2 ish tė burgosur politikė miell makinės sė Berishės: Tallet, s'na jep zgjidhje
IRANĖ-Automjeti i kryeministrit Sali Berisha ėshtė goditur sot paradite me qese mielli nė hyrje tė ambientit tė Kuvendit ku po zhvillohej seanca plenare e radhės. Policia ka shoqėruar 2 ish-tė burgosur politike si autorė tė incidentit.
TvNews24 mėson se 2 ish-tė pėrndjekur politikė kanė hedhur secili nga 1 qese me miell nė drejtim tė automjetit tė Berishės nė momentin sapo kanė parė qė eskorta e kryeministrit po i afrohej hyrjes sė Kuvendit.
Efektivė tė policisė tė komisariatit numėr 1 kanė reaguar menjėherė duke prangosur 2 shtetasit, Skėnder Tufa, kreu i shoqatės sė ish-tė burgosurve politikė tė Shqipėrisė, dhe ish-i burgosuri, Agim Kollcaku.
Ata ishin sot pjesė e njė tubimi qė mbahej para parlamentit kundėr aktit normativ tė personave tė pastrehė.
2 ish-te burgosurit: Ja pse qelluam me miell
Tufa dhe Kollēaku e kanė komentuar kėtė gjest tė sotėm ndaj kryeministrit si njė akt simbolik, pėr t'i kujtuar qeverisė, gjendjen e mjeruar tė burgosurve politikė dhe te mos tallet me problemet e tyre. Sipas Tufės, kjo formė proteste ėshtė brenda normave demokratike.
Kemi 2-3 ditė qė pėrgatitemi pėr ti dhėnė njė pėrgjigje kryeministrit. Sa herė qė ne dalim dhe bėjmė njė protestė, ai nxjerr njė ligj. Ligji i fundit ishte qė duhet tė jesh i sėmurė me kancer, tė kalosh njė komision me 15 mjekė qė tė marrėsh lekėt e burgut. Pra kėto janė njė tallje, vazhdė talljesh qė bėn me ish-tė burgosurit politikė. Ne ishim parapėrgatitur, ne tė dy me Agimin, pa tė tjerė shkuam dhe qėlluam me miell, nė mėnyrė simbolike ėshtė brenda normave demokratike.
Mė tej Tufa u bėri thirrje qytetarėve tė bashkohen me zėrin e tyre.
Kjo e sotmja ka qenė vetėm fillimi i ndėrgjegjes sė popullit shqiptar. Tė gjithė tė marrin vesh se Sali Berisha, diktatori i Shqipėrisė ėshtė njė karton prej letre, i cili edhe mundet tė kapet me dorė. Tė largohet nga qeveria sepse vuajtjet tona, dhimbjet tona ashtu si cdo shqiptar janė duke u shtuar pėrditė. I presim para parlamentit pėr tė ngritur zėrin dhe t'i themi kėsaj qeveria, largohu!.
Tufa theksoi se pas gjestit me miell, ėshtė dhunuar nga eskorta e kryeministrisė.
Jam qėlluar barbarisht nga eskorta e kryeministrit. Mė kanė marrė zvarrė, mė kanė thyer syzet, orėn, mė bėnė me gjak. Protesta jonė ka filluar prej 21 vitesh dhe prapė po vazhdon. Na liruan sot qė tė mos bėnim zhurmė.
Kollēaku theksoi se kategoria e ish-tė burgosurve politikė vijon tė vuajė ende.
I gjuajtėm kryeministrit, nesėr do japim dhe jetėn po qe se nevojitet vetėm pėr tė drejtat tona. Mielli ishte gjest simbolik, vetėm pėr ti kujtuar kryeministrit se jemi nė pikė tė hallit, jemi pa punė, pa dreq pa shejtan. Nė parlament janė tė gjithė miliarderė, tė burgosurit e ndershėm dhe tė sinqertė janė pa lekė pa bukė nė shtėpi.
Kush janė 2 autorėt
Emrat e tyre nuk janė tė panjohur pėr policinė dhe mediat.
Nė 6 gusht tė kėtij viti, Agim Kollcaku dhe Skender Tufa janė shoqėruar sė bashku me 5 ish-tė pėrndjekur tė tjerė politikė pėr shkak tė protestės tė dhunshme qė po zhvillonin para parlamentit. Ata kėrkonin dhėnien e dėmshpėrblimeve si dhe tė njė trajtimi mė tė mirė social ndaj ish tė pėrndjekurve politikė.
Incidenti i sotėm me autorė ish-tė pėrndjekurit politikė pason atė tė muajit Mars tė kėtij viti, kur 2 ish-tė burgosur politikė qėlluan me grusht kryetarin e Komisionit tė Ligjeve dhe njėkohėsisht deputetin PD, z. Ilir Rusmajli.
Tufa, kreu i shoqatės sė ish-tė burgosurve politikė tė Shqipėrisė inkurajoi gjestin e kryer ndaj Rusmajlit, duke theksuar se ishte gjest i drejtė ndaj fodullėkut tė politikaneve nė qeveri qė nuk interesohen pėr hallet e tė persekutuarve politikė nė kohėn e monizmit.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt