Close
Faqja 0 prej 27 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 263
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Më ndihmoni - si të gatuaj fasule?!

    gazeta shqiptare:

    Flet kuzhinieri personal i familjes mbretërore

    "Mbretit Leka i pëlqejnë fasulet e byreku"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Rezarta Delisula

    TIRANE

    Ka një lidhje ndryshe me Leka Zogun. Daja i tij, Bajram Neli, ka qenë oficer i oborrit mbre-tëror. Ka vdekur në 1982-shin në Francë dhe është varrosur pranë mbretit të tij. Pas shumë vitesh, Leka Zogu ka ruajtur amanetin e të atit.

    Në koleksionin e armëve ruan edhe pistoletën me dorezë të fildishtë të oficerit mbretëror Bajram Nelit. Eshtë rritur në mes të burrave që flisnin me dashuri dhe nostalgji për Ahmet Zogun, edhe pse ka qenë e ndaluar. Hysen Neli është kuzhinieri personal i Leka Zogut. Ka punuar si kuzhinier që prej 32 vjetësh dhe tani në moshën 50-vjeçare u realizua ëndrra e tij: të gatuajë për mbretin.

    Njohja

    Më 1997-n Leka Zogu mbërriti në kryeqytet për të dytën herë. "Meqë nuk pata mundësi ta takoja në vitin 1993, shkova te hoteli ku ai qëndronte. Guri Durollari bëri prezantimin, duke i thënë se unë isha nipi i Bajram Nelit. U përqafuam fort dhe i shpreha dëshirën mbretit Lekë që të më merrte si kuzhinierin e tij", tregon Hyseni. Në atë kohë Ceni, ashtu siç e thërrasin miqtë, punonte shef kuzhine në Spitalin Ushtarak. Në vitin '97 punoi tre muaj si kuxhinier i Lekës, madje e ndiqte atë edhe kur shkonte jashtë Tirane. Edhe babai i Cenit ka qenë oficer i oborrit mbretëror. "Pasi iku mbreti Leka, kam menduar thuajse çdo ditë për kthimin e tij. Mua më pëlqen shumë të rrij me të, pasi është njeri i thjeshtë dhe komunikues, jam rritur duke më folur për familjen mbretërore", thotë Ceni. Që nga 28 qershori i vitit 2002 Hysen Neli punon në familjen mbretërore dhe, siç shprehet ai, do të vazhdojë të jetë gjithnjë në shërbim të tyre. Hyseni pi cigaret "Rothmans" që pi Leka Zogu e po kështu edhe shumë pjesëtarë të tjerë të oborrit. Ceni na tregon se në shtëpinë mretërore flitet vetëm shqip, madje edhe mbretëresha Suzan kupton shumë mirë dhe flet gjuhën e të shoqit. Kur Hyseni shtron tryezën, kënaqet kur dëgjon që mbreti Leka Zogu e thërret Hysen Aga. "Janë njerëz të edukuar dhe të urtë, dhe unë jam me fat që ndodhem mes tyre", shprehet kuxhinieri.

    Fasule me spec

    Kuxhinieri personal i familjes mbretërore thotë se Leka Zogut i pëlqejnë shumë gatimet tradicionale shqiptare. Gjella më e preferuar e tij është fasule me spec djegës, por edhe byrekun me spinaq e pëlqen shumë. Në mëngjes Leka Zogu preferon të pijë kafe turke pa sheqer të shoqëruar me ujë ose me ndonjë leng frutash. Në drekë zgjedh gjithnjë gjellë tradicionale, ndërsa në mbrëmje meze të ftohta. "Mbreti Leka nuk ha shumë, ndërsa duhanin e ka më qejf", thotë Ceni kuzhinieri i tij, duke shtuar se mbreti është rritur mes shqiptarëve dhe që i vogël është mësuar me gatim shqiptar. Mbreti Ahmet Zogu ka thyer një rekord ndërkombëtar, duke pirë 8 paketa mbrenda një nate, e duket se trashëgimtari i tij nuk mbetet shumë prapa. Leka ka qejf të pijë ndonjë gotë konjak "Skënderbeu" dhe po ashtu i pëlqen edhe birra "Tirana". Edhe princi Leka nuk bën naze për të ngrënë. Ceni na tregon se në mëngjes ai ha vezë omeletë, ndërsa në mbrëmje i pëlqen të hajë edhe pica. Mbretësha Suzana pëlqen peshkun dhe pulën e pjekur, ndërsa duhani i preferuar në Shqipëri është "Imperial".

    28 Nëntori

    Për preferencën e Leka Zogut në ushqim na tregon dhe një roje personale e mbretit. Sipas tij, kur kishin qenë në Tropojë në vitin 1997, mbreti do bënte një vizitë te të afërmit e ish-ministrit të kohës së Zogut, Abedin Mulosmanit. Porosia e tij për të ngrënë, ishte "bukë misri dhe fasule me spec djegës". Edhe familja mbretërore e ka festuar në mënyrën e vet 28 Nëntorin. Ceni tregon se mbreti Leka i tha që në mëngjesin e asaj dite të përgatisë një drekë të madhe ku, përveç punonjësve të oborrit, do të kishte të ftuar edhe miq. "Poqa qingja në hell dhe përgatitëm meze të tjera për të gjithë të pranishmit, ndërsa në tryeza kishte vetëm birrë vendi", tregon Ceni, duke shtuar se në mbrëmje mbreti Leka ishte i thirrur nga presidenti Moisiu në Pallatin e Brigadave. Tani mbreti Leka Zogu është qetësuar, pas humbjes të së ëmës, kjo falë ngrohtësisë që merr nga gruaja dhe djali i vetëm.


    ------------

  2. #2
    FBI Maska e Sarah
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Larg Dashurise se Pare
    Postime
    76
    Car fasule mer ....

    Fasulet jane per beqaret e per ata qe kane nja 30 vjet martu.
    Une per vete nuk kom honger fasule qe kur jom martu. Ti thu me me qit burri per dhome....nuk ka turp gruja pjerrdh si me arados....qyqa qyqa mos e thonte Perenija.....lol
    In the Lord,however,woman is not independent of man, nor is man independent of woman. For as woman came from man, so also man is born of woman. But everything comes from God.

    I Corinthians 11:11 (NIV)

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Po c'tu desh o Brari....... ta le mangut Sarah????????????
    Kush mban tani temen ne krahe e ta coje tek fjalet pa dogane......Mbaje Brar!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Fasulet hane te gjithe dhe pothuajse te gjithe pelqejne fasulet, jo vetem shqiptaret por te gjithe popujt e botes.
    I urojme Mbretit Leka qe te "haje shume fasule" hahha, shume respekt per Mbretin Leka dhe shume suksese ne jeten e tij politike.
    Pshd. Dodoni
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    po fasulet jane shum te popularisuara ne te gjithe boten, vetem ne e kemi si per marre kur kemi fasule per dreke. anglezet, mengjes dreke darke fasule hane.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-11-2002
    Vendndodhja
    "Treasure Island"
    Postime
    12
    Mos kini merak se mbreti nuk ha fasule por ka "fasule".
    :^ Globi

  7. #7
    My-SeLf Maska e Erban
    Anëtarësuar
    22-09-2002
    Vendndodhja
    Iher Per Iher ITA
    Postime
    68
    Ca thoni kshu me Fasule thoni Groshe se ashtu thuhet me mir ne gjuhen tone popullore.
    LooL
    Absurditet.....JeTa

  8. #8
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    uaaaaaaaaaa po ku ka me te mira se fasulet....ore njerez....iiiiiiiiiiiiii si nuk dini asgje ju

  9. #9
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Më ndihmoni - si të gatuaj fasule?!

    hey vajza dua ndihmen tuaj kam hedh nje bast me xxx
    edhe i thash di te gatuaj por e verteta eshte se un sja kam iden se :P
    so dua te bej nje gjell me fasule :P
    mund te me thoni si behen sa ore lien ne uj etc mund ta ma pershkruani thnxxx
    Partizoni

  10. #10
    hahahah,
    futi fasulet ne uje qe ne darke nuk eshte e domosdoshme por thjeshte e keshillueshme se keshtu ziejne me shpejte

    per sa vete do gatush? nje 250g eshte mjaftueshem besoj (1/2 paund dmth)
    I hedh ne tenxhere shon 3/4l uje dhe i ve te ziejne pasi kan mare vale nja 5 min i heq nga zjarri dhe ua derdh ujin i shpan ne nje kullese
    I hedh prap ne tenxhere dhe shton tre 3l uje, nje koker qepe te thate te prere ne kubik te vegjel, pak salce te kuqe 100ml vaj ulliri dhe i ve te ziejne ne zjarr te mesem
    Tashi sa zgjat gatimi varet nga fasulet (nqse i ke fut qe ne darke ne uje ziejne per max 60min, ne te kundert do kesh kujdes ti shofesg here pas here se ben vaki avulloj uji e i djeg
    nqse ka nevoje per te shu uje mire eshte ti shtosh uje te nxehte

    Pasi te ken zier mire dmth te provosh kokrrat e fasules jan ber te buta hidhi pak kripe e pak spec dieges po deshe
    Sigurisht lengu dihet te jet ajkosur (trashur) qe te mos quhen fasule ushtie hahaha

    hajt bast te mbare e na njofto per rezultatin hahhaha

Faqja 0 prej 27 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. ju lutem me ndihmoni ta gjeje kengen e rifat berishes
    Nga Riona në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 15:02
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •