DY LAJME BOMBASTIKE
Ide e mire. Shqipen nuk e mesuam kurre si duhet. Tani na nevojitet edhe flamuri, edhe himni dhe keshtu behemi si Austria perballe Gjermanise.
Pas disa viteve mund te dale dikush dhe te propoozoj gegerishten si gjuhe letrare dhe keshtu perfundojme me dy kombe. Duke propozuar Flamur te ri Rugova boterisht pranon Kosoven me identitet tjeter dhe hjedh posht iden se Kosova eshte pjese e shkeputur e Shqiperise! TE tille futemi edhe ne Evrope dhe urime ndarjen e PERJETSHME!!! TASH me deshirat tona dhe me njeriun qe kemi votuar!!! Rugova do te gjeje mbeshtetje...
Cka mendoni ju per kete mendim. Une mendoj se ky eshte fillimi i terheqjes se vijave te trasha ndermejt Shqiperise dhe Kosoves!
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova ka propozuar dje pėr herė tė parė qė tė ndėrrohet himni dhe flamuri i Kosovės, tė cilėt janė tė njėjtė me ato tė Shqipėrisė. Kjo ide u pėrcoll nė njė intervistė tė botuar dje nė tė pėrditshmen kosovare "Bota Sot". Nėse propozimi do tė aprovohet atėherė do jetė njė hap historik pėr Kosovėn, pasi himni dhe flamuri i njėjtė mė shqipėrinė krijojnė njė pengesė nė njohjen e Kosovės si njė vend autonom dhe me inspiratat e veta tė pavarura. Himni i ri i Kosovės i propozuar nga Rugova ėshtė nje kėngė e vjetėr e titulluar "Kushtrimi i Kosovės", e cila ėshtė kėnduar nga luftėtarėt kosovarė gjatė luftės nė vitin 1908 kundėr okupatorit osman. Kurse flamuri i propozuar ėshtė ai i Dardanisė. Dje nė 90-vjetorin e Pavarėsisė Kombėtare, Rugova ka dalė nė publik me flamurin shqiptar dhe atė tė Dardanisė nė sfond. ro/mr (BalkanWeb)
DHE KY LAJM Rugova propozohet per SENATOR NDERI NE EVROPE
PRISHTINE (29 Nėntor) - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ka marrė kėto ditė njė letėr nga Oto fon Habsburg. Ky i fundit njofton, se ėshtė pranuar propozimi i tij qė Dr. Rugova tė emėrohet vitin e ardhshėm, Senator Nderi i Evropės. Nė Antverpen ekziston njė Senat evropian Nderi nėn kryesimin e udhėheqėsit tė njohur tė demokristianėve dhe ish-kryeministrit belg Tindemans. Presidenti i kėtij Senati, zoti Kunnen, i ka kėrkuar zotit Habsburg, tė pyesė Presidentin Rugova nėse e pranon emėrimin me titull "Senator Nderi i Evropės". Presidenti Rugova konfirmoi se e pranon me kėnaqėsi kėtė titull, duke shtuar se ėshtė nder qė i bėhet atij vetė dhe Kosovės. Ndarja e kėtij titulli nderi bėhet ēdo herė nė fillim tė shkurtit nė Antverpen, njofton Zyra e Presidentit tė Kosovės. dxh/ko (Kosovapress/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt