Historia e një fitoreje të madhe: anglezët dhe gjermanët, konsumatorët më të mëdhenj të botës
Dikush e përdor nga nevoja dhe dikush tjetër nga kurioziteti, por askush nuk mund t'i rezistojë efektit të viagrës. 1.8 miliardë pilula blu, kjo është shifra e saktë e viagrës të shitur nëpër botë. Duket qartë se viagra nuk është pilula që preferohet nga të moshuarit, të cilët dëshirojnë të zgjasin jetën seksuale, por nga të rinjtë. Të dhënat e shitjeve tregojnë se gjashtë në dhjetë tableta viagrash konsumohen nga meshkujt nën moshën 60 vjeç. "Brezi i vërtetë viagër", që ia vlen të quhet kështu, duket se është pikërisht ai nga mosha 25-34 vjeç, madje 55% e tyre janë të bindur se pilula "përmirëson adetet seksuale". Historia e viagrës, pilula e dytë e revolucionit seksual dhe ilaçi më i njohur pas aspirinës, është e pavullnetshme, pa ndonjë qëllim të keq. "Pfizer Incorporated", kompania farmaceutike më e rëndësishme në botë, kërkonte një parim aktiv kundër angjinës. Kështu, kjo pilulë e kaltër që "Food and drug Administrion" ia autorizoi daljen në treg më 27 mars të 1998-ës, u prezantua në botë si zgjidhja finale kundër impotencës. Vendin e parë në Evropë për konsumimin e viagrës e mban Anglia, më pas renditet Gjermania dhe Italia. Që nga 1998-ta e deri më sot, në botë janë shitur plot 1.8 miliardë pilula blu, të konsumuara nga 35 milionë meshkuj. Viagra ka revolucionuar jetën seksuale të miliona njerëzve; është bërë një ndër ilaçet më të njohura të botës. "Përveç të qenit i sigurt dhe efikas për trajtimin e "anomalisë", ka bashkuar dëshirën me ereksionin dhe ka krijuar një mashkull kaq të sigurt në vetvete, saqë nuk intrigohet më nga asgjë, duke i dhënë një ngjyrim tjetër edhe lidhjes në çift", thotë eksperti i seksologjisë në Universitetin e Akuilës. Sipas tij, numri i viagrave të shitura nuk është treguesi i madh, ose i vogël i konsumimit të saj, por i qëndrimit pozitiv kundrejt seksit. Viagra (dhe "kushërinjtë" e saj agresivë si cialis, tadalafil, që gjejnë një shtrirje gjithmonë e më të madhe në treg) nuk është më një ilaç, por një fenomen social, madje edhe më shumë: është një metaforë, një mitologji mashkullore. Viagra e "mban" premtimin edhe për atë që është e pamundur. Është më tepër ilaçi i dëshirës së dobët, se sa i trupit të lodhur. "Shumë individë kërkojnë nga ajo jo vetëm t'u japë forcë, por edhe dëshirën për të bërë dashuri", thotë specialisti.
Nga një studim i bërë në "Google", fjala më e klikuar nga 2004-2008-ën në Angli, Gjermani dhe Itali është viagra. Emri i saj është aq i përhapur në fjalorin e përditshëm, saqë nuk përbën më ndonjë problem. Këtë vit, për pilulën në fjalë janë publikuar nëpër gazeta e revista rreth 1000 artikuj. Viagra është më tepër ilaçi i dëshirës së dobët, se sa i trupit të lodhur. "Shumë individë kërkojnë nga ajo jo vetëm t'u japë forcë, por edhe dëshirën për të bërë dashuri", vazhdon më tej ai. Ndër të tjera, ilaçi ka aftësi të zhvillojë "sensin e humorit" te indianët. Në Agra, vendi magjik i njohur për "Taj Mahal" (varri monument i ndërtuar në vitet 1600 nga një perandor për gruan e dashur që vdiq në moshë të re), në vitin 2000 shiteshin bluza me thënien "Via-Agra: the most important erection of a man for a woman" (ereksioni më i rëndësishëm i një burri për gruan). Për viagrën janë kryer plot 1300 studime shkencore, ku janë përfshirë për studim 13 pacientë.
Pas disa ekzaminimeve, pilula blu është shfaqur efikase për mbrojtjen e zemrës dhe kundër impotencës. Por kjo nuk mjaftoi. Në dhjetë vite viagra ka qenë objekt eksperimenti për të përcaktuar fuqinë e saj në kurimin e patologjive të tjera. Studiuesit e kanë cilësuar si një "minierë të vërtetë ari". Në 2005- ën u aprovua për trajtimin e hipertensionit pulmonar arterial dhe aktualisht karakteristikat e saj po studiohen për terapitë kundër shqetësimeve të pjesës së poshtme të fshikëzës së urinës, sklerozën e shumëfishtë, sëmundjen e Rajnaudit,
sklerodermën, mosbalancimin kardiak dhe iktusin. Mes kundërkëshillimeve të viagrës, më e pahijshmja është përcaktimi shkencor: "Ilaç kundër përhapjes eretile".
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt