Nuk e di kemi ndonje bektashi ketu apo jo, por une do te desha te dija pak me shume rreth tyre. Kryegjyshata Bektashiane e gjithe botes gjendet ne Shqiperi, dhe me sa kam degjuar ata jane muslimane te karakterizuar nga nje tolerance e madhe fetare ndaj te tjereve. Jam e krishtere, dhe sigurisht qe do mbetem e tille, por kisha vetem kuriozitet per Bektashianet pasi kam respekt per tolerancen dhe mendjehapesine e tyre (me sa kam degjuar).
Bile per mendimin tim, qe eshte vetem mendimi tim, do ishte mire qe gjithe shqiptaret muslimane te ktheheshin ne Bektashij, qe te mos varen nga vendet arabe, si dhe te krishteret shqiptare te kthehen ne ritin katolik bizantin, si ai i arberesheve, paraardhesve tane (si dhe arberesheve te Italise), dhe te formojme qendren e ketij riti ne Shqiperi.
Megjithate, kemi ndonje Bektashian ketu?
Krijoni Kontakt