Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Ne mergim takoj Shqiperine.,poezi

    Ne mergim takoj Shqipnine
    poezi
    Larg ku varferine kam vrare
    shoh Shqipnine kete Zane te bardhe!..
    Dhe ngadale nis t'kuvendoj
    n'udhe t'mergimit e takoj !.
    Heej Shqipni moj nane baroti
    ktheje koken t'flasim pak
    turivaruna rete prej soti
    kanë me ikun prej teje larg !.
    Qesh nanemadhja psheretin
    dhe me dore flokeve iu jep
    ah more bire ketu n'mergim
    ajri n'fyt se si me djeg !..
    Ah moj nane mos u psherit
    ti veç bijte ke ardhe me pa
    prape n'shine tane ke me ik
    here tu qesh e here tu kja !..
    Eh more bire m!-prape m'kthehet nana
    unë po kthehem me rete në qiell
    s'kam nevoje per vize a gjana
    e prape tek bijte kam me erdhe!..
    T'lutem nane mos ik dhe pak
    se unë mallin du me vra
    iken nana se n'shpi bijte kanë ba shamate
    e shume dasina jane tu ba !..
    (në qiell rete filluan me kja !..)

    Lek Gjoka - Kallmeti
    Jacksonville Florida 2002,
    Në kete poezin time (botuar edhe ne gazeten Illyria ne Amerike ) deshiroj qe te hap nje teme te re :a është mire dhe perse politikanet shqiptare ne te tera trevet Shqiperi,Kosove,Maqedoni dhe Mal te zi krijone qindra partia sapo ngaterrohen me parine meme parti qe nuk po i sherbejne Shqiperise por vetem gjepave te tyre.....me respek Kallmeti

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Sa me shume lexoj aq me shume po e humbas interesin ne gjerat e shkruara. Por poezi si kjo e jotja, do vazhdojne te me trondisin gjithmone.

    Pershendetje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    kallmetit

    Mire se erdhe ne forum Kallmeti

    "Larg ku varferine kam vrare
    shoh Shqipnine kete Zane te bardhe!.. "
    Nuk e di a vertet eshte nje Zane e Bardhe apo nje vend qe e kane mallkuar prej shekujsh, dhe spo del dot nga llumet thithese.

  4. #4
    Kallmeti
    Mire se erdhe ne forum. E lexova me deshire poezine tuaj dhe me pelqeu shume. Urime. Ne pritje te pjeseve te tjera letrare prej jush.
    Pershendetje

  5. #5
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    kallmeti...

    hej, e ke qene ndoj her' ne fishte?
    se ne lezhe e di qe me siguri ke qene.
    une prej kesaj te dytes ,
    kujtimin e permallur po e qes...
    e po te baj nje mireserdhje me te.
    Patriot, urime... njeheresh.

  6. #6
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Lotet e puthjes.Cikel Poetik...

    cikel poetik nga Lek Gjoka -Kallmeti

    Lotet e Puthjes

    Larg në dhe te huaj
    kur syte veç në enderr ti pashë
    në buze qendrijnë pakez lote te puthjes
    pakez lote te puthjes se thate !..
    Nata rend mbi dallge te lodhjes
    ndienjat marrin udhe të gjate
    qëndrojnë pak në oborr te shkolles
    Ne vjeshte pemet s'di pse qajnë?
    (Mos kjo stine iu vodhi rrobat ?!
    Ah e dashur buzët qajnë
    këtu larg në dhe te huaj
    kater stinet vjeshte jane
    s'po shterojnë lotet e puthjes !..


    Një vajze ecen neper shi !..

    Ecen një vajze neper shi si në legjende
    s'ecen me kembe ecen me zemer
    dhe s'pyet nese gjiri i rejes rrjedh
    shi,bore apo breshër !

    Ecën ajo si legjenda drejt legjendës
    vezullimi i syve te saj të gjitha rete i zhduku
    e di,shumë larg rri fshehur një zemer
    që pulson njëhërësh me zemrën tende flutur !..


    Kush e solli dashurinë ?

    Mëngjesi i lau faqet
    mesdita i krehu floket
    era ia shkundi mendimet
    dhe ia thau lotet !

    Ora ia dha vrapit
    sytë me qiellin nderrohen
    detrat po bertasin
    detrat zemerohen !.

    Se s'ka më uje lotesh
    se u shterr trishtimi
    s'kanë si mbushen botet
    e ketij zemerimi !.

    Nuk shterrojnë dot kënget
    por buruan puthjet
    dita lind per syte
    nata lind per buzet!...

    Ora ia tha vrapit
    dhe në planetin tjeter
    u takua më djalin
    e me puthjen e vjeter !..


    Në ëndërr !..

    Kur dielli u shtri te flerë
    strukur në gji te maleve
    e hena permes reve shkonte
    lozonjare
    se kush vjen e troket në dritaren-ëndërr!..
    Unë s'e kisha ndiere kur më mbuloji në gjume
    si dikur kur zbulohesha nga ethet e matures
    veç gjaku ia dha vrapit në dejet e ngushtë,
    e balli mori zjarr nga embelsia e puthjes !....
    Ah për bese s'po rrej
    Sonte në Athine pashe në enderr nënen !..


    Vajzave gjokset po iu shkrijnë ...

    Po shkrijnë ajzberget
    me nje shperthim lulevjollce
    vajzet kane zjarrmi te tmerrshme në gjokse !..
    Dhe shkojnë në kisha a gjami qe Zoti tiu sjelle fat
    që gjoksin a trupin te mos iu shkrije vapa !...
    Ah,sikur të isha djale:Sa vajzave do iu shkrihesha
    në gjokse,buze a trup si stalaktik pranveror
    nëpër ujvara.....


    Ç'm'u rishfaq Migjeni udheve te Athines

    Ishte çmendur makina e pronarit dhe me vrap
    si kale i hazdisur rende autostrates
    por semafori i kuq per krahu e kap
    dhe ia nxierr kllapine.
    Kokën kthej mënjanë,sytë shohin në dritare në vocerrak
    qe asnje pike gjaku në fytyre s'i kish mbire!.
    -Më fal pesë lekë se dua te jetoj-më tha ai shqip
    Zgjata paret e ia dhashe u mbyllen vete syte
    perpara Migjeni i zverdhur m'u fanit.
    Është ca e lasuar Athina dhe bën zhurmë
    s'i bie ndermend se ka ndonje vocerrak shqiptar
    që për shtepi ka lulishten
    e për mbuloje ajrin e veres
    Vallë vargjet kush per fyti po m'i kap
    lotët e zemres ?
    -Ik në Shqiperi !-mu duk se i thashe
    se vetem atje do të të falin ndonjë cope jete
    se si m'u zhduk papritmas ai vocerrak
    se makina serishmi mu çmend !...

    Ëndërr vajzerore ..

    Padashje tej xhamit
    hyre ti tere ngrohtesi
    hyre mu në zemer të fustanit
    me një afsh të madh në gji.

    E syte anash i hodhe
    të shihje ndonjë dhëndërr
    por syve s'di pse s'iu besoje
    s'e dije gjithshka ishte ëndërr......

    Im bire Donaldi lindi me 30 qershor 1997

    Përjashta spitalit këngë e zakonshme armesh
    si vajtim mortor a kush djallin e di
    qershori i lodhur çapitej ngadale
    diktatura në shtratin e vdekjes u shtri.
    E dashura ime në salle të operacionit gjumë flë
    Doktorat i kishin prehur thikat e jetes
    qajnë ndienjat,e prape vetja më thote:"Hë mo burrë je?
    ....por jo s'i ndaloj dot lotet e zemrës.
    Dhe vargjet pikojnë lot
    se lot boron etërë Shqiperia
    se dhe nuset në të zeza ndërruan njyren e vellos sot
    e per orkester kishin vajtime e krisma!.
    Sot me 30 qeshor 1997 doli nga "burgu" im bire Donaldi
    e tamli i nanes që pi ka aromë baroti
    dy oresh më thote: "babe ç'po ngjet kështu në Shqiperi
    apo na ka mallkuar zoti!?::
    Përkëdhel tim bire që trokiti në jete
    ditën e pare te riçlirimit të tretë,
    zemra e tij e virgjer pulson e duket sikur flet:
    "Ishalla ripushtim tjetër të vetvetes s'do të ketë !".....




    të dashur miq keto jane disa prej poezive te Lek Gjokes-Kallmeti(te mijat)te vellimit poetik "LOTET E PUTHJES" te shkruera para 1998 vit qe unë emigrova Familjerisht ne Amerike.Ne të ardhem do tiu dergoj edhe poezi te tjere te botuara në organe te ndryshme si dhe poezi te reja qe po i bej gadi per nje vellim tjeter poetik.Dëshiroj qe paqjq dhe mirkuptimi te udhetojne në ëdo çast si ne jeten tuaj ashtu edhe në mbarvajtjen e ketij forumi Shqiptar në internet. Faliminderit !...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bel ami : 19-05-2002 më 09:04

  7. #7
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    Shume te bukura!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  8. #8

    Kallmeti....

    Ju uroj suksese ne vellimin e ri poetik qe doni te botoni
    Poezit e mesiperme jane vertet te bukura

    pershendetje

  9. #9

    Forumi Shqiptar-Pershendetje

    Forumi Shqiptar...

    -pershendetje

    Perjashta dritaresh shiu është merzitur
    dhe qan me buleza loti
    në internet shpresa ka trokitur
    mergimin në lumë ta hedhe prej soti!..

    Dhe rrjedhin fjalet,diskutimet
    taman në gjuhën e kastriotit
    u hapën kufijtë e kercejnë gezimet
    forumi i thjeshte i bekuar prej zotit.

    Të gjithe mundohet të thonë diçka
    dhe pa e ditur kane thenë çdo gje
    perzijne çdo dite në magje fjale
    e të gjithe i shijojme me nge...






    i nderuar Redi!.

    Megjithese jam i regjistruar me emrin Kallmeti por ngaqe mundesia ime është e kufizuar ngaqe kam mjaft punë dhe kohen e lire e kam si me pikatore por me kete poezi te thjeshte desha tiu falenderoja juve dhe tere pjesmaresit.

    Sigurisht qe me quajnë Lek Gjoka dhe jetoj në JAX. Florida të
    Amerikes qe ne 1998,jam i martuar dhe me dy femije.
    Pelqej poezinë(po pergadis librin e dyte me poezi) dhe jam antar i shoqates se shkrimtareve shqiptaro-amerikane si dhe bej pjese në mjaft programe në internet.
    Desha tia dergoja forumit direkt por nuk e dija se në çfare teme ta fusja ndaj ta dergova ty qe ta fusesh...Pershendetje nga Leka....

    2 gusht 2002...Jacksonville-Florida

  10. #10
    Shkrimi i mesiperm eshte nje nga ato mesazhe dhe emaile te shumte qe marrim nga bashkatdhetare shqiptare nga te gjitha anet e globit.

    Pra publikova kete poezi te thjeshte qe autori e ka bere enkas per Forumin Shqiptar me kerkesen e tij dhe sinqerisht me behet qejfi kur shoh qe ka shqiptare qe na vleresojne mundin dhe kohen e shpenzuar per te krijuar dicka me vlere.

    Meqe eshte edhe rasti dua qe te pershendes te gjithe anetaret dhe vizitoret e Forumit Shqiptar te cilet me kontributin, seriozitetin dhe angazhimin e tyre po i japin jete ketij Forumi Mbarekombetar dhe pa kufij.


    Pershendetje te gjitheve

    Redi

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Premton t’i vjedh qytetarët, zgjidhet kryetar komune
    Nga presHeva-Lee në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2009, 14:32
  2. Drejtori i TVSH-së i premton besnikëri kryetarit socialist
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 01:58
  3. Edi Rama, premton për të ardhmen?
    Nga tani_26 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-10-2005, 20:08
  4. Qeveria, U Premton Toka Te Huajve
    Nga ALBA në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 00:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •