Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 138 prej 138
  1. #121
    XXXIV TJETĖR PASOJĖ E DORĖSHKRIMIT TĖ TRADHTUAR


    « Urrejtja e njerėzve me karakter tė dobėt nuk ėshtė aq e rrezikshme sa miqėsia e tyre. »

    Vovėnarg


    Ishte ora njė e mėngjesit tė 21 dhjetorit 1991. Njė natė e ftohtė e me erė nė Tiranė. Dy vetura dhe njė furgon blu i errėt ndaluan para portės sė njė kopshti pemėsh tė larta, tė rrethuar me kangjella. Pėrveē pesė pishave dhe tre ekualiptėve, pemėt e tjera ishin tė zhveshura. Nė mes tė kopshtit, njė shtėpi dykatėshe.
    Porta e hekurt u hap me zhurmė. Tetė persona pėrshkruan kopshtin nė heshtje tė lotė. Njėri mbante njė kazėm nė dorė; njė tjetėr, lopatė. Njė person i tretė
    mbante njė ēantė shpine dhe njė vare. Shoferėt e veturave dhe tė furgonit qėndruan nė timon. Ata do tė luanin njėkohėsisht rolin e rojeve.
    Ata tė tetė, qė pėrshkuan kopshtin, u grupuan nė hyrje tė shtėpisė. Mandej
    hapėn derėn, ndezėn dritat dhe u futėn brenda. Pesė prej tyre qėndruan nė korridor. Tre u futėn nė njė dhomė tė katit tė parė dhe hapėn projektin e shtėpisė mbi tavolinė. Mbasi e shikoi atė me vėmendje, njėri prej tyre bėri njė shenjė tė kuqe me stilolaps e u tha dy tė tjerėve:
    — Kėtu duhet tė ndodhet.
    — Tė shikojmė, arkitekt…, – u pėrtyp shefi i ekspeditės me mosbesim. – Na pri pėr tek vendi.
    Meqenėse linja elektrike e bodrumit ishte prishur, ata vendosėn tė zbrisnin me njė prozhektor dore. Bodrumi, me sipėrfaqe 16 m² sipas projektit, ishte i
    mbushur plot me karrige tė thyera, arka tė prishura e dru tė shkurtuara pėr sobė.
    — Ē’do tė thotė kjo? pyeti i habitur shefi i ekspeditės sė natės.
    — Asgjė pėr tu habitur, – u pėrgjigj arkitekti. – E kanė mbushur kastile bodrumin me kėto sende tė kota, pėr tė fshehur atė qė gjendet poshtė. Bile kjo
    ėshtė diēka premtuese lidhur me qėllimin e ardhjes sonė.
    Pastaj duke u drejtuar pesė punėtorėve, ai u tha:
    — Bodrumin duhet ta boshatisni krejt dhe ta pastroni. Kur ta keni pėrfunduar kėtė punė, ejani njėri lart tė na lajmėroni.
    Ata tė tre shkuan e u ulėn pėrsėri tek tavolina e katit tė parė, ku ndezėn cigare. Pas njė heshtjeje tė pėrgjithshme disaminutshe, shefi i ekspeditės foli nėpėr
    dhėmbė :
    — Ta kenė varrosur vėrtet nė kėtė bodrum ?
    Kuptohej qė kėtė pyetje ai nuk ua kishte drejtuar vetėm dy tė tjerėve, por edhe vetes sė tij.
    — Sipas pėrshkrimit nė dorėshkrim, kufoma gjendet me siguri nė kėtė bodrum, gjersa ėshtė kjo shtėpia qė ka shėrbyer si bazė e grupit tė tradhėtarėve tė DSJsė atėherė. Sipas projektit, nuk ka bodrum tjetėr, – e siguroi arkitekti.
    — Tė shohim…, tha pėrsėri shefi gjithmonė i dyshimtė.
    Pas njėzet minutash, njėri prej punėtorėve erdhi e i lajmėroi :
    — Bodrumi ėshtė i lirė.
    — Faleminderit, po vijmė, – iu pėrgjigj shefi. Pastaj duke iu drejtuar arkitektit, i tha:
    — Ec poshtė tė organizosh punėn. Ne tė dy do tė qėndrojmė kėtu, se edhe hapėsira ėshtė e kufizuar nė bodrum e nuk vijmė dot vėrdallė tė gjithė atje.
    Arkitekti zbriti nė bodrum dhe filloi tė vėzhgonte shtresėn e ēimentos. Ajo
    dukej e njėtrajtshme. Asnjė shenjė nuk linte tė kuptohej se mund tė kishte qenė prishur ndonjė pjesė e dyshemesė.
    — Fillo godite me vare shtresėn e ēimentos, duke filluar nga dera e bodrumit,
    – e urdhėroi arkitekti njė djalosh qė mbante varenė nė dorė. – Goditjet do t’i
    japėsh ngadalė, tė veēuara mirė nga njėra tjetra.
    Djaloshi filloi goditjet sipas udhėzimit. Jehona e zhurmės ishte e njėjtė. Kėshtu vazhdoi deri nė treēerek tė bodrumit, kur arkitekti thirri papritur :
    — Stop !
    Ai u mbush me frymė i lehtėsuar. Pastaj e mori vetė varenė. Pas njė seri goditjesh intuitive, arkitekti saktėsoi vendin ku punėtorėt duhej tė fillonin tė
    thyenin shtresėn e ēimentos tė bodrumit.


    *


    Kur punėtorėt kishin thyer 1 m² tė dyshemesė prej ēimentoje, arkitekti urdhėroi qė ta pastronin vendin. Ai bėri atje njė kontroll me anė tė njė aparati.
    «Po, kėtu ndodhet», tha me vete. Pastaj orientoi punėtorėt:
    — Thyerjen e shtresės sė ēimentos do ta bėni sipas katėrkėndshit qė do t’ju
    skicoj unė. Pastaj do ta pastroni tė gjithė vendin prej copave tė thyera.
    Arkitekti vizatoi me shkumės njė katėrkėndėsh me sipėrfaqe rreth 2 m².
    Pasi e gjithė kjo sipėrfaqe e shtresės sė ēimentos u thye e u pastrua, arkitekti dha orientimet e mėtejshme:
    — Tani do tė filloni gėrmimin me kazėm. Materialin qė krijohet, do ta
    pastroni mirė me lopatė.
    Punėtorėt hoqėn normalisht katėr shtresa dheu tė gėrmuara me kazėn nėn vėzhgimin e arkitektit. Kur filluan tė pastronin shtresėn e pestė, lopata ngeci nė
    njė send tė fortė.
    — Stop! urdhėroi pėrsėri arkitekti.
    Pasi e kontrolloi me vėmendje sendin e fortė ku ngeci lopata, arkitekti dha udhėzime tė tjera:
    — Tani bėni kujdes! Nuk do tė pėrdorni mė kazėm e lopatė, por vetėm mistri. As nuk do tė shkelni mė direkt nė tokė brenda gropės, por mbi njė copė dėrrase.
    Mandej, duke nxjerrė nga ēanta njė thes najloni, ai ua dha punėtorėve, duke i porositur:

    — Ēdo eshtėr qė qė do tė gjeni do ta ēoni kėtu.
    Njė oh! u shpėtoi nga goja punėtorėve, tė cilėt shikuan arkitektin tė habitur.
    — Nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme nė kėtė mes, mos u habisni, – u tha arkitekti. – Fenomeni vdekje nuk ėshtė i panjohur pėr ju. Ne po punojmė pėr tė
    zhvarrosur skeletin e njė njeriu: kjo ėshtė e gjitha.
    Toni i tė folurit tė arkitektit imponoi heshtjen e tė pranishmėve. Vetėm atėherė
    e kuptuan punėtorėt se njeriu pėrballė tyre ishte mė tepėr se njė arkitekt…
    Pozicioni anormal i skeletit, qė po zbulohej gradualisht, i habiti punėtorėt. Eshtrat e gjymtyrėve, tė trupit e tė kafkės po shfaqeshin nė pamje tė kundėrt.
    Kufoma kishte qenė varrosur pėrmbys. Ky fakt ua shtoi stresin punėtorėve; njė arsye mė tepėr pėr tė ruajtur heshtjen.
    Arkitekti i udhėzoi:
    — E pastroni mirė me furēa skeletin nė atė pozicion qė ndodhet, se duhet ta fotografoj, para se tė filloni t’i fusni eshtrat nė thes.
    Gjysmė ore mė vonė tė gjitha eshtrat ishin nė thesin e najlonit. Arkitekti u ngjit nė katin e parė.
    — Gjithēka ėshtė gati, – i tha ai shefit.
    — Faleminderit. Futeni thesin nė arkivolin e vogėl qė ndodhet tek dera e
    shtėpisė. Atje do t’ju gjejmė ne.


    *


    Frynte erė e fortė e pėrzier me pika tė mėdha shiu, kur ata u nisėn nėpėr kopsht me hap tė pėrshpejtuar. Arkivolin e vogėl tė mbėshtjellė me flamurin anglez e futėn nė furgon. Nė ēastin qė po mbyllnin derėn e kopshtit njė degė ekualipti, e thyer prej erės sė fortė, u pėrplas me zhurmė pas xhamit tė pasmė tė furgonit, duke e copėtuar. Kėrcitja e njė dege tjetėr peme nė kopsht i vuri nė gjendje alarmi zhvarrosėsit klandestinė. Pa e pastruar flamurin e arkivolit prej copave tė xhamit tė rėna mbi tė, ata u nisėn me nxitim pėr udhė.
    — Drejt Rinasit ! e urdhėroi shefi i ekspeditės shoferin e veturės sė parė, ku kishte zėnė vend.
    Fishkėllima e erės sė fuqishme nėpėr degėt e pemėve tė kopshtit tė braktisur
    rrėmbimthi dhe pikat e mėdha tė shiut ngjanin si vajtim i gropės sė hapur, tė privuar prej pengut tė luftės sė ftohtė, i cili kishte fjetur shtatė vjet e gjysmė nė gjirin e saj.

  2. #122
    XXXV JEHONĖ E NJĖ DASHURIE


    « Duhet njė tension i madh forcash shpirtėrore pėr tė rrėmbyer atė qė dashuria e fiton duke luajtur. »

    H. Holst


    — Ciao, Rosanna, come stai ?
    E habitur, ajo ndaloi dhe fiksoi sytė mbi tė panjohurin, qė po i fliste me ton konfidencial. Asnjė tregues i portretit tė tij nuk i sillte diēka ndėrmend.
    — Ciao ! u pėrgjigj ajo e menduar, pas njė ēasti hezitimi. – Mė falni, zotėri, por unė nuk ju njoh, – shtoi duke u skuqur lehtė nė fytyrė.
    I sigurtė nė vetvete, ai buzėqeshi. Nxori njė fotografi nga xhepi dhe ia zgjati
    Rozanės:
    — Po kėta tė dy i njihni, zonjė? e pyeti.
    Atė fotografi ata e kishin bėrė dikur bashkė nė plazh.
    — Ah, po… Ti je, Artan?
    — «Sa argėtohem, kur shtrihem mbi ty dhe tė numėroj qimet e mustaqeve, duke tė tėrhequr fort ndonjėrėn !»
    Nuk kishte provė mė bindėse pėr Rozanėn lidhur me identitetin e personit
    pėrballė saj. Dikur asaj i ishte bėrė zakon qė, kur ishin nė plazh, tė shtrihej mbi trupin e bukur tė detektivit Meli, tė cilin ajo e njihte me emrin Artan. E shtrirė mbi tė dashurin, Rozana i numėronte qimet e mustaqeve, duke i tėrhequr me tė qeshur ndonjėrėn prej tyre. Kur Artani ankohej pėr kėtė, Rozana justifikohej me shprehjen e mėsipėrme.
    Tė mallėngjyer, ata u pėrqafuan nxehtėsisht.
    Pėr herė tė parė ata ishin njohur nė Milano, nė vitin 1975. Atėherė ai ishte 26 vjeē, ajo 22. Megjithėse kishin qenė tė dy tė martuar, ishin dashuruar marrėzisht me njėri–tjetrin, si asnjėherė mė parė – e pohonin tė dy. Rozana shquhej pėr bukurinė dhe elegancėn e saj, ndėrsa pėr Artanin thoshte se «e ka bėrė Zoti sipas shijeve tė mia».
    Bashkėshorti i Rozanės ishte kapiten i dytė nė njė anije tregtare. Dashuria e madhe pėr nusen e bukur dhe largėsitė e deteve, qė e ndanin shpesh me tė, e
    kishin bėrė xheloz.
    — Sikur ai ta marrė vesh qė unė shkoj me ty, do tė mė vriste si njė barbar, – i thoshte Rozana duke qeshur dashnorit.
    Ajo punonte si administratore e njė salloni bukurie nė Milano – pronė e tė shoqit. Mirėsjellja dhe takti i komunikimit tė Rozanės e kishin rritur ndjeshėm klientelėn e sallonit qė drejtonte. Punonjėset ajo i trajtonte si shoqet e saj dhe
    ndiente kėnaqėsi tė punonte edhe vetė pėrkrah tyre. Mirėkuptimi me to ia lehtėsonte marrėdhėniet intime me Artanin. Rozana ishte e sigurtė nė besnikėrinė e vartėseve tė saj, tė cilat ia njihnin dashnorin.

    I magjepsur nga bukuria, freskia dhe eleganca e sė dashurės, Artani rrokullisej me tė nė rėrė, duke i folur me pasion :
    — Ti je engjėll, Rozana. Gjynah qė nuk merr pjesė nė konkursin Miss Italia.
    — Jam fejuar qysh nė moshėn 17 vjeēe. Tė fejuarin e kisha xheloz dhe nuk ishte dakord qė unė tė merrja pjesė nė konkurs, megjithėse mė ishin bėrė oferta tė pėrsėritura.
    — Ēfarė shanci pėr mua ! Po tė ishe shpallur Miss, do ta shijonin shumė sy magjinė e trupit tėnd. Tani ai mė pėrket vetėm mua, gjersa yt shoq rreh detet.
    Dhe ata deheshin me dashurinė e tyre…


    *


    Skenat e paharruara tė dashurisė nė vitet e rinisė u ringjallėn nė shpirtin e Rozanės atė pasdite maji tė vitit 1993, kur po pėrqafohej me Artanin, pas shumė vitesh.
    — Mė ke munguar gjatė, Artan; pėrse kėshtu? i pėshpėriti ajo tek veshi, pa u
    shkėputur nga krahėt e tij.
    Ai e kuptoi se Rozana po pėrlotej. U mallėngjye, por edhe u shqetėsua nga humbja e papritur e vetėkontrollit prej sė dashurės.
    — Qetėsohu, Rozana ! Nuk na lejohet tė bėjmė sot njė gabim, qė nuk e kemi bėrė nė rininė tonė. Ndonjė e papritur e pakėndshme mund tė tė rrezikojė marrėdhėniet familjare.
    — Unė nuk kam mė familje, – u pėrgjigj ajo gjithmonė nė krahėt e tij. – Njė aksident automobilistik i kushtoi jetėn tim shoqi para katėr vjetėsh. Vajza qė pata me tė mė vdiq vjet nga leuēamia. Jeta ime tani i ngjan njė varke tė humbur
    nė thellėsi tė detit, tė cilėn e shtyjnė dallgėt nga mundin. Ndofta takimi ynė i papritur ia kthen sadopak gėzimin.
    — Patjetėr, dashuria ime, – i premtoi ai i prekur prej fjalėve tė saj.
    Meli e kishte parė gjithmonė entuziaste kėtė krijesė tė bukur dhe trishtimi i saj e lėndoi nė shpirt. Atė ēast ai provoi njė shije tė re hidhėrimi prej shkrehjes sė jetės njerėzore.
    — Kurajė, Rozana! i murmurit duke e ledhatuar. – Duhet tė pėrpiqemi tė
    pėrfitojmė diēka nga jeta, edhe kur ajo s’na buzėqesh. Pėrndryshe ekzistenca jonė e humbet kuptimin. Qyshkur jemi ndarė bashkė, goditjet e fatit ndaj meje kanė qenė edhe mė tė pamėshirshme nga tė tuat. As unė nuk kam mė familje dhe, mbi tė gjitha, nuk mund tė bėhem dot mė baba. Nė rast se vazhdoj tė bėj ende hije mbi tokė, kjo ka ndodhur falė guximit tim pėr tė dyluftuar me fatin. Unė nuk e kam vlerėsuar kurrė si dhuratė jetėn, por si njė detyrė, si njė luftė. Unė gjej kėnaqėsinė time nė kėtė luftė, duke iu kundėrvėnė pasojave tė disfatės, kur fitorja mė kthen krahėt. Nė qoftė se jeta nuk do tė ishte e tillė, ajo do tė bėhej e mėrzitshme.
    Njė puthje e nxehtė si dikur qe prova se ata kishin nevojė pėr njėri–tjetrin.

  3. #123
    XXXVII PRANVERĖ E DY JETĖVE


    ―Nė art dhe nė dashuri mjafton vetėm instikti.

    A. Frans


    Kthimi i Artanit pati efektin e njė flladi ripėrtėritės pėr ndjenjat e tulatura tė Rozanės. Qysh natėn e parė ata kujtuan takimet e tyre tė fillimit dhe ēastet e paharruara tė dashurisė sė hershme. Argėtimi i saj, duke numėruar qimet e mustaqeve tė tė dashurit, u ktheu humorin tė dyve.
    — Tė kujtohet numri i qimeve tė mustaqeve tė mia Roza? e pyeti ai buzagaz.
    — Jo, por do filloj tė t’i numėroj tani, – iu pėrgjigj ajo duke ia nisur punės.
    Tė dy u shkrehėn sė qeshuri. E qeshura e Rozanės ishte kompensimi mė i madh shpirtėror i tė dashurit tė saj. Gėzimi i tė jetuarit, pas goditjeve tė fatit, ėshtė justifikimi mė i mirė i shpresės.
    Tė nesėrmen Rozana shkoi tek salloni i bukurisė pak mė herėt nga orari i hapjes. Habia e punonjėseve kur erdhėn qe e dyfishtė: administratorja ishte paraqitur e para nė punė dhe, mbi tė gjitha, ajo ishte me njė burrė.
    — Kush do ta njohė kėtė person, do tė ketė njė dhuratė nga ana ime, – u premtoi Rozana vartėseve tė saj.
    Ato tashmė e kishin marrė dhuratėn e parė tė gjitha: kthimin e buzėqeshjes sė
    Rozanės. Ndoshta ky fakt e ndihmoi mė moshataren e tyre tė zbulonte identintetin e tė panjohurit.
    — Unė mendoj se ky ėshtė ai djaloshi simpatik, pėr tė cilin ti ndėrprisje
    punėn kur ishe nuse e re, – hamendėsoi ajo.
    — E fitove bastin, – i tha Rozana duke qeshur. – Pėrveē dhuratės, ti ke tė drejtėn edhe tė njė dite pushimi suplementar.
    — Dhuratėn do e pranoj me kėnaqėsi. Ditėn e pushimit, jo. Ne shyqyr qė tė
    pamė tė qeshur, pas kaq kohėsh. Sot do punojmė me gėzim bashkė.
    — Unė deri nė orėn dhjetė do punoj, – i tha Rozana. – Mandej do shkoj nė plazh me Artanin.

  4. #124
    XXXVII PĖRSĖRI SI DIKUR…


    ―Dashuri, o marrėzi e ėmbėl !

    Shamfor

    Tė etur pėr tė shijuar sėrish dashurinė e tyre tė ripėrtėrirė, Rozana e Artani silleshin si dy fėmijė nė plazh. Ata godisnin njėri-tjetrin me rėrė tė lagur, me stėrkala uji, shtyheshin, qeshnin e thėrrisnin. Kėto ishin britmat e dashurisė sė tyre tė plagosur.
    Artani bėnte sikur donte ta mbyste, duke i zhytur kokėn nė ujė. Ajo rezistonte dhe pėrpiqej tė ēlirohej prej kthetrave tė tij. Kur nxirte kokėn mbi ujė, mezi arrinte tė mbushej me frymė prej tė qeshurės sė saj tė marrė. Me gjysma fjalėsh i
    thoshte :
    — Oh, ē’kėnaqėsi ! Edhe vdekja do tė mė dukej shumė e ėmbėl prej duarve tė tua, Artan !
    — Tani eja tė hakmerresh pėr shkak tė brutalitetit im, – i thoshte ai e shkonte e shtrihej me shpinė mbi rėrė.
    Rozana shtrihej mbi trupin e njomur tė tė dashurit dhe fillonte t’i numėronte
    me zė tė lartė qimet e mustaqeve.
    — Po ti mbrėmė nė darkė i numėrove, Roza, ē’bėn kėshtu ? « ankohej » ai.
    — Po sikur ti tė kesh prerė gabimisht ndonjė qime tjetėr sot gjatė rrojės ? Pėrgjigjem unė pėr inventarin e tyre, – insistonte Rozana.
    Pastaj ajo i tėrhiqte ndonjė qime kastile, ai ia bėnte ej! Dhe tė dy shkriheshin sė qeshuri.
    — Duhet tė shkojmė tek salloni tani, se vajti ora katėr dhe punėtoret duhet ta
    lėnė punėn, apo jo? i thoshte Artani.
    — Oh, kur shkoi ore katėr! ankohej ajo. – Kur isha vetėm, sa tė gjata mė dukeshin ditėt! Pse rrjedh kaq shpejt moj kohė e lumturisė! psherėtinte Rozana.
    — Ritmin e kohės nuk e ndryshojmė dot, ndėrsa atė tė dashurisė, po. Le ta shtrėngojmė njėri-tjetrin nė krahė, duke mbajtur frymėn! Kush do mbushet me frymė i pari, e do mė pak tjetrin.
    — Ky ėshtė njė kurth, – protestonte Rozana. – Ti je burrė dhe e mban mė gjatė frymėn nga unė.
    — Mirė, atėherė po tė fal njėzet sekonda.
    — Unė po tė fal reston e jetės!
    Rozana i ngjiste buzėt pas tė tijave dhe ata rrokulliseshin nė rėrė, duke mbajtur frymėn derisa arrinin tek uji.

  5. #125
    XXXVIII ARTANI NĖ DILEMĖ


    ―Nė jetė duhet tė dish t’i bėsh mirė llogaritė, por jo nė kurriz tė tė tjerėve.

    P.–L. Tulé


    — Pushimet verore tė vitit 1989 unė e im shoq kishim vendosur t’i kalonim nė Havana, nė Kubė, – i tha njė ditė Rozana Artanit. – Fatkeqėsisht, ai u aksidentua nė prill tė atij viti. Sipas pėrshtypjeve tė burrit tim, i cili kishte bredhur botėn, Havana ėshtė njė qytet ideal pėr pushime. Shkojmė bashkė sivjet atje?
    Nė rrethana tė tjera, njė propozim i tillė do tė kishte qenė joshės pėr Melin. Por me dokumentet e tij false nuk ishte i sigurtė, nėse mund tė arrinte deri nė
    Kubė pa probleme. Si mund t’i pėrgjigjej Rozanės, qė nuk kishte dyshuar kurrė nė sinqeritetin e Artanit tė saj tė dashur? Edhe sa herė mund ta mashtronte ai nė tė ardhmen? A e meritonin ndjenjat e saj tė ēiltra hipokrizinė e tij?
    Nga mėnyra si kishte rrjedhur jeta e ish–detektivit tė talentuar, ai kishte
    provuar dhe pėrballuar vėshtirėsi tė mėdha, pėrfshirė edhe plumbin. Por asnjėherė nuk e kishte ndier veten aq ngushtė sa pėrballė syve tė qeshur tė Rozanės, qė priste pėrgjigjen e tij. Nėn ndikimin e jetės sė burgut, karakteri i Melit kishte ndryshuar shumė: njeriu kishte arritur ta eklipsonte detektivin.


    *


    Fillimet e dashurisė sė tij me Rozanėn nisnin nė periudhėn, kur instruktorėt me pėrvojė tė gjatė tė DSJsė i stėrvisnin detektivėt pėr t’i trajtuar femrat thjesht si objekte dėfrimi, pa rėnė nė magjinė e dashurisė sė tyre. Ky proces tjetėrsimi djallėzor njihej nė DSJ me emrin rrėqethės ngurtėsim i shpirtit dhe fillonte qysh nė vitin e tretė tė shkollės speciale tė shėrbimit sekret.
    Me qėllim qė instruktorėt tė ndiqnin nga afėr nė praktikė rezultatet makabre tė
    ngurtėsimit tė shirtit, DSJ kishte krijuar marrėdhėnie binjakėzimi ndėrmjet shkollės sė saj dhe liceut artistik Jordan Misja nė Tiranė, ku nuk mungonin vajzat e bukura. Falė buxhetit tė saj tė pasur, DSJ bėnte investime tė konsiderueshme pėr kohėn nė dobi tė liceut artistik. Nė shenjė mirėnjohjeje, klasa tė veēanta tė liceut organizonin me radhė mbrėmje vallėzimi me detektivėt e ardhshėm, pėr tė cilėt nuk dihej asgjė konkrete nga ana e tyre.
    Ndėrkohė u rekomandohej kėtyre djemve tė zgjedhur, qė tė krijonin marrėdhėnie intime me liceistet e bukura, duke i joshur edhe me dhurata tė ēmuara, tė paguara nga fondi i shkollės. Tė ndihmuar prej informatorėve tė posaēėm, instruktorėt ndiqnin me kujdes ecurinė e kėtyre marrėdhėnieve. Kur konstatonin se midis njė studenti tė shkollės sė shėrbimit sekret dhe njė liceisteje ishin vendosur marrėdhėnie dashurore, ata i linin qė tė lulėzonte ca idili i tyre dhe mandej nisnin procesin ngurtėsimi i shpirtit.
    Atėherė instruktorėt e urdhėronin studentin tė linte takim me vajzėn nė vendin dhe orėn qė i rekomandonin ata. Gjatė takimit tė tyre, studenti duhej tė sajonte
    njė shkak pėr tu grindur me mikeshėn e tij, ta rrihte atė dhe tė ndahej pėrfundimisht prej saj. Instruktorėt, tė fshehur me kujdes para kohe tek vendi ku
    do tė zhvillohej seanca e fundit e dashurisė sė flijuar, filmonin e regjistronin
    gjithēka ndodhte.


    *


    Meli ruante njė kujtim tė paharruar tė provimit tė tij tė parė nė kuadėr tė operacionit ngurtėsimi i shpirtit. Kjo i kishte ndodhur me njė liceiste me flokė tė dėndur tė zes e trup tė derdhur. Ishte njė pianiste e talentuar. Pėr kėnaqėsinė e tė dashurit, ajo interpretonte me pasion pjesė tė njohura. Duke konstatuar se interpretimi i saj e impresiononte djaloshin, brunia pikante fluturonte prej gėzimit. Por nė prapaskenė po pėrgatitej vrasja e gėzimit tė saj.
    Megjithėse dy tė rinjtė dashuroheshin qysh prej tre muajsh, Meli ishte pėrpjekur shumė qė t’i ruante sekrete marrėdhėniet e tyre. Mė kot. Njė ditė instruktorėt e thirrėn papritur dhe i caktuan vendin dhe orėn kur duhej ta linte takimin me tė dashurėn. Ai vetė duhej tė paraqitej tek vendi i takimit njė ēerek ore para se tė vinte vajza. Njėri prej instruktorėve i dha porositė e fundit. Ai i kishte rekomanduar edhe mėnyrėn sesi duhej tė qėndronte Meli gjatė zhvillimit tė takimit, me qėllim qė kamera e fshehtė tė filmonte sa mė mirė. Duke konstatuar emocionet qė po provonte studenti nė prag tė takimit, instruktori i kishte bėrė njė vėrejtje tė rėndėsishme: ruajtja e gjakftohtėsisė ishte faktori bazė i suksesit tė provimit.
    Meli nuk kishte dashur tė vinte kurrė ora e atij takimi, por…
    E buzėqeshur, veshur me njė fustan tė kuq, brunia u shfaq nė periferi tė liqenit artificial tė Tiranės. Ajo mbante dy trėndafila nė duar. Pas dy javėsh ajo do tė
    festonte 17-vjetorin e ditėlindjes. Natyrisht, i dashuri nuk do t’ia jepte dot mė
    dhuratėn qė i kishte blerė me kėtė rast.
    Ndėrsa vajza po afrohej, Meli, i turbulluar, e kuptoi se ai nuk do t’i
    respektonte dot udhėzimet qė i ishin dhėnė. Pa i pėrfillur pasojat, ai vendosi tė hiqte dorė prej skenarit tė parapėrgatitur prej instruktorėve tė DSJsė.
    Ndėrsa brunia e buzėqeshur e pėrshėndeti, duke i zgjatur njėrin prej
    trėndafilave, ai e goditi tek kyēi i dorės. Trėndafili u rrėzua pėrdhé. Pa i lėnė kohė qė tė mendohej, ai e goditi vajzėn me grusht nė bark. Ndėrsa ajo u shemb pėrdhe, Meli u largua me tė shpejtė, duke e lėnė ish-tė dashurėn nė mėshirė tė kamerės sė fshehtė.
    Ky veprim i kushtoi shtrenjtė Melit. Pėr dy javė iu ndalua tė largohej prej territorit tė shkollės, mbasi gjesti i tij do tė gjykohej gjetkė. Mė sė fundi veprimi
    i pahijshėm iu fal me kusht: ai nėnshkroi njė deklaratė, sipas sė cilės do ta kalonte me sukses nė tė ardhmen e afėrt provimin ngurtėsimi i shpirtit.

    Edhe bashkėshortja e Melit pati rastin t’i shijonte frutet e hidhura tė operacionit ēnjerėzor. Detektivi kėnaqej duke i shkaktuar brenga bashkėshortes.
    «Kurrė nuk ia kam bėrė ndonjėherė qejfin, megjithėse Florika mė donte e mė
    respektonte», do t’i thoshte njė rast nė Qafė-Bar Meli Diksit, dhe do tė vazhdonte: «Kur ajo mė thoshte ―je bėrė pėr tė rruar, Hamit‖, unė nuk e prekja me dorė briskun edhe pėr dy ditė tė tjera. Nė qoftė se Florika mė propozonte tė bėnim njė vizitė tek prindėrit e saj, unė as nuk u telefonoja atyre njė javė rresht. Po tė mė thoshte ―ky kostum tė shkon mirė‖, unė e vishja sa mė rrallė atė. Ēfarė deformimi shpirtėror qė na kanė bėrė me tė pėrbindshmin ngurtėsim shpirtėror! Do tė mjaftonte vetėm ky akt i shėmtuar i tyre qė ne, ish-detektivėt e shėrbimit sekret shqiptar, t’i vlerėsojmė tri shkronjat DSJ si trekėmbėshi ku ėshtė varur bota jonė shpirtėrore.»

  6. #126
    XXXIX RRĖFIM…


    Pėr mendimin tim, ėshtė njeri mė i madh ai qė di tė pohojė gabimin e tij, se ai qė di tė mos gabojė. »

    P. dė Gondķ


    Ish-detektivi u indinjua duke kaluar ndėrmend pasojat e operacionit ngurtėsimi i shpirtit. Nė cepat e buzėve iu shfaq hieja e njė buzėqeshjeje tė hidhur. I atillė do tė mbetej pėrherė? Papritur e pushtoi njė dėshirė e zjarrtė pėr t’i provuar vetes ringjalljen shpirtėrore, pas vuajtjeve tė burgut dhe veprimtarisė antidiktatoriale pėrkrah ish-kolegėve tė tij tė profesionit.
    Meli e pėrqendroi shikimin mbi tė dashurėn, e cila priste pėrgjigje pėr propozimin qė kishte bėrė:
    — Roza, ne jemi njohur sė bashku nė vitet e rinisė. Shumė gjėra kanė
    ndryshuar qysh nga ajo kohė. Sot unė nuk disponoj dokumente tė rregullta pėr tė qarkulluar lirisht nėpėr botė.
    — S’po tė kuptoj, Artan, – buzėqeshi ajo.
    — Ke tė drejtė. Pėr cilindo do tė ishte e vėshtirė ta kuptonte botėn sė prapthi prej nga vij unė. Kur jemi njohur bashkė, unė isha nė shėrbim tė njė diktature tė egėr, e cila mė furnizonte me gjithēka mė duhej pėr tė bredhur botėn. Kjo ishte e domosdoshme, pėr ushtrimin e profesionit tim tė dikurshėm. Disa muaj pas takimit tonė tė fundit, mua mė arrestuan dhe mė burgosėn pėr njė kohė tė gjatė. Prandaj nuk jemi parė bashkė pėr gjithė kėta vjet.
    «Rėnia e komunizmit nė Evropėn Lindore, pėrfshirė edhe Shqipėrinė, mė ndihmoi tė lirohesha nga burgu. Por liria qė fitova ishte fiktive, e
    pamaterializuar. Aktualisht unė jam njė kundėrshtar politik i ish-komunistėve, qė trashėguan pushtetin prej idolėve tė tyre, nė saje tė njė manovre djallėzore tė
    miratuar nga Perėndimi. Nė kėto rrethana, unė u detyrova ta braktisja vendin tim me dokumente false. Por nuk dėshiroj kurrsesi qė ti tė vazhdosh tė bashkėjetosh me njė tė panjohur. Prandaj po tė vė nė dijeni se mua nuk mė quajnė Artan.
    Sa e habitur edhe e mallėngjyer, Rozana i kishte dėgjuar me shumė vėmendje fjalėt e Melit. Kur ky bėri njė pauzė tė shkurtėr, ajo e pyeti e buzėqeshur:
    — Cili ėshtė emri yt i vėrtetė, pėllumbi im?
    — Hamit Meli. Dhe profesioni im nuk ka qenė inxhinier elektronik, siē mė njeh ti, por detektiv i shėrbimit sekret, e dashur Roza.
    — Mua mė ka tėrhequr gjithmonė letėrsia policore, – tha duke qeshur ajo. –
    Kėtė mund ta kesh vėnė re edhe tek biblioteka ime. Prandaj pohimi yt nuk ėshtė njė fakt qė mė shqetėson. Unė tė pata dashuruar si njeri; as si inxhinier
    elektronik, as si detektiv. Dhe as qė mė interesonte fare kjo punė. Aq mė tepėr qė
    ti nuk mė ke sjellė ndonjė shqetėsim, pėr shkak tė profesionit qė ushtroje atėherė. Fakti qė sot po ma prezanton vetė tė kaluarėn tėnde, ta shton vlerėn nė
    sytė e mi. E ē’rėndėsi ka nėse tė quajnė Artan apo Hamit, gjersa kėtė tė vėrtetė
    po ma pohon me gojėn tėnde ?
    «Mė vjen keq pėr vuajtjet e shumta qė paske kaluar ; kėtė e tregon edhe pamja jote fizike. Por ky interval kohe, qė kemi jetuar larg njėri-tjetrit, ka qenė njė
    periudhė vuajtjesh pėr tė dy. Kushtet e reja tė dashurisė sonė tė lirė do tė jenė
    ndoshta njė kompensim pėr vuajtjet qė kemi kaluar. Nė qoftė se ti nuk do tė ishe burgosur, jeta jote do tė kishte rrjedhur ndryshe dhe ne nuk do tė ishim takuar dot mė. Nga ana tjetėr, nėse unė nuk do tė kisha mbetur e ve, nuk do tė martoheshim dot bashkė. Pra, vuajtjet tona kanė qenė ēmimi me tė cilin kemi paguar bashkimin tonė tė sotėm. Le tė pėrpiqemi ta harrojmė tė kaluarėn e hidhur, pėr ta shijuar nė paqe tė ardhmen ! Problemi i dokumenteve ėshtė i zgjidhshėm. Pas martesės sonė zyrtare, ti do tė pajisesh me dokumentet e nevojshme pėr tė qarkulluar lirisht nėpėr botė.
    — Por sivjet ti do tė privohesh nga pushimet nė Havana…
    — Do tė ishte e dobėt dashuria jonė, nė qoftė se nuk do ta kompensonte dot
    Havanėn pėr kėtė verė.
    Duke thėnė kėto fjalė, ajo e pėrfshiu nė krahė tė dashurin.

  7. #127
    XL CIA RISHIKON DOSJEN MELI


    Karakteri ėshtė njė forcė e natyrės; mungesa e karakterit edhe mė tepėr.

    A. Ēehov


    Pas njė diskutimi delikat, shefi i seksionit evropian tė CIAs dhe tre kolegėt e tij po qendronin nė heshtje prej disa minutash. Nė pamje tė parė, problemi pėr tė cilin po preokupoheshin dukej lehtėsisht i zgjidhshėm. Por sa mė tepėr qė ishte intensifikuar diskutimi i tyre, aq mė shumė komplikohej problemi, nė vend qė tė thjeshtohej. Tė bllokuar prej disa pyetjesh, qė ata i kishin shtruar vetė, tė katėr kishin ndier nevojėn e njė pushimi. Ata po pinin kafe nė heshtje.
    Shefi buzėqeshi, para se tė merrte fjalėn i pari :
    — Nė vitet e adoleshencės kam qenė pak llafazan. Gjyshja, qė mė donte shumė, mė thoshte herė pas here:
    «Aq sa e lehtė ėshtė tė flasėsh, aq e vėshtirė ėshtė tė arsyetosh, nipēe. Tė flasėsh pa arsyetuar, do tė thotė tė punosh pėr tė prishur.»
    «Sa herė qė ngec nė zgjidhjen e njė problemi, mė kujtohen kėto fjalė tė
    gjyshes. Kur i fola Drejtorit tė Pėrgjithshėm pėr ēėshtjen Meli, ai ma preu shkurt : Ju e njihni mė mirė se unė Melin dhe ēėshtjen e tij. Pikėrisht ju duhet tė vendosni edhe pėr trajtimin pėrfundimtar tė dosjes sė tij.
    «Njė kombinim rrethanash tė jashtėzakonshme po na ballafaqon me njė
    ēėshtje tė thjeshtė nė pamje e tė komplikuar nė pėrmbajtje. Pyetja e parė dhe mė kryesore, sė cilės ne duhet t’i japim pėrgjigje, ėshtė kjo : njė Meli i lirė, larg orbitės sė CIAs, do tė ishte mė shumė apo mė pak i dėmshėm pėr interesat tona se njė Meli midis nesh ?
    Shefi i seksionit evropian tė CIAs rrėshqiti shikimin nga njė bashkėbisedues tek tjetri, duke u lėnė atyre tė kuptonin, se pėrgjigjen e pyetjes sė shtruar e priste
    nga ata.
    I pari u pėrgjigj mė moshatari prej kolegėve tė pranishėm :
    — Unė mendoj se njė Meli jashtė kontrollit tonė do tė mbajė lidhje tė rregullta me mikun e tij tė burgut, i cili ka me siguri njė kopje tjetėr tė
    dorėshkrimit, veē atij qė pėrfundoi tek ne. Si rrjedhojė, Meli do tė bashkėpunojė me atė pėr ta pėrkthyer dhe botuar jashtė Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, njė Meli i
    lirė do tė ishte njė provė e gjallė e ngjarjeve tė librit nė kontakt me medien e huaj. Kjo jo vetėm qė do tė siguronte botimin e dorėshkrimit, por edhe njė publicitet efikas tė tij. Kush na siguron ne se ata tė dy nuk bashkėpunojnė edhe sot pėr kėtė qėllim ?
    — Nė vend qė t’i pėrgjigjeni pyetjes sime, ju shtuat edhe njė pyetje tjetėr, – i tha shefi duke buzėqeshur. – Pėr fat tė mirė, Meli nuk ėshtė bashkė me shokun e tij tė burgut. Ai vetė ndodhet nė Itali, ndėrsa tjetri, nė Shqipėri.
    — Kjo nuk do tė thotė se ata nuk komunikojnė midis tyre, – insistoi bashkėfolėsi.
    — Sigurisht. Duke pasur parasysh pėrvojėn e tyre tė bashkėpunimit nė kushte tė vėshtira nė burg, ata bėjnė kujdes tė komunikojnė jashtė ēdo kontrolli tė
    mundshėm. Prandaj ne nuk mund tė jemi tė sigurtė nė kėtė pikė, megjithė informacionet mohuese tė agjentėve tanė.
    — Nė kėto kushte ne do tė jemi gjithmonė tė paqartė pėr lidhjet e tyre tė
    mundshme, ose pėr projektet e tyre tė pėrbashkėta. Meli mund tė shkojė nė ēdo ēast nė Shqipėri, gjithashtu edhe miku i tij mund tė dalė jashtė shtetit. Lėvizjet dhe qėllimet e tyre mbeten tė paparashikuara. Pėr mendimin tim, ndarja e tyre ėshtė domosdoshmėri.
    — Po nė qoftė se Meli refuzon pėrsėri tė vijė nė Amerikė ?
    Meqenėse dy kolegėt e tjerė nuk kishin folur fare deri nė atė ēast, shefi i seksionit evropian tė CIAs, pasi bėri pyetjen e mėsipėrme, iu drejtua pikėrisht
    atyre :
    — Po ju, zotėrinj, nuk do e thyeni heshtjen sot ?
    — Heshtja ėshtė mė e mirė se njė kėshillė e keqe, – u pėrgjigj njėri prej atyre.
    – Ėshtė e vėshtirė tė zgjidhėsh njė problem me shumė tė panjohura. Ne nuk dimė nėse Meli mban lidhje me mikun e tij, nėse ata kanė vėrtet projekte tė pėrbashkėta, nėse Meli do tė pranonte tė vinte nė SHBA pas njė oferte tė re… Unė mendoj se do tė ishte mė e arsyehme tė prisnim derisa tė dispononim provat e nevojshme pėr kėto paqartėsi.
    — Por koha nuk punon gjithmonė pėr ne, – vėrejti shefi. – Edhe sikur sot
    Meli dhe bashkėpunėtori i tij tė mos pėrpiqen pėr ta publikuar dorėshkrimin, nesėr ata mund ta bėjnė kėtė. Megjithatė unė mendoj se Meli, si profesionist i mirė, nuk do ta miratojė botimin e atyre ngjarjeve pa respektuar afatin 15-vjeēar tė ruajtjes sė sekretit. Nisur nga ky supozim, ata nuk do tė jenė tė nxituar ndoshta pėr pėrkthimin e dorėshkrimit. Por ne nuk mund tė nxjerrim konkluzione e tė ofrojmė zgjidhje mbėshtetur nė hipoteza.
    — Po sikur Meli t’i ketė dhėnė fjalėn mikut tė tij pėr botiminn e dorėshkrimit sapo ta kenė pėrkthyer?
    — Atėherė ky kapitull mbyllet pėrfundimisht dhe ne do tė na duhej tė merrnim masat pėrkatėse, pėr ta penguar patjetėr botimin e dorėshkrimit, –
    deklaroi shefi i seksionit evropian tė CIAs.
    — Sidoqoftė, zgjidhja mė e sigurtė mbetet ndarja pėrfundimtare e atyre tė dyve. Duke qenė protagonist i ngjarjeve dhe njeri i sėmurė, Meli mund tė
    shėrbejė si nxitės pėr botimin e dorėshkrimit dhe si dėshmitar okular i ngjarjeve. Nga ana tjetėr, ai mund tė disponojė edhe prova dokumentare pėr vėrtetėsinė e atyre ngjarjeve, mbasi kryesorėt e grupit komplotist kanė qenė detektivė me
    pėrvojė dhe mund tė kenė ruajtur dokumente privatisht. Prandaj, pėr mendimin tim, jo vetėm qė duhet t’i bėjmė doemos ofertė Melit pėr ta tėrhequr, por tė marrim tė gjitha masat e mundshme pėr ta detyruar ta pranojė atė. Lipset ta
    zgjidhim shpejtė kėtė nyjė, sa pa u bėrė gordiane.
    — Aleksandri i Madh na ka mėsuar sesi zgjidhen edhe nyjet gordiane, - tha duke buzėqeshur shefi. – Megjithatė arsyetimi juaj mė duket bindės. Prania fizike e Melit ėshtė mbėshtetje dhe frymėzim pėr mikun e tij tė burgut. Ndėrsa pas botimit tė dorėshkrimit, protagonisti i atyre ngjarjeve do tė ishte shumė i kėrkuar prej gjahtarėve tė sekreteve. Prandaj jam dakord qė ne t’i luajmė tė gjitha kartat, me qėllim qė Meli ta pranojė ofertėn tonė tė re.
    — Pėrsa i pėrket autorėsisė sė ofertės, ka njė zgjidhje qė besoj se do ta miratoni, – vėrejti bashkėfolėsi. – Ne kemi mundėsi qė kėtė herė t’ia bėjmė ofertėn Melit nėpėrmjet miqve tė tij shqiptarė, anėtarė tė grupit tė tyre tė dikurshėm. Ata mund t’ia paraqisnin ofertėn tonė si njė propozim tė tyre tė miratuar paraprakisht nga CIA. Kjo ka dy anė pozitive. Sė pari, minimizohet mundėsia e refuzimit tė ofertės, pėr arsye se Meli, me njė pėrgjigje negative, do tė vinte nė pozitė tė vėshtirė shokėt e tij nė raport me CIAn, gjersa propozimi ka qenė i tyre. Sė dyti, efekti fyes i refuzimit do tė binte mbi sedrėn e ish-shokėve tė tij tė armėve, tė cilėt do tė jenė nismėtarėt dhe lajmėtarėt e ofertės.
    — Grupi i tij i dikurshėm, ish-shokėt e tij tė armėve… Miqtė e mi, a nuk konstatoni nė kėto terma patetike njė motiv nxitės pėr t’iu dhėnė fund sa mė
    parė lidhjeve tė Melit me mikun e tij tė burgut?
    Njė buzėqeshje miratimi i kolegėve pasoi pyetjen sugjestive tė shefit.

  8. #128
    XLI ANKTHI I NJĖ TAKIMI


    ―Ne jetojmė nė njė shekull ku fshehja e sė vėrtetės tė mbron mė mirė sesa ligji dhe tė siguron mė shumė se pafajėsia. »

    Rivarol

    Nė orėn dhjetė, Streto duhej tė paraqitej nė zyrėn e madhe tė shefit tė seksionit evropian tė CIAs. Megjithė pėrvojėn e tij tė gjatė nė shėrbimet sekrete, ai nuk ndihej i qetė si gjithmonė. Thirrje tė tilla paralajmėronin vendimmarrje tė rėndėsishme. Gjatė vitit tė parė me shėrbim nė radhėt e CIAs, Streto kishte pasur mjaft kontakte me drejtues tė shėrbimeve sekrete amerikane. Dy herė, personalisht me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė CIAs.
    Me kalimin e kohės, takime tė tilla u rralluan. Kuadri mė i rėndėsishėm qė ai kishte takuar gjatė tre vjetėve tė fundit kishte qenė shefi i seksonit ballkanik tė
    CIAs. Pas njė heshtjeje tė gjatė, kjo thirrje mbėrriti papritur tek Streto mė 12 shtator 1993.
    «Ēfardo natyre qė tė ketė, lajmi qė do tė mėsoj atje do tė jetė i rėndėsishėm»,
    mendoi Streto duke hyrė nė ashensor.
    Kjo ide iu pėrforcua kur gjeti tre persona nė zyrėn hijerėndė tė shefit tė seksionit evropian tė CIAs. Ky vazhdonte tė shfletonte ngadalė njė dosje qė
    kishte pėrpara. Kaluan disa minuta, para se shefi t’i shkėpuste sytė prej dosjes e tė merrte fjalėn :
    — Ne mendojmė t’i bėjmė edhe njė herė thirrje Hamit Melit pėr tė ardhur nė
    SHBA. Ka kaluar mjaft kohė qysh kur e kam takuar pėr herė tė fundit nė kampin e punės nė Shqipėri. Atėherė ai e refuzoi ofertėn tonė, pėr tė mos u ndarė me
    mikun e tij tė burgosur. Mirėpo qysh prej dy vjetėsh Meli jeton i lirė, jashtė
    Shqipėrisė. Mendojmė se ai tani ėshtė qetėsuar deridiku dhe mund tė marrė njė vendim mė me pėrgjegjėsi. Nga ana tjetėr, ai tashmė ndihet i ēliruar prej
    detyrimeve tė dikurshme morale ndaj mikut tė tij tė burgut, mbasi ata nuk janė mė bashkė. Meli jeton nė Itali, ndėrkohė qė Diksi ndodhet nė Shqipėri.
    «Pavarėsisht prej refuzimit tė tij nė vitin 1984, ne dėshirojmė ta ndihmojmė Melin, mbasi nuk e harrojmė kurrė kontributin e tij tė ēmuar nė dobi tė ēėshtjes sonė tė pėrbashkėt. Gjendja e tij shėndetėsore ka nevojė pėr njė trajtim mjekėsor
    special, gjė qė ai nuk e siguron dot nė pozitat e njė refugjati tė thjeshtė. Ju e njihni Melin prej njė kohe tė gjatė, prandaj opinioni juaj do tė jetė i dobishėm pėr ne : si mendoni ju, a do ta pranonte ai njė ofertė tė re nga ana jonė ?
    Megjithėse Streto ishte nisur pėr nė kėtė takim i bindur se bėhej fjalė pėr njė
    surprizė, ai ndjeu t’i rrihte fort zemra pas pyetjes qė i bėri shefi i seksonit evropian tė CIAs. Ideja e bashkimit tė mundshėm me shokun e tij tė armėve e mallėngjeu. Ky lajm i mirė i kishte ardhur nė njė ēast tė pėrshtatshėm.
    Qysh prej nėntė vjetėsh Streto militonte nė radhėt e CIAs dhe gjendja e tij
    shpirtėrore kishte evoluar mjaft. Ai nuk ishte mė 35 vjeēari energjik e plot optimizėm i fillimit tė bashkėpunimit entuziast me amerikanėt. Nuk kishte vonuar dhe besimi e optimizmi ia kishin lėshuar vendin dyshimit e pesimizmit. Pas njė periudhe tė gjatė veprimtarie nė radhėt e shėrbimeve sekrete amerikane, Streto kujtonte me nostalgji grupin e tij tė pėrbetuar pėr luftė deri nė vdekje kundėr diktaturės shqiptare. Njė kujtim qė e lėndonte.
    Bashkėpunimi me CIAn kishte qenė njė dėshtim i synimeve tė tyre nė planin kombėtar dhe privat. Ndėrkohė karriera e vetė Stretos dhe e shokėve tė tij ishte tkurrur sė tepėrmi. Nė Shqipėri ai kishte qenė njėri prej personave mė tė pushtetshėm dhe e ardhmja e karrierės sė tij politike kishte qenė e shkėlqyer, ndėrkohė qė diktatori nuk ishte mė nė gjendje pėr tė mbajtur nė duar frenat e pushtetit. Streto e kishte pėrbuzur atė pushtet antishqiptar. Mirėpo nė radhėt e CIAs ai dhe shokėt e tij ishin kuadro modeste, tė dyshimtė, tė survejuar, qė duhej tė pėrballonin tė panjohurėn.
    I deboluar prej pesimizmit, Streto mezi priste tė kishte pranė njė mik tė
    sprovuar si Meli, pėr t’i hapur zemrėn e mbufatur prej brengave. Kush, mė
    shumė se Meli, do tė ishte balsam i shpirtit tė tij nė atė periudhė depresioni? Ata tė dy kishin qenė bashkryetarė tė grupit komplotist tė shpėrndarė tashmė nė radhėt e CIAs e tė vėnė nėn kontroll tė rreptė prej saj. Streto e ndiente se dy zemra tė lėnduara prej sė njėjtės brengė mund ta qetėsojnė reciprokisht njėra-tjetrėn.


    *


    Shefi i seksionit evropian tė CIAs dhe kolegėt e tij e kishin parashikuar efektin qė do tė bėnte tek Streto diskutimi i papritur i kėtij problemi. Duke e shikuar tė menduar, ata synonin tė dallonin ndonjė shenjė reaksioni emocional mbi fytyrėn e tij. Dhe ashtu ndodhi. Njė valė e brendshme gėzimi i ndriēoi fytyrėn Stretos tek po imagjinonte bashkimin e mundshėm me shokun e tij tė armėve nė jetėn e lirė. Megjithatė pėrgjigjja e tij nuk qe premtuese:
    — Unė jam ndarė me Melin prej njė kohe tė gjatė. Ai ka vuajtur edhe shtatė vjet tė tjerė nė kampin e punės, pas ndarjse sonė. Ju e dini mirė qė ai ishte mjaft
    i sėmurė dhe gjendja e tij shėndetėsore ka tė ngjarė tė jetė pėrkeqėsuar vitet e mėvonshėm tė burgut. Natyrisht, pėr shkak tė gjendjes sė tij shėndetėsore tė degraduar, edhe sistemi i tij nervor mbetet problematik. Pėr kėtė arsye, unė nuk
    jam shumė optimist lidhur me reagimin e tij ndaj njė oferte tė re, pėr tė ardhur nė SHBA.
    — Pėr mendimin tuaj, sa pėrqind shpresė duhet pasur pėr pranimin e ofertės
    nga ana e Melit ?
    — Unė kam nėntė vjet pa e takuar atė dhe nuk jap dot njė opinion tė saktė lidhur me qėndrimin e tij. Sidoqoftė, mendoj se jeta nė liri e ka qetėsuar disi,
    megjithė peripecitė e njohura tė jetės sė njė refugjati tė rėndomtė.
    — Jo, nuk ėshtė tamam ashtu. Aktualisht Meli bashkėjeton me njė grua tė bukur italiane; sigurisht, ndonjė mikeshė e tij e vjetėr. Ajo e do marrėzisht dhe ai po bėn njė jetė tė qetė e nė mirėqenie. Sipas informatorėve tanė, Meli gėzon njė shėndet stabėl; ai nuk ka shkuar asnjėherė tek mjeku kohėt e fundit.
    Njė buzėqeshje e lehtė reflektoi nė fytyrėn e Stretos. Mirėqenia e mikut tė tij besnik nė Itali – vendi i adhuruar i Melit – dhe mundėsia e bashkimit tė tyre e
    inkurajoi.
    — Ky ėshtė njė faktor i favorshėm pėr pranimin e ofertės sė re prej tij, – u shpreh Streto.
    — Po dashuria e tij pėr italiankėn? pyeti buzagaz shefi i seksionit evropian
    pėr CIAn. – A do tė jetė i gatshėm Meli ta sakrifikojė dashurinė e tij pėr tė pranuar ofertėn tonė? Muajin e kaluar ata janė martuar zyrtarisht. Ndėrkohė Meli ka paraqitur kėrkesė nė kuesturėn e Milanos, pėr tu pajisur me dokumente qėndrimi tė pėrhershėm nė Itali.
    — Ne, detektivėt shqiptarė, kemi qenė tė ushtruar mirė pėr tė mos u bėrė skllevėr tė dashurisė. Meli e ka divorcuar lehtėsisht bashkėshorten e tij nė Shqipėri, megjithėse kishte njė fėmijė me tė.
    — Kjo do tė thotė se Meli mund ta pranojė njė ofertė tė re sot pėr tė ardhur nė
    SHBA?
    — Besoj se po.
    — Nuk mendoni se motivi i refuzimit tė ofertės sonė tė parė – besnikėria ndaj mikut tė tij tė burgut – mund tė jetė gjithmonė e pranishme nė shpirtin e tij?
    — Nuk besoj tė jetė ashtu. Atėherė ata ishin dy bashkėvuajtės, dy shokė
    besnikė, dhe, mė pas, dy bashkėpunėtorė tė grupit tonė. Ata vuanin dhe luftonin sė bashku. Nė kėto kushte Meli nuk mundej ta braktiste bashkėvuajtėsin, qė tė fitonte pėr vete lirinė. Realiteti i sotėm ėshtė i ndryshėm. Aktualisht ata jetojnė tė dy tė lirė dhe larg prej njėri-tjetrit. Nėntė vjet pas atyre ngjarjeve, unė mendoj se Meli mund ta pranojė ofertėn tuaj.
    — Kjo do tė jetė oferta e juaj, jo e jona. Ju personalisht do t’ia bėni kėtė
    propozim Melit nė emėr tė tė gjithė anėtarėve tė ish-grupit tuaj, tė cilėt militojnė sot me sukses nė radhėt e CIAs. Ne mendojmė qė t’ia japim edhe njė herė dorėn Melit, por jeni ju qė duhet t’ia paraqisni kėrkesėn dhe tė insistoni qė ai tė bashkohet me grupin, qė drejtuat sė bashku me sukses. Ju do tė zgjidhni vetė njėrin prej shokėve tuaj tė kėtushėm, me tė cilin do tė shkoni tė takoni Melin nė Itali. Detektivi ynė, qė e ēliruat nga robėria nėpėrmjet arratisjes, do t’ju shoqėrojė. Shpresojmė se ai mund t’ju ndihmojė, mbasi ėshtė i gatshėm qė t’i lutet Melit pėr tė ardhur me ju nė SHBA. Pas njė jave do tė niseni pėr kryerjen e kėtij misioni.

  9. #129
    XLII MARTESA E DYTĖ PĖR TĖ DY


    « Martesa ėshtė si shartimi : mund tė zėrė, mund tė mos zėrė. »

    V. Hygo


    E bukur si gjithmonė, Rozana e veshur me fustanin e bardhė i buzėqeshte Melit e kėnaqur. Ajo ngjante dhjetė vjet mė e re. Tė gjitha punonjėset e sallonit tė saj tė bukurisė ishin okupuar me flokėt e Rozanės, qė i jepnin njė pamje tė freskėt fytyrės sė saj.
    Melit i ra nė sy bukuria e ripėrtėrirė e dashnores qė po bėhej nusja e tij. Kostumi blu i errėt e vinte mė tepėr nė dukje pamjen serioze tė fytyrės brune tė ish-detektivit. Meli gjithashtu i buzėqeshi Rozanės, duke i shtrėnguar duart nė dorashkat e bardha tė kostumit simbolik. Atij nuk i pėlqente ceremonia fetare, por Rozana kishte kėmbėngulur nė kėtė pikė :
    — Unė e kam trdhtuar tė ndjerin burrin tim tė parė dhe dua qė Zoti tė ma falė mėkatin, duke u martuar nė kishė me dashnorin tim.
    Megjithėse ish-detektivi kishte pasur njė mori marrėdhėniesh dashurore nė tė kaluarėn, ai e donte shumė Rozanėn dhe bėnte kujdes tė mos ia lėndonte ndjenjat. Nė emėr tė dashurisė, Meli kishte pranuar t’i nėnshtrohej ceremonisė
    fetare. Pėr ēudinė e tij, jo vetėm qė kjo ceremoni e shkurtėr nuk po e bezdiste, por po i dukej interesante. Me instiktin e gruas sė dashuruar, Rozana e diktoi
    kėnaqėsinė qė po ndiente i dashuri dhe kjo ia shumėfishoi gėzimin. Ky ishte njė
    ogur i mirė pėr jetėn e ardhshme bashkėshortore.


    *


    Muaji i mjaltit nė Sardenjė qe dehės pėr ēiftin e ri. Ishin ditėt e para tė njė gushti tė nxehtė. Uji i pastėr i detit kufizonte nxehtėsinė e kohės, por jo afshin e dashurisė sė tyre. Ata formonin njė ēift qė nuk do tė kishte fėmijė. Mungesa e tė ardhmes afatgjatė tė bashkimit tė tyre i nxiste tė jetonin me intensitet tė tanishmen. Vetėm ēasti kishte kuptim pėr ta.
    Ata dėshironin tė kishnin jetėgjatėsi tė barabartė, me qėllim qė asnjėri prej tyre tė mos mbetej vetėm. Pleqėria e secilit prej tyre, nė mungesė tė tjetrit, do tė
    ishte njė udhėtim i mundimshėm nė ftohtėsinė e vetmisė drejt njė fundi tė trishtuar. Por pleqėria ishte ende larg dhe ata nuk donin ta ēonin mendjen atje.
    Donin tė pėrqėndroheshin nė shijimin e sė sotmes.
    Ditėn e kalonin nė plazh. Meli e linte Rozanėn nė gjumė dhe shkonte nė buzė tė detit, pėr tė pėrfituar prej rrezeve tė para tė diellit. Ai lahej vetėm nė ujin e
    freskėt tė detit deri nė orėn nėntė. Mandej shkonte tė zgjuante Rozėn, e cila flinte pjesėrisht zbuluar. Nėn efektin e pamjes sė saj provokuese, ai e mėsynte. Ajo ankohej duke qeshur dhe ėmbėlsisht merrte pjesė nė gostinė mėngjesore…

    Pastaj bėnin dush dhe hanin mėngjesin. Mė pas Rozana donte tė flinte pak nėn rrezet e diellit. Pjesa tjetėr e ditės ishte shumė aktive pėr ta. Arsenali i lojėrave fėminore nė rėrė dhe nė ujė pasurohej pėrditė. Pas tri javėsh, ata e braktisėn buzėvarur Sardenjėn.

  10. #130
    XLIII JETA E ĒIFTIT TĖ RI


    « Burri pa gruan dhe gruaja pa burrin janė qenie tė pakompletura nė rendin natyror. »

    B. dė Sen-Pier


    Para se tė niseshin pėr nė Sardenjė, Rozana ia kishte lėnė ēelėsat e shtėpisė punonjėses qė drejtonte aktivitetin e sallonit tė bukurisė nė mungesė tė saj. Me porosi tė Rozanės, kolegia ishte interesuar qė shtėpia tė lyhej jashtė e brenda dhe tė ndėrroheshin mobiliet e dhomės sė gjumit, si edhe pajisjet e kuzhinės. Kangjellat, qė rrethonin kopshtin, ishin lyer me bojė jeshile, ndėrsa pjesa e poshtėme e trungut tė pemėve me gėlqere. Ishin ndėrruar gjithashtu dy stolat ndanė tė shatėrvanit tė vogėl.
    Kur u kthyen nė shtėpi, ēifti i ri e gjeti ambientin tė rinovuar. Fotografi tė zmadhuara tė Rozanės dhe tė Melit ishin vendosur nė sallon dhe nė dhomė tė gjumit, ndėrkohė qė ato tė burrit tė parė tė Rozanės nuk i kishin lėvizur prej
    vendit. Njė dhuratė e bukur me njė buqetė lulesh tė freskėta nė dhomė tė gjumit simbolizonte dėshirėn e punonjėseve tė sallonit tė bukurisė, pėr tė ardhmen e ēiftit tė ri.
    Tė lodhur prej udhėtimit, Rozana e Meli nuk dolėn nė qytet ditėn e kthimit nė
    Milano. Pasi bėnė dush, ata fjetėn dy orė. Nė mbrėmje shėtitėn gjatė nė kopsht. Herė llafazanė e herė tė heshtur, ata nuk i shpėtuan dot jehonės sė kujtimeve tė
    tė kaluarės sė largėt. As njėri e as tjetri nuk e kishte parashikuar njė kurorėzim tė tillė tė marrėdhėnieve tė kahershme dashurore. Me legalizimin e martesės, aventura e tyre dashurore nuk ekzistonte mė. Mosha dhe vuajtjet e justifikonin
    kėtė fazė tė re tė dashurisė sė tyre.
    Tė nesėrmen ata shkuan bashkė tek salloni i bukurisė. Punonjėset e gėzuara i pritėn pėr herė tė parė si bashkėshortė. Sapo Rozana e Meli zbritėn nga vetura, buzėqeshja e tyre u pasua nga njė duartrokitje frenetike e punonjėseve, qė u
    rreshtuan para hyrjes. Ato u takuan si pjesėtarė familjeje me ēiftin e ri.

  11. #131
    XLIV ADIO, ROZA !


    ―Mėnyra mė e thellė pėr tė ndier diēka ėshtė tė vuash pėr tė.

    G. Flober


    I hipur nė njė shkallė metalike, Meli po merrej me instalimin e njė prozhektori nė kopsht. Rozana po e ndiqte me sy, e ulur nė njė karrige kashte para derės sė shtėpisė. I gufonte zemra prej gėzimit duke konstatuar se bashkėshorti e konsideronte veten si zot shtėpie. Ky fakt shėnonte fundin e vetmisė torturuese pėr tė.
    Pėr njė ēast shkalla lėvizi prej vendit. Meli, me duart e zgjatura lart, e humbi ekuilibrin dhe u detyrua tė kėrcente nė tokė. Rozana lėshoi njė britmė frike dhe
    vrapoi atje.
    — U plagose, i dashur ? e pyeti e shqetėsuar.
    — Jo, qetėsohu, Roza! S’jam aq i brishtė, sa mendon ti. Duke qeshur, ai e puthi nė ballė.
    — E di qė ti nuk je aq i brishtė, por fati im, po. Edhe nė ēastet mė tė lumtura tė jetės sime, nuk kam arritur dot tė ēlirohem nga njė lloj ankthi qė mė pushton padashje, njė trishtim i pashpjegueshėm lidhur me tė ardhmen. Optimizmi mė ka
    munguar gjithmonė. Edhe njė nuancė e zbehtė fatkeqėsie bėn tė mė kalojnė mornica nė trup.
    — Ato brenga i pėrkasin sė shkuarės. Tani duhet tė jesh mė optimiste, Roza.
    Bashkimi ynė duhet tė kthehet nė njė burim lumturie pėr ty ; pėrndryshe ai mbetet pa vlerė. Mėrgoi njė herė e pėrgjithmonė mendimet e zymta.
    — Nuk arrij dot… ; trishtimi ėshtė pjesė pėrbėrėse e shpirtit tim. Mbrėmė
    pashė njė ėndėrr tė keqe, prandaj u tremba shumė, kur ti re nga shkalla.
    — Ēfarė ėndrre paske parė ?
    — Do ta dish vėrtet ?
    — Pse jo ? Ėshtė turp tė trembesh nga njė ėndėrr.
    — Pashė nė ėndėrr tė ndjerin burrin tim dhe ty. Ai po nisej si gjithmonė pėr lundrim. Duke qendruar nė kėmbė tek kiēi i anijes qė po shkėputej nga moli, ai po mė salutonte me kapele. Unė po pėrkundja nė erė njė rrobė tė bardhė. Deti ishte shumė i trazuar. Valėt e fuqishme ia vėshtirėsonin anijes avancimin nė det. Pas njė ēerek ore, ajo nuk ishte shkėputur mė shumė se njėqind metra nga moli. Im shoq dhe unė vazhdonim tė pėrshėndeteshim sė largu. Papritur njė dallgė e madhe e pėrpiu anijen. Ndėrsa deti po egėrsohej gjithmonė e mė shumė, anija nuk po dukej mė. Unė shpėrtheva nė tė qara. Atė ēast m’u shfaqe ti duke m’u lutur : «Mos qaj, Roza, se ti nuk je vetėm nė kėtė botė. Sot e tutje do tė jetojmė sė bashku pėrgjithmonė.»
    «Pastaj ne morėm njė taksi bashkė. Duke udhėtuar pėr nė shtėpi, ti vazhdoje tė mė flisje, pėr tė mė qetėsuar. Mirėpo kur taksia ndaloi pėrpara portės, ti ishe zhdukur. E mbetur pėrsėri vetėm, qava me lotė tė nxehtė.
    — Mos e le veten peng tė ėndrrave, Roza. Pėr fat tė mirė unė ja ku jam, pranė teje, nė mes tė kopshtit tonė tė bukur ; nuk jam zhdukur si nė ėndėrr.
    — Nė mes tė kopshtit tonė tė bukur… Veē kėto fjalė dua tė dėgjoj.
    Ajo u lėshua nė krahėt e hapur tė bashkėshortit.


    *


    Mė 21 shtator 1993 Rozana kishte shkuar nė zyrėn e taksave. Nė sallonin e bukurisė puna ishte ndėrprerė, mbasi lokali po lyhej. Rozana dhe Meli kishin vendosur t’ia ndryshonin ngjyrat sallonit. Meli vigjėlonte qė nuancat e bojėrave tė zgjedhura tė dilnin sa mė tė realizuara. Ai mbeti i kėnaqur prej fillimit tė punės dhe i porositi bojaxhinjtė qė tė respektonin rigorozisht ato nuanca ngjyrash.
    Pėr tė kaluar kohėn, Meli filloi tė pastronte pasqyrat e sallonit tė bukurisė. Njė punė qė ai e bėnte me qejf.
    — Lereni pėr nė fund pastrimin e pasqyrave, kur tė kemi mbaruar punė ne, –
    e kėshilloi njėri prej bojaxhinjve.
    — Nuk mėrzitem t’i pastroj pėrsėri, edhe mbasi tė keni mbaruar punė ju, – iu pėrgjigj Meli me tė qeshur.
    Ai ishte duke pastruar pasqyrėn e dytė, kur papritmas atje iu shfaqėn tiparet e njė fytyre shumė tė njohur; buzėqeshja e Stretos e la pa frymė.
    — Ti Guri je vėrtet, apo njė fantazmė? e pyeti duke u kthyer me vrull.
    — Pėrpiqu ta verifikosh; kjo nuk ėshtė e vėshtirė pėr njė detektiv, – u pėrgjigj
    Streto duke e shtrėnguar nė krahė.
    Mandej ai i prezantoi dy shoqėruesit:
    — Ky ėshtė detektivi amerikan, ish-rob i DSJsė, ndėrsa ky tjetri ėshtė njėri prej dy anėtarėve tė grupit tonė, qė u arratis bashkė me tė.
    Tė buzėqeshur, ata tė dy u takuan pėrzemėrsisht me Melin. Streto mori pėrsėri fjalėn:
    — Hamit, duhet tė flasim sa mė parė bashkė. Meqenėse nusja jote mund tė vijė nga njė ēast nė tjetrin, duhet tė largohemi prej kėtej.
    — Si, e ditke qė qenkam i martuar ?!
    — Di edhe mė tepėr se kaq, veē duhet tė largohemi.
    — Dua tė takoj gruan njėherė ; pastaj ajo do rrijė kėtu, unė do tė vij pėr tė biseduar.
    — Gruan nuk do ta takosh mė, Hamit…
    — Si?
    — E dėgjove tamam. Do tė nisemi bashkė pėr nė SHBA.
    — Nuk dua tė dėgjoj tė flitet mė pėr kėtė ēėshtje, Guri.
    — Shohim e bėjmė, por eja tė largohemi prej kėtej. Do tė ishte marrėzi tė na gjente nusja jote kėtu.
    Streto me dy shoqėruesit dolėn jashtė. Meli u bashkua me ta tek vetura me targė tė ambasadės amerikane.
    Rruga nuk qe e gjatė. Pas njė ēerek ore ata ndodheshin nė njė restorant luksoz. Mbasi bėnė porositė, Streto u fut nė temė:
    — E di qė ti je zoti ―Jo‖, Hamit, por kėtė herė ēėshtja ėshtė mė e komplikuar
    nga ē’mund ta imagjinosh. Ti ke krijuar tashmė njė familje tė re dhe ke nevojė tė bėsh njė jetė tė qetė, pas vuajtjeve prej ferri tė burgut. Por fati tė ka privuar nga
    e drejta pėr tė zgjedhur nė kėtė rast.
    — Fati mė ka braktisur prej njė kohe tė gjatė; ti e di mirė kėtė, Guri. Por aktualisht unė ndihem shumė i lodhur. Qetėsia nuk ėshtė luks, por
    domosdoshmėri pėr jetėn time. Zhgėnjimet e njėpasnjėshme mė kanė acaruar shumė dhe unė nuk dua mė tė dėgjoj tė flitet pėr profesionin tim tė dikurshėm dhe pasojat e tij. Harresa e sė shkuarės ėshtė kushti bazė pėr pjesėn e mbetur tė
    jetės sime. Pėr tė qenė i sinqertė, po ta pohoj se nuk dua tė diskutoj mė pėr kėto ēėshtje, as me ty Guri.
    — Unė gjithashtu, miku im. Si dėshmitar okular i vuajtjeve tė tua, unė nuk do tė pranoja kurrė tė tė shqetėsoja me njė propozim tė tillė, sikur kjo tė mos ishte
    domosdoshmėri pėr tė ardhmen e shokėve tanė tė armėve, qė gjenden nė SHBA.
    — Ata jetojnė atje prej gati njė dekade dhe e ardhmja e tyre nuk varet aspak nga e imja. Honi i harresės e pėrpiu veprimtarinė tonė antidiktatoriale nė
    Shqipėri.
    — Pėrkundrazi : autoritetet e CIAs e vlerėsojnė domosdoshmėri sot prezencėn tėnde atje. Herėn e parė ti e refuzove ofertėn e tyre, pėr tė mos
    braktisur Sazanin. Ata ta kanė falur atė, mbasi motivi ishte i qėndrueshėm. Por kuniukturat e tanishme nuk e justifikojnė dot mė njė refuzim tė dytė nga ana jote.
    — Qėndrimi im i atėhershėn nuk kishte asgjė tė qortueshme. Njė njeri qė do tė braktiste aq lehtė mikun besnik tė burgut, nuk do ta kishte fare problem tė tradhtonte cilindo pėr hir tė egoizmit. Njė mesazh besnikėrie nuk mund tė
    pėrbuzet, apo tė ndėshkohet.
    — Pikėrisht pėr kėtė arsye CIA ruan konsideratė tė lartė pėr ty. Dėshmi pėr kėtė ėshtė oferta qė po tė bėjnė pas kaq vjetėsh. Nė qoftė se ata do ta kishin gjykuar si tendencioz refuzimin tėnd tė qershorit 1984, nuk do tė ta bėnin kurrė
    propozimin e sotėm. Duhet tė mendohesh mirė, para se t’i pėrgjigjesh ofertės sė re. Ti nuk je mė si dikur, Hamit. Unė e ti pėrgjigjemi pėr tė ardhmen e secilit prej anėtarėve tė ish-grupit tonė, mbasi jemi ne qė i futėm ata nė kėtė qerthull.
    Dhe duhet ta ndajmė fatin me ta deri nė fund. Mundohu tė marrėsh njė vendim tė denjė pėr emrin tėnd. Sot nuk je mė nė burg, por i lirė.
    — I lirė…, por i martuar.
    — Martesa ėshtė njė e drejtė, Hamit, jo njė detyrė.
    — Njė e drejtė qė kthehet nė detyrė, sapo realizohet.
    — Tė kuptoj. Por tė gjitha detyrat nuk janė tė barasvlefshme, miku im. Nė qoftė se nusja jote do tė humbasė lumturinė pas ndarjes sė papritur me ty,
    bashkėluftėtarėt tanė nė SHBA do tė humbasin ēdo shpresė pėr ēėshtjen
    shqiptare; ndoshta edhe mė tepėr se kaq… Boshllėku qė krijon mungesa jote na rėndon tė gjithėve dhe na i nxin horizontin. Mendoj se duhet ta ndajmė bashkė fatin, siē e nisėm.
    Me dhėmbė tė shtrėnguar prej sikletit, Meli nxori bllokun e shėnimeve dhe diēka shkroi nė njė fletė.
    — Para se tė nisemi, mė duhet tė lė kėtė letėr, – murmuriti ai.
    — Ku ?
    — Tė shohim.
    Vetura ndiqte itinerarin qė diktonte Meli. Ata ndaluan para shtėpisė sė
    Rozanės dhe… Melit. Ky pa veturėn e sė shoqes tė parkuar pranė trotuarit. U afrua me kujdes dhe e ngeci fletėn tek xhami i pėrparmė nė drejtim tė timonit, me shkrimin nga brenda.
    — Mė fal, Roza ! psherėtiu dhe shikimi iu mjegullua. Ai hyri nė veturė dyllė i verdhė nė fytyrė.
    Njė heshtje varri sundoi deri nė aeroport.

  12. #132
    XLV DIKSI DHE LIBRI I TIJ


    « Kush i jep kohės, jep dy herė.

    I. Krilov


    Ėndrra e ēdo tė burgosuri ėshtė rikthimi nė jetėn e lirė. Kjo ndodh edhe kur liria e njė vendi ėshtė e cunguar apo inekzistente, si nė Shqipėrinė diktatoriale. Ndryshimi ėshtė i pranueshėm e i nevojshėm, edhe kur ėshtė i parėndėsishėm. Aq mė tepėr kur bėhet fjalė pėr jetėn e vėshtirė e monotone tė njė tė burgosuri. Gjithsesi njė palė tela me gjemba nė largėsi, si kloni, ishin mė tė pranueshėm se tre rrethimet e larta pėpara syve nė kampin e Spaēit apo tė Qafė-Barit. Brigadierėt dhe pėrgjuesit e jetės sė lirė ishin mė pak asgjėsues se brigadierėt, policėt dhe spiunėt e kampeve tė punės. Dhe vdekja nė jetėn e lirė ishte pak mė njerėzore, se ajo nė burgjet dhe kampet e punės tė diktaturės.
    Kalimi nga e keqja mė e madhe tek njė mė e vogėl ėshtė lehtėsim. Sidomos pėr jetėn e njė populli tė mėsuar tė shikojė vetėm prapa, duke e ngushėlluar
    veten me shprehjen: ka edhe mė keq. Po mė mirė, a ka? Njė pyetje e tillė ėshtė e huaj pėr turmat me mentalitet skllavi; ajo ėshtė moto e popujve qė e njohin lirinė
    dhe kanė qenė gjithmonė tė gatshėm ta paguajnė ēmimin e saj.


    *


    Si ēdo i burgosur, edhe Sazan Diksi e kishte pritur me ankth ditėn e lirimit. Por ankthi i tij ndryshonte cilėsisht nga ai i bashkėvuajtėsve tė tjerė. Mė shumė se gjithēka, Diksin e tėrhiqte jashtė telave me gjemba kryerja e misionit qė i ishte besuar: pėrgatitja e dorėshkrimit. Nė qoftė se ai nuk arrinte tė dilte prej burgut, ato ngjarje do tė varroseshin, ashtu siē kishte ndodhur me protagonistė tė veēantė tė tyre.
    Gjithė pjesėmarrėsit e tjerė tė grupit komplotist ishin profesionistė, qė kishin nėnshkruar deklaratė pėr ruajtjen e sekretit profesional nė tė gjitha rrethanat. Ata nuk mund tė shkruanin kurrsesi rreth atyre ngjarjeve. Vetėm nė raste tė veēanta kuadro tė shėrbimit sekret autorizohen pėr tė shkruar kujtimet e tyre, me ndonjė objektiv tė caktuar. Por kjo nuk ndodh kurrė me kuadro tė huaja, tė asimiluara qėllimisht nė radhėt e njė shėrbimi sekret tė fuqishėm, pėr tė shuar jehonėn e keqe tė flijimeve politike.
    Ishte pėr kėtė arsye qė Meli u entuziazmua kur lexoi dorėshkrimin nė Athinė mė 1991 dhe iu shpreh optimist Diksit:
    «Ka mundėsi qė njohja jonė tė ketė qenė njė predestinim nga Zoti, me qėllim
    qė aktiviteti i grupit tonė tė mos humbiste si sėpata pa bisht nė arkivat e CIAs» Afati 15 vjeēar prej datės sė ngjarjeve tė dorėshkrimit po afronte; ai pėrkonte
    me vitin e fundit tė shekullit XX. Ky afat kushtėzonte kohėn e botimit tė librit.
    Ndonėse dorėshkrimi ishte i gatshėm edhe nė njė gjuhė tė huaj, pėr herė tė parė libri duhej tė botohej domosdoshmėrisht nė gjuhėn shqipe, mbasi ngjarjet qė pėrbėnin subjektin e tij ishin shqiptare dhe lidheshin me tė kaluarėn dhe tė ardhmen e Shqipėrisė. Edhe protagonistėt e tyre ishin kryesisht shqiptarė.
    Ngjarjet e dhunshme tė viteve 1997–’98 e bėnė tė pamundur ēdo tentativė
    botimi nė Shqipėri. Nė kėto kushte, Diksi u detyrua ta shtypte jashtė atdheut librin nė gjuhėn shqipe. Me ndihmėn e njė njeriu tė besuar, ai shtypi njėmijė
    kopje nė Romė.
    Ndėrkohė qė Diksi me familjen e tij ndodhej jashtė atdheut, persona tė tjerė u interesuan posaēėrisht pėr shpėrndarjen e librit me ngjarje tė jetuara, nė janar tė
    vitit 2000.

  13. #133
    XLVI ARMIQTĖ DHE MIQTĖ E LIBRIT


    Librat qė njė pushtet abuziv i quan amoralė janė ata qė tregojnė poshtėrsitė e tij.

    O. Vild


    E vetmja diktaturė e Evropės Lindore, e cila i caktoi detyrė vetes (me rekomandim tė tutorėve tė saj) tė shkatėrronte popullin e vet deri nė maksimumin e mundshėm, ishte ajo shqiptare. Njė njeri cinik me horizont kulturor tė kufizuar (me gjithė fatin e mbarė, ai nuk arriti dot kurrė tė kishte njė diplomė nė jetė) u zgjodh dhe u vendos nė krye tė njė populli tė ēoroditur, i cili ka luftuar gjithmonė pėr mbijetesė, por nuk ka mundur asnjėherė tė jetojė nė mėnyrė tė denjė. Njė popull me gjakun e tė cilit kanė abuzuar gjithmonė ata qė ka pasur mbi krye, por qė ai vetė nuk ka ditur ta derdhė ndonjėherė pėr tė mirėn e tij gjakun e vet.
    Diktatura komuniste – si autokracia mė e zhveshur moralisht qė ka njohur njerėzimi – u gjet mjeti mė efikas pėr shpėrbėrjen si popull tė shqiptarėve prej
    arkitektėve tė politikės globale, qė drejtojnė botėn si nė njė film vizatimor. Kjo do tė shėrbente si colpo di grazia pėr tė ardhmen e njė populli, qė nuk pati kurrė tė ardhme pėr tė qenė.

    U pushkatua pa gjyq, apo nėpėrmjet farsash gjyqėsore skandaloze, elita
    intelektuale e kombit, e cila do tė kishte qenė shumė e dobishme dhe e mirėpritur nė ēdo vend tė pėrparuar tė botės. U asgjėsuan nė burgun e Burrelit qindra intelektualė tė shquar, trupat e tė cilėve, tė varrosur qėllimisht cekėt, u bėnė ushqim pėr derrat e komandės sė burgut. Turmave injorante e tė droguara ideologjikisht u bėhej thirrje t’i godisnin me bajga, apo tė urinonin mbi trupat e intelektualėve tė shquar, qė prezumoheshin si armiq tė komunizmit e pushkatoheshin, pa kryer asnjė faj. U ideua dhe u aplikua me rigorozitet farkėtimi i njeriut tė ri – kėtij bufoni moral qė luftonte e pėrbuzte si vlera borgjeze dinjitetin dhe personalitetin e tij e tė familjes.
    Fabrika ideologjike e partisė prodhoi me shumicė pseudointelektualė tė depersonalizuar deri nė shėmti, qė do tė lartėsonin gėrmadhėn diskredituese tė mjeranit realizėm socialist, tek i cili realizmi ishte elementi mė i dėnueshėm. Pėr dekada tė tėra kollarexhinj eunukė tė diplomuar, tė cilėt do tė investoheshin pa kursim prej partisė pėr ta bėrė tė zezėn tė bardhė, do tė vargėzonin e shkruanin pėr diktaturėn e proletariatit si demokracia mė e kulluar nė botė, do t’i kėndonin mjerimit ekstrem tė jetės socialiste si apogjeu i lumturisė e do tė diskreditonin imperializmin (ashikun e idolit tė tyre), qė i digjej toka nėn kėmbė… Sa mė lavire tė ishte pena e autorit tė realizmit socialist, aq mė e pakursyer tregohej partia ndaj tij.

    Emrat mė tė dėgjuar tė merhumit realizėm socialist ishin edhe mėkatarėt mė tė mėdhenj, tė cilėve partia u dha bujarisht dorėn, pėr t’i ngjitur deri pranė kupolės sė pushtetit diktatorial.
    Ndonjė disident i heshtur (tė shpallurit asgjėsoheshin qysh nė vezė), si Bilbili
    i Liqenit – Lasgush Poradeci – detyrohej tė jetonte si eremit, por nuk pranonte tė bėhej bilbil kafazi i realizmit socialist. Po aq dramatike rrodhi jeta e prozatorit tė shquar, Kuteli. Fat tė pėrafėrt do tė kishte edhe patrioti Petro Marko, tė cilin diktatura e shikonte gjithmonė vėngėr, duke i burgosur edhe tė birin.
    Me ardhjen e demokracisė neokomuniste tė komanduar prej sekretarėve tė
    PPsė e ideologėve tė saj, autorėt servilė politikė tė realizmit socialist u shpallėn
    disidentė tė kamufluar (?!) [O tempora, o mores!], ndėrsa Fishta, Kuteli, Harapi, Camaj, apo Lasgushi, emrat e tė cilėve partia mėmė i kishte vendosur nė rreth tė kuq, mbetėn persona non grata pėr bijat e saj dhe yjet e karvanit tė realizmit socialist, tė cilėt i trembeshin ballafaqimit moral e letrar me ata krijues e atdhetarė tė shquar. Natyrisht, atje ku gėlon vesi, nuk ka vend pėr virtytin.


    *


    Nė kėto ujėra tė trubullta lundronte pseudodemokracia shqiptare pas gjakderdhjes ende tė pagjykuar tė viteve 1997-’98, kur nė janar tė vitit 2000 u shpėrnda libri Odiseja e njė detektivi (vėllimi i parė) nė Tiranė.
    Nė njė vend ku ndjenja kombėtare nuk ėshtė nė agoni dhe inteligjencia nuk i ka kartona false diplomat e titujt butaforikė docent, akademik, doktor, profesor-
    doktor etj. [ē’tituj tė bujshėm!] shfrytėzohet ēdo mundėsi e hapėsirė pėr t’i dhėnė frymėmarrje sė vėrtetės nė tė mirė tė kombit, tė popullit e tė historisė sė tij. Njė libėr me emėr, biografi e fotografi autori, me ngjarje tė jetuara e
    personazhe realė, tė prezantuar me tė dhėna identiteti e poste shėrbimi tė sakta qė kishin vepruar nė njė qytet tė vogėl si Tirana, ku familjet me zė njheshin nga e gjithė lagjja e mė gjerė nė kohėn e diktaturės, u anashkalua prej intelektualėve
    dėshtakė, qė nuk kanė pasur kurrė kurajė ta shikojnė tė vėrtetėn nė sy. Kėta kalemxhinj servilė tė partisė e tė Sigurimit – gjellė e pėrvjellur e kazanit tė ideologjisė sė kuqe – janė moralisht tė lėngshėm dhe marrin gjithmonė formėn e koniukturave politike tė ditės. E vėrteta e atij libri u djeg sytė kėtyre alergjikėve tė sė vėrtetės. Natyrisht, pasqyra ėshtė objekti mė i urryer pėr atė qė ėshtė i ndėrgjegjshėm, se ka fytyrė tė shėmtuar.
    «E vėrteta nuk pranon shėrbėtorė tė pabesė», ka shkruar Hygoi.

    Nė kėtė kėndvėshtrim intelektualėt dėshtakė shqiptarė i bėnė nder atij libri me heshtjen e tyre. Pikėrisht kėta kollarexhinj eunukė, qė pėr dekada me radhė ngritėn nė qiell
    idolin e tyre pervers e gjakatar dhe demaskuan (e kush se!) kapitalizmin e imperializmin, po tė njėjtėt emra e fytyra tė neveritshme, si pa gjė tė keq, filluan tė bėnin tė kundėrtėn nė demokracinė ala-puniste. Veē me njė ndryshim nė tone. Ndėrsa gjatė dekadave tė diktaturės, ata ishin ngjirrur duke i thurur ditirambe diktatorit e duke mallėkuar imperializmin, tani ngjirreshin duke i bėrė hosana imperializmit – si kėshtjella e pamposhtur e demokracisė botėrore (ai qė i digjej toka nėn kėmbė!) – dhe shanin nganjėherė nėn zė edhe idolin, i cili mbetet i patjetėrsueshėm nė ndėrgjegjen e tyre. Ashtu siē mbeti edhe nė legjislacionin e pseudodemokracisė, sipas tė cilit diktatori Hoxha edhe sot gėzon titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punės Socialiste.
    Nė qoftė se kėta intelektualė eunukė e perversė do tė kishin pasur qoftė edhe njė fije dinjiteti, ata nuk duhej tė pranonin tė bėnin kinse antikomunistin, gjersa kishin flirtuar aq gjatė e aq ndyrė me enverizmin dhe Sigurimin e tij. Por njerėzit e rinj tė partisė e kanė humbur prej kohėsh nocionin e nderit dhe tė turpit. Dinjitetin dhe personalitetin ata i quajnė dukuri primitive, qė e pengojnė njeriun-robot tė bėjė karrierė nė moēalin politik shqiptar, apo tė pėrfitojė tėrthorazi prej tij.


    *


    Sipas njoftimeve qė i vinin Diksit prej bashkėpunėtorėve tė tij, pjesa e pamolepsur e inteligjencies shqiptare (mjerisht, minorancė), qytetarė tė devotshėm e studentėt interesoheshin mjaft pėr librin Odiseja e njė detektivi. Kėtė e tregonte shumėfishimi i tij me fotokopjim. Kur Diksi nė vitin 2003 donte tė botonte njė libėr tjetėr nė Tiranė, botuesi me tė cilin komunikoi pėr herė tė parė i tha : «Se mos mė dėrgosh atė librin qė vazhdon tė fotokopjohet…» Ky fakt dėshmonte se Shqipėrisė nuk i kanė munguar e nuk i mungojnė shtetasit qė i duan tė mirėn dhe preokupohen pėr tė mjekuar plagėt e saj tė shumta, por, mjerisht, nė krye tė vendit janė perversėt. Njė shėrbim tė madh moral i bėjnė sot klasės politike antishqiptare ēibanėt e djeshėm tė realizmit socialist qė, pėr interesa tė ulėta egoiste, vazhdojnė tė injektojnė vrer nė venat e Shqipėrisė sė rraskapitur, ashtu siē vepruan pėr dekada tė tėra nė diktaturė.


    *


    Nė fillim tė vitit 2000 Diksi dėrgoi disa kopje tė librit Odiseja e njė detektivi nė SHBA. Dy copė ia nisi Seksionit Shqip tė VOA. Tė tjerat ua dėrgoi miqve tė tij, protagonistė tė ngjarjeve tė librit, nė adresėn e mėposhtme :


    DARI MELI
    3609 BROADWAY, Apt. 4L, NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12

  14. #134
    XLVII DY VARRE QĖ AKUZOJNĖ


    Njerėzit e mėdhenj e bėjnė vetė piedestalin; e ardhmja u ngre statujėn.

    V. Hygo


    Ndryshe nga ē’priste, Diksi ndeshi nė njė indiferencė tė qėllimshme tė autoriteteve belge pėr njohjen e tė drejtės sė azilit politik. Atij nuk i refuzohej dot kjo e drejtė, pėr shkak tė provave tė pakundėrshtueshme qė kishte paraqitur pėr motivimin e strehimit politik, prandaj u zgjodh varianti i zvarritjes sė qėllimshme administrative lidhur me pėrgjigjen pėrfundimtare.
    Natyrisht, kjo nuk ishte thjesht dėshirė belge, por rekomandim i dikujt tjetėr, pėr tė arritur nė njė zgjidhje me marrėveshje verbale, pa dosje azilanti.
    Mosbindja e Diksit nė kėtė pikė tė rėndėsishme i bezdiste tė dy palėt. Por, gjithsesi, autoritetet belge ishin tė detyruara tė respektonin legjislacionin pėrkatės.
    Personi i ngarkuar pėr trajtimin e dosjes sė Diksit jo rrallė ndihej mė nė siklet
    sesa vetė azilkėrkuesi. Ai ishte kuadri i dytė i Komisariatit tė Refugjatėve qė trajtonte atė dosje, mbasi i pari dha dorėheqjen. Intelektual i hollė dhe profesionist i pėrgatitur mirė, ai bėnte ēmos ta bindte Diksin se zgjidhja me marrėveshje ishte mė e pėrshtatshmja, mbasi e drejta ekziston, por fuqia e saj zbehet nė rrethana tė caktuara. Ai habitej sinqerisht nga insistimi i Diksit pėr zgjidhje pa kompromis tė kėrkesės sė azilit.
    Belgėt njihen nė nivel evropian si mjeshtra tė kompromisit. Madjé nė BE qarkullon njė thėnie e tillė: Ku ka mosmarrėveshje, tė thirret njė belg pėr tė ofruar zgjidhje [natyrisht, me pėrjashtim tė pseudopolitikanėve shqiptarė qė preferojnė moszgjidhjen, pėr tė peshkuar nė ujė tė turbullt si gjithmonė]. Vetė ekzistenca e Belgjikės ėshtė njė vazhdimėsi kompromisesh midis dy komuniteteve kryesorė qė pėrbėjnė popullsinė e saj. Ndonėse belgėt mbajnė rekordin botėror tė kohėzgjatjes pėr krijimin e njė qeverie tė re pas zgjedhjeve, normaliteti i jetės sė pėrditshme ka qenė pėrherė shembullor, falė institucioneve tė konsoliduara dhe edukatės sė lartė qytetare.
    I brumosur me njė mentalitet tė tillė konstruktiv, personi qė shqyrtonte ēėshtjen e Diksit habitej me kėmbėnguljen e kėtij pėr tė refuzuar njė kompromis
    qė belgu vetė e cilėsonte chouette (mė se i mirė). Jo rrallė, ai kishte theksuar se
    kompromis do tė thotė lėshime reciproke.

    Ishte hera e pestė dhe e fundit qė ai po e thėrriste Diksin gjatė shtatė vjetėsh, pėr tė mbyllur shqyrtimin e njė dosjeje qė shumėkujt nuk i interesonte tė ekzistonte. Si specialist i mirėfilltė dhe person inteligjent, ai e kishte kuptuar mirė pėrmbajtjen e dosjes dhe kishte nxjerrė konkuzionet pėrkatėse si profesionist dhe si njeri. Nė realitet ai kishte arritur tė njihej mirė me Diksin, ngandonjėherė edhe mė nė thellėsi nga sa i kėrkonte vendi i punės. Kjo ndodhte kur merrnin kafe jashtė zyrės, ku zhvillohej intervista pa pėrkthyes, por brenda pallatit tė xhamtė, apo duke zbritur me ashensor pėr ta shoqėruar tė intervistuarin deri tek porta, sipas rregullit. Ai ia kishte bėrė tė qartė Diksit, se nuk vendoste dot vetė mbi dosjen e tij, ndryshe nga ē’ndodhte me shqyrtimin e dosjeve tė tjera. Si zvarritja e stėrzgjatur edhe kthimi i pėrgjigjes, nuk ishin kompetencė e mirėfilltė e tij.
    Mirėpo ditėn e fundit qė do tė ndaheshin, siē dukej ishte vėnė mė sė fundi
    pika mbi ―i‖. Ai manifestonte njė humor dukshėm mė tė mirė se herėt e tjera dhe i la tė kuptonte Diksit, se gjithēka ishte mbyllur. Veēse kishte dėshirė tė sqaronte
    diēka qė ai mendonte se nuk kishte arritur ta kuptonte mirė. Thjesht pėr kureshtje, jo nė kuadrin profesional. Duke pirė kafe bashkė (kafeja e fundit
    midis tyre), i tha :
    — Ka tė ngjarė qė njohja me dosjen tuaj tė mbetet njė nga kujtimet e rrallė tė profesionit tim. Sa herė qė do tė shqyrtoj nė tė ardhmen kėkesa pėr azil tė paraqitura prej shtetasve shqiptarė, do tė mė kujtoheni ju. Por kam diēka tė
    paqartė nė qėndrimin tuaj. Megjithėse ju e kuptoni qė nuk ndikoni dot nė zhvillimin e ngjarjeve politike nė Shqipėri, pėrsėri refuzuat njė zgjidhje tė kėrkesės sė azilit shumė mė tė favorshme, sesa njė pėrgjigje pozitive nga ana
    jonė. Si e justifikoni kėtė nė ndėrgjegjen tuaj, ndėrkohė qė keni vuajtur shumė nė jetė dhe jeni njė person i moshuar me fėmijė tė vegjėl nė vend tė huaj ?
    Diksi buzėqeshi prej gjuhės dashamirėse me tė cilėn po i fliste
    bashkėbiseduesi dhe iu pėrgjigj :
    — Midis provave shkresore qė ju kam paraqitur pėr tė vėrtetuar ngjarjet e librit tim, kanė qenė dhe identitetet e dy kuadrove tė shėrbimit sekret shqiptar, tė vrarė gjatė atyre ngjarjeve dhe tė varrosur nė Tiranė. Besoj se ju kujtohet.
    — Mė kujtohen mirė edhe emrat e tyre : Fatmir Merdari e Afrim Pahia.
    — Pikėrisht. Ata e dhanė jetėn nė moshė tė re, nė luftė kundėr diktaturės agjenturore shqiptare. Unė ju kam shtruar qysh nė fillim, nė mėnyrė tė
    pėrsėritur, kėtė kėrkesė : tė zhvarrosen ata dy trima dhe tė bėhet egzaminimi i skeleteve. Nė qoftė se nuk do tė rezulutojė se Fatmiri ėshtė goditur nė afėrsi me dy plumba nga pas krahėve, ndėrsa Afrimi ka gjetur vdekjen si pasojė e njė
    frakture tė rėndė pas pėrplasjes sė kokės kundėr murit nė tentativė vetėvrasjeje, unė pranoj qė ju tė mos i merrni nė konsideratė provat e tjera dokumentare pėr vėtetėsinė e ngjarjeve tė librit dhe ta refuzoni kėrkesėn time pėr azil politik. Por
    nė rast se do tė vėrtetohet e kundėrta, ju duhet tė nxirni konkluzionet e duhura, duke mbajtur parasysh kėtė fakt sa tė rėndėsishėm aq edhe domethėnės : kur kanė ndodhur kėto dy ngjarje tragjike (prill-maj 1984) unė isha njė i burgosur
    politik qysh prej vitit 1978 dhe kisha pėr tė vuajtur edhe disa vjet burg akoma. Vėrtetimet pėrkatėse i keni nė dosje. Atėherė natyrshėm lind pyetja : nė qoftė se ngjarjet e librit tim nuk do tė ishin tė vėrteta, nga e mėsova unė datėn dhe
    mėnyrėn e vdekjes sė kėtyre kuadrove tė DSJsė, ndėrkohė qė ndodhesha nė burg e punoja me tre turne nė minierė prej disa vitesh ? Ju siguroj se as familjet e atyre trimave nuk dinė gjė nga e vėrteta e vdekjes sė njerėzve tė tyre, mbasi diktatura, megjithėse i vrau vetė, i varrosi me ceremoni solemne dhe i dekoroi si tė rėnė nė krye tė detyrės, pėr tė mbuluar tė vėrtetėn. Unė ju kam kėrkuar gjithashtu qė, para egzaminimit, skeleteve t’iu bėhet analiza e ADNsė nė universtitetin e Lėvenit, sepse prej neokomunistėve shqiptarė dhe yshtėsve tė tyre pritet ēdo lloj pabesie.
    — Tė paktėn nė kėtė rast, jo, – vėrejti shqyrtuesi i dosjes. – Nuk ėshtė nevoja as pėr zhvarrim e as pėr ekspertizė shkencore. Unė kam shkuar dy herė nė Tiranė pėr verifikimin e identitetit tė personazheve tė librit tuaj dhe tė disa ngjarjeve tė veēanta tė tij. Atje pashė edhe dosjet e vdekjes sė Fatmir Merdarit dhe Afrim Pahisė, tė kompletuara me tė dhėnat pėrkatėse, si dhe me fotografitė e tyre pas plagosjes dhe nė momentin e vdekjes. Por kam pėrshtypjen se ju nuk i jeni pėrgjigjur akoma pyetjes qė ju drejtova unė, jo si shqyrtues i dosjes suaj, por si kureshtar.
    — Keni tė drejtė, veēse dėshiroja t’i kthjelloja edhe njė herė kėto rrethana, me
    qėllim qė pėrgjigjja ime tė bėhej sa mė transparente pėr ju. Gjersa nė kryeqytetin shqiptar ekzistojnė dy varre trimash, qė akuzojnė e do tė vazhdojnė tė akuzojnė
    pėr prapaskenat e politikės sė tė mėdhenjve nė dėm tė atdheut tė tyre, pėr tė cilin ata dhanė jetėn nė moshėn 35 vjeēare, unė nuk kam kurrsesi tė drejtė morale pėr
    kompromis, pėr hir tė mirėqenies personale apo familjare. Nuk ka rėndėsi fakti nėse me qėndrimin tim unė nuk ndikoj dot pėr mirė nė zhvillimet politiko-shoqėrore nė Shqipėri. Problemet e ndėrgjegjes nuk kushtėzohen
    materialisht.
    — Ju kuptova. Tani fjalėt e mia tė fundit : brenda dy javėsh do t’ju vijė me postė rekomande pėrgjigjja pėrfundimtare e kėrkesės pėr azil ; besoj pozitive. Do tė jeni nėn mbrojtjen e organeve tona. Ju uroj njė jetė mė tė qetė se deri sot.
    — Faleminderit.

  15. #135
    XLVIII ROBERTI


    ―Agjentėve tė CIAs vetėm nėnat ua dinė emrat e vėrtetė.

    Hamit Meli


    Megjithė urimin e pėrzemėrt tė ekspertit belg tė Komisariatit tė Refugjatėve ditėn e ndarjes me tė, jeta e Diksit nuk do tė vazhdonte aq e qetė edhe mė pas. Dhe atė ditė qė do tė kishte ndonjė lloj shqetėsimi aspak tė rastėsishėm, nė mesnatė – fiks nė orėn 24, do t’i binte zilja e celularit. Kur ai pėrgjigjej, nga ana tjetėr dėgjohej njė e qeshur irrituese me zė tė ulėt, e cila zgjaste mbi dy minuta. Pastaj binte sėrish heshtja. Ajo qė ishte mė interesante, telefonuesi provokator nuk e merrte fare mundimin qė ta maskonte tė paktėn numrin e tij dhe nė ekranin e celularit tė Diksit afishoheshin shifrat: 0021 267 082 769.
    Diksit i kishin dhėnė njė adresė, ku duhej tė ankohej pėr shqetėsime tė tilla. Pėr ēudi, pas ankesės qė ai bėri, jo vetėm qė telefonata e mesnatės nuk u ndėrpre (veēse ai tani e fikte celularin, nė vend qė tė pėrgjigjej), por u shtua edhe njė
    telefonatė tjetėr enigmatike nga njė numėr me prefiks gjerman: 0049 611 532 63
    08. Veēse ky i bėnte thirrjet ditėn dhe komunikonte me Diksin nė njė mėnyrė tė veēantė, pothuajse teatrale. Fillimisht njė zė burri i fliste anglisht. Mbasi Diksi i
    thoshte: mė flisni frėngjisht, ju lutem, ai e vazhdonte bisedėn frėngjisht, duke
    thėnė diēka sa pėr tu justifikuar. Pastaj i thoshte ―mė fal!‖ dhe e mbyllte celularin. Brenda pak sekondash zilja e celularit tė Diksit binte pėrsėri dhe nė
    ekran afishohej po i njėjti numėr me prefiks gjerman. Njė zė femre fillonte tė fliste anglisht dhe mbasi Diksi i sugjeronte gjuhėn frėnge, ajo e vazhdonte bisedėn me njė frėngjishte elegante, duke pėrsėritur tekstualisht fjalėt qė kishte
    thėnė partneri i saj disa sekonda mė parė.
    Ja teksti i bisedės sė parė me ta e zhvilluar nė frėngjisht:
    — Dua tė flas me z. Foks, pėrgjegjėsin e njė agjensie imobiliare nė Bruksel.
    — Keni ngatėrruar numėrin, zotėri. Nuk jam personi qė kėrkoni.
    — Si, nuk jeni ju z. Foks ?
    — Jo.
    — Mė falni.
    Pas pak sekondash, tė njėjtat fjalė tha edhe zėri femėror, sikur t’i kishte tė
    shkruara para syve.
    Kur kjo telefonatė u pėrsėrit edhe dy herė tė tjera prej tė njėjtėve zėra, me tė njėjtin numėr celulari, por me tekst justifikues tjetėr nė ēdo rast, Diksi shkoi
    pėrsėri tek zyra ku duhej tė ankohej. Takoi tė njėjtin person dhe ia shpjegoi skeēin telefonik. Ai buzėqeshi, tundi kokėn dhe e pyeti Diksin :
    — Nė tė vėrtet, flisni anglisht ju ?
    — Jo.
    — E dini ēdo tė thotė Mister Foks ?
    — Zoti Foks.
    Ai qeshi e i tha:
    — Jo nė kuptimin e drejtpėrdrejtė, nė atė figurativ.
    — Ju thashė qė nuk flas anglisht.
    — Foks anglo-amerikanėt i thonė dhelprės. Por termi Mister Foks nė gjuhėn
    figurative tė njė ―profesionisti‖ nėnkupton njė zotėri dinak.
    — E ē’lidhje ka kjo me mua?
    — Atė e dinė ata qė ju kanė thirrur kėshtu.
    — Unė kam ardhur kėtu qė ju t’i bėni ata tė heshtin. Gjersa unė ju jap numrin e telefonit dhe orėn e saktė kur mė kanė folur, si dhe jam i gatshėm t’ju vė nė
    dispozicion celularin tim, ju e keni tė lehtė tė verifikoni gjithēka, besoj.
    — Teknikisht po, por… vėshtirėsitė teknike janė mė tė lehtat, kur bėhet fjalė pėr probleme tė kėsaj natyre. Unė duhet tė flas me dikė tjetėr dhe pėrgjigjen e tij
    do t’jua bėj tė ditur nė ndonjė takim, qė do t’ju fiksoj brenda javės sė ardhshme.
    Diksi e falėnderoi dhe u largua.
    Pas pesė ditėsh ai i telefonoi dhe i la takim nė zyrė nė orėn katėr e gjysmė pasdite. Kur Diksi u paraqit atje, ai i propozoi tė merrnin njė kafe bashkė e i
    tha :
    — Personi qė takova nuk mė autorizoi t’ju transmetoja asnjė pėrgjigje. Ai dėshiron tė flasė vetė me ju. Do t’ju ēoj unė nė zyrėn e tij, nė orėn pesė. Kemi
    kohė ta pimė rehat kafenė.


    *


    Institucioni ku ai e ēoi Diksin nuk ndodhej nė rajonin zyrtar tė Brukselit. Duke hyrė atje, Diksi e kuptoi se shoqėruesi i tij nuk ishte njė zyrtar i rėndomtė. Nė orėn e caktuar Diksin e thirrėn. Personi qė donte ta takonte ishte vetėm nė zyrė. Ai e ftoi tė ulej dhe hyri direkt nė temė:
    — Jam nė dijeni tė ankesave tuaja. Verifikimet pėrkatėse janė bėrė dhe rezulton se autorėt e telefonatave nuk pėrbėjnė burim rrezikshmėrie pėr ju. Natyrisht, ato nuk janė korrekte dhe cenojnė lirinė e personit, veprim qė ndėshkohet nga ligji. Mirėpo nė rastin konkret ēėshtja ėshtė pak mė e koklavitur nga sa duket nė shikim tė parė. Telefonatat shqetėsuese ju vijnė prej mbrojtėsve tuaj tė hershėm, tė cilėt i justifikojnė kėto si njė testim pėr cilėsinė e mbrojtjes qė ju ofron aktualisht shteti belg.
    — Mė falni, por nuk po ju kuptoj, – i tha Diksi paksa i hutuar.
    Tjetri buzėqeshi nė mėnyrė kuptimplote dhe e pyeti me njė ton midis humorit dhe ironisė:
    — Nuk kuptoni dot frėngjishten time [ai ishte flaman – jo frankofon], apo ēfarė?
    — Domethėnien e fjalėve tuaja.
    — Po ju a shpjegoj pak mė qartė. Arsyeja e azilit tuaj politik ėshtė libri
    Odiseja e njė detektivi. Ėshtė kėshtu?

    — Po.
    — Sipas pėrmbajtjes sė atij libri dhe tė intervistės qė keni dhėnė, CIA ka marrė nė mbrojtje protagonistin e atyre ngjarjeve, detektivin Hamit Meli, si edhe
    ju vetė me cilėsinė e mikut dhe tė bashkėpunėtorit tė tij nė burg. Dakord?
    — Po.
    — Ajo mbrojtje mbetet nė fuqi, pavarėsisht se cili ėshtė qėndrimi juaj sot, apo edhe i mikut tuaj, Hamit Meli; kjo nuk ka asnjė rėndėsi. Nė kėto rrethana ekziston njė arsye juridike, e cila pėrligj interesimin e CIAs pėr verifikimin e efikasitetit tė mbrojtjes sonė ndaj njė personi, kundrejt tė cilit ajo ka detyrimet e saj me njė shtrirje mė tė gjatė nė kohė se angazhimi i organeve tona nė mbrojtje tuaj. Kėtu nuk ka asnjė kontradiktė ligjore, gjersa as detektivi Hamit Meli e as ju vetė nuk keni bėrė ndonjė denoncim zyrtar tė mbrojtjes nga ana e CIAs.
    — A mund ta bėj unė diēka tė tillė nėpėrmjet jush?
    — Mundet, por unė nuk do t’jua kėshilloja kurrė njė pakujdesi tė tillė.
    — Por telefonatat shqetėsuese mund tė vazhdojnė.
    — Sot e tutje ato nuk duhet tė jenė mė shqetėsuese pėr ju, gjersa po ju bėhet i ditur burimi i tyre. Pikėrisht pėr t’i evituar shqetėsime tė tilla me justifikim
    ligjor, ne insistuam aq gjatė qė ju tė pranonit njė zgjidhje me konsensus tė kėrkesės sė azilit, pa arkivim dosjeje. Meqenėse ju nuk hoqėt dorė nga e
    kundėrta, tani duhet t’i suportoni kėto lloj shqetėsimesh, qė rrjedhin nga zgjedhja qė bėtė vetė. E rėndėsishme ėshtė qė ne ju garantojmė, se prej tyre nuk do t’ju vijė asgjė e keqe, prandaj pėrpiquni t’i evitoni telefonatat duke mos u
    pėrgjigjur.
    — Unė e kam ndėrruar dy herė kartėn e celularit dhe ata e gjejnė shpejt numrin e ri.
    Ai qeshi e i tha:
    — Unė ju sugjerova tė mos ju pėrgjigjeni telefonatave tė dyshimta, jo tė ndryshoni numrin e celularit. Pėr ata kjo ėshtė njėsoj sikur tė tentoni tė fshiheni
    pas hijes suaj. Ju uroj gjithė tė mirat.
    — Faleminderit; gjithashtu.
    Pas kėtij takimi, shqetėsimet telefonike u rralluan ndjeshėm, por nuk u ndėrprenė. Dy-tre herė nė muaj dikush i kujtonte Diksit, se emri i tij nuk ishte
    fshirė nga lista. Nuk mungonin as sinjalet nė kalim e sipėr nė ndonjė qendėr shėndetėsore a institucion shtetėror, ku e ēonte jeta e pėrditshme Diksin. Por ky u mėsua me gjėra tė tilla dhe i kalonte si pa vėnė re fare. Bile pėrpiqej tė besonte
    se ishin rastėsi, apo thjesht pėrshtypje tė tij.
    Mirėpo njė ditė Krishtlindjesh ballafaqimi qe konkret, i drejtpėrdrejtė. I
    dėrguari i posaēėm i mbrojtėsve tė kahershėm iu prezantua Diksit me emrin
    Robert (natyrisht, vetėm ashtu nuk e quanin). Propozimet qė i ishin bėrė tėrthorazi Diksit, gjatė viteve qė i zvarritej pėrgjigjja e intervistės, mė sė fundi po i bėheshin direkt. Roberti shprehu keqardhjen qė Diksi nuk e fliste gjuhėn ndėrkombėtare – anglishten –, por ai vetė e njihte edhe frėngjishten mė mirė nga bashkėbiseduesi.

    Roberti ishte njė dialogues i aftė. Dinte mirė ēfarė thoshte dhe pse e thoshte, ndonėse tė folurin e shoqėronte me njė buzėqeshje babaxhani dhe me njė impenjim tė dukshėm pėr tė krijuar pėrshtypjen, se preokupimi i tij i vetėm ishte bamirėsia nė favor tė atij qė e dėgjonte, i cili meritonte (sipas tij) njė jetė krejt tjetėr nga ajo qė bėnte. Parashtrimi i argumenteve dhe mėnyra e arsyetimit nxirrnin nė pah aftėsinė e tij negociuese :
    — Pranimi i propozimit tim nga ana juaj nuk sjell kurrsesi aq dobi pėr organet tona, sa do tė sjellė pėr ju vetė dhe pėr familjen tuaj. Tekefundit dosja juaj ėshtė e arkivuar pranė aleatėve tanė, jo tek kundėrshtarėt tanė, qė tė pėrbėjė ndonjė problem aq shqetėsues pėr ne. Por gjersa ekzistojnė premisat e njė konsensusi rentabėl bilateral, pse u dashka qė ky tė mbetet peng i njė dosjeje, qė vetėm mund tė prish punė e nuk rregullon asgjė ? E kuptojmė qė ju keni rezervat tuaja pėr mohimin qė ju ėshtė bėrė prej organeve tona pėr njė kohė tė gjatė, por duhet tė mbani parasysh faktin se CIA ėshtė zembereku qė vė nė lėvizje pjesėn mė tė madhe tė botės dhe nė veprimtarinė e saj globale nuk mund tė ketė perfeksion. Sidomos kur bėhet fjalė pėr fate individėsh – gjėra pa peshė. Por mos harroni nė asnjė mėnyrė faktin qė, pa mbrojtjen e saj, nuk dihej cili do tė kishte qenė fati juaj pas publikimit tė librit Odiseja e njė detektivi nė vitin 2000. As shėrbimet sekrete angleze e as ato shqiptare nuk do tė qėndronin neutralė, pa marrėveshjen e nėnshkruar me CIAn nė maj 1984.

    Fundi i luftės sė ftohtė nuk ishte kurrsesi fillimi i njė paqeje botėrore midis shėrbimeve sekrete. Pavarėsisht se ai libėr cenonte edhe interesat amerikane, ne kemi respektuar mbrojtjen qė ju kemi akorduar, duke i detyruar edhe tė tretėt ta respektojnė patjetėr atė. Pėrsa i pėrket neglixhencės sė organeve tona pėr trajtimin tuaj nė aspekte tė tjera, pikėrisht kėtė synon tė korrigjojė propozimi i sotėm. Nga ana juaj nuk kėrkohet asgjė tjetėr veē deklaratės sė dorėheqjes prej statusit tė azilantit politik tė ofruar nga shteti belg dhe, si rrjedhojė, suprimimit tė dosjes pėrkatėse. Nė kėtė mėnyrė ju do tė kaloni nga gjendja e njė azilanti pothjuajse vegjetues nė atė tė fitimit tė tė drejtave tė plota si pjesėtar i njė grupi antidiktatorial tė dekoruar prej CIAs. E thėnė ndryshe : nga pothuajse asgjė nė pothuajse gjithēka. Besoj se nuk ia vlen tė humbisni kohė pėr tu menduar qė tė zgjidhni.
    Pavarėsisht se ēfarė besonte nė tė vėrtetė Roberti, vazhdimi i bashkėbisedimit nuk qe aq i kėndshėm pėr asnjėrin. Dalėngadalė buzėqeshja babaxhane e
    Robertit filloi tė zbehej. Kuptohej qė ai kishte qenė i bindur se propozimi i tij nuk kishte gjasa tė refuzohej. Duke provuar tė kundėrtėn, Roberti nuk ishte mė
    ai i fillimit. Tek ai ndryshoi jo vetėm shprehja e fytyrės, por edhe mėnyra e tė shprehurit, duke i bėrė tė ditur bashkėbiseduesit se kokėfortėsia nuk ka qenė dhe
    nuk ėshtė vlerėsuar si virtyt nė asnjė kohė, aq mė pak nė shekullin XXI, dhe se ajo dėmton, mė tepėr se kėdo, mbartėsit e saj.
    Ndėrkohė qė Diksi pėrpiqej ta ruante vetėkontrollin nė lartėsinė qė e kėrkonin rrethanat, bashkėbiseduesi i tij, sa mė shumė qė i humbiste shpresat e
    konsensusit, aq mė pak kujdesej pėr etikėn e komunikimit. Kur Roberti e kuptoi
    se kompromisi ishte i pamundur, ai nuk ngurroi t’i adresonte bashkėfolėsit dhe shprehje tė tilla:
    — Ndodh qė fati tė trokasė edhe nė derėn e njė shurdhi. Nė kėtė rast viktimė e koniukturave ėshtė fati jo shurdhi, tė cilin Zoti nuk e ka destinuar pėr mė lart.
    Buzėqeshja e hidhur e Diksit ia shtoi revoltėn e brendshme Robertit, prej fytyrės sė tė cilit ishte zhdukur tashmė buzėqeshja babaxhane. Nė ēastin e
    ndarjes ai i adresoi disa fjalė qė Diksi nuk i priste:
    — Lexojeni me vėmendje kartėvizitėn, nė anėn e pasme tė sė cilės ju kisha fiksuar takimin. Ajo i pėrket njė hoteli me emrin Hagė, qė tė kujton Gjykatėn e Hagės. Ai hotel ndodhet nė qytetin Sheveningen tė Hollandės, ku gjendet edhe burgu i sigurisė sė lartė, nė tė cilin pėrfundojnė tė dėnuarit e Hagės. Lamtumirė!
    Pas kėtyre fjalėve, Roberti me pamje aktoriale u pėrzie me kalimtarėt e shumtė tė stacionit ndėrkombėtar tė trenit nė Bruksel.







    Duke lexuar tė dhėnat e kartėvizitės qė i kishte pėrmendur Roberti, Diksi buzėqeshi e tha me vete:
    «Sidoqoftė, krahasuar me kampet e Spaēit e tė Qafė-Barit, burgu luksoz i
    Sheveningenit do tė ishte njė strehė paqeje pėr mua. Faleminderit, Robert!»



    ————————

  16. #136
    Nė vend tė pasthėnies.



    RRETHANA QĖ KUSHTĖZOJNĖ TĖ ARDHMEN E SHQIPTARĖVE


    Nė vitet tridhjetė tė shekullit tė kaluar, numri i popullsisė shqiptare ishte pothuajse i barabartė me atė tė intelektualėve tė sotėm shqiptarė. Ndėrsa numri i intelektualėve tė atėhershėm, nė shkallė vendi, ishte mė i vogėl nga ai i intelektualėve qė vegjetojnė sot nė njė qytet tė kategorisė sė dytė.
    Megjithė tė metat e saj tė njohura, monarkia shqiptare e atyre viteve krijoi me atė grusht intelektualėsh shtetin mė tė konsoliduar tė historisė njėqindvjeēare,
    qysh prej shpalljes sė pavarėsisė kombėtare e deri sot, tė cilin do ta pasonte shteti-burg i diktaturės komuniste.
    Nė kohėn e monarkisė monedha shtetėrore rreshtohej me tė fortat e kontinentit, qarkullimi i lirė i shqiptarėve ishte i barabartė me atė tė qytetarėve tė shteteve mė tė zhvilluar tė Evropės dhe prona mbrohej me ligj. Defektet ishin
    evidente, por edhe arritjet ishin reale e jo gėnjeshtra banale tė propagandės shtetėrore si sot.


    *


    Por ē’ndodh nė Shqipėrinė e shekullit XXI, e cila ka intelektualė aq sa kishte banorė monarkia?
    Po bėjnė vaki ato krime e turpe kombėtare, qė nuk ka kryer kurrė ndonjė qeveri kuislinge nė historinė e Evropės e mė gjerė. Dhe shumica dėrrmuese e
    intelektualėve shqiptarė qėndrojnė tė ftohtė si peshqit pėrballė njė drame
    kombėtare, qė shtjellohet pėrditė para syve tė tyre indiferentė. Janė vėrtet intelektualė apo… pretendojnė?
    U falen grekėve pjesė tė atdheut nė mes tė ditės, sikur tė ishin vezė pashke,
    dhe autori i kėtij krimi kundėr kombit shan e mallkon njė kolonel atdhetar nė pension, qė sakrifikoi pėr tė shpėtuar territorin shtetėror dhe dinjitetin kombėtar. Dhe kjo iu shpėrblye duke e detyruar tė braktiste atdheun prej kėrcėnimeve tė pėrditshme, se do ta zhduknin me gjithė familje. Ndėrsa vasali grek i Tranės u zotua solemnisht, se do ta ēonte deri nė fund legalizimin e paktit antikombėtar tė detit Jon. Pra, linēohet Virtyti prej Vesit dhe intelektualėt heshtin, ose bėjnė sikur flasin. Nė shekullin XXI !
    Ndėrsa nė skenė dy klanet politiko-mafioze opozitaro-solidarė bėjnė sikur janė armiq tė betuar, nė prapaskenė gjithēka shkon vaj midis tyre e nė dėm tė shqiptarėve. Opozita-solidare po korrigjon gabimin e ankimimit tė paktit detar nė Gjykatėn Kushtetuese, duke miratuar aktualisht nė heshtje rinegocimin progrek tė jetimit deti Jon nėn rrogoz, i cili po i afrohet finalizimit. Kėtė herė mjaft i pėrkushtuar nė kėtė akt antikombėtar po tregohet edhe presidenti, tė cilit i ka hyrė nė qejf kolltuku dhe di tė sakrifikojė pėr tė. Me bekimin e tij (si kompensim tė ndonjė premtimi bosh pėr karrierė nė tė ardhmen), negocimi i
    paktit e ka anashkaluar pėrsėri institucionin e presidencės. Madjé, pėr t’iu treguar grekėve se ėshtė ai vetė qė e ka autorizuar kėtė veprim ilegal, presidenti firmosi rishtas emėrimin si pėrfaqėsues tė Shqipėrisė nė NATO tė Kristaq Gervenit, arkitektit tė paktit detar tė anulluar nga Gjykata Kushtetuese. Nė vend qė tė burgosej pėr tradhti kombėtare, Gerveni pėrfaqėson nė Bruksel atdheun e tradhtuar !

    Ndėrkohė armata e akademikėve, e rektorėve, e docentėve, e doktorėve, e profesor-doktorėve, e … (ē’tituj keni mė, o intelektualė shqiptarė?), e vetėshpallur elitė e kombit ndahet nė dy elika, blu e rozė, sa herė qė dy klanet respektivė politiko-mafiozė e opozitaro-solidarė organizojnė furtunat nė gotė tė antagonizmit tė tyre imagjinar, tė cilat pėrdoren si bomba tymėse, pėr tė tėrhequr vėmendjen e publikut tė lodhur nga prapėsitė antikombėtare tė kėtij sezoni tė begatė progrek.
    Rezultati? Greva e urisė nėn dritaret e kryeministrit, qė tallej me ta, pėrfundoi nė njė darkė krokodili, mbasi opozita-solidare ishte betuar e stėrbetuar se, po tė mos hapeshin kutitė e votimit, nuk e ndėrpriste grevėn. Mandej filluan
    demonstratat deri nė rrėzimin e qeverisė(sic). Mbasi u vranė katėr fatkeqė tė pafajshėm, opozita-solidare u betua, se nuk nuk bėhej mė fjalė pėr t’i ndėrprerė demonstratat, deri nė rrėzimin me ēdo kusht tė qeverisė hajdute e kriminele. Pėr
    ēudi, demonstratat organizoheshin vetėm tė xhumanė, e cila i krijon alergji BE.
    Pėrfundimisht gjithēka u avullua me shpalljen burrė shteti tė kryetarit tė qeverisė prej ambasadorit amerikan. Ndėrkaq opozitarėt-solidarė harruan jo
    vetėm grevėn diskredituese tė urisė pėr verifikimin e kutive tė votimit, por edhe rrėzimin e qeverisė hajdute e kriminele, si dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale.
    – Ku ishe? – Asgjėkundi. – Ēfarė bėre? – Asgjė. Dhe jo pak, por dy vjet!
    Natyrisht, kjo nuk ėshtė rastėsi, por njė strategji e studjuar e krerėve tė tė dy klaneve abuzivė politiko-mafiozė.

    Intelektualėt shqiptarė, tė mbingarkuar me tituj, vazhdojnė tė bėjnė sehir
    tragji-komedinė e popullit tė tyre. Nė kundėrshtim tė plotė me ta, Vasil Bollano
    & co po bėjnė nė tokėn shqiptare sot e gjithė ditėn aq shumė punė nė favor tė Greqisė e nė dėm tė Shqipėrisė, sa nuk bėjnė dot gjithė intelektualėt shqiptarė nė mbrojtje tė interesave jetike kombėtare, tė sė ardhmes sė tyre e tė fėmijėve tė
    tyre.
    Progrekėt antishqiptarė organizuan konferencė nė Tiranė pėr ta shpallur
    Himarėn minoritet tė tyre, ndėrkohė qė Akademia e Eunukėve (qė ka uzurpuar emrin e Shkencave…) nuk ka kurajė tė pėrmendė tė drejtat e nėpėrkėmbura tė
    popullsisė ēame. Vetėm njė historian 90 vjeēar dhe ndonjė nxėnės i tij ngritėn zėrin pėr paligjshmėrinė e asaj konference provokative, tė cilėn akademikėt
    modernė e justifikonin me tė drejtat e pakicave nė kuadėr tė BE. Por dihet se tė drejtat e pakicės mbarojnė atje ku fillojnė ato tė shumicės dhe anasjelltas. Pse nuk e provojnė njėherė kėta akademikė dėshtakė tė mbajnė nė Athinė ndonjė
    konferencė shkencore pėr tė drejtat e nėpėrkėmbura tė ēamėve, mbėshtetur nė tė njėjtat parime tė BE, anėtare e tė cilit ėshtė Greqia? Vetėm ideja e njė veprimi tė tillė do t’i detyronte eunukėt tanė akademikė t’i bėnin pis bebelinat nga frika, mbasi e dinė mirė se atje vendi ka zotėr tė tillė qė po bėjnė ligjin edhe nė Tiranė.
    Pas Himarės, e kishte radhėn Korēa pėr tu deklaruar minoritet grek prej njė
    konsulli agresiv vorioepirotas. Nė vend qė ai tė shpallej menjėherė persona non grata e tė largohej nga Shqipėria, ndodhi krejt e kundėrta, e pabesueshmja, poshtėruesja. Qeveria greke urdhėroi vasalin e saj tė Tiranės ta pushonte menjėherė nga puna diplomatin atdhetar, i cili kishte guxuar tė ngrinte zėrin pėr nėpėrkėmbjen qė po u bėhej interesave jetike dhe dinjitetit tė vendit tė tij. Tashmė ėshtė fakt publikisht i njohur qė qeveria greke ėshtė mė e fortė nė Tiranė sesa nė Athinė, ku ka probleme serioze me popullin e saj, pėr shkak tė krizės ekonomike.

    Ėshtė papjekuri politike qė populli shqiptar tė ketė inat fqinjėt grekė, pse e shijnė lėmin siē ju intereson nė njė Shqipėri tė tradhtuar prej krerėve shqiptarė.
    Politika nuk ėshtė filantropi dhe mallin pa zot e pėrlan mė i forti, direkt apo tėrthorazi. Burimi i fatkeqėsisė shqiptare ėshtė Tirana, jo Athina. Mirėpo askush nuk e mohon dot faktin, se pjesa dėrrmuese e inteleligjencies sė sotme shqiptare
    ėshtė dėshtake. Dhe dihet qė tonin njė ambienti shoqėror ia jep gjithmonė shumica.
    Cilat janė defektet mė dėmsjellėse tė inteligjencies sė sotme shqiptare ?
    Ata janė tė shumtė, por le tė pėrmendim tre mė kryesorėt.


    A. Interpretimi ireal i realitetit, dukuri psikologjiko-morale e trashėguar nga koha e diktaturės sė proletariatit – si demokracia mė e kulluar nė botė.
    Inteligjencia shqiptare e di shumė mirė qė nė disa vende tė BE ka parti komuniste, programi i tė cilave garanton interesat kombėtare, pronėn private,
    liritė e individit, etj., nė pajtim me kushtetutėn e kėtyre vendeve.
    Dy klanet politiko-mafiozė solidarė me njėri-tjetrin, tė cilėt po luajnė me
    Shqipėrinė dhe me shqiptarėt prej njėzet vjetėsh, tė dy i kanė tradhėtuar disa herė interesat kombėtare dhe u kanė vjedhur pronat pronarėve tė ligjshėm me
    ligjin 7501. Nuk bėhet mė fjalė pėr votat, me tė cilat ata janė tallur e vazhdojnė tė tallen. Rrjedhimisht, tė dy kėta klane politiko-mafiozė janė mė tė majtė se partitė komuniste evropiane (ngaqė nė tė vėrtetė nuk janė parti politike) dhe
    shkelin pa teklif kushtetutėn e vendit, parimet bazė tė demokracisė, duke mos i respektuar fare edhe programet e tyre fiktivė. Ndėrkohė parlamenti shqiptar nuk ka pranuar t’ia heqė titujt Hero i Popullit e Hero i Punės Socialiste diktatorit
    Hoxha edhe pas njėzet vjetėsh demokraci…
    Atėherė, me ē’tė drejtė morale e juridike armata e intelektualėve shqiptarė, e mbingarkuar me tituj shkencorė, pranon se nė Shqipėri paska parti tė djathta,
    parti tė qendrės e parti tė majta evropiane? Qoftė cektėsi gjykimi (pak e besueshme), qoftė kompromis me ndėrgjegjen pėr hir njė mbijetese banale (trashėgimi nga diktatura), ky ėshtė njė interpretim i tjetėrsuar i spektrit politik
    shqiptar dhe shėrbimi mė i madh qė mund t’iu bėhet dy klaneve solidarė
    politiko-mafiozė, qė po e trajtojnė Shqipėrinė si plaēkė tregu dhe shqiptarėt si
    bujkrobėr tė tyre.
    Intelektualėt duhej ta denonconin ashpėr kėtė realitet tė politikės shqiptare dhe ta quanin me emrin qė i takon, duke treguar me gisht sundimin e monizmit
    politiko-mafioz, i cili ėshtė po aq i rrezikshėm sa edhe diktatura qė e polli. Por ata kanė heshtur e heshtin – indiferentė. Nė pajtim me interesat e tyre tė ēastit.
    Pėr njė mbijetesė mjerane, pėrveē militantėve tė verbėr tė tė dy klaneve, qė
    shpėrblehen pėr veprimtarinė e tyre antishqiptare.

  17. #137
    B. Pranimi me naivitet foshnjarak i rikonvertimit tė kriminelėve nė qeveritarė. Pas ngjarjeve tragjike tė viteve 1997-1998, humbėn jetėn mbi 3500 shqiptarė,
    u palgosėn mbi 11 mijė tė tjerė, u shkatėrrua shteti totalisht, duke iu shkaktuar vendit njė dėm material prej disa miliarda dollarė. Ndėrsa shteti pėsoi njė
    deformim ekstrem, duke u kthyer nė njė ndėrmarrje private. Asnjė kėmbė pushtuesi nuk shkeli nė Shqipėri dhe gjithė ajo tragjedi kombėtare ishte pėrgjegjėsi e drejtpėrdrejtė e dy klaneve politiko-mafiozė e opozitaro-solidarė.
    Megjithatė armata e intelektualėve shqiptarė e quajti tė mirėqenė faktin, qė
    shkaktarėt e tragjedisė kombėtare me pėrmasa tė rrėqethshme ta rifillonin politikėn mafioze atje ku e kishin lėnė. Dhe pastaj, me njė naivitet tė tejskajshėm, shprehin habi pse nuk dėnohen shkaktarėt e tragjedisė sė Gėrdecit, autorėt e katėr vrasjeve tė 21 janarit 2011, ose krimet e tjerė qė do i pasojnė kėto prapėsi, ndėrkohė qė mbeti pa u gjykuar gjoli i gjakut tė vitit 1997–1998 !?
    Nė kuadėr tė revolucioneve popullore tė jaseminit nė Afrikė, diplomacia amerikano-evropiane dhe ajo botėrore nė tėrėsi i denoncuan me tė drejtė si
    vrasės e kriminelė udhėheqėsit e atyre vendeve, kur shtinin mbi turmat e demonstruesve. Vetėm nė Shqipėri (gjoja nė Evropė) ata i quajnė normale
    vrasjet e shtetasve tė pafajshėm nė bulevard. Kėshtu ndodhi mė 1997-1998, kėshtu po ndodh edhe sot. Tė gjithė shqiptarėt e kuptojnė se mė 21 janar 2011 asnjė qytetar nuk mund tė vritej para Kryeministrisė pa urdhėrin e tė zotit tė
    shtėpisė, e jo mė katėr persona paqėsorė! Por a nuk ishte pikėrisht ai qė u shpall burrė shteti prej ambasadorit-guvernator tė kolonisė shqiptare, ndėrkohė qė tė tjerė do shkojnė pėr koka turku nė vend tė tij prej ekspertėve amerikanė?

    Edhe Mubaraku me vota ishte zgjedhur, bile pak mė tė pastra se ato tė burrit
    tė shtetit shqiptar, por nuk mund tė pėrligjeshin vrasjet e 300 demonstruesve nė Afrikė, aq lehtė sa pėrligjen mijėra tė tillė nė skutėn e pėrbuzur tė Evropės me emrin Shqipėri.
    Klika politiko-mafioze blu-rozė, qė bėn sikur po qeveris Shqipėrinė, ka ngecur nė gjolin e gjakut tė viteve 1997-1998 dhe ajo ėshtė absolutisht e detyruar tė respektojė urdhėrat nėn zė, qė i jepen prej atyre qė i shpėtuan
    qėllimisht atėherė, pėr t’i pasur nė tė ardhmen vegla tė verbėra nė arritjen e objektivave tė caktuara tė politikės rajonale, nė dėm tė shqiptarėve e nė dobi tė fqinjėve. Krimet nuk parashkruhen dhe gjoli i gjakut tė viteve 1997-1998
    qėndron si shpata e Demokleut mbi kokat e nxehta tė gjynahqarėve tė politikės shqiptare, duke i katandisur krerėt e klasės sė sotme politike tė Tiranės nė skllevėr rrethanash. Prandaj prej tyre nuk duhet pritur asgjė, se nuk mundin tė bėjnė dot asgjė tė mirė, edhe sikur tė duan, mbasi suflerat e huaj politikė, qė veprojnė si kėshillėtarė bamirės, u thonė gjatė bisedave kokė mė kokė:
    «Duhet vepruar si ju themi ne, nė qoftė se doni tė keni mbėshtetjen tonė.
    Pėrndryshe… a nuk jeni ju pėrgjegjėsit e gjakderdhjes sė viteve 1997-1998, tė tragjedisė sė Gėrdecit tė kthyer nė parodi, tė manipulimit skandaloz tė votave, tė
    korrupsionit tė pashėmbullt nė Evropė, ku akuzat reciproke tė dy klaneve tuaja pėrfshijnė afera me qindra miliona euro, sikur Shqipėria tė ishte perandori ? Ne disponojmė dosjet pėrkatėse si tė krimeve edhe tė korrupsionit tuaj galopant.»
    Kush do tė ishte ai qė, nė rrethana tė tilla, nuk do tė pėrgjigjej ezber:
    «Jam gati tė bėj ē’tė mė kėshilloni ju. Mė thoni ēfarė duhet tė bėj…»
    A ka tė ardhme tjetėr, veē greminės, njė popull qė drejtohet nga kėrma tė tilla politike ? Aq mė tepėr qė shqiptarėt e presin zgjidhjen e problemeve tė tyre
    gjithmonė prej tė huajve, detyra e tė cilėve ėshtė t’iu shėrbejnė objektivave politike tė shteteve tė tyre, sidomos nė njė vend ku prapėsitė rrėshqasin si nė gjalpė.


    C. Sindroma Domate: nevoja pėr tu mbėshtetur patjetėr tek njė i huaj, pėr tė qeverisur vendin tėnd, sipas porosive tė tij e jo sipas interesave tė vendit.
    Nuk ka asgjė mė tė dėmshme pėr interesat kombėtare e shoqėrore tė njė shteti, sesa t’ia besojė ato symbyllas njė tė huaji, cilidoqoftė ai. Vetėm naivėt mendojnė se politika e tė fortėve udhėhiqet nga humanizmi. Shtetet e fuqishme
    juridike vigjėlojnė pėr demokracinė nė vendet e tyre, ndėrsa udhėrrėfyes dhe objektiv i politikės sė tyre tė jashtme ėshtė vetėm njė: interesi shumėplanėsh i shteteve tė tyre. Dhe kjo ėshtė krejt normale.
    Ėshtė fat i madh pėr njė vend tė vogėl, kur interesat e njė tė fuqishmi kėrkojnė forcimin e shtetit nė atė vend. Veēse kur ndodh e kundėrta, ajo ėshtė fatale pėr tė. Pėr Shqipėrinė e Kosovėn pikėrisht kėto kambana bien. Ndėrsa Jugu i
    Shqipėrisė po greqizohet me shpejtėsi, ndėrkohė po pėrgatitet serbizimi i Veriut tė Kosovės, i cili do tė shėnojė hapin e parė drejt rikthimit tė Kosovės sė tkurrur e tė sėmurė nė vartėsi serbe. Pushtimi me armė i njė vendi nuk jep rezultate tė pėrhershme, ndėrsa asimilimi i tij gradual e i studjuar mirė e fshin atė nga
    historia. Atė udhėtim tė kobshėm ka nisur kombi shqiptar.
    Interesat kombėtare tė njė shteti, qė qeveriset nėpėrmjet asistencės sė huaj politike, janė mė tė rrezikuara sesa tė njė kolonie tė shpallur ligjėrisht, pėr tė
    cilėn shteti kolonizator pėrgjigjet. Dėmi shtetėror i shkaktuar prej kukullave politike vendase, nėn diktatin e kushtėzuar pėr karrierė tė diplomacisė sė tė fortėve, ėshtė kombėtarizim i faktorėve shkatėrrues. Ky proces shpėrbėrės
    pėrparon paralelisht si nė Shqipėri edhe nė Kosovė. Gjendja bėhet katastrofike kur qeverisesh prej njė kryeministri, i cili nga njėra i kėrcėnon me shpirtligėsi shtetasit e tij se do qėndrojė nė pushtet deri nė vitin 2036 (kush po pyet pėr
    merhumin sovran !) e nga ana tjetėr i thotė tė dėrguarit tė BEsė, Lajēak:
    «Jam gati tė bėj ē’tė mė kėshilloni ju. Mė thoni ēfarė duhet tė bėj.»

    Hajde, pavarėsi, hajde! Dhe kėtė bastardė ambasadori-guvernator na i servir si burrė shteti, megjithėse ėshtė i bindur qė me njė burrė shteti tė tillė Amerika do tė pėrjetonte vetėm drama si tė 11 shtatorit.
    * Tė nderuar intelektualė shqiptarė !
    Po bėni sikur nuk e kuptoni se nė ē’gjendje tė mjeruar ėshtė katandisur atdheu
    ynė, apo nuk e kuptoni nė realitet?
    Cilado qoftė e vėrteta, mėkati ėshtė i njėllojtė. Maqedonia, qė shumė prej jush kanė kurajėn ta pėrēmojnė si shtet i paemėr, pėr vite tė tėra po i reziston presionit tė Athinės e tė BEsė pikėrisht pėr ēėshtjen e emrit. Sikur vetėm Greqia t’ua kėrkonte kėtė gjė vasalėve tė saj nė Tiranė, emri i Shqipėrisė do tė ishte ndėrruar tė paktėn pesė herė deri sot.
    Mjaft prej jush janė shprehur kėto javė tė pranverės politike afrikane, se
    Shqipėria nuk ėshtė Tunizi. Kjo ėshtė shumė e vėrtetė, por jo nė atė kuptim qė u pėlqen ta interpretojnė kėtyre intelektualėve evropianė (largqoftė, se me eunukė
    tė tillė Evropa do tė ishte ende nė feudalizėm!). Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet pranuar se prej kėtij krahasimi ka tė drejtė tė ofendohet shumė Tunizia afrikane,
    jo Shqipėria evropiane (vetėm gjeografikisht).
    Megjithėse nė Tunizi nuk kishte opozitė politike, mjaftoi organizimi i njė grupi avokatėsh tė zotė e atdhedashės qė, tė mbėshtetur pa rezerva prej
    intelektualėve tė tjerė, e drejtuan me aq kurajė e zgjuarsi popullin e tyre liridashės, saqė e detyruan sundimtarin e tyre (shumė mė pėrparimtar e patriot se vasalėt athinjotė tė Tiranės) tė braktiste vendin. Dhe tė vdiste shpejt nga marazi,
    si njeri me sedėr. Opozita tuniziane, e organizuar nė luftė e sipėr, nuk i pranoi masat gjysmake, derisa e detyroi gjithė ekipin e mėparshėm qeveritar tė zhdukej nga skena politike.

    Mjaft intelektualė e gazetarė shqiptarė janė shprehur entuziastė pėr arbitrazhin hetimor amerikan lidhur me vrasjet e 21 janarit 2011. Kjo ėshtė njė dukuri tipike shqiptare, e cila ka brenda ca pėrqindje tė mungesės sė kurajės pėr t’iu dalė zot vetė problemeve tė vendit, ca tė servilizmit funksional ndaj tė fuqishmit
    (pėrqindja mė e lartė), ca tė indiferentizmit tė dėshtakut dhe ca tė naivitetit politik. Njė inteligjencie e pėrgjegjshme e mirėpret ndihmėn e huaj, por pa dezertuar kurrsesi nga detyra e saj atdhetare.
    Mendoni ju se amerikanėt nuk e dinė si qėndron e vėrteta e tragjedisė sė Gėrdecit? Janė profanė ata qė e besojnė kėtė, ndėrkohė qė shėrbimet sekrete amerikane po menaxhojnė edhe vetė SHISHin. Kush i ka ndaluar ose po i
    ndalon amerikanėt, qė tė kontribuojnė pėr gjykimin e drejtė tė asaj tragjedie rrėqethėse, e cila nuk ka pėr tu gjykuar kurrė, pikėrisht falė kontributit amerikan? Ashtu siē nuk ka pėr tu ndėshkuar kurrė vrasėsi i vėrtetė i katėr
    viktimave tė 21 janarit 2011, i cili u shpall paraprakisht burrė shteti prej ambasadorit-guvernator, gjė qė nėnkuptonte merita e jo fajėsi tė vrasėsit.

    Fatkeqėsisht njė pjesė e mirė e inteligjencies shqiptare mendon se do fitojė simpatinė e amerikanėve nėpėrmjet servilosjes, si nė kohėn e diktaturės. Koncept arkaik. Natyrisht, amerikanėt preferojnė tė kenė tė bėjnė me servilė e eunukė, qė u shėrbejnė falas apo me ēmim tė ulėt (ky ėshtė objektiv i ēdo tė forti), por ata kurrė nuk kanė respekt pėr intelektualėt e depersonalizuar, pėr veglat e verbėra, qė veprojnė nė dėm tė vendit tė tyre. Pėrkundrazi.
    Dy aleatėt e vetėm strategjikė tė SHBA – Anglia dhe Izraeli – janė edhe dy vendet ku presidentėt amerikanė priten mė ftohtė.
    Nė Shqipėri, nė vitin 1991, vetura e Sekretarit amerikan tė Shtetit, Xhejms
    Bejker, ndryshoi ngjyrė prej tė kuqit tė buzėve tė grave qė e puthėn. Kurse njė shtetas shqiptar i puthi atij kėpucėt tek sheshi para xhamisė. Nė raste tė tilla kompensimi moral ėshtė neveria ndaj primitivitetit, por cili qe nė tė vėrtetė kompensimi material prej Sekretarit amerikan tė Shtetit atėherė? Vetėm 6 milionė dollarė tė premtuar pėr tre milionė e gjysmė shqiptarė! Dhe ky mbeti vetėm njė premtim, mbasi nuk u aprovua nga Kongresi dhe shqiptarėt ngelėn pa lėpirėsen amerikane.
    Ndėrsa pėr kapėrcimin e krizės greke u hodhėn nė lojė 140 miliardė dollarė dhe gjysma e kėsaj shume do paguhet nga Banka Botėrore me garancinė amerikane. Ndėrkohė dihet qė presidentėt amerikanė, gjatė vizitave tė rralla qė bėjnė nė Athinė, priten gjithmonė me demonstrata tė fuqishme, nėn diktatin e patrikanės sė Moskės. Aktualisht Greqia ka nė Afganistan 8 herė mė pak ushtarė sesa Shqipėria, nė raport me numrin e popullsisė.
    Si mendojnė intelektualėt e squllėt shqiptarė, pėr cilin ka mė shumė respekt Amerika, pėr vorioepirotin e hazdisur Nikolla Gejxh, apo pėr ata qė i kthejnė krahėt popullit e vendit tė tyre?

  18. #138
    Reporteri i famshėm francez, specialist i politikės sė jashtme, Eric Laurent, i cili ka vepruar mjaft kohė nė SHBA, shkroi njė libėr me titull Lufta e Bushėve (sekretet e papohuara tė njė konflikti), i cili u botua nė janar 2003, nė prag tė fillimit tė luftės kundėr Sadamit. Suksesi i librit qe mė i madh nė Amerikė sesa nė Evropė, ku gjithashtu ishte njė best-seller.
    Analizėn e dinastisė Bush autori e fillon nė libėr qysh prej Prescott Bush, gjyshit tė presidentit amerikan qė nisi luftėn nė Irak pėr rrėzimin e Sadam
    Huseinit. Veē tė tjerash, Prescott Bush ka qenė senator prestigjioz republikan prej vitit 1952 deri nė vitin 1962.
    Ja si shkruan Laurent:
    «Mė 20 tetor 1942, pak pas hyrjes nė luftė tė SHBA, Union Banking Corporation u bė objekt i njė denoncimi tė qeverisė federale pėr ―tregti me armikun‖. Prescott Bush ishte drejtori i saj dhe tre ortakėt e aksionerėt kryesorė, pėrveē Roland Harriman, ishin tre kuadro naziste, dy prej tė cilėve punonin pėr Thyssen. Tetė ditė mė vonė, administrata e Ruzveltit aplikoi tė njėjtat sanksione kundėr Holland-American Trading Corporation dhe Seamless Steel Equipment Corporation, qė tė dyja tė drejtuara nga Bush dhe Harriman, dhe tė akuzuara pėr bashkėpunim me Rajhun e Tretė.» [Eric Laurent, La guerre des Bush – (les secrets inavouables d’un conflit), faqe 19. Plon, 2003, Paris.]

    Dhe mė tej nė libėr ai vazhdon:
    «Drejtuesit e kėtyre shumėkombėsheve dhe bankave amerikane konstatonin [nė vitet shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar – A.H.] se vendet e Evropės Lindore dhe Bashkimi Sovjetik posedonin burime me njė vlerė shumė tė madhe: sasi tė konsiderueshme punonjėsish tė kualifikuar, ekstremisht tė disiplinuar, me kosto tė ulėt. Mungesa e dinjitetit tė tyre ka tė ngjarė tė mos ua ketė pėrshkuar kurrė shpirtin, megjithėse ata mbėshtesnin dhe forconin njė regjim totalitar, siē kishin bėrė paraardhėsit e tyre me Gjermaninė naziste tridhjetė vjet mė parė.» [Eric Laurent, La guerre des Bush – (les secrets inavouables d’un conflit), faqe 24. Plon, 2003, Paris.]
    Ndėrsa mbi kopertinėn e pasme tė librit nė fjalė, [La guerre des Bush – (les
    secrets inavouables d’un conflit), Plon 2003, Paris], shkruhet :
    «Pse presidenti aktual amerikan dhe babai i tij mbajnė prej mė se njėzet vjetėsh lidhje me familjen Bin Laden? Pse njė bankier i fuqishėm saudian, kunat i Bin Ladenit, i dyshuar se ka financuar rrjetet e Al Kaidės, e ka ndihmuar vazhdimisht Xhorxh W. Bushin nė veprimtarinė naftėnxjerrėse, duke e shpėtuar edhe prej falimentimit? Si shpjegohet harbimi i babait tė tij, kur ishte president, pėr tė armatosur e financuar Sadam Huseinin, duke provokuar ndoshta pushtimin e Irakut? Pastaj, dymbėdhjetė vjet mė vonė, harbimi i tė birit pėr tė shkatėrruar tė njėjtin Husein?»
    Megjithėse 250 faqet e librit tė tij janė njė akuzė e rėndė pėr dinastinė Bush
    (tė argumentuar me fakte tronditėse), Eric Laurent ėshtė i nderuar e i respektuar nė Amerikė dhe miqtė e tij tė atjeshėm (Laurent kishte qenė njė reporter shumė i njohur nė SHBA) e furnizuan me materiale informative, pėr tė shkruar po atė vit njė libėr tjetėr tė suksesshėm me titull: Bota sekrete e Bushit [ Eric Laurent: Le monde secret de Bush, Plon 2003, Paris].
    Kėta libra ia rritėn edhe mė shumė prestigjin autorit nė Amerikė, ku ai edhe u ftua nga universitete tė ndryshme.
    Tė nderuar intelektualė shqiptarė!
    Rruga pėr tė fituar respektin e kujtdoqoftė nuk kalon kurrė nėpėr baltovinat e servilizmit e tė nėnshtrimit pa kushte; pėrkundrazi.


    *


    Sado qė tė rrėzohet njė popull prej pushtetarėve abuzues qė ka mbi krye, ai nuk bie kurrė aq poshtė sa tė mos meritojė shėrbimin e ndėrgjegjshėm tė intelektualėve tė tij. Natyrisht, kur kėta tė fundit kanė ndėrgjegje.
    Dihet se e keqja nuk mund ta sundojė gjatė njė popull, pa mbėshtetjen e njė pjese tė mirė tė inteligjencies sė pandėrgjegjshme. Ison e mbajnė indiferentėt. Por dihet gjithashtu se njė populli nuk i mungojnė kurrė edhe intelektualėt e ndėrgjegjshėm e tė pėrkushtuar. Pėrndryshe ai nuk do tė ekzsitonte dot si popull.
    Popujt e kulturuar nuk e tolerojnė tė keqen. Ata e luftojnė atė si armikun e
    tyre tė pėrbashkėt, ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė. Dhe pėr kėtė nuk ndikohen fare prej flamujve tė partive, apo bindjeve politike.
    Popujt e pazhvilluar, si i yni, e durojnė gjatė tė keqen, pushteti i sė cilės bėhet
    gjithmonė e mė kėrcėnues, gjersa njė ditė tė zė frymėn. Ditė tė tilla po jeton aktualisht populli shqiptar nė tė dy anėt e kufirit. Tirana ėshtė e sėmurė rėndė, Prishtina dridhet nga ethet. Grekėve nuk do t’iu ecte mė mirė puna nė Shqipėri, sikur kryeministėr tė ishte njė bashkatdhetar i tyre. Pėrkundrazi, pėr arsye taktike, ai do tė ishte mė i pėrmbajtur nga Berisha nė pathosin progrek e antishqiptar.
    Serbėt nuk mund tė imagjinonin dot kushte mė tė favorshme pėr fillimin e dialogut me Kosovėn e drobitur, sesa momenti kur kryeministri i saj pėsoi njė nokaut moral tė llogaritur mirė nga diplomacia evropiane tėrėsisht proserbe. Ndėrkohė serbėt jo vetėm qė nuk e njohin shtetin e Kosovės, por de facto e kanė nėn kontrollin e tyre veriun industrial dhe manastiret i kanė kthyer nė enklava kanceroze pėr perspektivėn e Kosovės. Kushti qė i ishte vėnė Serbisė, pėr tė njohur Kosovėn para hyrjes nė BE, u harrua. Tre vjet pas shpalljes sė pavarėsisė sė saj, Republikės sė Kosovės i merren kėmbėt.

    Populli shqiptar, nė tė dy anėt e kufijve, po e shikon qartė rrezikun dhe i shqetėsuar shtron pyetjen:
    «Ē’duhet tė bėjmė, gjersa politikanėt s’po na i zgjidhin problemet, veē po na i
    shtojnė ato?»
    Kjo pyetje prekėse, mė aktuale se kurrė – mbasi thika ka mbėrritur tashmė nė kockė – shtrohet nė komentet e shumicės sė lexuesve tė shtypit nė internet.
    Ėshtė pyetje e dalė nga thellėsia e shpirtit tė plagosur tė njė populli shpresėhumbur, qė nė shumė raste preferon vetėvrasjen, pėr tė shpėtuar nga
    vdekja e pėrditshme e mjerimit ekstrem. Por edhe duke vdekur ata marrin me vete njė brengė suplementare, se mos edhe varret e tyre e pėsojnė njė ditė si ata tė Boboshticės.
    Ndėrkohė fėmijėt e familjeve tė ngujuara, fytyrėzbehtė nga uria e tmerri i
    armės qė pret tė shkrehet, dėgjojnė zėrin (ata s’kanė televizor) e kryeministrit qė i siguron me besė malsori, se jemi njė nga popujt mė tė lumtur tė Ballkanit…
    «Ē’tė bėjmė?», pėshpėrisin edhe buzėt e thara tė fėmijėve tė ngujuar anemikė,
    qė shikojnė me sy tė pėrlotur babanė e tyre duke pirė duhan, nė pritje tė ditės sė plumbave. Jo rrallė ai e shpejton vetė atė ditė, me njė pakujdesi tė qėllimshme, pėr tė shpėtuar prej atij tmerri pa fund.
    «Po tani ē’tė bėjmė?», lebetiten jetimėt e kėputur, tė mbetur nė mes tė katėr rrugėve.
    Por ata nuk kanė internet qė ta shkruajnė kėtė pyetje atje e t’i qajnė hallet sė
    bashku me tė tjerėt. Psherėtimat e tyre treten nė eter.
    Fshati qė duket nuk do kallauz – thotė njė proverb i popullit tonė.

    Media shqiptare nė tėrėsi dhe shtypi nė veēanti, megjithė mangėsitė evidente qė manifeston, nuk duhet tė harxhojnė mė energji e kohė pėr t’iu prezantuar skėterrėn kombėtare shqiptarėve, e cila po i lemeris tė gjithė. Jo vetėm tė gjallėt, por edhe tė vdekurit, eshtrat dhe varret e tė cilėve po ndėrrojnė kombėsi dhe po kthehen nė sinorė tė helenizimit tė trojeve amėtare.
    Shqiptarėve ua shtron problemet mjerimi i tyre pėrditė e pėrnatė. Ėshtė ora pėr t’i zgjidhur ato. Ėshtė ora pėr t’iu dhėnė njė pėrgjigje serioze e premtuese pyetjeve tė shumta, qė shtrojnė shqiptarėt e shqetėsuar nė komentet e tyre nė internet:
    «Ē’duhet tė bėjmė, pėr tė shpėtuar nga kjo gjendje?»
    Kėsaj pyetjeje jetike i duhet dhėnė pėrgjigje sa mė parė nga ju, intelektualė shqiptarė, mbasi nesėr do tė jetė vonė. Dhe mos harroni mėsimin e historisė sė
    hidhur tė popullit tonė: e kemi paguar gjithmonė shtrenjtė udhėtimin nė histori, se pėrherė kemi qenė udhėtarė tė vonuar. Le tė pėrpiqemi sė bashku tė shpėtojmė kėsaj here nga ky kurth i kohės. Pėr kėtė fati na i ka ofruar rastin, i cili vjen vetėm njė herė nė jetė.

    Libri me ngjarje tė jetuara qė keni nė dorė denoncon Thembrėn e Akilit tė problemit tonė kombėtar e shoqėror, duke shtruar njėherėsh edhe mėnyrėn e zgjidhjes sė tij. Asnjė pasojė nuk mund tė meremetohet, pa u eliminuar mė parė
    shkaqet e saj. CIA ka sabotuar nė maj 1984 komplotin antidiktatorial tė 22 kuadrove e detektivėve tė Drejtorisė sė Sigurimit tė Jashtėm (DSJ), organ qė drejtohej nga Ilir E. Hoxha nė atė kohė. Ky ishte shėrbimi mė i madh qė mund
    t’i bėhej diktaturės komuniste.
    Provat pėr kėtė veprimtari tė tyre antishqiptare tė trajtuar nė libėr janė absolutisht tė pakundėrshtueshme. Njėzet prej autorėve tė komplotit tė lartpėrmendur ndodhen nė SHBA, nėn kontrollin e CIAS. Midis tyre edhe kėta tre persona: Guri Streto – ish-zėvendėsi i Ilir Hoxhės nė detyrė (pėrkohėsisht edhe baxhanak i tij), ish-detektivi i burgosur Hamit Meli, si edhe vėllai i tij, Dari Meli. Nė libėr keni edhe adresėn e Dari Melit nė Amerikė dhe numrin e tij tė telefonit. Veēse bėhet fjalė pėr njė linjė telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat.

    Siē jeni informuar nga pėrmbajtja e dy vėllimeve tė librit, njėzet kuadrot e shėrbimit sekret shqiptar qė mbahen nėn kontrollin e CIAs, disponojnė nė
    Shqipėri njė arkiv shumė tė pasur me materiale ilustruese tė atyre ngjarjeve tė jetuara: filmime tė shumta, fotografi pa hesap, incizime sekrete e dokumente
    shkresore tronditėse. Pėr fat tė mirė, ata i pėrkasin sot kryesisht moshės 58–62 vjeē, pra njė moshė aktive pune dhe pjekurie maksimale.
    Ndėrkohė dy varre akuzues ndodhen nė Tiranė, tė dy heronjve Fatmir Merdari
    e Afrim Pahia. Familja Merdari ėshtė me origjinė nga Korēa, por janė banorė tė hershėm tė Tiranės. Familja Pahia e ka origjinėn nga Kavaja, por banojnė prej njė kohe tė gjatė nė Tiranė.

    Tė nderuar gazetarė shqiptarė!
    A ka ndonjė vėshtirėsi pėr ju t’i verifikoni kėta varre trimash nė Tiranė dhe tė
    kontaktoni me familjet respektive, pėr tu informuar rreth jetės dhe fundit tė bijve tė tyre martirė tė kombit ? Kolegėt tuaj rrezikojnė sot jetėn nė Afrikė, pėr t’i ndjekur nga afėr ato ngjarje tė rrezikshme, qė nuk ndodhin nė vendin e tyre. Juve ju duhet fare pak punė nė kushte komode nė qytetin tuaj, pėr tu bindur pėr vėrtetėsinė e ngjarjeve tė njė libri, qė hap njė perspektivė kombėtare pėr zgjidhjen e problemeve tė rėnda qė pėrjeton populli shqiptar, pjesė e tė cilit jeni edhe ju vetė, familjet e fėmijėt tuaj. Ashtu siē u bind kuadri belg qė shqyrtoi gjatė e gjerė dosjen time pėr disa vjet, para se tė mė njihej me zemėr tė thyer e drejta e azilit politik. Pėr vdekjen e Fatmirit dhe tė Afrimit ka dosje tė posaēme tė ilustruara me fotografi, tė cilat i ka parė me sytė e tij personi qė shqyrtonte dosjen time. Si gazetarė, ju keni tė drejtė t’i shikoni me sytė tuaj ato dosje, mbasi nuk pėrbėjnė ndonjė sekret. Madjé, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet pranuar se shthurja e shtetit krijon hapėsira mė tė mėdha manovrimi pėr njė gazetar tė pėrkushtuar nė profesion.

    Mendoj se ju duhet t’i inkurajoni familjet e atyre heronjve qė, me ndihmėn tuaj, tė kėrkojnė tė hidhet dritė mbi tė vėrtetėn e rrethanave nė tė cilėn bijtė e
    tyre kanė humbur jetėn. Ėshtė e drejta e atyre familjeve qė ta kėrkojnė edhe nė rrugė gjyqėsore diēka tė tillė. Ata nuk janė varre tė rėndomtė qė t’i mbulojė pluhuri i kohės, por janė varre heronjsh tė rrallė, qė Shqipėrisė po i mungojnė
    prej njė kohe shumė tė gjatė. Mbi tė gjitha, zbardhja e asaj tė vėrtete pėrbėn njė akuzė tė drejtpėrdrejtė e shumė tė argumentuar ndaj autoriteteve amerikane, tė cilave do t’iu faturoheshin edhe riparimet e pasojave tė sabotimit qė kanė bėrė,
    gjė qė do t’i jepte njė shtysė tė fuqishme pozitive zgjidhjes sė drejtė tė problemit kombėtar e shoqėror tė shqiptarėve. Njėkohėsisht do tė shėrbente si zanafillė e njė miqėsie tė shėndetshme e dinjitoze me popullin e qeverinė amerikane. Ata
    nuk pranojnė miq zvarranikė, qė tremben nga hieja e tyre. Kėtė kategori dykėmbėshash ata e quajnė tė denjė pėr skllevėr dhe nuk hezitojnė ta trajtojnė si tė tillė, mbasi vetė e kanė arritur gjithēka me sakrifica, pa pritur t’ua dhuronte
    kush, siē presim ne shqiptarėt.

    Si gazetarė, ju e keni mundėsinė tė informoheni, se cili ka qenė Guri Streto dhe ku ndodhet ai tani. Dhe pse vazhdon tė qėndrojė ende nė Amerikė, kundėr dėshirės, ndėrkohė qė familja e tij nuk di asgjė tė saktė sesi i ka shkuar filli
    djalit tė tyre shumė tė talentuar, shumė trim e po aq tė pushtetshėm nė atė kohė nė Tiranė. Ashtu siē mbahen sot edhe anėtarėt e tjerė tė grupit tė tij antidiktatorial. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr vėllezėrit Hamit e Dari Meli
    tė lindur nė lagjen Palorto tė Gjirokastrės.
    Ata tė njėzetė pėrbėjnė njė kontigjent tė rrallė heronjsh tė gjallė, tė cilėt me aftėsitė e horizontin profesional qė disponojnė, si edhe konceptet bashkėkohore
    amerikane pėr lirinė e demokracinė, do tė shėrbenin si oksigjen jetėdhėnės pėr Shqipėrinė e asfiksuar. Ndėrsa administrata amerikane do tė detyrohej tė ndryshonte kursin e politikės sė saj ndaj kombit shqiptar, duke i hapur
    perspektiva tė mėdha zhvillimit tė popullit shqiptar. Ata janė shtet juridik dhe
    dinė t’i pranojnė e t’i korrigjojnė padrejtėsitė, kur dalin nė dritė. Nė kėtė drejtim ndikon shumė edhe populli i tyre liridashės, kur viktimat politike bėhen publike. Kjo mbetet detyrė e inteligjencies shqiptare nė tėrėsi dhe e gazetarėve nė veēanti.
    Natyrisht, nėse ata do tė hedhin dritė e do t’i publikojnė shkaqet e dramės
    shqiptare, mirėnjohja mbarėpopullore ndaj tyre nuk do tė mungojė nė njė rast tė tillė, tė papėrsėritshėm. Pėrndryshe, shpresa pėr njė tė ardhme tė denjė tė
    popullit e tė kombit shqiptar do tė mbetet pėrgjithmonė e varrosur nė varret e Fatmir Merdarit e Afrim Pahisė.



    FUND

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •