Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare

    Nga Nuhi Ismajli

    Turqia me kërkesën e saj për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip të Kosovës (po jo edhe të të tjerëve në Kosovë!), po tregon haptazi se ajo identifikohet me Perandorisë Osmane dhe se konsideron veten e paraqitet si trashëgimtare e saj.

    Si trashëgimtare e P.Osmane, Turqia u dëshmua botërisht nëpërmjet qeveritarëve e diplomatëve të saj, të cilët shumë herë deri më tani, në misionet e tyre diplmatike, si dhe në veprat e ndryshme të publikuara, pohuan haptazi synimin për ringjalljen e strategjisë së dikurshme pushtuese të P. Osmane. Për të parë këtë mjafton të vërehet se ç’thonë diplomatët dhe ideologët turq lidhur me Bosnën ose Kosovën, gjatë vizitave të tyre, ose ç’është thënë në ndonjë nga veprat e botuara të tyre, ndonjë prej të cilave është përkthyer edhe në shqip.

    Kërkesa turke, për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip të Kosovës, lidhur me P.Osmane, është tejet e paarsyeshme dhe tejet e pamoralshme, nga të gjitha aspektet e mundshme të vështrimit njerëzor.

    Kështu, nëse turqit e sotëm nuk e konsiderojnë veten trashëgimtarë të osmanëve dhe nëse Turqia e sotme nuk e konsideron veten trashëgimtare të P. Osmane, nuk kanë pse të marrin barrën e raporteve të hidhura të P. Osmane me popujt e nënshtruar dhe, pa asnjë kompleks e pengesë, mund të vendosin raporte miqësore me të gjithë popujt.

    Në rast se Turqia e sotme identifikohet me P. Osmane dhe paraqitet si trashëgimtare e saj, siç po paraqitet tanimë botërisht, në kohën tonë, ajo nuk ka asnjë të drejtë që nga pasardhësit e popujve të nënshtruar dikur nga P. O., të kërkojë të ndryshojnë ndjesinë dhe qëndrimin e tyre ndaj P. Osmane, si pushtuese e tyre.

    Pra, kërkesa turke që shqiptarët të flasin me respekt për pushtuesit osmanë të tokave shqiptare është e paarsyeshme dhe e pamoralshme, sepse si mund të flasë me respekt për pushtuesin pasardhësi i popullit të robëruar?! Madje, a do të ishte kjo njerëzore dhe e mundshme për njeriun?! Pra, edhe nga ky aspekt, kërkesa turke është e padrejtë dhe tejet e pamoralshme.

    Në vend të kërkesës së saj tejet të padrejtë, të pamoralshme dhe të pamundshme për t’u realizuar nga njeriu me sadopak dinjitet, Turqia, e paraqitur si trashëgimtare e P.O., duhet të kërkojë falje për të bëmat e të këqijat e P.O. e pasojat e robërisë së saj.

    Krijimi i marrëdhënieve ndërmjet popujve nuk duhet të jetë peng i së kaluarës, por as nuk ka çmim për të cilin njeriu duhet harruar të kaluarën e vet e as duhet kërkuar një gjë të tillë, të papranueshme për arsyen njerëzore.

    Prandaj, në vend se të kërkohet harresa e fatkeqësive të paraardhësve, shkaktuar nga egoizma tejet çnjerëzore, duhet kërkuar e bërë pendesa dhe keqardhja e pasardhësve të keqbërësve.

    Turqia e sotme, e vetidentifikuar me P.O.dhe e vetëquajtur trashëgimtare e saj, në vend se të kërkojë prej shqiptarëve ta harrojnë të kaluarën e tyre, duhet të ndjejë fajin e vet dhe t’iu kërkojë falje shqiptarëve, për të këqijat që iu ka bërë gjatë robërisë pesëshekullore dhe gjatë shek. XX. Për shkaqe të përmendura më sipër, Turqia e ka obligim t’i përkrahë e ndihmojë shqiptarët dhe jo të bëjë një kërkesë të pamoralshme, si ajo që shqiptarët ta vështrojnë të kaluarën sipas dëshirës së saj.

    II.

    Qeveritarët e Kosovës, kërkesës turke për ndryshimi e teksteve të arsimit shqip i dhanë një përgjigje tejet të panjerëzishme. Ata u treguan tejet të dobët para kërkesave të paarsyeshme turke, për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip të Kosovës, u treguan tepër proturk, pra edhe të paarsyeshëm dhe, shikuar nga aspekti shqiptar, duke u pajtuar me kërkesat e tyre, qeveritarëve turq ata iu dhanë një përgjigje tejet të panjerëzishme. Kështu, qeveritarët e Kosovës, u pajtuan të punojnë nën administrimin e Ankarasë dhe harruan, ndër të tjera, edhe obligimin që kanë për të mbrojtur dinjitetin, identitetin dhe vlerat kulturore të shqiptarëve të Kosovës.

    Të nxitur nga shkaqe fetare e motive të tjera, si një përforcim, “kulturor”, “shkencor”, qëndrimit të qeveritarëve të Kosovës, lidhur me kërkesën turke, i erdhën në ndihmë shkrimet e disa ”shqiptarëve”, të cilët shprehën dëshirën që, shqiptarët, për hir të një të ardhmeje vëllazërore me turqit (si edhe për hir të së kaluarës “vëllazërore” me ta!), të harronin të kaluarën e tyre, si të ishte fjala për një gjë tejet të pavlerë!

    Duke punuar sipas kërkesave turke, qeveritarët e Kosovës bënë Komisionin e posaçëm, i cili mori përsipër t’i ndryshojë tekstet e arsimit shqip, sipas kurrikulave turke! Komisioni, sipas mjeteve të informimit (të cilat, gjer më tash, nuk i kanë kushtuar aq rëndësi këtij problemi), bëri vizita “studimore” në Ankara, studioi kurrikulat turke, u këshillua nga kurrikulistë turq dhe bëri ndryshimet e teksteve të arsimit shqip të disa lëndëve (shih edhe çudinë: anëtarët e Komisionit ndërhyjnë në tekste pa lejen e autorëve të tyre!)!

    Këtyre ditëve, sipas njoftimeve të “Gazetës express”, “Zëri”, “Koha ditore” e të tjerave gazeta, në Kosovë e Shqipëri, njoftohet se “ekspertë” turq do të vijnë në Kosovë për të inspektuar punën e Komisionit për ndryshimin e teksteve të arsimit shqip! Njëherazi, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit të Kosovës, për të maskuar veprimin e vet tejet çnjerëzor e antishqiptar dhe për ta paraqitur ndryshimin e teksteve të arsimit shqip, kinse si nevojë qytetare, shkencore etj., kanë paralajmëruar edhe një debat.

    Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund ta bëjë këtë edhe sa u përket teksteve arsimore të etnive tjera të Kosovës.

    Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund ta arsyetojnë njerëzishëm e as ta bindin shqiptarin për arsyeshmërinë e një veprim të tillë, sepse ndryshimet e tilla cenojnë keq krenarinë kombëtare shqiptare, rrezikojnë keq thelbin e identitetit kombëtar shqiptar dhe se ndryshimet e tilla, për një popull me sadopak vetëdije e dinjitet, nuk pranohen për asnjë çmim.

    Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk do të arrijnë t’ia shlyejnë popullit kujtesën për të kaluarën e vet e as ta bindin atë se për të ndërtuar raportete e mira me të tjerët, qenka e domosdoshme të harrosh të kaluarën tënde. E kaluara, kujtesa e popullit është një vlerë e shenjtë, një element përbërës i identitetit kombëtar që nuk këmbehet për asnjë çmim!

    Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve shqipe, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund ta arsyetojnë njerëzishëm e as ta bindin shqiptarin që në vend të lirisë, vlerave njerëzore e kombëtare, ta duan e ta respektojnë pushtuesin e robërinë.

    Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund t’i ndryshojnë gjithë veprat e krijuara nga shqiptarët, në të cilat, si një vullkan shpërthen urrejtja kundër pushtuesit dhe robërisë.

    Qeveritarët e Kosovës, të ndihmuar edhe nga renegatë e propagandues neootomanistë “shqiptarë” e kanë lehtë të bëjnë ndryshimin momental të teksteve të arsimit shqip, duke keqpërdorur institucionet shtetërore, por nuk mund t’ia heqin bindjen e drejtë shqiptarit, se nga turqit (si trashëgimtarë të P. O., si po paraqiten), më parë se farë ndihmash, duhet kërkuar pendesën e kërkimfaljen për të këqijat e shkaktuara ndaj shqiptarëve dhe gatishmërinë e tyre për të lejuar të drejtat e shqiptarëve në Turqi. /Gazeta Express/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare

    kot qe i shkruajne keto artikuj, pasi kosova do te jete pergjithmone zone e influences turke.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare

    Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare

    Kërkesa e diplomatëve dhe e zyrtarëve të lartë shtetërorë të shtetit turk për rishikim të teksteve shkollore të historisë me arsye se ato përmbajnë elemente fyese ndaj shteti turk janë të paarsyeshme dhe me prapavijë të rrezikshme. Kështu ka thënë në bisedë për “Kosova Sot”, historiani Hakif Bajrami. Një kërkesë të tillë, sipas tij, është atentat ndaj historisë kombëtare të shqiptarëve.

    Prapavijë e rrezikshme

    Historiani Bajrami ka mohuar kategorish se tekstet shkollore të historisë përmbajnë elemente fyese ndaj ish- Perandorisë Osmane dhe, siç është shprehur ai të Turqisë së sotme mike. Duke i konsideruar këto si thirrje që të hiqet dorë nga figurat qendrore të historisë kombëtare. “Kërkesa që ne të heqim dorë nga lufta 10 shekullore për liri dhe pavarësi, është një kërkesë që unë e quaj atentat mbi historinë kombëtare shqiptare”, ka pohuar ai. Sipas tij, kërkesës turke për ndryshimin e teksteve të historisë, përkatësisht për një rishikim të teksteve të historisë i ka paraprirë një aktivitet i çarqeve diplomatike politike turke mjaft i dendur në të gjitha aspektet. “Posaçërisht në 5 -6 vjetët e fundit dhe ata kanë shtruar kërkesa që në kuptimin e atypëratyshëm nuk ishin shumë problematike. Por, është vërejtur se është fjala për një prapavijë mjaft të rrezikshme”, ka potencuar Hakif Bajrami. Ai ka thënë se Perandoria Osmane ishte okupatore dhe për shumë shekuj sundoi, duke mos lejuar mësimin në gjuhën shqipe, duke u treguar shumë e ashpër dhe mjaft brutale në shumë raste, veçmas gjatë kryengritjeve që bënin shqiptarët. “Mjafton të përmendim vitet 1910 – 1911.

    Dokumentet për krimet

    “Dokumentet flasin për krime të tmerrshme të kryera nga Shefqet Turgut Pasha. Për njerëz të pushkatuar dhe të ngulur në hunj çdo 10 metra përgjatë rrugën Prishtinë -Podujevë”, ka pohuar ai, duke thënë se këto fakte, të cilat fare lehtë mund të kontaktohen nëpër arkiva nëse pasqyrohen në libra shkollore nuk janë fyese, sepse ashtu edhe kanë ngjarë. E, sipas tij, këtë e vërtetojnë edhe dokumente e tjera, që Bajrami i posedon, të cilat tregojnë se pas shuarjes së kryengritjen, Sulltani i kishte paguar me flori familjarët, të cilëve osmanët ua kishin vrarë anëtarët e tyre. Ai ka thënë se historianët e kanë mbrojtur të vërtetën dhe duhet ta bëjnë atë pa u hamendur, edhe nëse ajo është e hidhur, me qëllim që ato të mos përsëriten, sepse duke thënë të vërtetën ne ndërtojmë ardhmërinë dhe fqinjësi e mirë. “Me sa kam mundur të përcjell këtë debat, të gjithë janë treguar të vëmendshëm, sepse në tekstet shkollore të historisë nuk ka fyerje ndaj popullit osman dhe atij mik turk”, ka pohuar Bajrami, duke u shprehur se këtë nuk e kanë bërë politikanët. Po ashtu, sipas tij, nuk është aspak fyese për shtetin turk të shkruhet se ka bërë marrëveshje dhe pakte që i kanë dëmtuar shqiptarët, si ai për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, bile edhe disa vjet pas Luftës së Dytë Botërore, që, sipas tij, e dëmtuan shumë popullin shqiptar. “Zyrtarëve turq, që vijnë këtu duhet t’u kujtohet së çfarë bënë Titoja dhe Fuad Kyprili më 1953 në Split. Aty është bërë marrëveshje edhe është ‘ratifikuar’ konventa jugosllavo – turke e vitin 1938 për t’i depërtuar shqiptarët në Anadoll”, ka thënë ai. Kësaj situate, sipas tij, i ka kontribuar edhe një pjesë e intelektualëve tanë, të cilët në një mënyrë a tjetër janë vënë në shërbim të saj. Ai ka përmendur simpoziumin e vitit të kaluar me moton “Ta shkruaj historinë me tolerancë”, nga ku dhe Bajrami kishte paraparë zhvillimet e mëvonshme. “Sapo hyra në atë simpozium më janë afruar dy persona, njëri turk dhe tjetri ishte përkthyes, të cilët kanë kërkuar nga unë që të mos ua prishja simpoziumin. Mirëpo, unë u tregova atyre gjatë një bisede se historia nuk shkruhet me tolerancë, por mbi dokumente e fakte të vërtetuara”, ka pohuar historiani Bajrami. /Kosova Sot/

    Emri:  46v7782.JPG

Shikime: 465

Madhësia:  65.8 KB
    PROF.DR. Haki Bajrami

    http://www.kosova-sot.info/kulture/k...rise-kombetare
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ardijan Reka
    Anëtarësuar
    14-12-2012
    Vendndodhja
    Romë, Itali
    Postime
    14

    Për: Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare

    Turp i madh, tani Kosova po le te detyrohet nga Turkia se si te shkruaje historine. Turkia qe pa komunitetin shqiptar sot nuk do ishte asgje, Turkia qe provoj te mohoje identitetin shqiptar ne gadishullin balkanik, Turkia qe ende sot fsheh miljona shqiptar te asimiluar guxon te hape gojen?? Ah lider te dreqit qe s'kan aspak dinjitet te Shqiptarit.
    "Janë mbinjeriu i Niçes, këta shqiptarë primitivë, diçka mes mbretërve dhe tigrave"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Për: Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare

    Po nuk u larguan turqit nga tokat e arbrit kurr sdo ecim perpara.

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare

    jam kunder qe nje populli t'i nderrohet historia me presione ekonomike e politike. Bravo Haki Bajrami qe po e thoni te verteten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 03-03-2013 më 21:50

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anëtarësuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Për: Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    jam kunder qe nje populli t'i nderrohet historia me presione ekonomike e politike. Bravo Haki Bajrami qe po e thoni te verteten.





    Historia shqiptare s’ka se si të rishkruhet, sepse akoma nuk është shkruar. Të ashtuquajturit historianë shqiptarë na kanë treguar përralla. Historianët e pakët që i kemi ose janë lënë në anonimitet ose janë shpallur të krisur.

  8. #8

    Për: Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare

    Citim Postuar më parë nga Marmara Lexo Postimin
    Historia shqiptare s’ka se si të rishkruhet, sepse akoma nuk është shkruar. Të ashtuquajturit historianë shqiptarë na kanë treguar përralla. Historianët e pakët që i kemi ose janë lënë në anonimitet ose janë shpallur të krisur.
    Ik or ti gjytrym se na cave derrasat me Turqine. Ta thashe dhe ne nje teme tjeter, po je futur ne forum te besh propagande per turkun me mire ik vete perpara se te te fluturoj une apo ndonje admin nga ky forum. Te paskan treguar perralla historianet shqiptare ty. Po pse kush ta tregoi te verteten ty, hoxha ne xhami? Apo turku? Injorante qe sdini as te lexoni e as te mesoni. Kur do e fusni ne ate koken tuaj te trashe ju qe historine e fushatave pushtuese osmane ne Shqiperi e sidomos pushtimin 500 vjecar e kane shkruar me pare kronikanet e historianet turq e jo shqiptare. Desh zoti qe skemi tipa si ty ne Shqiperi. Mesa duket turku i paska lene kopilat andej ketej neper Kosove e Maqedoni. Rrace e ndyre qe na qelbet kete toke.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare

    po tregon haptazi se ajo identifikohet me Perandorisë Osmane...

    Po përse ça menduat ju se ka ndryshim, WTF, give me a break!

    Teknologjia, kostumet dhe kollaret nuk e ndryshojnë robin, ça ishin otomanët dje po e njëjta gjë është qeveria turke sot! Vetëm individë të caktuar turk kanë lënë pa përqafuar të kaluarën e zezë otomane dhe kanë një tjetër mentalitet.

    Robi nuk ndryshon ashtu direkt, për mua sunduesi mbi një kalë me një shpatë në dorë nuk ka asnjë ndryshim nga ky moderni! Thjesht ky moderni veshë kostum, dhe punën nuk e bën me shpatë por me metoda të tjera. Por gjithsesi turku, m.ut ishte dhe m.ut është akoma, e ka vërtetuat qindra herë sot në ditët tona!

  10. #10

    Angry Për: Kërkesa turke, atentat ndaj historisë kombëtare

    Pra si ka shkruar dikush ketu, kuptohet qe shqiptar nuk ka se si te jete, pra
    "historia jone nuk qenka shkrojtur akoma!"
    Keshtu qe duhet te na e shkruajne jevgjiterit e stambollit dhe ankarase...
    Shko mer rrac bullari, se vetem ne Forumin shqiptar, del nje e thote te tilla broçkulla,
    pasi ne forumet e tjera, psh ai turk, nje antikombetar si dikushi ketu, do ti prinin gjuhen dhe jo vetem :-)
    Mos perfitoni prej demokracise dhe lirise se fjales...
    Nuk do te shkoje shume gjate, do te konsiderohet turk ai qe edhe pse flet shqip, por zemra u rreh tyrkçe...!!!
    Duhet te ndalohet me Ligj, kush guxon te ofendoje figurat me te shquara te kombit ( si te kaluares ashtu edhe te sotmes ), ai qe ve ne dyshim
    historikisht shkaterrimet qe na solli pushtimi osmanlli!!!
    Konsiderohemi si nje nga popujt me te prapambetur te botes, pasi nuk merret parasysh celulari dhe tenxherja me presion, jemi si ne
    Mesjete, per nga mentaliteti dhe nga armiqesia brenda nesh..., sigurisht dihet nga vjen kjo krize e perhereshme..., duhet shkullur ,
    me rrenje ky kancer, qe bie era anadoll...
    Turp te diskutohen ende keto tema..., haxhi qamilet jane tretur me kohe ne balten e kohes......., ne Shqiperi!
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •