Londėr, 24 mars - Viti 2012 po afrohet dhe po zvogėlohen gjithmonė e mė shumė mundėsitė se fundi i njerėzimit do tė jetė nė vitin qė kanė parashikuar Mayat.
Sipas vėllezėrve Bohumil dhe Vladimir Bohm, njėri matematicien dhe tjetri profesor i historisė dhe kulturės Maya, planetit tonė do ti vijė fundi nė vitin 2116.
Problemi me parashikimin ėshtė se fisi Maya ishte i fiksuar pas numrave dhe pėrdornin disa kalendarė.
Kalendari fetar kishte 260 ditė ndėrsa ai bujqėsor kishte 365 ditė. Gjithashtu, javėt e tyre zgjasnin 9 ditė. Lidhja mes kalendarėve tė tyre dhe kalendarit qė pėrdorim ne ėshtė komplekse dhe pas shumė llogaritjesh dhe kėrkimesh, vėllezėrit Bohm kanė gjetur gabimin e Eric Sidney Thompson (arkeologu qė bėri paralelizmin e parė mes dy kalendarėve), transmeton TCH.
Thompson nuk kishte llogaritur njė ndėrprerje tė gjatė nė kalendarin Maya qė ndodhi pėr shkak tė njė lufte. Pasi kanė bėrė llogaritjet e tyre, Bohm kanė dalė nė pėrfundim se Apokalipsi do tė ndodhė mė 2116.
Por, shkencėtarė tė tjerė mendojnė se jeta nė Tokė ėshtė e pamundur tė shuhet. Njė luftė bėrthamore mund tė shuajė njerėzimin, por jo ēdo formė jete.
As njė asteroid nuk mund tė vrasė tė gjitha krijesat tokėsore: kur 65 milion vite mė parė njė asteroid gjigant (me diametėr prej 10 km) goditi Tokėn, u shuan speciet qė dominonin planetin, por shumė tė tjera mbijetuan.
KOHA Ditore
Krijoni Kontakt