriut, tė identifikojė ēdo votė pėr kė ėshtė.

    Nė zgjedhjet e para tė komunizmit nė vitin 1946, komunistėt, pėr tė identifikuar ata qė votonin pėr opozitėn, i bėnė kutitė e votimit metalike dhe nė vend tė fletės sė votimit u jepnin njerėzve njė zar qė duhet ta lėshonin ose nė kutinė e opozitės, ose nė atė tė frontit duke e futur dorėn formalisht nė tė dyja. Aty ku binte zari, dėgjohej zhurmė dhe merrej vesh pėr kė votoje. Lulėzim Basha e bėri dhe mė keq. Ai ėshtė i vetmi njeri nė botė qė pranon tė zgjidhet me deklarata votuesish me shkrim dhe jo me votė tė fshehtė. Kjo i ngjan pak a shumė zgjedhjes sė njė kryetari me duartrokitje ose mosaprovim nė njė sallė tė hapur. Njė turp qė mund ta pranojė vetėm njė njeri pa dinjitet, pa shtyllė kurrizore, pa aftėsinė pėr t’u zgjedhur nga shqiptarėt, pa guximin pėr tė dalė nė garė, pa minimumin e besimit tek vetvetja.

    Siē e thashė dhe mė lart, zgjedhja e Lulėzim Bashės nuk ishte nė diskutim, jo vetėm se ishte i pėrzgjedhur i Berishės, por dhe se ai ia pėrgatiti terrenin tė bėhej njė farsė zgjedhore dhe njė garė formale. Por kjo qė ndodhi nuk vė nė diskutim faktin a duhet tė udhėheqė Lulėzim Basha Partinė Demokratike, por tė ardhmen e lidershipit nė atė parti. Nuk do kalojė shumė kohė dhe ky njeri do tė duhet tė udhėheqė atė parti realisht. Sado t’ia lėrė kėtė punė nė dorė Berishės, Argitės apo Shkėlzenit, njė ditė ai do tė duhet tė marrė pėrgjegjėsi pėr humbjet qė do tė pėsojė ajo parti. Njė ditė atij do t’i kėrkohet tė ikė nga ajo parti, nga pjesa tjetėr e partisė dhe pas kėsaj ata duhet t’i drejtohen realisht zgjedhjeve nė parti.

    Trashėgimia e krijuar mė 22 korrik nė atė parti, me lista fallco, me njerėz tė pėrjashtuar, me votim tė hapur nė formė deklarate dashurie, dhe me njė tutor politik sipėr kokės, si Sali Berisha, do ta bėjnė tė pamundur tė krijohet njė traditė zgjedhjesh nė parti. 22 vite pas formimit tė saj, Partia Demokratike provoi pėr herė tė parė tė prishė virgjėrinė duke menduar se u poq si parti dhe mund tė bėjė vetė zgjedhjet, por pėrfundoi nė njė pėrdhunim nga babai i saj, nga njė instinkt incestor qė duket se nuk ka pėr t’iu hequr sa tė jetė gjallė. Ajo u pėrdhunua sot publikisht, para syve tė gjithė shqiptarėve, pėr t’i hequr gjithkujt shpresėn se ajo parti mund tė merret me garė, apo me ide qė nuk janė pjesė e vullnetit tė Sali Berishės.

    Nuk ndjej keqardhje pėr ata qė pranojnė kėtė vetėvrasje, por po i paralajmėroj ata qė heshtin ngaqė janė ende nė njė zyrė qeverie me Sali Berishėn, apo vetė Olldashin qė pranoi tė bėhej pjesė fallco e kėsaj gare, duke i dhėnė legjitimitet njė farse kriminale. Do ta qajnė gjatė iluzionin qė deshėn t’i krijojnė vetes dhe tė tjerėve se po demokratizonin njė bunker ku ėshtė pėrdhunuar pėr 22 vite demokracia. Ajo qė ndodhi mė 22 korrik tregon se aty nuk ka qenė qėllimi tė zgjidhet Lulėzim Basha, pasi ajo ishte e qartė, por tė paralajmėrohej gjithkush qė ėndėrron pėr tė ardhmen e asaj partie, tė presė shpresat qė berishėt kanė ndėrmend t’ua lėshojnė. Gjesti i 22 korrikut ishte njė sinjal qė askush tė mos guxojė tė shpresojė pėr tė ardhmen, as ata qė e quajnė “gjimnastikė” masakrėn e votės, as ata qė e quajnė garė reale, farsėn, dhe as ata, qė duke shpresuar se Luli njė ditė do tė tradhtojė Familjen, do rikthejė zgjedhjet nė atė parti. Ajo parti ėshtė si njė qenie e balsamosur nė bunkerin e berishėve. Po u hapėn dyert dhe hyri oksigjeni, ajo thjesht shperbehet.

    Lulėzim Basha ėshtė sot njeriu qė ka dy karrige tė vjedhura, atė tė Bashkisė dhe atė tė partisė. Ėshtė e vetmja mėnyrė qė ai tė ketė njė post. Ai nuk votohet, vetėm emėrohet. Dėmi qė bėri sot, ishte se edhe pse ishte emėruar nė atė post, ai prishi shanset qė ajo parti tė fillonte tė mėsohej tė votonte dhe tė zgjidhte. Ngeli prapė njė parti qė berishėt e kanė zgjedhur ta pėrdhunojnė. Si ēdo gjė tė tyre!

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •