Rregjisori i famshem James Cameron eshte i treti ne histori i cili arriti te preki tabanin e vendit me te thelle ne oqeanet e Tokes, e ashquajtura Gropa Mariane apo Mariana Trench. Gropa Mariana gjendet ne Oqeanin Paqesor ne lindje te Ishujve Mariane. Kjo grope ose ngushtice nenujore ka nje gjatesi prej 2550 km dhe nje gjeresi prej 69 km. Arrin nje thellesi (te njohur deri me sot) deri ne 10.91 km ne pjesen e saj qe quhet si Thellesia Challenger. Kjo shifer eshte disi e diskutueshme pasi disa matje qe sjane perseritur me kane nxjerre nje thellesi edhe me te madhe, 11.3 km
Pjestaret e ekspediten nga National Geographic kane konfirmuar se James Cameron preku fundin e Thellesise Challenger diten e diele ne oren 5.52 ET. Atij ju desh 2 ore e 36 minuta qe te zbriste dhe nemomentin qe preku fundin dergoi kete mesazh: Cdo sistem punon ne rregull! Duke perdorur nje kapsule te ngjashme me ato te misionit Apollo, me nje hapersire fare te vogel (per perballimin e te ciles vete rregjizori i famshem ka deklaruar se kishte kohe qe pergatitej ne disiplinen Yoga) Cameron ja arriti qellimit dhe deshires se tij per te prekur fundin e oqeanit ne piken e tij me te thelle. Ende nuk ka asnje imazh nga ato qe ai ka mundur te filmoje ne fundin e oqeanit ku presioni atmosferik e ben shume te veshtire ekzistencen e cdo qenie te gjalle por eshte arritur te publikohet nje rregjistrim i sonarit. Mendohet se rregjisori do pergatise nje dokumentar te detajuar te ketij udhetimi ne bashkepunim me National Geographic. Ai e ka sponsorizuar vete kete aventure si dhe ka patur nje suport nga Rolex dhe National Geographic.
Krijoni Kontakt