* * *
Kronberg, ky qytet i lashte me shtepite karakteristike qe rrethojne nje koder te veshur me peme te lashta. Eshte interesate cdo qoshe e rruge e ketij qyteti
Ne nje qoshe ne dalje te ketij qyteti, ne jug perendim te tij ishte "Bistro Pizzeria Uno"
Aty pas banakut qendroja me bluzen e bardhe , disa pika te vogla me salce me kishin rene mbi te dhe shpesh me terheqnin vemendjen. Ishte e Shtune pasdite , mbremja kishte hellur shenjat e para, dritat dukeshin te zbeta, kohe gjysme e vrenjtur tipike per vjeshte ne Gjermani
Te njejtat fytyra ishin edhe ditet e para kur kisha mbrritur ne ate vend, qendroja ne po te njetin pozicion..por shikimi im tretej pa asnje interes, shikimi i te tjereve me ngacmonte , ose shpesh me dukej qe te gjithe flisnin vetem per mua . Une nuk kuptoja asgje nga ato qe thuheshin..por shpesh here gjendesha ne pozicion te veshtire ,dikush kthente koken..pasi kishin pyetur "bossin" Ai u tregonte dicka patjeter (kete e kuptova me vone) shoqeruar me ndonje batute qe i bente per te qeshur. Me vriste e qeshura e tyre , nuk shihja tek vetvetja dicka gabim pervec faktit qe nuk kuptoja gjermanisht. Aty flitej pothuajse gjysmen e kohes edhe italisht Sikur dikush te me kish pyetur para se te mbrrija ne ate vend nese di italisht,? menjehere do isha pergjigjur qe po. Ne ate kohe me dukej sikur skuptoja asgje..ose isha shume larg.
Ishin pothuajse te njejtet qe fiksova ditet e para, tani flas me ta lirisht qesh..me respektojne aq shume sa ndihem i llastuar midis tyre. Sa koofidence kisha krijuar aq sa me dukej sikur te mos isha aty as nuk do vinin me, ky eshte instikt tek njerzit per te justifikuar gjithnje pozicionin e vet brenda vetes.
Si gjithmone ne tavolinen e pare afer hyrjes tek nje kuadrat i madh dritareje qendronte Ivo. E kisha inat ne ditet e para ,Jo qe korigjonte cdo fjale te thene gabim ose pa theks , por nga qe vinte me kepucet plot balte dhe tek sa rrinte aty nje grumbull i llaci mbeste aty..dhe kisha inat se shkatonte pluhur, me vone do me dukej krejt pa rendesi ky fakt. Ishte shume intelegjent, fliste gjermanishten prefekt po ashtu dhe italishten gjuhen e origjines, ishte nje burre i shkurter me bark te dale, nje mjeker te thinjur floket i mbante pothuajse te gjata, jepte paraqitjen e ndonje piktori apo skulptori te shquar. Flitej se ai kishte qene i pari nder italianet qe kishte bere buje me pasurine e tij, kishte pasur nje grua te bukur , nje restorant te madh dhe ishte nje nga te njohurit e atij qyteti te vogel me nje pupullsi te pasur. Tani punonte si murator, kishte duart e arta , shume mjeshter per skalitjen e gureve ,pune kjo qe i jepte fitim pas te gjithe asaj zbritjeje qe pesoi. Kishte ikur i ri nga Italia , duke dezeruar nga radhet e ushtrise, nuk ishte kthyer per tridhjet vjet ne itali me vone nga nje amnisti kishte fituar te drejten per tu kthyer. E shoqja bukuroshe kishte perfituar nga ndryshimi i numrit te telefonit, ndodhejper pushime ne Itali, nje nate ne krevat me personin te cilin Ivo e kishte autorizuar juridikisht te firmoste ne vend te tij. Ajo kishte shitur dy vilat qe ishin ndertuar ne Sicili dhe ne Milano,ishte kthyer ne Gjermani dhe kerkuar divorcin. Nga kjo Ivo kishte humbur gjysmen e pasurise dhe si rrjelloje pothuajse kishte nenshkruar falimentimin e tij, per te perfunduar ne murator, dhe klient i rregullt i bistros ku une i sherbeja dhe shoqeroja bisedat e tij plor interes.
Ne tavolinen tjeter karshi ishte Manfred, plaku veteran pijanec, kishte qene ne radhet e ushtrise se Adolfit, dhe kishte pasur fatin te jetonte gjate , ai ishte i qeshur i paqte pinte aq sa e shihte se mund te shkonte ne shtepi me qenin e vogel "bella" per dore. Ne qoshe rrinte nje cift gjerman ,burri hante gjithnje pizza gorgonzola, dhe e shoqja qe qeshte gjithnje edhe pa shkak porosiste duke qeshur nje makeroni alla damiano. kjo grua e qeshur nje dite pothuajse ne kete kohe erdhi vetem, hengri dicka , piu nje gote vere dhe doli duke u zgerdhire, bossi doli pas saj . Kur u kthye une i holla nje shikim mbase aspak provokues ,por ai beri shenje duke qeshur lehte nen buze , sikur donte te me thoshte "ti e di se nuk duhet folur"
Ulian doli duke mermeritur dicka , me xhaketen e lekures ne krahe , ndezi motorin kavasaki, dhe u nis duke rrezikur veturat e parkuara ne ane te rruges. Bjondia Nansi,gruaja e pare e bossit erdhi solli dy binjaket qe kishte me burrin e saj te pare "bossin" piu nje kapucino dhe doli duke me pershendetur mua te fundit me gishtat e holle duke i luajtur ne ajr si te thyer.
Patriccia ishte italianja bukuroshe dashnorja e fundit e bossit" e cila per nja nate ndau burrin Salvadore duke i paketuar plackat e tij dhe e flaku ne rruge. Po ate nate Teressa zeshkanja e shkurter portugeze pas tete vjetesh bashjetese me "bossin" do merrte Markon e vogel dhe do ikte duke qare me denese. Ajo ne nje italishte te perzier me gjermanisht kercenoi ish'shoqen e saj Patriccia qe i mori dashnorin "ich will mazare du pena"
Tashme Patriccia bente shefen ne Bistron e vogel mbushur me ngjarje, me pyeste per gjithcka, une e kuptoja zellin e saj per te mesuar gjithcka , i pelqente te pergjigjej ne tel por kur nuk dinte si te pergjigjej me therriste mua. me mua tregohej pak me e dashur se duhej , kjo nuk i shpetonte bossit" qe ishte pak me finok se ajo per keto pune. Djali i saj Gianluka ishte femije teper mistrec , mua me rriteshin thonjte kur me kalonte afer. edhe ky djale i mbrapshte ishte aty.
Me vone erdhi Teresa , do sillte djalin per ta lene ne fundjave , qe te luante me vellezerit binjake , nga babai"
Ajo u fut ashtu shkujdesur si me pare ,tegjithe e respektonin u takua me te gjithe, erdh tek une me puthi ne faqe dhe me shtengoi fort , mi'dispiache tha duke lene te kuptoja ,me vjen keqe qe te lashe per ne fund. Pas ardhjes se saj Patriccia u ndje gjithnje e me e tepert . Markoja i vogel filloi sherret . Xhimi me bej nje expresso te lutem tha Teressa dhe u ul ne tavoline prane Ivos. Xhimi ..ishte emri im aty , pasi bashketingelloret e emrit tim ishin te veshtira per tu shqiptuar nga ata, nuk me pelqente aspak , mbase as emri i vertete.
Patriccia erdh tek kafemachine duke perdredhur , e bej vete tha. No no i thashe une , e dija qe nuk do ishte e kendshme . Nuk e lashe
Teressa doli te merrte cigaret, kur u kthye Gianluka shtyu Markon vogel , ai filloi te qante Klienteve u dukej vetja si ne kindergarten Teressa harroi kafen qe leshonte avuj te ngrohte mbi tavoline, rrembeu markon dhe doli e sistemoi ne makine U kthye me nerva duke i thene''Bosit' C'fare???
,mendon ti se do le femijen e saj dhe femijet e tu te besdisin femijen tone.
Patriccia mori nje gote me "fanta" dhe u ul po me ate tavolinen e qoshes, ne dalje e siper duke i bertitur Teressa mori goten dhe ia holli ne fytyre Te gjithe mbeten te shokuar . Une isha spektatori me i kenaqur i ketij spektakli pasi e dija qe do ndodhte dicka e tille Ashtu e lagur me pikat e pijes qe i pikonin u ngrit ne kemebe,bluza iu ngjit per trup duke nxjerre ne pah formen e rrumbullaket te varur te gjoksit te saj, sic duket asaj i pelqeu kjo skene se vete e provokoi dicka te tille . te gjithe e permbajten te qeshuren, edhe pse nuk do zgjaste shume dhe do gajaseshin se bashku me ''bosin''
Teressa iku . Patriccia u ngjit siper te ndrrohej Femijet vazhdonin zhurmen. Ra telefoni , e mora une .. pizzeria uno guden tag
Teressa foli ne anen tjeter duke qeshur .
Erdhen edhe ata qe une i kisha shume inat, ishte dashnorja e kusheririt tim me gjithe te shoqin dhe dy vajzat. Une e quaja kanceroza" ate per te bere me nerva kusheririn tim, ai zemrohej me mua per kete duke i dale zot asaj . Kusheriri im kishte ikur. Pas ikjes se tij une ndihesha i qete. Ai kishte kohe qe jetonte ne kete vend, ne Shqiperi ishim si shoke, gjithcka ndnim bashke . pothuajse kishim te njetin portofol rrobat indronim si dy binjke , njerzit na ngaterronin , ne shtepine e tij,.dhe ne shtepine time ne ishim gjithmone bashke gjithkund, atehere ishte shume djale i mire, e vetmja gje qe grindeshim atehere ishte se u qepej shume vajzave njeheresh. Une i thoja , po harroje njeren pastaj vazhdo me tjeten....etj etj budallalliqe te moshes, por ishim me shume se shoke te mire Ai mundesoi ardhjen time ne Gjermani, kur erdha naten e pare e kuptova kishte ndryshua komplet , mu duk i rende, dicka si i mbytur ne fodullek . Nuk kaluan shume muaj dhe ne u thyem Bente shefin, bente njeriun superior , i dukej sikur une duhej ti jem mirnjohes, jo se nuk isha , por perseri nuk dija ta konsideroja vetem si me pare, fundja nuk me dukej e drejte qe ti perkulesha cdo dite duke i thene mirmegjes"im zot" NeShqiperi filluan revoltat dhe rremujat trazirat e pakuptueshme, kronikat televizive paraqesnin njerz me arme qe qellonin ne ajr, C'kane keta njerz me qiellin, ne fakt dukej sikur nga qielli kishte pikuar mallkimi i atyre diteve. mallkimi ishte nder ta ndersa ata qellonin ne qiell, fole pellumbash rrezoheshin mbi rruget e gjakosura
me Viton rrinim nga nje jave pa folur edhe pse jetonim ne nje shtepi, dhe punonim bashke, ishim aq te lidhur ne pune sa sikur te mos dinim gjuhen e njeri tjetrit ishte e pamundur te punohej, ndersa ne flisnim nje gjuhe dhe nuk flisnim asnje fjale me jave te tera , nuk e them per ta exsagjeruar po asnje fjale. Ate e vriste qetesia ime, une e dija kete Me vjen keq ..por....
Dashnorja e Vitos zuri vend perballe meje, ajo e dinte qe e kisha inat, i shoqi u kthye dhe me pyeti ke folur me Viton..cfare thote Mire eshte iu pergjigja, edhe pse ne te vertete skisha folur, biles as deri sot qe une po ju rrefej kete thacethem nuk kam folur I shoqi nje burre esmer me musteqe, ajo nje hollake e dobet me hunen e kthyer me nje hark te bute dukej si dicka e varur mbi fytyre qe do i binte nga casti ne cast ne toke..kishin dy vajza njera ishte dymbedhjet vjec , me nje trup te dobet ne kraheror nen bluze dukeshin dy fillesa me maje sikur do grisnin bluzen, me shkonte mendja tek e jema kur e shihja, do kete bere dashuri edhe kjo thoja me vete. E jema kishte porositur Viton qe te mos i ngacmonte, ai i kishte thene qe eshte femije....femije femije...une isha shtate vjece kur e bera per here te pare ..kishte thene ajo
Nuk ishte kjo arsyeja qe une i urreja por nuk e di se si me ishte shpifur ai njeri, pervec faktit qe paguanin te dy vec e vec, per femijet paguanin me radhe... Sa here vinin detyrimisht do kalonim nje jave pa folur me kusheririn tim...
Nga jashte u degjuan fershllima gomash , ishin disa djem kosovare qe jetonin perballe . Ishte e pamundur qe te niseshin ose te parkonin makinat pa fershellyer gomat . Te gjithe u kthyen te shohin nga dritaret, ata me dy makina parkuan
Ishte e pamundur te kalonin pa kthyer koken per te pare makinen para se te futeshin brenda, ky gje binte ne sy . Dikush nga tavolinat e mest ngriti doren dhe e perplasi ne ajr sikur po qellonte mbi dicka...gishtat u palosen , ai leshoi nje si renkim...nahh" Mua me erdhi inat
Lulja ishte motra e njerit prej ketyre, mu desh shume kohe qe te futesha ne shoqeri me te, pasi "shqyptar shqypnie" thonin ata dhe ishte si tabu. Lulja ishte vertet si lule, nje mrekulli mbi toke, ajo ne fillim ishte shume endrojtur me vone vinte shpesh tek une kur e shihte qe isha i lire. Me kerkonte cigare dhe ia jepja ndonje , ishte shtatembedhjete vjece. Kur e putha per here te pare mu duk sikur stalaktitet varur mbi qeprat e nderteses jargezuan, sikur ta dija qe nuk do e puthja kurre me nuk do provoja nje ndjesi te tille, qe me la nje dhimje ne forme fiksimi te vogel per disa kohe.
Mbremja tashme kish rene, telefoni nuk pushonte, ndihesha i lodhur sikur kisha kaluar nje dite te gjate, se ckisha nje ndjenje , me perzihej dicka, nje si dore e qullet e ftohte me shetetiste neper trup, nuk e di . Kur largohesha nga ne nje mbremje te tille gjithnje ulesha tek nje peme diku ne dalje te qytetit mes erresires tymosja cigare , rrija gjate
E gjithe kjo me erdhi ne mendje para dy ditesh, dikush me tha qe kusheririt tim i kishte ikur e fejuara me nje tjeter. se si me erdhi , u ndjeva keq, ndoshta instiktivisht aspak ne menyre te ndergjegj'shme e mora kusheririn tim dhe e vendosa diku ne nje tavoline aty mes klientave te rregullt te Bistro Pizzeria Uno.
Une ju tregova vetem dicka te vogel
Krijoni Kontakt