Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Qytetari i vogel nen thundren e Bosit te madh te gratacieleve..

    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Edi Rama, tentativė e re pėr tė grabitur pronėn e familjes Lonari

    Ditėn e djeshme punėtorėt dhe policia bashkiake kanė zbarkuar nė pronėn e familjes Lonari pėr tė zbatuar planin e shefit
    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama vazhdon sėrish luftėn me familjen Lonari tė cilės ai vazhdimisht ka tentuar tu grabisė tokėn pėr plotėsimin e interesave tė tij. Ditėn e djeshme punėtorėt e bashkisė kanė shkuar sėrish nė pronėn e familjes Lonari ku kanė tentuar qė tė fillojnė punimet pėr ndėrtimin e njė trotuari nė pronėn e tyre. Sapo janė sjell materialet e ndėrtimit punėtorėt e bashkisė janė hasur me rezistencėn e bėrė prej motrave Fatime dhe Shega Lonari, tė cilat me ēdo kusht janė munduar qė tė mbrojnė tokėn e tyre nga grabitja e Kryetarit tė Bashkisė. Tė kontaktuara nga “Gazeta SOT”, familja Lonari ėshtė shprehur se nuk do tė lėmė askėnd qė tė na cenoi pronėn tonė dhe pėr mė tepėr do tė kėrkojmė dhe pjesėn e tokės qė na ėshtė grabitur pa tė drejtė. Fatime Lonari ka pohuar pėr gazetėn se ditėn e djeshme aty kanė mbėrritur disa mjete tė cilat shkarkuan materialet e ndėrtimit dhe njė numėr i madh punėtorėsh. Kėto makina tė cila sollėn materialet e ndėrtimit ishin tė shoqėruara edhe nga njė fugon i policisė bashkiake i cili parakalonte pranė vendit ku ishte planifikuar qė tė ndėrtohej trotuari, pohon zonja Lonari. Qė nė momentin e parė , unė dhe motra ime dolėm qė tė shikonim ēfarė po bėhej pasi herė pas here vinė mjete dhe punėtorė tė bashkisė qė duan tė kryejnė ndėrtime nė tokėn tonė. Dolėm pėr tė parė ēfarė po bėhej dhe kush ishin personat qė po cenonin sėrish pronėn tonė, pohon zonja Lonari. I kėrkova sqarim se ēfarė donin ata nė tokėn time dhe se nga kush e kishin marrė kėtė urdhėr. Njėri prej punėtorėve mė tha qė urdhrin e kemi marrė nga Shefi ynė qė fillimisht tė vendosim ndriēimin dhe pastaj tė fillojmė me ndėrtimin e lulishtes dhe trotuarit. U kėrkova qė tė mė lidhnin me shefin e tyre se nė tė kundėrt do tė lajmėroja policinė, pohon Lonari. Njėri prej punėtorėve foli nė telefon me dikė tjetėr i cili i dha urdhėr qė tė tėrhiqeshin, ndėrkohė unė nga ana tjetėr lajmėrova policinė pėr ti kėrkuar ndihmė. Pasi pėrfundova telefonatėn njėri prej tė dėrguarve tė bashkisė mė komunikojė qė do tė largoheshin dhe do tė riktheheshin sėrish ditėn e hėnė pėr tė zbatuar projektin e tyre. Nuk do tė lejoj askėnd qė tė mė grabisė mė pronėn time. Edi Rama ka si synim tė na shfarosi e tė zbatojė planin rregullues ku nuk ėshtė pėrfshirė fare prona jonė duke e shndėrruar atė nė lulishte dhe rrugė, ka pohuar Fatime Lonari.
    Rama e ka studiuar zonėn qė vite mė parė
    Fatime Lonari ka treguar pėr gazetėn momentet e para kur Edi Rama ka shfaqur interesat e para pėr pėrvetėsimin e pronės sė tyre. Rama erdhi nė lagjen tonė pėr tė pėruruar fillimet e punimeve pėr rrugėn “Vaso Pasha”. Unė fillimisht nuk e dija se kush ishte, por pashė qė kishte njė grumbull njerėzish dhe u afrova. Nė kėtė kohė kur unė isha duke shkuar tek turma e njerėzve, Rama hipi nė ca shkallė dhe po shikonte nga toka jonė qė ishte e gjitha shesh dhe tha “kush e paska gjithė kėtė vend tė mirė kėtu”. U afrova dhe i thashė qė ajo ėshtė toka ime dhe ma ka lėnė trashėgim babai. Nuk e dija qė qėllimi i tij ishte tė ndėrhynte nė pronėn time dhe tė familjes sime, -shprehet Fatimja. Rama kishte sjellė fadromat qė tė prishnin murin rrethues tė shtėpisė dhe tokės sime, dhe nė momentin qė unė i thashė: kjo ėshtė toka ime, ai u kundėrpėrgjigj duke thėnė “ik moj ti ca toka jote ėshtė kjo, prandaj e paske rrethuar me mure ti". Nė kėtė moment, vazhdon rrėfimin Fatimja, ai i bėri me shenjė fadromave qė tė vinin dhe tė prishnin murin. E kundėrshtova, i thashė qė ti nuk mund tė ma prishėsh murin rrethues pasi atė e kam me leje ndėrtimi tė firmosur nga vetė ish Kryetari i Bashkisė, Albert Brojka, por Rama urdhėrojė qė ta prishnin murin vetėm me synimin qė prona tė ishte e hapur pėr ēdo lloj punimi. Qė nga kjo ditė e nė vazhdim Rama ka pasur gjithmonė synimin pėr tė na marrė tokėn, pohon Lonari. Edhe pse u hapė njė proces gjyqėsor pėr murin e prishur, gjyq tė cilin ne e fituam, Rama sėrish ndėrhyri duke mė marrė tokėn ku ėshtė ndėrtuar pallati dhe vazhdon tė prodhojė plane rregullues duke shfrytėzuar sėrish pronėn tonė, ka pohuar pėr gazetėn Fatime Lonari. Ajo shprehet se kėtė problem do vazhdojė ta ndjek deri sa drejtėsia tė shkojė nė vend dhe asaj ti kthehet prona. Nuk do tė lejoj, thotė znj. Lonari, qė Rama tė mė nxjerrė fare nė mes tė rrugės. Pasi kėtu kam qė nė kohėn e Italianėve dhe kjo pronė ėshtė e blerė dy herė nga ana jonė dhe unė do ta mbrojė dhe me jetėn time, vazhdon Fatimja. Unė po kėrkojė qė tė mė kthehet toka qė mė ėshtė marrė ndėrsa Edi Rama nga ana tjetėr do qė tė ma marrė edhe pjesėn tjetėr qė mė ka mbetur pėr ta shfrytėzuar pėr interesat e tija, pohon znj. Lonari. Ndėrtesa ime njė katėshe, ku unė banojė edhe sot, nuk ėshtė llogaritur edhe nė lejen e ndėrtimit qė ėshtė dhėnė pėr ndėrtimin e pallatit tė Alban Xhillarit, pasi pallati ėshtė ndėrtuar ngjitur me shtėpinė time. Kur u hapėn gropat dhe u hodhėn themelet e para tė pallatit pėr shkak tė distancės sė vogėl shtėpia ime ka pėsuar ēarje nė tė gjitha anėt. Mbase shtėpia jonė ėshtė e vogėl dhe nuk ka shumė rėndėsi pėr Ramėn e Xhillarin por jo tė gjithė i kanė mundėsitė pėr tė jetuar nė vila luksoze, pohon Lonari, unė kėto mundėsi kam dhe nė kėtė shtėpi jetoj, e mirė apo e keqe kjo ėshtė shtėpia ime dhe askush nuk ka tė drejtė qė tė ma prishė, ka pėrfunduar rrėfimin e saj Fatime Lonari.



    sot

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Epo ne fund te fundit,edhe E Rama,nip dhe sternip i Ali Pashes eshte.
    Pastaj eshte nje program qe po zbatohet mes duket akoma,qe te gjithe ish pronaret te degedisen sa me larg te jete e mundur,e te fshihen cepave te europes,amerikes,canadase.....ect.
    TUNG.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Brari..thone qe mbas "Taci Oil" qendron klani Berisha..

    “Taēi Oil” blen 100 milionė euro “Sheraton”
    » Vendosur: 18/01/2009 - 14:13
    •

    Pėr herė tė parė njė kompani shqiptare do tė ketė nė administrimin e saj njė prej hoteleve mė tė njohur. Kompania “Taēi Oil” ka pėrfunduar blerjen e 100 pėr qind tė aksioneve tė hotel “Sheraton” nė Tiranė. Nė njė prononcim pėr gazetėn “Panorama”, presidenti i kėsaj kompanie, Rezart Taēi, ka zbardhur detajet e kėsaj marrėveshjeje.
    Marrėveshja
    Kompania “Taēi Oil” ka ofruar plot 100 milionė euro pėr blerjen e hotelit “Sheraton” nė Tiranė. Sipas presidentit tė kompanisė “Taēi Oil”, brenda njė afati tė shkurtėr kohor kompania qė ai drejton do tė investojė gati 20 milionė euro, nė mėnyrė qė “Sheraton” tė jetė njė hotel me shtatė yje. “Pėr herė tė parė ne po investojmė nė fushėn e hotelerisė. Ne kemi nėnshkruar marrėveshjen prej 100 milionė eurosh pėr blerjen e 100 pėr qind tė aksioneve tė hotel ‘Sheraton’. Ne kemi nė plan tė investojmė plot 20 milionė euro nė kėtė hotel, nė mėnyrė qė hotel ‘Sheraton’ tė ofrojė njė shėrbim akoma dhe mė cilėsor se tani. Ne synojmė tė arrijmė njė standard edhe mė tė mirė menaxhimi pėr ta kthyer hotel ‘Sheraton’ nė njė prej hoteleve mė tė mirė nė Ballkan”, tha ai. Falė investimeve qė kompania “Taēi Oil” ka planifikuar tė kryejė, ky hotel nuk do tė ketė mė pesė yje, por shtatė. Kjo do tė thotė se hotel “Sheraton” nė Tiranė do tė jetė i vetmi hotel nė Ballkan qė do tė mbajė shtatė yje. “Ne synojmė qė tė kemi tė vetmin hotel nė Ballkan me shtatė yje”, tha Taēi. Por edhe pse hotel “Sheraton” nuk do tė jetė mė pronė e grupit “Al Kharaf”, ky hotel do tė vazhdojė tė jetė pjesė e rrjetit “Sheraton”. E thėnė ndryshe, “Taēi Oil” do tė jetė e vetmja kompani shqiptare qė do tė pėrfaqėsojė njė emėr tė njohur nė fushėn e hotelerisė.
    Projektet
    Kompania “Taē Oil” sė shpejti do tė jetė prezent edhe nė tregun bankar nė vend. “Sapo kemi pėrfunduar blerjen e njė banke. Aktualisht janė nė pėrfundim e sipėr edhe procedurat ligjore pėr mbylljen e kėsaj blerje”, u shpreh ai. Madje, sipas tij, duke qenė se ata vetė vijnė nga fusha e biznesit, me blerjen e kėsaj banke ata do tė ofrojnė kushte mė tė mira pėr sipėrmarrėsit qė do tė jenė klientė tė kėsaj banke.


    ARMO, 80 milionė USD investime

    “Taēi Oil” si pjesė e konsorciumit “Anika Enterprises Rafinery of Texas&Mercuria Energy group” ka fituar tenderin ndėrkombėtar pėr blerjen e rafinerisė sė naftės ARMO. Sipas presidentit tė kompanisė “Taēi Oil”, vitin e parė ata kanė planifikuar tė investojnė 80 milionė dollarė, nga ku 40 milionė dollarė do tė investohen pėr ambientin dhe pjesa tjetėr pėr pėrmirėsimin dhe arritjen e standardeve evropiane nė nėnproduktet e naftės. Me pėrfundimin e kėtij procesi, konsumatorėt shqiptarė do tė kenė mundėsi qė tė blejnė karburant cilėsor, por mbi tė gjitha me ēmim mė tė ulėt. Nė tenderin e zhvilluar nė maj tė 2008-ės, ky konsorcium ofroi 125 milionė euro pėr blerjen e ARMO-s. Pėrveē kėsaj, konsorciumi fitues do tė investojė dhe 240.5 milionė euro brenda katėr viteve.



    100 milione
    euro ėshtė shuma qė kompania “Taēi Oil” ka ofruar pėr blerjen e hotel “Sheraton” nė Tiranė. Brenda njė kohe tė shkurtėr kjo kompani do tė investojė edhe 20 milionė euro

    80 milione
    USD do tė investohen vitin e parė nė rafinerinė e naftės ARMO. Rreth 40 milionė USD do investohen pėr pėrmirėsimin dhe arritjen e standardeve evropiane nė nėnproduktet e naftės


    Hoteli
    Hotel “Sheraton” ėshtė i pari dhe i vetmi hotel qė njihet ndėrkombėtarisht me 5 yje. Hoteli gjendet nė zemėr tė Tiranės, brenda njė kompleksi biznesi, tregtimi dhe zbavitjeje, fare pranė shumė bizneseve dhe ambasadave. Hoteli ka njė total prej 151 dhomash, duke pėrfshirė edhe 56 suita dhe katet e dy kullave.

    ..do te mundohem te gjej se ku e kam lexuar kete analize qe nxjer klanin Berisha pas Taci-Oil

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Nuk jam i sigurte sa te verteta ka ketu..po duket sikur 100% eshte e vertete.

    Nė emėr tė djalit, tė vajzės, Lulit, dhe Fatmirit…
    Nga Mero Baze


    Doganat shqiptare kanė hequr nga programi i tyre kompjuterik naftėn D2 duke shkelur ligjin, me qėllim qė tė pengojnė ēdo importues tjetėr nafte ta sjellė atė nė Shqipėri, duke lėnė prodhues dhe shitės tė vetėm Rezart Taēin, pronarin e ri tė ARMO-s. Ky fakt, i cili ėshtė ende larg veshėve dhe syve tė qytetarėve shqiptarė, do tė ndjehet pak nga pak me kalimin e ditėve, kur makinat shqiptare, nė vend tė naftės normale, do tė kenė vetėm naftė Ballshi, tė tregtuar dhe pėrzier me naftėn tjetėr nga Rezart Taēi, me njė pėrqindje tė tillė squfuri, qė ėshtė e patolerueshme pėr ēdo qenie tė gjallė. Pėr t’ua bėrė mė tė qartė qytetarėve shqiptarė kėtė problem duhet tė shpjegojmė si ka ndodhur kjo histori. Rezart Taēi vendosi tė privatizojė ARMO-n me ndihmėn e familjes Berisha, pa pasur asnjė qindarkė nė xhep. Atėherė, nėn kėshillat e studios ligjore tė vajzės sė Sali Berishės u formua njė konsorcium fals, ku pjesėtarė tė saj ishin: njė agjente e Rezart Taēit nė Zvicėr, njė kompani fantazmė nga SHBA me pesė punėtorė, dhe zemra reale e konsorciumit, kompania “Mercuria Investment” me bazė nė Limasol tė Qipros. Kjo e fundit ėshtė njė pėrfaqėsi e prodhuar nga familja Berisha pėrmes disa transaksioneve tė Damir Fazlliēit nė Qipro. Duke qenė kompani anonime, dhe duke ardhur me bazė nga Qipro, ruhet deri nė fund anonimati i pronarėve tė vėrtetė tė kėsaj kompanie, qė realisht tė ēojnė te familja Berisha. Kjo kompani, e cila hyri me dhjetė pėr qind, i ngriti kuotat menjėherė nė 25 pėr qind, pasi u sigurua se tenderi u fitua. Pas kėsaj konsorciumi i Berishės u transformua dhe nė krye tė tij u shfaq partneri i vėrtetė i familjes Berisha, Rezart Taēi. Ky i fundit, edhe pse ishte akuzuar dikur nga Berisha si trafikant i madh nafte, arriti tė depėrtonte nė familje, duke ēuar gruan e tij si bamirėse te fondacioni i Liri Berishės dhe vetė duke shkuar te studioja e Argita Berishės. Pasi siguroi blerjen e ARMO-s, Taēi dhe familja Berisha ndryshuan kushtet e tenderit. Nė muajin korrik qeveria vendosi qė i vetmi subjekt qė kishte tė drejtė tė tregtonte naftė D2 nė Shqipėri ishte ARMO, duke ndryshuar kėshtu rregullat pėr tė cilat ishte konkurruar nė tender pas pėrfundimit tė tenderit. Mjafton kaq qė ministri Ruli tė shkojė pėr ndjekje penale nė prokurori pėr shkelje tė barazisė dhe shanseve tė barabarta nė tender. Vendimi i qeverisė, i cili i jep Rezart Taēit ekskluzivitetin e njė produkti nė treg, pėrveēse shkel konventat ndėrkombėtare tė Shqipėrisė me OBT dhe angazhimet e Shqipėrisė me MSA, dhunon tregun shqiptar dhe iu dikton qytetarėve shqiptarė tė djegin nė makinat e tyre ilegalisht naftė Ballshi nga Rezart Taēi me njė pėrqindje vdekjeprurėse squfuri, e cila nuk duhet tė tregtohet kurrė pa u rafinuar nė rafineri jashtė Shqipėrisė qė kanė standarde tė pranueshme tė nivelit tė squfurit.

    Ky privilegj qė iu dha Rezart Taēit, u pasua me njė manovėr nė akcizėn e naftės qė shet ARMO, duke e ulur atė me 100 lekė tė vjetra pėr litėr, dhe tashmė tregu i naftės thuajse ka vdekur. I vetmi qė ėshtė nė treg me privilegje tė ligjėruara nga kryeministri dhe ministri i Ekonomisė ėshtė Rezart Taēi. Nėn sigurinė e kėtyre privilegjeve, banka familjare e Sali Berishės, “Credins”, i ka xhiruar 87 milionė euro pėr tė blerė ARMO-n, pa pasur ende njė kontratė kredie publike me tė, ēka do tė thotė qė ėshtė bėrė njė transaksion i dyshimtė, i cili po ashtu mund tė hetohet pėr pastrim parash. Gjithė ky mekanizėm mafioz, kryeministri Sali Berisha dhe familjarėt e tij, ka marrė vulėn dhe firmėn e ministrit tė Ekonomisė, Genc Ruli, qė me sa duket nuk ėshtė mė i lirė tė jetė njė ministėr i hapur, transparent dhe tė respektojė rregullat e tregut, por ėshtė kthyer nė njė noter tė bizneseve dhe licencave tė familjes Berisha. Ishte mekanizmi kriminal dhe jo-transparent i rrėmbimit tė ARMO-s nga familjarėt e Berishės, qė ēoi nė deformimin e rregullave tė tregut, nė gėnjeshtrėn e madhe tė pagimit tė parave nga njerėz qė s’kishin lekė pėr tė paguar as mėsues tė njė shkolle private, qė ēoi nė krijimin e njė mekanizmi tė ri mafioz qė shtrembėron tregun e naftės dhe falimenton aktorėt e tjerė konkurrentė tė Rezart Taēit. Te mungesa e parave pėr tė paguar ARMO-n dhe te nevoja pėr ta blerė atė vetė me firma fantazmė, tė regjistruara nė Qipro, qėndron praktikisht detyrimi i Sali Berishės pėr tė shkatėrruar lirinė ekonomike nė vend dhe pėr t’iu mbyllur derėn bizneseve qė i bien tashmė nė qafė ortakut tė familjes sė tij, Rezart Taēi. Nė mos pėr asgjė, Sali Berisha do tė mbahet mend si kryeministri i parė dhe urojmė i fundit qė futi nė Shqipėri modelin e firmave anonime, tė regjistruara nė Qipro, pėr tė mos u marrė vesh kurrė, nėse ėshtė djali, vajza apo Fazlliēi pronari real.

    Dhe njėsoj si pėr ARMO-n ėshtė vepruar dhe pėr INSIG. Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes, i dorėhequr pas tragjedisė sė Gėrdecit, qėndron praktikisht pas privatizimit brenda natės tė INSIG. Kompania amerikane me bazė nė Dallas ėshtė thjesht Jimi. Pėr tė gjithė ata qė e njohin sado pak Fatmir Mediun, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse miku, kumbari, biznesmeni dhe njeriu qė Fatmir Mediu ka 15 vjet qė ta lakon emrin e tij, nė ēdo tavolinė sa herė qė tė duhet tė bisedosh me tė. Privatizimi jotransparent, prapa tė cilit qėndron Fatmir Mediu, njėsoj si nė rastin e ARMO-s, ėshtė njė mekanizėm pėr tė kompensuar njeriun qė po sakrifikon pėr tė zėnė nė gojė emrin e djalit tė Sali Berishės nė Gėrdec. Llokma qė i mbyll gojėn nė kėtė rast Fatmir Mediut ėshtė INSIG. Ilirian Celibashi, kunati i tij, drejtoi deri nė fund procedurėn e privatizimit dhe tashmė qė gjithēka mbaroi, po bėjnė sikur s’ka ndodhur gjė. Nė fakt, ka ndodhur e njėjta gjė si me ARMO-n. INSIG ėshtė shitur pėr 25 milionė euro, ndėrkohė qė ka shumė herė mė tepėr kapitale nė inventarin e vet dhe blerėsi ėshtė dikush tėrėsisht jo-prestigjioz, por mbi tė gjitha blerėsi real ėshtė njeriu i Gėrdecit. Shpėrndarja e pasurive tė Shqipėrisė pėr tė mbyllur gojė dhe plagė qė i kullojnė Familjes Berisha ėshtė njė pėrfundim logjik i degradimit tė pushtetit dhe futjes sė Familjes Berisha nė spiralen e pakthyeshme tė korrupsionit. Tanimė, ne do tė vuajmė mungesėn e lirisė ekonomike, mungesėn e konkurrencės, mungesėn e shtetit ligjor, mungesėn e lirisė sė medies dhe mungesėn e tregut tė lirė, pasi mekanizmat shtetėrorė do ta shtrembėrojnė atė, pėr hir tė djalit, tė vajzės, tė Lulit, tė Fatmirit dhe gjithė atyre qė sillen si hiena rreth kraterit vdekjeprurės tė Gėrdecit, hiri i tė cilit duket se do tė na shoqėrojė gjatė duke pluhurosur ēdo liri dhe tė drejtė tė qytetarėve tė tjerė nė kėtė vend.

  5. #5
    Nuk e di sesa seriozisht merren nga organet perkatese keto denoncimet publike per Edi Ramen por sapo mesova per nje rast nga nje miku im qe merret me ndertime. Eshte relativisht i ri ne moshe dhe ka disa vite qe nderton me mundim ndonje pallat ose godine sa per te zhvilluar nje aktivitet. Para 1 muaji donte te merrte nje leje ndertimi per nje pallat te vogel dhe arriti te gjente 'sekserin' e Edi Rames. Shuma qe dha ishte 40 mije euro por qe ju refuzua nga krokodili i bashkise. Dmth 40 mije euro per nje ndertim ne nje zone fare periferike te Tiranes dhe duken pak (Pa llogaritur maskarallekun qe sduhen kerkuar e marre fare keto para). Ja cderi ne fare pike kane shkuar gjerat me gjatovillen e Tiranes.

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    atje esht mizerabel,dhe nja 300 vjet kshu ka per te shkuar,semos vetem rama eshte krokodil,ok eshte kryekrokodil,por ka krokodila te tjere sa te duash,...........nejse ku gopin e semes do i coj leket,2 metra varr i takon dhe atij si te gjith mortaleve,te pakten kjo
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk e kuptoj pse ka akoma njerez qe duan te blejne apartamente ne tirane..
    ne se nuk do kishim te interesuar me ble apartament ne tiran.. nuk do kishim as luft per te gjetur troje per ndertim..as luft me marr leje ndertimi.. pra as trokitje ne zyra te edvinit per tju lutur per nje firme gjatovinos qe sic po del nga llafet e popllit i peshon kjo firma 40 mij euro apo 100 mij euro a me shume..
    shkoni o milet ( ju qe kini me ble apartamente ne tiran me nga 120 mij euro copa) e bleni nje kasolle katundari ne fiershegan a ne koplik a ne maliq a ne risili a ne mifol a ne levan a ne mamurrs.. me 10 a 20 mij euro e me ato 100 mij euro qe mbeten nga mosblerja e apartamentit ne tiran beni me gjysmen e tyre nje shtepi per qef tuaj andej nga ajri eshte akoma ajer e jo squfur e plumb e cėo dysh e bloz e zallamahi burijash e altoparlanto bordelo-diskotekash etj..e ku komshiu do jet komshi e jo zuzar.. e mbillni ne bahce borzilok e trendafila e rrush e kumblla.. e pula e cjep e derra..

    te shkretet.. katundaro berato lushnje puko burrelas.. yxhym tiranes.. se ju duket tirana si jashto shtetit..

    ka pj.erdh tirana me kohe..

    qe thua ti dajt.. nuk kam ndonje simpati per kalamaqerit e berishes.. e para se nuk i njoh e dyta se.. shum te begatshem po dalin per zp-ne e lukunine e hajdutve.. te media mafies.. duke u dhene cdo dit "mall" me tepric per propagand anti pd..

    ki merua o dajt.. aty ne zyra te argites i bente keto marifetet shkresore ( ashtu ka then vet ne keto fushatat anti-argit) qe i nevojiteshin biznesit.. te tij.. dikur.. e tani qe u prish me ta e u ujdis me gjolek ruco edvino brace-rine.. nxjerr nga sirtaret "zbulime" per korrupsion ne oborrin e berishes..

    pra i bie keshtu .. puna e meros.. po ta themi labce.. pra sipas stilit te grupit polifonik te bėnces..

    po te me kishit dhene tenderat oj elvanė..
    un per ju e kisha fryre zurnanė..
    e nga qe mua te tera smi dhatė..
    do ta mbush cdo dit me inatė..
    e do i frynj dit e natė..
    der sa tė ta rrezoj berish-dajėn..
    e ne pushtet te bie ruc-gjolek malėn..

    lol..


    ..



    po nga dualll ki rexarto tacua mor aman..
    ja di kush historine?

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 19-01-2009 mė 05:36

  8. #8

    Metropoli mes plehrash

    Metropoli mes plehrash


    Male plehrash tė hedhura pėrtokė gjen kudo nė rrugėt e kryeqytetit.

    Mbeturina tė hedhura kudo nė rrugė, nė trotuare, bordura rrugėsh. Diku hedhin nga kati i pestė i pallatit pėr t'i rėnė shkurt. Njerėz tė papėrgjegjshėm tė cilėt nuk mendojnė gjatė nuk i hedhin mbeturinat nė vendin e tyre. Deri kur do jetė kėshtu. Pastrimi i kazaneve tė mbeturinave nuk bėhet rregullisht. Kėshtu kėto kazane mbeturinash bėhen male mbetjesh toksike qė ndotin mjedisin. Plehrat po e mbysin gjithnjė e mė shumė Tiranėn. Kjo ėshtė e vėrteta e hidhur metropolit, njė vend qė fare mirė do tė mund ta krahasonim me vendet me tė humbura tė Afrikės. Edhe pse i dhimbshėm ky ėshtė realiteti qė shqiptarėt hasin ēdo ditė e mė shumė, pa u bėrė i mundur njė pėrmirėsim sado i vogėl situatės sė plehrave. Po tė vazhdojė kjo situatė nė kryeqytet me kazanė plehrash tė tejmbushura qė tė krijojnė pėrshtypjen se nuk boshatisen asnjėherė. Gjėrat nuk janė fare mirė dhe problemi bėhet mė emergjent. Nuk do tė ishte fare ēudi sikur nė Tiranė tė shpėrthente ndonjė epidemi. Po sot ēfarė masash po merren pėr tė parandaluar epidemitė ndryshme. Asnjė masė. Bashkia qė ka nė dorė kėtė fenomen dhe qė ėshtė organi i vetėn kompetent pėr kėtė problem qė duket se ėshtė mjaft shqetėsues pėr tė gjithė kryeqytetasit, nuk ka marrė asnjė masė pėr kėtė gjė. Nuk mund tė specifikojmė njė lagje konkrete qė nuk pastrohen dhe nuk zbrazen koshat, sepse e gjithė Tirana ka po tė njėjtin problem. Kėshtu qytetarėt u duhet tė durojnė pėr kush e di sa kohė kazanė tė tejmbushur dhe erė kundėrmuese qė vjen si pasojė e kėtyre tė fundit. Realisht situata e plehrave nė rrugėt e metropolit ėshtė shumė shqetėsuese pėr dy arsye ajo qė ėshtė e para dhe mė themelorja ėshtė se plehrat po vėnė nė rrezik shėndetin e njerėzve, dhe pika e dytė ėshtė se nuk ėshtė aspak dinjitoze qė kryeqyteti tė ballafaqohet me kėtė situatė aspak tė kėndshme. Shqipėria pretendon qė tė hyjė nė bashkimin evropian po si ka mundėsi qė mendohet njė gjė e tillė? Kur nė kryeqytet njerėzve po u zihet fryma nga papastėrtia e rrugėve. Bashkia nuk mund tė zgjidh dot kėshtu njė problem fare tė vogėl siē ėshtė zhdukja e papastėrtive nė rrugė. Nuk ėshtė ēudi qė Shqipėria ka pak turist tė cilėt edhe pse aq tė paktė nė numėr ikin me sa mė shpejt qė tė munden. Normalisht qė pėr kėtė fakt ekziston dhe arsyeja rrugė gjithė plehra, ku pėrveē kontenierėve qė janė plot. Anash tyre gjenden dhe male plehrash tė hedhura pėrtokė kjo pėr arsyen e thjeshtė se njerėzit nuk kanė ku ti hedhin se ata i gjejnė ata mė shumė plot sesa tė boshatisur. Kėshtu ky ėshtė imazhi jonė, qė pėr fat tė keq qė pėrcjellim nė botė. Njė pastrim mė i shpeshtė i rrugėve dhe kazanė plehrash tė boshatisur dhe pa erė tė keqe do tė ishte zgjidhja qė tė gjithė njerėzit kėrkojnė nga bashkia.



    Plehrat hiqen 1 herė nė 2 ditė

    Kazanėt boshatisen vetėm njė herė nė ditė , kjo gjė ėshtė shumė pak pėr popullsinė qė ka Tirana, dhe duke ditur qė tė paktėn njė qytetar flak nė ditė tė rreth 5 kilogram plehra nė ditė e shumėzuar kjo me numrin e banorėve ka kryeqyteti, del se pastrimi nuk bėhet i mjaftueshėm. Pastrimi i rrugėve, nėse vėrtet mund tė quhet i tillė zėre se nuk kryhet fare nė rrugėt kryeqytetit. Pastrueset e bashkisė duket se kėtė profesion e kanė sa pėr tė thėnė se pėr tė pastruar as qė bėhet fjalė. Realisht i sheh me fshesė nė dorė, por kjo e fundit mė shumė sesa mjet punė u shėrben atyre si mjet "dekorativ ". Pastrimi i tyre ėshtė aq i mirė sa pėr 10 minuta e gjithė puna e tyre quhet e mbaruar. Mė shumė sesa njė pastrim mund ta quanim njė shpėrndarje tė plehrave. Era e tmerrshme, gati e padurueshme qė plehrat ēlirojnė nėpėr ēdo cep rruge ku hasen dendur kazanėt. Pasi kazanėt boshatisen nga plehrat nuk spėrkaten me asnjė lloj solucioni dezinfektuesi.



    Intervista

    Qytetarėt flasin

    Gerti

    Pastrimi i qytetit nuk bėhet rregullisht sepse rrugės shoh shumė mbeturina tė hedhura vend e pa vend.

    Elona

    Me sa kam parė unė nuk bėhet rregullisht pastrami i qytetit. Ka shumė mbeturina qė rrinė me ditė tė tera pa u pastruar. Bie erė e keqe nė rrugė.



    Elja

    Unė mendoj qė popullit shqiptar i duhet njė kohė e gjatė qė tė sensibilizohet pėr tė vetėpastruar ambientin ku jeton. Dhe kjo kėrkon njė kohė mjaft tė konsiderueshme pėr tu arritur.

    Triti

    Ambienti nuk ėshtė fare i pastėr.Bashkia nuk punon aq sa duhet pėr tė pasur njė qytet tė pastėr. Njerėzit nuk kanė kulturė tė mjaftueshme.

    Blerimi

    Duhet tė punohet akoma pėr pastrimin e qytetit. S’bėhet asgjė pėr kėtė punė. Duhet punuar shumė.



    Pergatiti Bashkim Rakaj

    E Shtune, 10 Janar 2009

    ndryshe

Tema tė Ngjashme

  1. Gjuha shqipe, shteti shqiptar dhe qytetari shqiptar!
    Nga YaSmiN nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-12-2007, 17:22
  2. Koha pėr tė formuar tė majtėn reale
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05
  3. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02
  4. Lulishtet , Mafia dhe Qytetari
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 04:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •