Nė fillim ishte kaosi !
Hawking: Universi nuk ka nevojė pėr krijues
Nė fillim ishte kaosi, thotė Stephen Hawking. Dhe nuk ka asnjė gjurmė tė Zotit. Fjalė tė mėdha qė, duke qenė se i thotė njė prej astrofizikanėve mė tė mėdhenj qė janė ende gjallė, shkaktojnė njė bum. Aq mė shumė qė pikėrisht ai, njė prej shkencėtarėve mė tė famshėm nė botė, i dėnuar me palėvizshmėri dhe mosaftėsi tė foluri pėr shkak tė njė atrofie muskulore progresive, teoricien i fijeve dhe gropave tė zeza, nė njė libėr tė mėparshėm (Histori e shkurtėr e kohės), kishte lėnė nė fakt pakėz hapur njė derė pėr kreacionistėt, duke thėnė se prania e Zotit nuk do tė ishte e papajtueshme, nė vetvete, me njė qasje shkencore ndaj universit.
Por kėtė herė, jo: The Grand Design, shkruajtur bashkė me fizikanin amerikan Leonard Mlodinow, nė 200 faqe tė shoqėruara me ilustrime shkon aq larg sa tė hedhė edhe hipotezėn pėr universe tė tjerė tė banuar, pėr tė shtuar mė pas konkluzionin qė Big Bang ėshtrė "njė pasojė e pashmangshme e ligjeve tė fizikės" dhe qė ndėrhyrja e njė dore krijuese duhet tė pėrjashtohet. Mė saktė, pyetjes qė Hawking e ngre po vetė: "A ka patur nevojė universi pėr njė Krijues?", pėrgjigjja ėshtė e qartė dhe e pakthyeshme: Jo.
Dhe pėrse jo? "Sepse ekziston njė ligj qė quhet gravitet dhe universi mundet dhe do tė vazhdojė tė krijohet vetė, nga asgjėja. Krijimi spontan ėshtė arsyeja pėrse ekziston diēka dhe jo asgjė, pėrse universi ekziston dhe ne vetė ekzistojmė". Pikė. Pėr tė madhin Stephen Hawking, nė pension prej njė viti dhe hipur tashmė nė katedrėn e zėnė nga Newton, ēėshtja ėshtė e mbyllur.
Nė Britaninė e Madhe, konkluzionet e tij pėrfundojnė natyrshėm nė faqen e parė - duke filluar nga "Times" - aq mė tepėr qė botimi i librit ndodh pikėrisht njė javė para vizitės sė papės Ratzinger pėrtej kanalit anglez.
Tė menjėhershėm kanė qenė reagimet pozitivė tė Richard Dawkins, biologu i deklaruar ateist, i cili pėrshėndet shtrirjen nė univers tė teorive darviniane mbi qeniet e gjalla. Ndėrkohė, nė vende tė tjerė reagimet kanė qenė nė gradė tė ndryshme: perpleksitet, skepticizėm, siklet. Filozofi i shkencės, Giulio Giorello, pėr shembull, pranon se ideja e njė krijimi nga hiēi "pėr shkak tė njė luhatjeje rastėsore shumė tė shpejtė dhe shumė energjetike" ėshtė njė ēėshtje e debatuar nga kozmologėt kuantistė, madje "hipotezėn e njė krijimi pa krijues mund ta gjesh madje edhe mes rreshtave tė filozofisė indiane". Megjithatė, thekson ai, ėshtė tjetėr gjė tė "bėsh pa Zotin si krijues i jashtėm dhe tjetėr gjė ėshtė tė flasėsh si forcė e brendshme e natyrės, nė gjurmėt e Xhordano Brunos dhe Spinozės". Veē kėsaj, sipas mendimit tė tij, "nevoja pėr Zotin nuk bazohet tek kozmologjia. Nga ana tjetėr, shkenca ėshtė tėrėsisht e ndarė nga Zoti".
Mė i drejtpėrdrejtė dhe thuajse injorues ndaj Hawkins ėshtė njė tjetėr filozof, Masimo Kaciari: "Asgjė nuk ėshtė mė absurde dhe antishkencore se sa tė pretendosh qė njė gjuhė prej specialisti tė ofrojė pėrgjigje universale. Eshtė njė kontradiktė logjike, ajo e Hawking, qė ka diēka komike nė vetvete dhe qė as nuk duhet marrė nė konsideratė".
Mė tė artikuluar mendimet e botės shkencore. Tomazo Makakaro, president i Institutit Kombėtar tė Astrofizikės nė Itali analizon pikat kryesore tė teorisė sė Hawking (prania e sistemeve tė tjerė diellorė tė ngjashėm me tonin e universeve tė tjerė tė mundshėm, ideja qė mund tė arrihet njė ekuilibėr mes teorisė kuantistike tė botės nėnatomike dhe asaj tė gravitetit) dhe konkludon: "Asnjė nga kėto pika nuk mund tė shėrbejė si bazė pėr njė diskutim mbi Zotin, sepse gjėrat janė krejt tė ndara. Mė duken pohime aq irracionalė, saqė ēdo teolog ėshtė nė gjendje t'i hedhė poshtė". Biologu evolucionist Telmo Piebvani shton: "Mbi teorinė e fijeve tė hedhur nga Hawking nuk ka aspak konsensus. Nėse flasim pėr evolucionizėm, sigurisht qė procesi i jetės nuk duket se vazhdon sipas njė projekti. Por prej kėtu, deri nė demonstrimin qė nuk ekziston njė entitet mbinatyror, ka shumė rrugė. Dhe, qoftė edhe nėse do tė arrinim tė njihnim mendimet e Zotit, kjo nuk do tė thoshte qė Ai nuk ekziston".
"Ashtu sikurse Darvini hodhi poshtė ekzistencėn e Zotit me teorinė e tij tė evolucionit biologjik tė species sonė", komentonte tek "Times" i Londrės, Richard Dawkins, "tashmė Hawking e hedh poshtė kėtė teori edhe nga kėndvėshtrimi i fizikės".
Krijoni Kontakt