C'do te behet?
Besoj se pergjigja e kesaj pyetje duhet te vije nga diaspora Shqiptare (ashtu sic ka ardhur gjithmone) qe keto 12 vitet e fundit eshte rritur ne nje numer shume te madh dhe dalengadale ne fuqine e saj ekonomike.
Jane te ardhurat qe diaspora i jep vendit cdo vit qe mbajne gjalle ekonomine, dhe si e tille diaspora duhet te krijoje organizatat e saj per te pasur nje ze me te fuqishem ne qeverisjen e vendit.
Zeri i diaspores i nevojitet me shume Shqiperise, pasi qeveria dashur pa dashur duke dale nga rradhet e varferise Shqiptare eshte shume driteshkurter per te punuar per te ardhmen e vendit, dhe me teper e preokupuar me mbushjen e xhepave te tyre.
Kjo mungese largpamesie po i kushton vendit shume, duke e pare edhe ne krahasim me vendet e tjera ish-komuniste qe kane marre revanshin ekonomik dhe po thithin investimet e huaja.
Shqiperia po humb rastin per ta hapur vendin ndaj investitoreve te huaj, pasi klasa ne fuqi interesohet vetem per perfitimet e momentit. Kjo mendesi po na le shume mbrapa ne kete gare te quajtur ''kapitalizem''.
Cfare duhet bere nga ne?
Gjeja e pare eshte futja e frymes perendimore dhe largimi i ngadalshem nga mentaliteti oriental qe eshte shume demprures.
Diaspora duhet te krijoje institucionet e veta ne Shqiperi qe do te marrin persiper kete edukim njerezor.
Por qe kjo te behet realitet duhet ne radhe te pare qe Diaspora te organizohet pasi duke qene shume e re, dhe e shperndare, lindin dhe shume veshtiresi.
Secili mund te jape mendimet e veta pasi nuk dua te futem ne analize i vetem.
Z
Krijoni Kontakt