Migjen Kelmendi: Letėr e hapur opinionit kulturor tiranas
Nga Migjen Kelmendi / Ka vite qė nuk e shkruaj standardin gjuhėsor tė vitit '72. Praktikoj shkrimin e njė gegėrishteje ashtu si mė kujtohet dhe si e flas me njerėzit e dashur tė mi, ashtu si e flasin 2 milionė njerėz, shqiptarė tė Kosovės, nė familje, nė rrugė, nėpėr dasma e deka, nėpėr kafeteri, nėpėr jetė.
Por, duke pasur njė respekt tė madh pėr opinionin kulturor tė Tiranės, ndoshta mė mirė tė them pėr mileun kulturor tė Tiranės, vendosa qė kėtė letėr tė hapur ta shkruaj nė gjuhėn standarde, duke shprehur admirimin tim mė tepėr pėr toskėrishten se sa pėr njė grusht rregullash ortografie tė caktuara mė 1972. Sepse, unė nuk mund ta pėrjetoj e konceptoj ndaras toskėrishten nga gjuha dhe kultura shqipe, ashtu si ndodhi me idiomėn tjetėr, gegėrishten, gjatė gjithė kėsaj kohe. Unė nuk mund ta kuptoj kulturėn shqiptare pa njėrin nga kėto dialekte. Pa cilindo nga to, gjuha dhe kultura shqiptare pėr mua ėshtė mė e pakuar, mė e varfun, dhe mė e vogėl.
Po shkruaj nė gjuhėn standarde sidomos pėr tė shprehur respektin dhe vlerėsimin tim tė lartė pėr po kėtė mile qė gjuhė tė vetėn ka toskėrishten e ngritur nė standard. Ndoshta duhet shpjeguar shkurt se ēka mendoj me fjalėn Mile Kulturor: Pėr mua mile janė gjithė ata njerėz tė kujtuar e tė dhėnė pas ēėshtjeve kulturore, qė ndjejnė njė pėrgjegjėsi pėr fjalėn e thėnė publike, qė kanė sens tė zhvilluar pėr drejtėsi, qė reagojnė publikisht dhe me zė, qė kanė dhe mbajnė qėndrim ndaj ēėshtjeve me rėndėsi tė pėrbashkėt, qė mundohen me qenė tė argumentuar, dhe kanė aftėsinė ta dėgjojnė tjetrin dhe argumentet e tij, dhe e thonė zėshėm e publikisht tė vėrtetėn "sikur edhe tė duken qesharakė", si do tė thoshte Sartr.
Jam thellėsisht i bindur se njeriun e respekton po e respektove mėnyrėn e tė folmes sė tij. Gjuhėn e tij. Dhe, vice versa. Kėtu edhe konsiston njė angazhim imi publik prej vitesh nė Kosovė: e drejta pėr tė qenė i tjetėrt, i ndryshėm. Pa u shpall tradhtar, pėrēarės, pa paragjykuar. Mendoj se sot shkrimi dhe botimi i gegėrishtes nuk mund tė shpjegohet mė pėrmes kontekstit ideologjik. Me kėtė nuk them se kontesti politik i gjuhės standarde ka humbur, sepse nuk mund e shohim gjuhėn jashtė shoqėrisė, jashtė njeriut. Por, gegėrishtja nė kontekstin kuluror e gjuhėsor tė sotėm ka kuptimin e nji sfide ndaj tolerancės brendashqiptare. Gegėrishtja si provokim i tolerancės qė e ka ose s'e ka kultura shqiptare. Si mund tė pretendojmė tolerancė ndaj kulturave tjera, sidomos nė Kosovė, kur ne mund tė jemi aq jotolerantė ndaj asaj pjese tė kulturės sonė- gjuhės shqipe- pjesė e pandashme e monument auditiv i sė cilės ėshtė dialekti gegė.
Ishit ju, mileu kulturor tiranas, qė mė thate mua, me qėndrimin kritik tuajin, me angazhimin tuaj publik ndaj padrejtėsive nė shoqėrinė shqiptare, pra, ju qė mė keshilluat mua pėrmes shembullit personal dhe veprės tuaj, mua njė kosovari tė humbur nė Tiranė, nji alieni tė pėrkryer nė kėtė qytet, se ēka ka ndodhur me gjuhėn shqipe gjatė asaj kohe komunizmi. Se sa tė deformuar e tė palexueshėm jemi ne nė Kosovė brenda gjuhės standarde shqipe. Se ēfarė paragjykimesh e stereotipesh tashmė janė krijuar nė Tiranė nga ky mossundim i standardit nga ana e njerėzve tė Kosovės. Dhe, sado tė dhimbshme qė ishin ato tė vėrteta, ju falenderoj pėr tė gjitha. Se m'i thatė, e kuptova edhe si respekt. Nuk m'i kishin thėnė nė Kosovė. Nuk e mėsova nė Prishtinė, nė Kosovė, se ēka ka ndodhur me gjuhėn shqipe. Ishte Tirana, ishit ju, si mile kulturor tiranas, qė mė iluminuat dhe mė bėtė ta perceptoj e ta pėrjetoj tashti Kosovėn nėn dritėn e kėsaj tė vėrtete tė rėndė e tė hidhur qė mesova nga ju. Po, cila ėshtė kjo e vėrtetė e cila ma jep guximin dhe kurajon qė tė kėmbėngul nė angazhimin tim publik pėr nevojėn emergjente qė tė rishikohet e tė rivlerėsohet norma dhe standardi gjuhėsor shqip?
Ėshtė realiteti lingual kosovar. Ėshtė ajo qė kishit hetuar dhe diktuar ju menjėherė, sapo u bė e mundur pėr kosovarėt qė ta vizitojnė Shqipėrinė: Joautenticiteti i kosovarit brenda standardit shqip. Kosovari me tėrė peshėn e epigonizmit tė tij. Kosovari me tėrė infantilitetin e njė nacionalizmi romantik tė vonuar. Kosovari me atė standard qesharak tė tij qė ju bėri me gaz. Ėshtė Kosovari nė rolin e njė Kloni tė Deformuar, njė diēka si karikaturė e pasuksesshme e mileut kulturor tiranas, i cili kur e kuptoi se qesheni me tė, u rebelua. Ėshtė Kosovari si njė Klon i Rebeluar i cili do tashti t'i mbajė ligjėrata dhe ders edhe Mjeshtrit, Krijuesit tė tij. Autorit. Mileut Kulturor Tiranas. Kosovari i cili nuk i pėlqeu opti qė pa nė pasqyrėn tuaj. Dhe, nė vend se tė kujtohet e t'i gjejė rrėnjėt e kėtij deformimi, Kloni i Rebeluar Kosovar do qė ta thejė pasqyrėn. Ėshtė Kosovari si njė Pinokio i rebeluar i cili s'e ka kuptuar se ėshtė i krijuar Mjeshtri.
Nuk na ndihmoni nėse nuk na e thuani tė vėrtetėn nė fytyrė. E di, ėshtė e zorshme t'i thuhet tė ēalit- i ēalė, t'i thuhet kurrizos- kurrizo. Ėshtė e zorshme t'i thuhet Pinokios se ėshtė prej druri. Por, kjo heshtje ndaj realitetit lingual nė Kosovė nuk e ndihmon nevojėn emergjente tė ndėrmarrjes sė masave qė do ndihmonin dhe do ndikonin qė ky realitet gjuhėsor qė shndėrron njė shqiptar Kosove nė diēka joautentike, tė ndryshojė.
Angazhimi im publik pėr nevojėn imediate tė rishikimit tė standardit e ka kuptimin e njė alarmimi tė pėrgjithshėm me permasat e kėtij deformiteti gjuhėsor nė Kosovė. Ne mund tė vazhdojmė tė bėhemi tė shurdhėt ndaj kėtij realiteti lingual nė Kosovė, por njė shoqėri qė pretendon se ėshtė demokratike, se kultivon dhe aplikon metodat dhe tė arriturat shkencore edhe nė gjuhė, qė kupton thellė tė drejtat e njeriut dhe ėshtė mė se koshiente pėr diversitetin dhe pluralitetin si vlera tė nji shoqėrie moderne e jo fatkeqėsi, nuk besoj se mund t'i lejojė vetes tė mbetet e shurdhėt.
Kosova e reprezentuar pėrmes kėtyre autoriteteve qė morėn pjesė nė konferencėn ndėrkombėtare nė Tiranė, nuk ėshtė Kosova e vėrtetė linguale. Kėto autoritete e fshehin kėtė realitet lingual tė Kosovės. Po cili ėshtė ky realitet?
Me pėrgjegjėsinė mė tė madhe prej njeriu publik e them hapur se aplikimi i standardit letrar ne Kosove ka dėshtuar. Ju ftoj ju, mileun kulturor tiranas, tė mos i besoni kėtij konstatimi tim, por tė vini nė Kosovė, ta bėni ju atė qė nuk po e bėjnė Institutet e Akademitė e Kosovės, shkencėtarėt e linguistėt e Kosovės, qė nuk po e bėjnė kėto Konferenca Ndėrkombėtare, e kėto "Seminare Ndėrkombėtare". Ta bėni ju kėtė demoskopi linguale, kėtė hulumtim jo vetėm shkencor, por edhe njerėzor nė Kosovė. Pėrse ky shqetėsim imi qė dua ta ndajė me ju? Arsyeja dominante ėshtė rinia kosovare. Kosova ėshtė shumė e re. Mos paēin pėrgjegjėsi kėta njerėz ndaj fėmijėve tanė, duhet ne ta marrim pėrgjegjėsinė pėr ta. Shtatėdhjetė pėr qind e Kosovės sot ėshtė nėn tridhjetė vjeē. Jo se ky shtatėdhjetė pėrqindsh nuk e sundon standardin e vitit 72, po standardin nuk e sundojnė as mėsuesit e tyre tė shqipes, as profesorėt e tyre, as prindėt e tyre ekonomistė, mjekė, juristė, gazetarė. Nė Kosovė ende shtatė ditė tė javės nuk di kush t'i shkruajė pa bėrė tė paktėn njė gabim. Sot, tridhjetė vjet mė vonė aplikimi tė tij. E di, tingėllojnė tė rėnda e kuturu kėto fjalė e konstatime, por ju lus tė mos mė besoni. Ejani nė Kosovė, nė Prishtinė, cognito ose incognito, vėrtetohuni. Unė do ju kėrkoj falje publikisht nėse kėto konstatime nuk vėrtetohen. Vizitoni shkollat fillore nė Kosovė, bisedoni me mėsuesit e gjuhės shqipe. Kėrkoni nga ata t'ju shkruajnė diēka nė gjuhėn standard. Bisedoni me femijtė shkollorė tė Kosovės. Do tė prekeni nga paaftėsia e tyre pėr t'u artikuluar nė gjuhėn standarde. Do ta ndiheni tė pushtuar po asaj pyetje qė isha unė: ēka ka ndodhur me gjuhėn shqipe qė i bėnė fėmijtė tanė nė Kosovė tė duken si tė retarduar. Por, edhe kur diēka mėsojnė, duken si Pinokio. Falco. Joautentikė. Shkoni nė gjimnaze, nė shkolla tė mesme. Kėrkoni bisedė me profesorėt e gjuhės shqipe. Bėni pyetje. Bisedoni me tinejxherėt e Kosovės. Shkoni mandej nė Fakultete, nė atė tė Gjuhės dhe Letėrsisė. Bisedoni me profesorė, me studentė. Vizitoni Institutin e Gjuhės dhe Akademinė e Kosovės. Bisedoni me akademikė. Shikoni dokumentet zyrtare. Shikoni programet televizive. Dėgjoni radiot. Lexoni gazetat nė Kosovė. Dhe, pasi ta keni bėrė kėtė hulumtim, le tė takohemi sė bashku, kėshtu publikisht, pėr t'i nxjerrė pėrfundimet. Jam i bindur se, ashtu si ju kam lexuar dhe ju kam njohur, do tė jeni tė kapluar nga i njėjti shqetėsim.
Po bėhen tridhjetė vjet qėkur kultura shqiptare u pėrcaktua pėr nji standard dhe normė letrare. Asnjėherė dhe nga asnjė intelektual qė ka mbajtur njė qėndrim kritik ndaj atyre vendimeve, nuk kam lexuar se ka qenė ose ėshtė kundėr nevojės pėr njė standard gjuhėsor. Ajo qė ėshtė kontestuar gjithmonė ėshtė pėrgjegja qė i bėnė kėsaj sfide civilizuese reprezentėt e kulturės shqiptare nė Tiranėn e vitit 1972.
Pėrcolla me vemendje disa kontribute qė u bėnė nė Konferencėn ndėrkombėtare pėr gjuhėn shqiptare nė Tiranė. Asnjė hulumtim me tė cilin do tė provohej suksesi, niveli i nxėnies, prakticiteti i standardit nuk u promovua. Pėr pjesėmarrėsit e kėsaj konference Gjuha Standrade ėshtė mirė. Ėshtė nė rregull. Vetėm disa njerėz (ata prej Kosove) janė shtrembėr. Kėta shkencėtarė dhe humanistė edhe njė herė na provuan publikisht se janė mė parė tė gatshėm qė t'i hedhin e t'i rishikojnė e ridizajnojnė njerėzit, gjeneratat e tėra me tė rinj (sidomos nė Kosovė), se sa t'i rishikojnė e rivleresojnė vendimet qė u morėn nė kushtet e mungesės sė mendimit tė lirė dhe lirive tė pėrgjithshme nė Tiranėn e vitit 1972.
Po bėhen tridhjetė vjet dhe kultura shqiptare nuk e ka as edhe njė hulumtim tė vetėm me tė cilin provohet e dėshmohet nxėnia e standardit. Sidomos nė Kosovė. Janė tridhjetė vjet qė Kosova ka Institute e Akademi, qė ka linguistė e shkencėtarė, qė ka njerėz prej profesioni. Por, po ashtu, janė tridhjetė vjet qė nė Kosovė nuk ėshtė bėrė as edhe nji shkrim mė i vogėl pėr, ta zemė- diglosinė. T'i lemė fenomenet tjera gjuhėsore. Pėr diglosinė si fenomen qė qysh Ēabej alarmonte se mund tė paraqitet si i padėshiruar nėse njeri dialekt i shqipes sundon standardin.
E Kosova jo se s'ka diglosi- Kosova ėshtė rast frapant diglosie sot nė Ballkan. Nuk mund tė iket e shpėtohet nga ky argument i akullt i Kosovės sot, duke u munduar qė tė riinterpretohet, riformulohet e tė shumėkuptimėsohet fjala- diglosi. Kosova si Mbretėri Diglosie ėshtė argument krucial i dėshtimit tė standardit gjuhėsor nė Kosovė. Nuk e di a mund tė jetė shkaku se tė shkruash pėr diglosinė do tė thotė tė pranosh se aplikimi i standardit ka dėshtuar, apo kjo ėshtė vetėm mungesė totale e pėrgjegjėsisė profesionale dhe njerėzore e gjuhėtarėve kosovarė. Por, ky ėshtė- fakt. Ju ftoj tė vini nė Kosovė, tė bisedoni me njerėzit e Kosovės, tė vėrtetoheni vetė se si do transformohen nė sytė tuaj, se si do hutohen duke u pėrpjekur tė flasin 'letrarēe", se si do zvogėlohen e belbojnė para jush, duke u munduar qė tė kalojnė nga njė e folme nė tjetrėn.
Vokabulari triumfant qė dominoi kėtė konferencė nuk mendoj se i bėn nder kulturės shqiptare. Realiteti lingual nė Kosovė nuk i jep tė drejtė as shfryerjes nga kėnaqėsia as tonit triumfant.
Reprezentėt e kulturės shqiptare qė ishin nė sallė, mė parė se tė nxjerrin pėrfundime historike e fjalė tė mėdha, do duhej nis matjet empirike, demoskopite, duke biseduar me njerėz, duke i pyetur pėr problemet gjuhėsore qė kanė, duke krijuar e kultivuar debatet e transparencėn, e sidomos, duke i dėgjuar edhe mendimet e argumentet e kundėrta. Si mund tė jetė shkencore njė konferencė ku gjithė diskutantėt janė tė njė mendimi? Konferencė ku nuk ftohen e nuk dėgjohen zėrat qė kanė mendim dhe argumentim tjetėr. Si mund tė quhet shkencore diēka qė nuk krijon kushtet e ballafaqimit tė argumenteve? Diēka ėshtė e vėrtetė vetėm atėherė kur i bėn ballė argumenteve qė e kontestojnė. Nėse Standardi Letrar i vitit 72 qenka i arrirė, i gjetur, i pazėvendėsueshem, pėrse nuk lejohet qė t'i nėnshtrohet njė argumentimi tjetėr. I bėri ballė pyetjeve dhe skepticizmit tė atyre qė s'mendojnė si lingustėt nė sallėn e kėsaj konference, Standardi vetiu do dėshmohej i gjetur e i saktė. Por, zė tjetėr nė sallė nuk u dėgjua. Po si nė vitin 72.
Tridhjetė vjet mė vonė, konstatoj se protagonistėt janė po ata (Ajeti, Lafe, Demiraj, Qosja...), se argumentimi ėshtė po ai (nacionalromantik, skajshmėrisht i politizuar, ku anatemohen e ndiqen ata qė mendojnė ndryshe), referencat janė po ato (Kostallari, Konica, Naimi, Materializmi dialektik...), se pėrfundimet janė tė njėjtat. Mungonte vetėm fizikisht Enver Hoxha dhe linguisti shtetnor Androkli Kostallari. Po them, fizikisht, sepse shpirtėrisht ata ishin aty. Triumfantė, si gjithmonė.
12. 11. 2002, Prishtinė
Burimi: Shekulli
Krijoni Kontakt