Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    c'eshte ki mo?

    Gazeta Shqiptare

    Nuk e pritėn nė aeroport kryeministrin e Kosovės

    Incidenti nė Rinas, Meta pushon 2 zyrtarė


    ----------------------------------------------

    TIRANE

    Meta shkarkoi dje nga detyra dy zyrtarė tė Ministrisė sė Jashtme pėr incidentin e ndodhur me kryeministrin e Kosovės.
    Drejtori pėr Kosovėn, Qirjako Kureta, dhe shefja e cermonialit, Elida Vaso, u nxorėn pėrgjegjės ndėrsa vazhdojnė analizat dhe priten shkarkime tė tjera.
    Kryeministrin e Kosovės, Bajram Rexhepi, nuk e pritėn, por as nuk e pėrcollėn. Dje ai u kthye nė Prishtinė, pasi mori pjesė nė cermonitė pėr festat.
    Barjam Rexhepi nuk ka kaluar nga salla VIP e areoportit tė Rinasit, sepse kjo sallė ishte e mbyllur.
    Bashkė me tė tė njėjtin fat ka pėsuar edhe ministrja e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Arta Dade, e cila do tė udhėtonte jashtė. Mbase Dades nuk do t'i ketė bėrė shumė pėrshtypje ky fakt, aq sa kryeministrit tė Kosovės, Bajram Rexhepi, dhe atyre qė e shoqėronin. Delegacioni kosovar ėshtė "harruar" nė areoport, sepse nuk ishte marrė asnjė masė nga ana e protokollit tė shtetit. Ai ėshtė detyruar tė udhėtojė nė drejtim tė Durrėsit me makinat e miqve apo edhe taksi tė marra nė sheshin para areoportit.

    --------------


    C'eshte ki Qiriako Kureta ..Drejtor per Kosoven..???
    Di gje ki mo ku bie Kosova?

    Le ta bejne ate Kujtim Buzen drejtor per Kosove..se Kosovar eshte dhe mik i vjeter i Sigurimsave skraparo-labusher te Klanit Meta-Braho-sorollop..

    Lere Qiriakon drejtor per hotelet e Sarandes e Lapardhase.

    Po kjo Elida Vaso...drejtore ceremonish..????

    Po kjo Dadja Ku vete jashte shtetit??

    Apo tu gjej strofull bijve te saje vrasesa?

    Hajde shtet hajde..

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    allall brari tani me ke pelqyer qenke me te vertet nje njohes i vertet i gjithe shqipetareve kudo qe jane
    ke noten 5 per kete.
    a brari! edhe dicka mos harro ti thush albos se notat nga 1-5 jane perdor dhe perdoren ne vendet komuniste
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    ki-ta jane perfqesuesit me te denje te paaftesise se qeverise Shqiptare. Turpi yne qe e hame me buke cdo dite.
    timeo Danaos et dona ferentes

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    sic duket kane ik per darke bashke .kane pi shume jane q.. shume dhe jane zgjuar duke thithur akoma aromen e hashashit te lene nje nate me pare ne tavell.

    ca imagjinate eeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!!!!!!
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Ju lutem, qendroni ne vijat e bisedes. Kjo pjese e forumit eshte me te vertete serioze dhe temat te cilat mbulon te nje rendesie krejt te madhe per te gjithe ne. Sarkazma (ose perpjekia per) nuk nxjerrin shume ne drite, pervec shperqendrimit. Ky i fundit nuk besoj se te hyn as ty ne pune, mariglen.

    Me respekt!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Me shume se nje harrese


    Mengjesin e 28 nentorit, me shume se sa festimin e 90 vjetorit te pavaresise dhe ceremonine qe pritej ne Vlore, shtypi i Kosoves komentoi incidentin qe kishte ndodhur ne aeroportin e Rinasit me kryeministrin e saj. I thirrur me ftese te Presidentit dhe me trajtimin e nje delegacioni te rangut te larte, Rexhepi dhe Hashim Thaci, dy nder politikanet me te rendesishem te Kosoves, kishin mbetur te vetem ne piste. Asnje zyrtar, sado i ulet nuk kishte dale t'i shtrengonte doren personaliteteve te larte, miq nderi ne ceremonine me te rendesishme te shtetit shqiptar. Rexhepi dhe Thaci jane larguar vetem 30 minuta me pas, fale nderhyrjes se rastesishme te nje punonjesi qe i ka njohur dhe nje angazhimi te rremujshem te strukturave shteterore. Ngjarja qe kaloi jo pa nje termet ne Tirane, provokoi pushimin nga puna te dy drejtuesve te larte te Ministrise se Jashtme, por si te mos kishin mesuar asgje nga ajo qe ndodhi, perfaqesuesit e shtetit shqiptar i detyruan edhe nje here ne kthim Rexhepin dhe Thacin te kalonin neper sallen e zakonshme te tranzitit, duke pritur nje rradhe te gjate.

    Fatmiresisht shtypi i Kosoves e trajtoi kete si nje fyerje pa shkak, si nje konfuzion te strukturave shteterore shqiptare dhe si deshmi te faktit se edhe 90 - vjet pas shpalljes se pavaresise, qeveria shqiptare nuk e ka marre ende formen e saj. Fatkeqesisht, ne Shqiperi, problemi duhet pare shume me gjere se sa kaq. Dicka me teper se sa thjeshte nje harrese apo nje konfuzion nga ata qe ndodhin sa here ka ndonje organizim te madh. Kesaj here Tirana ka fyer jo thjeshte Kryeministrin e Kosoves dhe Hashim Thacin, politikanin kosovar me popullor ne Shqiperi, por ate segment te politikes kosovare qe synon marredhenie intensive me ne. Ate segment qe e sheh te ardhmen e krahines shqiptare te lidhur ngushte me zhvillimet ne anen tjeter te kufirit perendimor te saj. Qe synon fuqizimin e identitetit shqiptar ne Kosove dhe qe deri me sot ka perballuar e para idete e mbrapshta te krijimit te nje identiteti artificial kosovar. Qe ka kontestuar idene e Rugoves per krijimin e nje flamuri te Kosoves te ndryshem nga ai i Shqiperise, qe ka kundershtuar idene e nje himni te ndryshem nga ai kombetar dhe qe ka kontestuar idete e rishikimit te gjuhes letrare shqipe. Qe ka ditur te perballoje presionet e administrates se UNMIK per nje politike me te distancuar dhe me te ftohte me Shqiperine. Dhe qe mbi te gjitha, eshte sponsorizuesja dhe frymezuesja kryesore e turizmit disa qindra mijerash te kosovareve drejt Shqiperise. Qe perkthehet ndryshe ne disa qindra miliona dollare per Shqiperine. Me keq se sa kaq, veshtire se mund te behet nje marredhenie.
    -------------------------
    ----------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Meqe Rexhepi e pergenjeshtron se ka ngelur pa u pritur nga protokolli shqiptar do te thote se ilir Meta gabimisht ka shkarkuar dy punonjesit e vete.
    Pra ose genjen META ose Rexhepi.

    Ne fakt Meta nuk genjen por Rexhep ziu eshte gati te haj dhe mu-t e te thote..sa e mire kjo cop hallv socialiste..lol..e i mjeri rexh..
    lol
    E prisja kte reagim te partise se Hashim Halitit.
    Ata rrojne jo per KOSOVEN por per nji ideal te ngordhur qe eshte..restaurimi i enverizmit ne Kosove..

    Edhe "luften" prandaj e bene sic e bene..edhe cdo gje tjeter qe bejne eshte vetem ecje ne rrugen e Bac Enverit..

    E po Kosova prandaj dhe nuk ja jep voten ktyre servilve pa asnji vlere.

    Te pakten do tu lutesha PDK dhe AAK-se qe te restaurojne nji ENVERIZEM pa viktima sepse nuk munden ma Nenat e Kosoves te durojne femijet e tyre burra ti shohin te vdekur nga plumbat e Sali Veselve te Rexhep Hashim Halitit.


    Tung !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-12-2002 mė 14:45

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    koment

    Ardhje dhe mosardhje inatēore?

    Nga Qemal SAKAJEVA

    Krye pesė viteve, 28 Nėntor 1997 dhe 28 Nėntor 2002, mes Shqipėrisė dhe Kosovės, ka pasur dy kėrcitje politike, tė komentuara ndryshe nga krahė tė kundėrt tė saj.

    Atėhere, pėr 85 vjetorin e Shpalljes sė Pavarėsisė, pat mbėrritur me ngut nė Vlorė Akademiku Rexhep Qosja. Mė shumė se sa njė pėrgjigje patriotike ndaj ftesės sė veēantė tė socialistėve pėr tė, ajo qe njė ardhje inatēore e tij e, mė keq se aq, kundėr pushtetit tė rrėzuar me armė tė Berishės. Ai e pati pėrcaktuar rebelimin e armatosur komunist, nga foltorja festive ( vetėm festė ajo s'ka qenė) "Revolucioni Demokratik i vonuar". Karakterizimi politik qė ai bėri, qysh atė ditė dhe pandėrprerė, ka mbetur objekt kritikash i politikės dhe shtypit tė djathtė. Kurse politika zyrtare dhe shtypi i majtė, thėnien e tij, e klasifikuan si ndihmesėn mė tė vyer tė akademikut, qė nė tė vėrtetė ishte kostum politiko-filozofik i terrorizmit, qė u pėrdor pėr tė rrėzuar pushtetin e ligjshėm, pėr tė ngritur paligjshėm pushtet tjetėr.

    Kėtė herė, pėr 90 vjetorin e Shpalljes sė Pavarėsisė, ftesės zyrtare pėr tė ardhur nė Vlorė, nuk iu pėrgjigj Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova. Mediat elektronike dhe tė shkruara tė majta, tė varura dhe tė pavarura, e cilėsuan mosardhjen e tij njė "refuzim". Komentet, tė ngarkuara me nėntekste apo thėnie tė hapura, mėtonin ta quanin sjellje inatēore tė Ibrahim Rugovės.

    A ėshtė inatēore mosardhja e tij nė Shqipėri, qysh prej njė kohe tė gjatė dhe deri te rasti mė i fundit?

    Figurat nė pushtet, pėrjashto Presidentin qė ėshtė zgjidhje kompromisi e vonėt, dihet qė patėn mbajtur , si para dhe gjatė luftės nė Kosovė, qėndrime politikisht vrasėse kundėr Ibrahim Rugovės. Nėse ai mbijetoi nė rrethana dramatike deri tragjike, ka pasur tre faktorė madhorė qė kanė ndikuar:

    Pėrmbajtja e tij vizionare politike. Qysh nė fillim dhe deri tani, ai i ka mbetur besnik tri pėrcaktimeve bazė: Kosova nėn protektorat ndėrkombėtar ( kjo ndodhi). Kosova e hapur( dhe kjo ndodhi). Kosova e pavarur ( dhe kjo pritet tė ndodhė).

    Ibrahim Rugova si president i Kosovės, edhe atėhere kur njihej si i tillė nė Kosovė, por i papranuar ndėrkombėtarisht, edhe tani qė ai i gėzon tė dy njohjet, ka mbėshtetjen e shumicės sė popullit, ēka e bėri tė mbijetojė gjatė qėndresės paqėsore, luftės serbe dhe pasluftės nė liri, edhe nga agresioni zyrtar i politikės e mediatik tė Shqipėrisė tė pas 97-ės.

    Ibrahim Rugova si institucion presidencial dhe si politikan, ka vėrtetuar se ka pasur mbėshtetjen e politikės amerikane dhe europerėndimore. Kush dėshiron, i mban mend fjalėt mbėshtetėse tė Presidentit Klinton nga Gjermania pėr tė, pikėrisht nė ato ēaste tragjike kur figurat e politikės zyrtare tė Shqipėrisė e shtynin dhe e fyenin, pėr ta asgjesuar nė lojėn politike kundėrshqiptare ndėrthurur mes Beogradit-Athinės-Tiranės.

    Kryetari Rugova, duke pasur tė tre faktorėt pėr mbėshtetje, nuk humbi, por u bė nė mėnyrė tė merituar Presidenti i parė i Kosovės sė Lirė dhe Demokratike. Mosardhja e tij nė Shqipėri nuk ishte sjellje inatēore(ndonėse ka motive), kurse nga Tirana zyrtare nuk dimė as publikisht, as nga afėr, tė jetė kėrkuar ndjesė. Megjithatė politikani Rugova, mosardhjen e shpjegon me vlerėn institucionale qė duhet tė ketė vizita e parė e njė Presidenti tė njė vendi qė ndjehet shtet i ri dhe kėrkon tė njihet shtet i pavarur.

    Mosardhja e Presidentit tė Kosovės ėshtė thellėsisht e menduar dhe arsyetuar. Pėrvjetori i plotė i Shpalljes sė Pavarėsisė nuk ėshtė e drejtė festive vetėm e Shqipėrisė, por edhe e Kosovės. Nė histori, dihet qė, nėse akti i ngritjes sė flamurit u pėrfundua nė Vlorė, ai qe nisur pėr t'u kryer nė Prizren. Dhe, nė Kosovėn e pasluftės, ky ishte pėrvjetori mė i shėnuar i Ditės sė FLamurit dhe Presidenti i saj, mė shumė se sa nė Shqipėri, duhet tė gjendej nė Kosovė, pėr t'i shėrbyer edhe me kėtė mjet hapave qė hidhen ditė pas dite pėr kah pavarėsia.

    Mosardhja e Presidentit tė Kosovės nė Vlorė, ose qėndrimi i tij nė Prishtinė, si atėhere gjatė luftės kur u spastrua vendi dhe nė kėtė pėrvjetor tė plotė ku gjithė populli i Kosovės festoi me vetėdije tė thellė, ishte pėrdorja e rastit pėr tė bėrė politikė tė zgjuar. Festėn e madhe tė pėrbashkėt tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės ai e ktheu nė foltore ku mendoi t'i shėrbente identitetit tė Kosovės sė pavarur, duke propozuar dy simbolet themelore tė shtetit tė ri: Flamurin e Dardanėve dhe himnin "Ka ra kushtrimi nė Kosovė".Edhe Radiotelevizioni i Kosovės, mosardhjen e Presidentit e komentoi duke thėnė se ai ka vendosur tė festojė mes popullit.

    Mosardhja e Presidentit tė Kosovės institucionalisht ishte zgjidhje me njė baraspeshė protokollare tė pėrpiktė. Nėse nė Prishtinė mbeti Presidenti dhe Kryetari i Parlamentit, nė Shqipėri u dėrgua Kreministri Bajram Rexhepi dhe politikani Hashim Thaēi. Ajo qė gaboi mes dy qeverive nė njė festė, nuk ishte Kosova, por Shqipėria. Prishtina s'qe inatēore, Tirana u tregua, nė mos nėnvleftėsuese me dashje, nė mos fyese e qėllimshme, tė paktėn e pakujdesshme deri pėr tė mos u harruar. Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhep,politikanėt e njohur Hashim Thaēi e Prof. Mark Krasniqi, dihet tanimė se as nuk u pritėn dhe as nuk u pėrcollėn nė aeroportin e Rinasit. Ndėrkohė pėr tri ditė papushim, nė mediat elektronike dhe tė shkruara, u buēit pėr vizitėn e delegacionit tė Shqipėrisė nė Beograd dhe largimin e indinjuar tė ambasadorit jugosllav nga festimet e Vlorės. Ndėrsa, mediat elektronike tė Kosovės jepnin tjetėrēkaarret masive dhe kėrkesėn e pandėrprerė pėr gjetjen e njerėzve tė zhdukur pa gjurmė nga serbėt.
    ------------------------
    -------------------------
    Oj sharkie lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo ka qene rastesi dhe pa qellim.
    Zoti Kureta jo ne Sarande e Lapardha por edhe ne Prishtine,Janine,Ulqin,Tetove e kudo tjeter jetojne njerezit e gjakut te tij duhet te punoj, mirepo duhet terhequr vemendjen se herave tjera te jete me i kujdesshem ne raste te tilla. Respekti se pari per njerezit e tu e pastaj per te huajt, sepse njeriu i juaj eshte i juaji kurse i huaji eshte i huaj dhe shume me larg se i juaji, pra ne i respektojme te huajte kurse nganjehere jemi te pakujdesshem dhe harrojme ti respektojme tanet, kjo gje nuk duhet te ndodh me.
    Pshd.
    Dodoni
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Icidenti me Kryeministrin e Kosoves ne Rinas, vetem rastesi nuk eshte!! Pa mendoni..Meta ne Beograd me Koshtunicen, vartesit etij "harrojne" dhe "neglizhojne" autoritetet e Kosoves ne Rinas. Ajo eshte veper e Beogradit kuptohet nepermjet marionetes bullafiqe Metes, si per t'ju thene..e shihni kush e komandon shtetin e Shqiperise..Per ju pra drejtues te Kosoves nuk ka protokoll Zyrtar as ne Shqiperine Londoneze pa le me gjere!!!???

    Ngjarjet pra te nderuar vellezer jane shume te lexueshme!! Nga produktet e "Revolucionit Demokratik te Vonuar" pritet edhe me keq...Rugova pra e din se ne Shqiperi ska kush ta presi, eshte turp te jesh ne nje tribune me sherbetoret e Asfalise dhe UDb-se
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kosova nė udhėkryq
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •