KOHA JONE keto dite nuk e permendi aspak vrasjen terroriste te Tahir Zemajt.
Koha jone , gazeta e miliarderit kinse-katalik Nikoll Spiun Lesit, po i kushton faqet e saje dinosaurve te rebelizmit te 97-tes.. Agollit, Qoses, Lubonjes, Gjinushit, Cupit, Neshat Tozajt e compani.
Koha jone kto dite po i trembet Sali Berishes.
Nji atmosfere rilindjeje qe vihet re keto dite ne PD ka mundesi te ngjalli shpresat per fundin e regjimit hajdut socialist te Nikolles,Gjinushit, Metes, Brahos e sorrollopit.
Nikolla mobilizon sot Zefin e Brozajve te Amerikes ..Urjahipin e Drejtesise se Kohes se Berishes..
Ja cfare thote zefi:
-----------koha jone-----
Drama qe i shkaktoi Berisha Shqiperise
Nga Dr. Zef Brozi Master Degree per Ligjin Amerikan
SHBA
Fillimisht, mendimi per te shkruar kete artikull me lindi pasi lexova dy artikuj ne shtypin amerikan ku jepen fakte te veprimtarise se terroristeve islamike ne Shqiperi dhe vende te tjera. Sigurisht qe nje teme e tille eshte delikate dhe per ata qe nuk duan ta pranojne te verteten, ky shkrim mund te ngjalle edhe reagime, edhe akuza te pavend.
Thelbi i ketij artikulli ka te beje me pergjigjen rreth dy pyetjeve:
1) A ka pasur dhe a ka aktivitet te organizatave terroriste ne Shqiperi?
2) A ka ndonje lidhje midis futjes se Shqiperise ne Konferencen Islamike dhe fondamentalizmit dhe terrorizmit islamik ne Shqiperi?
Duhet te jemi realiste dhe te mos i paragjykojme pergjigjet per keto ceshtje aq te ndjeshme sidomos pas tragjedise se 11 shtatorit 2001 kur Civilizimi dhe Demokracia Perendimore pesuan goditjen e paprecedent te terroristeve islamike.
Une mendoj se pergjigjja per te dy pyetjet e mesiperme eshte PO dhe me poshte do te jap argumentet e mia lidhur me kete.
Faktet e botuara kohet e fundit provojne ne menyre te pakundershtueshme se organizatat terroriste islamike qe lidhen me Al-Qaeda-n e Osama Bin Ladenit kane pasur rrjetin dhe aktivitetin e tyre edhe ne Shqiperi pas vitit 1990. Keto fakte jane pasqyruar ne artikullin: "An Investigation in Egypt Ilustrates Al Qaeda's Web", botuar ne The New York Times te dates 21 nentor, 2001 dhe artikullin e botuar ne "The Wall Street Journal" te dates 20 nentor 2001: "A CIA-Backed Team Used Brutal Means To Crack Terror Cell. -Albanian Agents Captured Egyptians, Who Alleged Torture Back in Cairo.- US Tutorials on Surveillance".
Emri i Shqiperise permendet edhe ne shume libra te shkruar per terrorizmin. Keshtu p.sh. ne librin "Bin Laden-The Man Who Declared War on America" (Bin Ladeni-Burri qe i Shpalli Lufte Amerikes", botuar me 1999 me autor Yossef Bodansky (Director of the House Task Force on Terrorizm and Uconventional Warfare) ne faqet 253-258 dhe 298 ku flitet per Shqiperine, nder te tjera shkruhet: "Vone me 1998, pavaresisht nga rritja e presionit te Inteligjences te U.S. (CIA-ZB) dhe aleateve te saj lokale, rrjeti islamik terrorist ne dhe nga Shqiperia vazhdoi te zgjerohej.
Nga fundi i nentorit nje rrjet i ri i perbere nga mbeshtetes te Bin Ladenit filloi te ngrihej ne Shqiperi nen masken e organizatave te ndryshme bamirese myslimane. Mbikqyres i ketyre aktiviteteve eshte inxhinieri Muhammad al-Zawahiri."
Edhe ne librin "Inside the Secret World of Osama Bin Laden" (Brenda Botes Sekrete te Osama Bin Ladenit), shkruar nga Peter L. Bergen, NY 2001, ne faqen 195 permendet edhe Shqiperia si nje nga vendet e rrjetit terrorist te Bin Ladenit.
Ne te dy artikujt e sipercituar ku flitet per veprimtarine e organizatave terroriste islamike Xhihad dhe Al Qaeda, vendi qe permendet shume eshte emri i vendit tone, "Albania".
Me fakte te shumta sidomos nga procesi gjyqesor ne vitin 1999 ne Egjipt kunder 107 te arrestureve anetare te Xhihadit Islamik dhe Al Qaedas se Bin Ladenit, te dy artikujt provojne ne menyre te pakundershtueshme se Shqiperia qe nga viti 1992 ka qene nje vend ku terroristet islamike gjeten terren te lire per aktivitetin e tyre. Madje edhe vete procesi gjyqesor u quajt "Gjyqi i te kthyerve nga Shqiperia" ("The trial of the Albanian returnees").
Le te citojme disa paragrafe te artikullit te "New York Times":
"Shtrirja e rrjetit te Xhihad-it pasqyrohet nga vendet ku u arrestuan 107 te pandehurit e gjyqit te 1999-es - Shqiperi, Bulgari, Azerbaixhan, Emirated e Bashkuara Arabe dhe Egjipt. Ky ishte gjyqi me i i madh kunder terroristeve qe nga gjyqi i anetareve te Xhihad-it me 1981 per vrasjen e Sadat-it.
Ne cfare u be e njohur ketu si "gjyqi i te kthyereve nga Shqiperia, "gjykata denoi 87 vete dhe denoi me vdekje 10 prej tyre, perfshire Dr. Zawahiri, qe u gjykua ne mungese". "Rrjeti kishte llogari bankare ne shume vende -Angli, Gjermani, Poloni dhe Shqiperi..." Zoti Naggar, anetar i Xhihadit, e lidhte Bin Ladenin direkt me rrjetin ne Shqiperi..."
Mundet qe dikush te thote se keto fakte nuk jane te verteta, keta artikuj jane shpifje, jane shkruar nga keqdashes e tendencioze ndaj shqiptareve. Eshte e vertete se disa here ne shtypin dhe median e huaj, pra edhe ne ate Amerikan eshte shkruar e folur per Shqiperine. Ne disa prej ketyre shkrimeve ka pasur edhe dashakeqesi, edhe te paverteta. Eshte detyre e ne komunitetit shqiptar te Amerikes qe te mos qendrojme indiferent ndaj shkrimeve te tilla. Edhe per shkrimet qe pasqyrojne fakte te verteta rreth Shqiperise une mendoj se perseri ne si komunitet duhet te luajme rolin tone: te sqarojme te vertetat, te ndikojme ne qeverine shqiptare per korigjimin e gabimeve te kaluara e te sotme, t'u pergjigjemi me dinjitet shkrimeve dhe opinioneve dashakeqese. Roli i komunitetit shqiptar te Amerikes eshte edhe pasja e nje lobi te forte shqiptaro - amerikan (duke lene menjane ndarjet qe vijne nga bindjet e ndryshme politike, nga perkatesite fetare e zonale), qe te bashkepunoje dhe influencoje ne institucionet amerikane lidhur me Shqiperine, Kosoven, Maqedonine, Malin e Zi dhe vende te tjera ku banojne shqiptare.
Edhe une do te deshiroja qe faktet e dhena ne keto artikuj dhe botime te tjera te mos ishin te vertete dhe vendi im qe shtrihet ne nje pozicion te mrekulluar te Europes te mos i zihej emri si strehe e terroristeve te larget islamike. Por faktet jane kokeforte. Pa le kur edhe institucionet shteterore amerikane e citojne kete te vertete. Keshtu me 18 dhjetor 2001 ne fjalen e tij ne Senatin Amerikan para Komitetit per Terrorizmin, Nendrejtori i Divizionit te F.B.I. per Terrorizmin, J.T. Caruso, duke raportuar per Al-Qaeda-n Nderkombetare e rendit Shqiperine ne listen e vendeve ku veprojne organizata islamike terroriste qe lidhen me Al-Qaedan.
Kjo e vertete eshte e dhimbshme per cdo shqiptar dhe vete ne shqiptaret nuk duhet te heshtim perballe te vertetave, edhe kur ato jane ne disfavorin e vendit tone. Ne duhet te punojme qe te vertetat per Shqiperine e neserme te mos kene asnje shembelltyre me te tilla te verteta qe na bejne te na skuqet faqja, pavaresisht se politikanet shqiptare as skuqen, as zverdhen.
Shqiperia nuk duhet te lejohet te kthehet ne nje baze te terroristeve nderkombetare islamike. Eshte pozitiv fakti se me 11 shtator 2001 populli shqiptar dhe politikanet shqiptare e denuan aktin tragji te terroristeve islamike kunder Amerikes dhe Shqiperia po bashkepunon dhe jep kontributin e vet ne kete lufte te gjate e te veshtire, ne kete lufte qe ka te beje me mbrojtjen e civilizimit dhe demokracise.
Pyetja e pare qe na lind eshte: Pse politikanet shqiptare te ketyre 10 viteve te fundit e devijuan moton e revolucionit antikomunist studentor te Dhjetorit 1990: "E DUAM SHQIPERINE SI EUROPA"?
Si deshmitar dhe pjesemarres ne levizjen madhore studentore te Dhjetorit 1990, si nje nder perfaqesuesit e pedagogeve dhe studenteve qe me 11 dhjetor 1990 moren pjese ne takimin me Ramiz Aline per t'i paraqitur kerkesat e Levizjes Antikomuniste Studentore dhe si ish-deputet i PD ne vitet 1992-1993, perseris te verteten e njohur se kerkesat kryesore te kesaj levizjeje ishin: 1) Pranimi i pluralizmit politik, 2) Zgjedhje parlamentare pluraliste, te lira e te ndershme, 3) Integrimi i Shqiperise ne institucionet Europiane e Perendimore, 4) Perparesi marredhenieve me Ameriken, 5) Zhvillimi i ekonomise se tregut, 6) Demokratizimi i vendit dhe respektimi i te drejtave te njeriut.
Levizja Antikomuniste e Studenteve dhe e popullit shqiptar asnjehere nuk pati ne objektivat e saj futjen e Shqiperise ne Konferencen Islamike dhe dhenien e ngjyrimeve fetare shtetit shqiptar.
Si hyri dhe pse Shqiperia nuk e
ka vendin ne Konferencen Islamike
Shume nga politikanet shqiptare tashme 10 vjet nuk e kane analizuar sinqerisht dhe seriozisht menyren antikushtetuese dhe qellimet djallezore e antishqiptare te pranimit ne Konferencen Islamike dhe nuk kane marre asnje hap konkret per korigjimin e se keqes. Per me keq, kur pas akteve terroriste te 11 shtatorit 2001 nje deputet ne Parlamentin e Shqiperise kerkoi daljen e vendit tone nga Konferenca Islamike, nje vale akuzash u derdhen mbi te,madje edhe nga disa qe ne vitin 1992 kur ishin opozite kishin kundershtuar nje akt te tille te Presidentit te atehershem. Le te diskutojme duke lene menjane perkatesite fetare dhe duke u nisur vetem nga nje princip, nga principi i shqiptarizmit, nga kriteri se sa i sherbeu dhe i sherben Shqiperise qenia ne Konferencen Islamike. Eshte e vertete ajo qe shkruhet ne artikullin e siperpermnedur te New York Times: "Shqiperia, te cilen tranzicioni kaotik nga regjimi komunist pas 1990 e ktheu ate ne nje magnet per terroristet, ishte shteti i pare Europian qe u bashkua me 50 anetaret e Organizates se Konferences Islamike."
Ishte me sa mbaj mend vjeshta e vitit 1992 kur shqiptaret dhe shumica e politikaneve shqiptare mesuan papritur se Presidenti i tyre ne nje vend te larget arab nenshkroi aktin e futjes se Shqiperise ne Konferencen Islamike. Ky njoftim shkaktoi menjehere reagime te ashpra ne radhet e vete Partise Demokratike dhe deputeteve te saj, ne radhet e opozites se asaj kohe dhe ne popull. Ne ate kohe une isha deputet i PD dhe Kryetar i Komisionit te Ligjeve ne Parlament. Mbaj mend se kur mesuam lajmin se Presidenti na futi ne Konferencen Islamike, ishim ne nje nga sallat e Muzeut Kombetar ku behej mbledhja e Keshillit Kombetar te PD ne te cilen merrnin pjese edhe deputetet e PD, mes te cileve edhe une. Mbledhjen e drejtonte kryetari i PD, Eduard Selami, i cili qe nga viti 1996 ndodhet ne Amerike. Pjesemarresit kerkuan urgjentisht qe te vinte ne mbledhje Presidenti Berisha per te dhene shpjegime mbi aktin arbitrar, antikushtetues dhe te fshehte te futjes ne Konferencen Islamike.
ur Presidenti Berisha hyri ne salle, akoma pa u ulur mire ne karrigen e tij, te paret qe u ngriten dhe i kerkuan shpjegime per aktin e tij te paprecedent ishin disa deputete dhe aktiviste te PD qe ishin te fese myslimane. Ja disa nga pyetjet qe iu bene Presidentit:
-Kush ju ka autorizuar qe te na futni ne Konferencen Islamike? -Cfare duam ne Konferencen Islamike?- Pse shkel Kushtetuten? -Pse nuk eshte diskutuar kjo ceshtje me pare sipas procedures kushtetuese? -Pse nuk je konsultuar me grupin tone Parlamentar? -Cilat jane motivet qe te shtyne ne kete akt te paligjshem?
Vete Kryetari PD se Shqiperise, nje nder drejtuesit kryesore te Levizjes Antikomuniste dhe themelues i PD, miku im Eduard Selami, ne ate mbledhje kundershtoi haptazi Presidentin Berisha dhe futjen e Shqiperise ne Konferencen Islamike, theksoi se ne jemi ne Europe dhe vendi i Shqiperise eshte ne institucionet Perendimore. Politika e PD duhet t'i permbahet ketij orientimi dhe te realizojme premtimet qe i beme popullit per hapjen dhe integrimin e Shqiperise me boten e civilizuar Perendimore dhe institucionet e saj.
Mbaj mend se nje pjesemarres ne mbledhje, nje musliman ish i persekutuar politik, beri debat aq te ashper me Presidentin dhe ne shenje proteste ai u largua nga salla. Nga ajo mbledhje u pa se edhe vete politikanet shqiptare te fese muslimane nuk donin qe Shqiperia te futej ne Konferencen Islamike dhe se nje akt i tille ishte veprim i nxituar dhe teper sekret i Presidentit Berisha. Asnje negociate paraprake nuk ishte bere, asnje diskutim ne Parlament nuk ishte bere, asnje gje lidhur me kete nuk ishte bere publike me pare. Shumica e shqiptareve, mes te cileve edhe une, ende nuk e dinim se ekzistonte nje Konference Islamike. Asgje nuk dihej per programin, qellimin dhe kushtet e kesaj konference. Ato mund t'i kishte mesuar vetem Presidenti shqiptar me dy-tre administratore servile.
Argumentimi qe Presidenti beri se: "Ne jemi nje vend me 70 perqind te popullsise myslimane" nuk perligj motivet e fshehta te tij. Ne vitin 1992 populli ishte i sapodale nga dekadat e ndalimit te fese, nga gjendja ateiste qe iu imponua nga komunizmi. Pra ne vitin 1992 shumica e shqiptareve nuk kishin hyre ende ne ndonje ceremoni fetare ne xhami, kishe a teqe dhe as kishin pasur rastin te lexonin Kuranin a Biblen. Pra shqiptaret, pervec te moshuareve, ende nuk ishin transformuar nga ateiste ne fetare dhe mbase ende nuk dinin ne thelb se cfare eshte islamizmi apo kristianizmi. Madje, moshat e reja, qe perbenin shumicen e popullsise se vendit, as qe dinin se cfare feje do te zgjidhnin, pasi seicili ka te drejte te zgjedhe ate fe qe preferon, pavaresisht se i cfare feje ka qene babai, gjyshi e stergjyshi. Askush, pra as Presidenti Berisha nuk kishte te drejte te paracaktonte preferencat fetare te rinise shqiptare dhe te askujt.
Per me teper, referimi ne statistikat fetare te kohes se mbretit Zog nuk i pergjigjet realitetit te ri shqiptar. Dihet se qe nga viti 1990 e deri me sot me qindra mijera shqiptare kane emigruar ne vendet Perendimore dhe kane perqafuar kulturen e atyre vendeve ku jetojne. Per me teper martesat midis shqiptareve me fe te ndryshme kane qene e jane nje dukuri e zakonshme ne Shqiperi. Jane jo te pakta martesat midis muslimaneve e kristianeve. Une vete dhe shume te aferm te mi jemi martuar me vajza qe vijne nga familje muslimane dhe nuk kemi pasur as kemi ndonje paragjykim fetar. Eshte koha qe te behen regjistrime serioze edhe per ndryshimet e struktures se popullsise shqiptare sipas perkatesise fetare dhe te mos abuzohet me shifrat e 70 viteve me pare, apo me shifrat e kohes se sundimit otoman. Duke e futur Shqiperine ne Konferencen Islamike Presidenti do te jepte edhe shkendijat e njefare perqarjeje fetare, e njefare fondamentalizmi islamik ne nje kohe kur populli shqiptar njihet per tolerancen dhe bashkejetesen e qete midis muslimaneve e kristianeve. Ndersa, per perkatesine e hershme fetare te popullit shqiptar para pushtimit otoman dhe vlerat e civilizimit, ju lutem lexoni te madhin e kombit shqiptar, shkrimtarin e permasave boterore dhe Atdhetarin e mencur e te zjarrte, Ismail Kadare. Edhe vete Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) mori permasa te medha Europiane e me gjere edhe per faktin se shtetet perendimore e konsiderojne si mbrojtes te civilizimit europian.
Futja ne Konferencen Islamike - dhunim flagrant i Kushtetutes se Shqiperise
Nje argument tjeter pse shteti shqiptar nuk duhej dhe nuk duhet te beje pjese ne Konferencen Islamike eshte vete Kushtetuta e Shqiperise, ku thuhet se shteti eshte i ndare nga feja. Pra eshte detyrim kushtetues qe shteti te mos marre inisiativa dhe te mos anetaresohet ne organizata e konferenca fetare. Pra ish Presidenti shqiptar dhunoi haptazi ligjet kushtetuese qe Parlamenti dhe vete Ai miratuan pas fitores se PD ne Mars te 1992.
Natyrisht qe liria fetare eshte nje tregues i respektimit te te drejtave te njeriut dhe perfshihet ne konventat nderkombetare. Amerika mbetet simbol i shkelqyer edhe per lirite fetare. Ne kete veshtrim komunitetet fetare te cdo perkatesie ne Shqiperi, duke respektuar ligjet e shtetit, mund te kene te drejte te vendosin vete se ne cfare aleancash e konferencash duhet te perfshihen e marrin pjese. Pra ishte e drejte e Komunitetit Musliman shqiptar qe te vleresonte dhe vendoste nese ai si komunitet dhe jo Shqiperia, te merrte ose jo pjese ne Konferencen Islamike dhe jo ky vendim te merrej nga shteti shqiptar, nga Presidenti i asaj kohe. Asnje fe ne Shqiperi nuk mund te pefaqesoje shtetin shqiptar, dhe as shteti nuk mund te perfaqesoje ndonje fe.
Pranimi i Shqiperise ne Konferencen Islamike ishte krejtesisht i paligjshem pasi nuk eshte respektuar procedura dhe formalitetet e kerkuara ligjore. Dihet se per pranimin e Shqiperise ne organizata, konferenca e bashkime te tjera nderkombetare shteterore Kushtetuta (Paketa e Ligjeve Kushtetuese e asaj kohe) dhe ligjet e Shqiperise parashikojne nje procedure te caktuar qe nuk mund ta shkele askush, pra as Presidenti. Keshtu per shembull per pranimin e Shqiperise ne Keshillin e Europes jane bere konsultime, diskutime, shkembime delegacionesh parlamentare, qeveritare dhe specialistesh etj. Procedura ka zgjatur rreth pese vjet dhe marreveshja eshte miratuar nga Parlamenti shqiptar. Publiku shqiptar ka qene i mireinformuar permes shtypit dhe medias shteterore e private gjate gjithe ketyre fazave dhe bisedemeve per anetaresim. Aktualisht, per pranimin e Shqiperise ne BE dhe organizma te tjere Europiane, edhe pse Shqiperia eshte pjese e Europes, negociatat mes shtetit shqiptar dhe ketyre organizmave marrin vite.
Natyrshem lindin pyetjet: Pse Presidenti shqiptar nxitoi te lidhej ne menyre sekrete me vendet islamike? A i interesonte nje gje e tille Shqiperise qe kishte vuajtur nga dikatura dhe prapambetja per shkak se Fuqite e Medha per fatin e saj te keq e lane ne aleancat e Europes Lindore? Pse asnje shpjegim publik nuk kane dhene Presidenti dhe zyrtaret shqipare per kete Konference?
Deri me sot ish-Presidenti nuk i eshte pergjigjur pyetjes: Pse ai e beri ne menyre te fshehte pranimin e Shqiperise ne Konferencen Islamike? Me ke e hartoi nje plan te tille antishqiptar? Dhe me sa duket ai kurre nuk do t'i pergjigjet sinqerisht kesaj pyetjeje. E dyshimte mbetet edhe zhdukja (nese kjo eshte e vertete) pas 1997 -es nga zyrat e Ministrise se Jashteme dhe Presidenca e gjithe dokumentacionit qe lidhet me pranimin e Shqiperise ne kete Konference. Faktet e mevoneshme ne Shqiperi si edhe ato te 11 Shtatorit 2001 ne Amerike, hedhin sidoqofte njefare drite mbi te verteten.
Cfare ndodhi ne Shqiperi pas
pranimit ne Konferencen Islamike?
Sic shkruan edhe Wall Street Journal, militantet islamike filluan te vijne ne Shqiperi me 1992, pas humbjes se regjimit komunist. Dyndje e madhe nga vendet arabe ne Shqiperi. Pas futjes se Shqiperise ne Konferencen Islamike fillon edhe zbarkimi i terroristeve islamike ne Shqiperi. Sot mund te bejme edhe pyetjet: A mos valle futja e Shqiperise ne Konferencen Islamike ishte pjese e strategjise se terroristeve islamike per te shtrire rrjetin e tyre ne Shqiperi? A mos valle ishin rrjete te tilla terroriste qe ia sugjeruan dhe e joshen Presidentin shqiptar per ta bere nje akt te tille ne menyre te rrufeshme? Le te shpresojme qe nuk eshte keshtu.
Presidenti u dha edhe shtetesine shqiptare disa arabeve! Qeveria Meksi hoqi vizat e hyrjes ne Shqiperi per arabet dhe vende te tjera islamike. Perse gjithe keto privilegje per boten islamike? Perse Shqiperia po kthehej ne nje han pa porta? Mos valle Presidenti synonte ta kthente Shqiperine ne njefare Afganistani! Ne vjeshten e vitit 1992 e me pas vershuan ne vendin tone te ashtuquajtur investitore nga vende islamike qe erdhen e ndertuan qindra xhami, hapen themelet e nje hoteli "madheshtor" ne nje vend te zgjedhur afer Universitetit te Tiranes, (por qe ai hotel akoma nuk eshte ndertuar); vershuan firma arabe te dyshimta dhe shoqata "bamirese" islamike qe i shtrine kthetrat e tyre ne pjeset me te mira te Shqiperise pasi kishin bekimin dhe ndihmen e pakursyer te Presidentit dhe te disa qeveritareve shqiptare. Mbase ka edhe ndonje investitor serioz nga vendet islamike qe mund te kete ndertuar ndonje hotel apo hapur bisnes tjeter ne Shqiperi dhe qe nuk ka lidhje me terroristet islamike. Nese ka, ne kete artikull une nuk flas per kete kategori.
Qe atehere ne popull kishte jo pak dyshime per disa investime misterioze te islamikeve ne Shqiperi. Dihet fjala vjen se ne ane te rruges Tirane - Vore, afer kryqezimit me rrugen per ne aeroportin e vetem nderkombetar te Rinasit, nje shoqeri arabe misterioze rrethoi me dy a tre rrathe muresh nje siperfaqe toke, sec u ndertua brenda atyre mureve rrethues, vendosi masa te rrepta sigurimi me roje te perforcuara. As une, as shumica e shqiptareve akoma nuk e dime se cfare behej aty brenda. Asnje prodhim nuk shihej te dilte. A mos valle aty perpunohej droge nga ku fitimet i shkonin terroristeve islamike dhe ndonje pushtetari shqiptar? Apo mos valle aty mblidheshin e sterviteshin terroriste qe vinin nen petkun arab si investitore dhe bamires? Apo thjesht behej pastrim i parase se zeze?
Isha ne Shqiperi kete vit dhe pyeta shume vete se cfare eshte bere e behet brenda atyre mureve. Asnje nuk dinte gje. Nje qytetar tiranas me tha sekete e dine vetem arabet, ish Presidenti Berisha, Ish Shefi i SHIK-ut Bashkim Gazidede, ish Kryeminstri Meksi, ish Ministri i Brendshem Agron Musaraj. E dine edhe President Mejdani, Fatos Nano, Fatos Klosi, Kryeminstri Ilir Meta e ndonje pushtetar tjeter. Tani me siguri e dine edhe sherbime te fshehta perendimore. A nuk kemi te drejten edhe ne komuniteti shqiptar qe te kerkojme shpjegime dhe prononcime publike nga personat e siperpermendur lidhur me kete objekt, lidhur me pyetjen nese terroristet kane pasur kampe trainimi ne Shqiperi si dhe ceshtje te tjera te pashpjeguara deri me sot?
Nje nder bankat e para pas 1992 -it ishte BANKA ISLAMIKE, ne zemer te kryeqytetit, ne ane te Shetitores "Deshmoret e Kombit", jo larg nga Presidenca, pothuajse ngjitur me zyrat e Parlamentit dhe perballe godines se Kryeministrise, ne nje nga ish godinat e Komitetit Qendror te PPSH. Drejtuesit dhe "investitoret" e kesaj banke ishin nder miqte me te afert te Presidentit Berisha, i cili sa here shkonte ne zyre apo kthehej ne shtepi do te kishte mundesi ta shihte kete godine, kete Banke. Shpresojme qe CIA, FBI dhe qeveria shqiptare tani te kene sqaruar dicka lidhur me kete banke dhe aktivitetin e saj.
Nje "perfitim tjeter i madh" pas futjes ne Konferencen Islamike ishte qe disa vajza shqiptare, madje edhe ato 13-18 vjecare pranuan te vene percen pothuajse si ne Afganistan dhe ashtu dilnin edhe rrugeve te Tiranes se civilizuar. Dhe per kete thuhej se "investitoret dhe bamiresit islamike" i paguanin me nje shume te hollash cdo muaj. Mbase duket e pabesueshme, por kjo eshte e vertete. Turp i madh! Shqiperia po kthehej para kohes se ish mbretit Zog. Shqiperia po huazonte pamjen e nje vendi te larget islamik, ajo nuk ishte me vetvetja! Dhe Perendimi, edhe pa e artikuluar publikisht, pyeste veten: Ku po shkon keshtu Shqiperi?
Asnje motiv nuk mund te perligje kthimin e Shqiperise ne nje vend te bazave te organizatave terroriste.
Ne vitet 1992-1997 vetem Presidenti, Kryetari i SHIK-ut dhe i Shoqates se Intelektualeve Islamike te Tiranes, Bashkim Gazidede (Ne vitin 1997 ai do te arratisej dhe do te shkonte tek miqte e tij ne nje vend islamik, te cileve u sherbeu me perkushtim duke abuzuar detyren e tij ne dem te Shqiperise), Kryeministri Meksi dhe Ministri i Rendit Musaraj e ndonje tjeter duhet ta kene ditur se shume prej atyre "miqve" te larget mund te ishin pjese e rrjeteve terroriste islamike. Atyre u jane dhene edhe informacione nga sherbimet sekrete perendimore qe survejonin terroristet islamike ne Shqiperi. E megjithate keta pushtetare u lane fushe te lire veprimi ketyre terroristeve, madje edhe mund t'u kene plotesuar kerkesat qe ata kishin. Une dua te besoj se nje gje e tille nuk eshte bere qe te bashkepunohej me terroristet, por cilatdo qofshin motivet, ato jane antishqiptare dhe te pandershme. As terrorizmi, as mbeshtetja e tyre nuk mund te perligjen. Per me teper veprime te tilla te qeverisjes shqiptare ishin haptazi antishqiptare, i jepnin nje ndihme te madhe regjimit te Miloshevicit.
Kjo sigurisht ka alarmuar sherbimet e fshehta perendimore. Sic dihet nga viti 1992 deri ne Gusht 1998 asnje nga terroristet islamike qe vepronin ne Shqiperi nuk u arrestua dhe as u dorezua. Madje qeveria shqiptare edhe ne vitin 1998, sic pohon vete Kryetari i SHISH-it Fatos Klosi, hezitonte te zbatonte urdherat e CIA-s dhe te organeve te tjera nderkombetare per arrestimin e ketyre terroristeve dhe ekstradimin e tyre. Nuk mund te quhet e sinqerte nje qveri shqiptare qe detyrohet te arrestoje "miqte e saj islamike" vetem kur CIA dhe FBI te detyrojne ta bejne kete. E sinqerte eshte qe vete Shqiperia nuk duhej te kthehej ne nje vend ku organizata terroriste islamike a te cfaredo ngjyre tjeter te kene pasur apo te kene aktivitet. Vete sherbimi sekret shqiptar dhe organet e tjera te shtetit duhej e duhet ti parandaloje, te mos i lejoje te futen ne Shqiperi, te zbuloje, arrestoje dhe ekstradoje apo asgjesoje terroristet e cdo ngjyre ne Shqiperi.
Perse edhe qeveria e sotme, e pranon
qenien e Shqiperise ne Konferencen Islamike?
Disa nga pyetjet e tjera qe mund te behen sot jane: Perse sot, kur ka rreth pese vjet qe qeverisin ata qe me 1992 e kritikuan me te drejte Berishen per futjen ne Konferencen Islamike vazhdojne te mos e shfuqizojne formalisht dhe praktikisht ate akt antikushtetues te tij? Perse mori pjese Shqiperia ne mbledhjen e Konferences Islamike qe u mbajt pas akteve te terroristeve islamike ne Amerike? A mos valle ne klasen e sotme politike ka pushtetare e individe qe per te keqen e Shqiperise dhe ndonje perfitim te tyrin personal duan qe vendi yne te mbetet aty ku nuk e ka vendin, pra ne Konferencen Islamike?
Te gjitha ketyre pyetjeve dhe shume te tjerave qeveritaret e sotem ne Shqiperi duhet t'i japin pergjigje publike. Atyre nuk u lejohet qe te perligjin qenien e Shqiperise ne Konferencen Islamike duke thene se ate e beri Berisha. Jo, qe nga 1997 kjo eshte veper e socialisteve ne pushtet.
Ne Shqiperi eshte e lehte te mos lejohet te futet, apo nese futet eshte e lehte te zbulohet cdo terrorist islamik nese vete pushtetaret shqiptare nuk i mbeshtesin ata. Shqiperia eshte nje vend i vogel, ku edhe kriminelet ordinere njihen me emer, ku falsifikatoret, trafikantet, kontrabandistet njihen nga shteti dhe nga populli. Por ata lihen te lire nga vete shteti. Nje rrethane shume ndihmese ne luften kunder terrorizmit islamik ne Shqiperi eshte fakti se perberja e popullsise shqiptare nuk eshte disakombeshe a disa racash sic ngjet ne Amerike e vende te tjera. Pra po te jete vullneti i mire i shtetit dhe nese vete shteti nuk eshte i korruptuar dhe i implikuar, Shqiperia nuk mund te jete kurre baze e organizatave terroriste islamike apo cfaredo lloji qofshin, as e mafias nderkombetare te droges, prostitucionit, trafiqeve.
Pas 11 Shtatorit 2001 politikanet shqiptare duhet ta kene kuptuar se nuk do te munden me te mashtrojne qeverite perendimore me demagogjine e tyre pro Perendimit duke pasur vetem kembet dhe nje pjese te pronave te paligjshme ne Shqiperi, trupin ne Perendim, ndersa Zemren dhe Koken ne Lindjen Islamike. Por tashme Perendimi u zgjua dhe do te dije te shohe vepren e jo fjalet e bukura dhe lajkat e politikaneve shqiptare.
Cfare i duhet sot Shqiperise?
- Sot, me shume se kurre, Shqiperia ka nevoje per nje ekip drejtues te ndershem, per nje ekip qe mund ta krijoje e drejtoje i Madhi Kadare.
Shqiperia eshte e njollosur se ata qe e drejtojne jane te korruptuar. Sic theksoi Ismail Kadare ne takimin e tij me disa krijues e intelektuale te Lezhes, me 24 nentor 2001: "Shqiperia dhe shqiptaret kane nevoje per nje ekip drejtues...Njerezve te vecuar ne Ballkan u merr koka ere shume shpejt. Pra, tani edhe Shqiperise i duhen ekipe politike, qe mund t'i balancojne roblemet dhe te gjejne zgjidhje me te shpejta...Pa nje strategji te menduar dhe pranimin e ekipit si e vetmja rruge per zhvillimin e nje vendi, nuk mund te kete te ardhme te qendrueshme. Luhatjet jane te papranueshme, kur ato ndodhin gjate, pa e percaktuar kahjen e perqendrimit." (Shih: Revista "Kuvendi", No 7, Dhjetor 2001, Faqe 15, Detroit). Per imazhin e keq qe kane sot te huajt per Shqiperine, sic theksoi Kadareja ne takimin ne Lezhe, fajtore jemi vete ne shqiptaret.
Me nje ekip drejtuesish te ndershem qe do ta duan dhe do te punojne me gjithe zemer e perkushtim per vendin e tyre, Shqiperise do t'i kthehen vlerat e saj te verteta, Shqiperia do te kthehet ne vend te begatuar, ne nje vend qe do te radhitet me dinjitet ne vendet qe mbrojne e zhvillojne civilizimin Perendimor, do te dije te gjeje vendin e saj ne bashkesine e civilizuar Perendimore.
Dhe une mendoj se nje ekip te tille mund ta krijoje sot nje personalitet i madh, i respektuar dhe i paimplikuar ne korrupsion. Nje personalitet i tille sot eshte Ismail Kadare. Ne, komuniteti shqiptar i Amerikes, duhet te bashkohemi ne apelin qe i bejme Kadarese per te pranuar nje rol te ri ne politiken shqiptare, rolin e drejtuesit te shtetit shqiptar ne kete kohe te veshtire, por jo pa rrugezgjidhje. Eshte koha qe Kadareja te ngrihet mbi parapelqimin e tij per te mos u marre me politike. Jo, i dashur Kadare, ndryshe nga sa keni argumentuar ne vitet 1991-1992, Ju sot jeni edhe politikani me i mire dhe me i ndershem i Shqiperise. Me nje ekip te drejtuar nga Kadareja une shpresoj se politika shqiptare do te filloje te kthehet ne nje politike serioze dhe te pergjegjshme para popullit dhe vendit, ne nje politike qe do ta beje Shqiperine nje vend te denje te bashkesise Perendimore, ne nje vend ku Shqiperia nuk do te permendet me as si vend i terrorizmit islamik. Dhe shqiptaret duhet dhe do te fillojne te bashkepunojne per te ndertuar jeten e tyre, vendin e tyre dhe do te dine te bashkejetojne ne paqe e harmoni pa dallime feje, krahine, perkatesie partiake dhe ideje.
----------------------------------------------
Zefi thote aty me larte :
Deri me sot ish-Presidenti nuk i eshte pergjigjur pyetjes:
Pse ai e beri ne menyre te fshehte pranimin e Shqiperise ne Konferencen Islamike?
--------
Zef , ti ishe kryetari gjykates larte ne Kohen e Saliut.
E ti Zef a ke sqaruar popullin pse ike?
Nuk ike si kundershtar i fondamentalizmit islamik...bile kurre nuk tu degjua zeri si anti fondamentalist sa ishe ne kolltuqet e buta ku te vuri Saliu.
Ti u hoqe nga Funksionet si HAJDUT o ZEF BROZI.
Ti hengre rryshfete nga bandat e Droges.
Asnji lufte nuk bere o Zef Brozi ndaj prostitucionit, Droges, Korrupsionit etj.
Ti u demaskove si legen qe me rrushfete nxorre nga burgu nji kapobande te trafikut te Droges me Greqine.
Zef Brozi ti u demaskove si agjent i Asfalise.
Zef Brozi, bej qejf ne krye te asaj Shoqates ne Amerike se ne Tirane te ka dale Boja si i Pa-Burre e i pa-bese.
Sa per terrorizem Islamik...Amerika ..qeveria amerikane pra..le te sqaroje popullin e saje..pse e pergatiti si pilot ne shkollat amerikane autorin e 11 shtatorit ..Moohamad ATTA-n.
Sa per investitoret Arabe..ata o ZEF jane bith e breke me Partine Socialiste dhe ne bankat e tyre ne Tirane punojne Shoket e Tu Zef Brozi.
Krijoni Kontakt