Darwin,
Tastierës Prektora i mungojnë simbolet e kllapave katrore [ ] dhe gjarpërueshe { }; dhe ka ndryshuar vendin e dy-pikave dhe pikëpresjes. Kjo e bën tastierën të papërdorshme për ata që duan të përdorin kllapat, si për shembull gazetarët, profesorët/studentët e shkencave, programuesit e kompjuterit, etj.
Zhvendosja e dy-pikave dhe pikëpresjes i detyron përdoruesit të çmësojnë vendet e mërparshme, proces i cili zakonisht është më i vështirë se të mësosh. Ki parasysh se ky çmësim është vetëm për rastin kur ata shkruajnë shqip, se kur janë në një kompjuter me tastierën orijginale amerikane (si për shembull në zyrë), duhet të mbajnë mend se dy-pika dhe pikëpresja janë në vendet origjinale. Pra, përdoruesit duhet të ambjentohen me dy versione të ndryshme tastierash.
Të gjitha problemet e mësipërmet eliminohen me shtimin e butonit ALT të djathtë. Shkronjat ë dhe ç shtohen pa ndryshuar asnjë funksion të tastierave origjinale. Vendodhja e ë-së dhe ç-së është intuitiv sepse ndodhen tek i njëjti vend si e-ja dhe c-ja. Që të dyja shkronjat shtypen me dorën e majtë, prandaj është zgjedhur ALT që shtypet me dorën e djathtë që është e lirë.
Butoni ALT nuk është aspak i çuditshëm. ALT e djathtë nuk e shpika unë; shumë tastiera në gjuhë të huaja e përdorin atë buton.
Për ata që jetojnë në Shqipëri (Kosove, Maqedoni, Mal të Zi) dhe shkruajnë shqip shumicën e kohës, unë do rekomandoja të mësonin gishtat me tastierën origjinale shqip. Për gjithë të tjerët që kanë mësuar gishtat me një tastierë të huaj, ose duhet të ndryshojnë shpesh midis shqipes dhe një gjuhe të huaj, unë do rekomandoja të instalonin një nga tastierat e huaja më lart, të modifikuara për të shkruajtur ë-në dhe ç-në duke kombinuar e-në dhe c-në me ALT e djathtë.
Krijoni Kontakt