Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    Alegoria e Shpelles - Platon

    Alegoria e Shpelles


    I>>>>>>>>>>
    Le te imagjinojme shume njerez te cilet jetojne brenda ne nje shpelle qe nga lindja e tyre. Jane te tere te kthyer me kurriz nga drita.. duke pare vetem ne thellesi te shpelles. Jane te lidhur prej kembesh dhe zverku ne menyre qe as te mos levizin e as te mos kthehen mbrapsht per te pare. Jashte.. nje zjarr i forte (dielli) lart ne qiell ndricon fuqishem. Shume njerez (nga jashte) kalojne, flasin, vrapojne...

    Njerezit e shpelles nuk shikojne asgje tjeter pervec vetvetes dhe hijeve qe njerezit jashte rezatojne. Oshetima e zerave qe shkon e kthehet brenda shpelles, i ben keta njerez te mendojne se ”ne realitet” jane keto hije.. te cilat ecin e flasin...

    Nese do te mund te flisnin ndermjet tyre, a nuk mendoni se do te emertonin hijet si objekte te verteta... Madje do te ndanin edhe cmime (nobel) per ate qe do te mund ti emertonte me saktesisht keto hije. E nese dikush do tju fliste per dicka tjeter, sigurisht s’do ta besonin, sepse per ta realiteti i vetem ishte.. “ai qe shikonin...”

    II>>>>>>>>>>
    E zeme se marrim dike dhe me zorr e clirojme nga zinxhiret dhe e nxjerrim jashte shpelles, ne drite. A nuk mendoni se gjeja e pare qe do te beje do te jete te mbylli syte e t’i hape ngadale ngadale derisa te ambjentohet me driten e diellit? A nuk mendoni se duke pare realitetin e vertete.. do te ngelet pa goje e i hutuar ?

    Por me e rendesishmja eshte se ai vecse tani do te kete mundesine te beje dallimin midis hijeve dhe realitetit.. E me pas mendoj, do te kishte mundesine per here te pare te shikonte balle per perballe diellin, e te kuptonte se Ai ishte Nderruesi i stineve, i vitetve dhe i shekujve.. se Ai kryente c’do funksion qe ne menyre teper te cunguar shfaqej edhe brenda ne shpelle...

    Sigurisht, ky njeriu yne do te ishte teper i lumtur per ate qe pa.. dhe duke menduar njerezit e shpelles.. do t’i vinte teper keq per ta... E sigurisht nuk do te kishte aspak zili prej atyreve qe merrnin cmimet (nobel) e dekoroheshin... ai dinte shume here me teper se ata... Ai dinte tashme te verteten e madhe...

    III>>>>>>>>>>
    E zeme se njeriu yne rikthehet perseri ne shpelle. E sigurisht, nuk do te rrije duarkryq, por do tju thote te tjereve per ato qe pa... duke kerkuar ti binde se ato qe pranonin, s’ishin realiteti. Si thoni... a do ta besonin njerezit e shpelles ?? A nuk do te kishte mes tyre shume qe do ti thonin se ato qe thote jane dokrra perderisa ata nuk mund ti provonin shkencerisht si te verteta...??!! A nuk do te kishte mes tyre shume te tjere qe do t’i thonin se drita e forte i ka prishur syte... e si perfundim eshte i paafte per shoqerine ??!!

    Po ti ne vendin e tyre cdo te thoshe... !!???


    Platon

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    E solla si nje teme te re kete pjese, sepse m'u duk teper interesante per diskutim.

    Si mendoni se reagon bota (njerezit) ne kohen e sotme? Ku mbeshteten per te gjetur te verteten. Mbi c'baza e ndertojne jeten dhe njohurite e tyre? A jane njerezit te kufizuar ne njohje... dhe ku fillon procesi i "hapjes se mendjes"?

    vazhdim te mbare,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    njerezit jane retardet ah sa gjera kane per te ditur dhe e hapin shpellen kot : ( injorante jane ata qe sdine dhe duan te bejne dicka sepse ata i bejne te tjetret te vuajne dicka e tille me ka ndhur rasti ta shoh : (

    megjithate there is always hope : )

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ViVaci
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    45
    kete alegorine e shpelles e kam hasur dhe ne diskutime te tjera me miqt e mi,kemi dale te nje nga perfundimet,realiteti yne jane pikerisht hijet realitetit absolut.kjo ide mu forcua me shume kur nje elektricist me shpjegoi se si funksiononte syri njerzor,se si ngjyrat e realitetit qe ashikojm ne nuk jane ne te vertete ashtu sic na duken.kjo gje me shtangu spse me pak fjale tregon qe njerzit me ane te teknologjise kane hedhur nje shikim jashte shpelles.
    besoj se ne te gjitha kohret ke pasur njerez qe dilnin nga shpella.
    problemi ishteqe kete persona denoheshin nqs kerkonin ti hapnin syte mases.keshtu per tu mbrojtur filluan ta maskojn punen e tyre per te hapur mendjet.magjistaret e tribuve qe konsideroheshin dhe kapot shpirterore ishin ata qe vendosnin se cfare duhet te behej.
    magjistare nuk mund te beheshin te gjithe te "ndricuarit"keshtu qe ju drejtuan menyrave te tjera gjithmone te maskuara per te hapur mendjet,te pakten ato mendje qe mund te hapen.
    kshu linden artet,shkenca,filozofia,etje..
    besoj te gjitha kane te njejtin qellim qe tani per tani eshte te cojne zjarrin ne shpelle,pastaj dalngadale te kryhen hapat e tjera
    e gjitha kjo ngadalesi eshte e nevojshme me masen.
    shpresa ime e vetme eshte qe mos te beje pjese tek masa.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Bukur,

    Diskutimi deri tani shkon per se mbari... e shpresoj te vazhdoje po keshtu.

    Atehere, meqenese mesa duket do te kemi goxha per te thene mire do te ishte ta ndajme diskutimin ne tre etapa.

    1. A egzistojne njerez jashte shpelles.. dhe Cilet jane ata ?

    2. Ku e vendosim vetveten (brenda apo jashte shpelles) dhe pse ?

    3. Nese (e zeme) jemi brenda ne shpelle, cilat kritere do te perdornim per te gjykuar dicka te re (jashte shpelle) qe dikush do te na sillte (ofronte) per alternative te atyre gjerave qe deri tani kemi..



    Shpresoj ti permbahemi kushteve te zhvillimit te temes, e te japim pergjigje kompetente ..


    miqesisht,
    huggos
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 18-11-2002 mė 09:43
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Fillimisht pyetja e pare.. pra

    A egzistojne njerez jashte shpelles? Cilet mund te jene ata? Pse ?


    vazhdim te mbare,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  7. #7
    Duke shperndare TRAKTE Maska e DEBATIKU
    Anėtarėsuar
    12-08-2002
    Vendndodhja
    po ju ku jetoni?
    Postime
    221
    I dashur huggos
    qe ti pergjigjem kesaj pyetjeje "Aekzistojne njerez jashte shpelles?Cilet mund te jene ata?PSE?duhet ti pergjigjem dhe pyetjes 2.Ku e vendosim vetveten brenda apo jashte shpelle dhe pse?
    Ne fillim duke qene se e konsideroj veten time si nje njeri qe jeton jashte shpelle do te pergjigjesha PO jemi ne "jashteshpelloret"dhe pyetja pse nuk besoj se kerkon pergjigje ketu.
    Ne qofte se do ta vendosja veten time brenda shpelles ne radhe te pare do veshtiresohesha te pergjigjesha dhe pergjigjia me e thjeshte do te ishte "nuk ka njeres jashte shpelle"por duke ditur se ka hije qe shikoj atehere nuk do ti quaja "njerz"por dicka enigme por dhe e njohur (kjo vjen sepse une shikoj hijet e tyre)
    ata jane "enigmatiket"qe shqetesojne boten dhe mendimet e shpelles dhe te njerzve qe jetojne ne te.
    You can waste a whole lifetime
    trying to be
    what you thing is expected of you
    but you'll never be free.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Fort i nderuar Debatik,

    Sinqerisht te falenderoj per pjesmarrjen. Kemi dy alternativa vecse... ose nuk e kuptove pyetjen.. ose ben pjese ne njerezit brenda ne shpelle.

    Kjo, eshte pyetja me kyce besoj. pra nė egzistojne (per mendimin tone) njerez jashte shpelles, e cilet jane ata.

    Po e sqaroj pak me thelle, ku dua te dal.

    C'fare eshte shpella?
    Nuk jemi duke treguar perralle ketu, por thjesht e kemi vendosur "shpellen" si nje kuptim simbolik (alegorik), per te treguar izolimin material, shpirteror, e akoma me teper frymor ne te cilen gjendet sot njeriu, dmth une e ti.

    Kur themi ku bejme pjese, sigurisht duhet te arrijme ne perfundimin kolektiv se gjendemi brenda ne shpelle.. per shkak se rreth nesh ndodhin gjera qe smund ti kuptojme apo perceptojme dot. E megjithate ato ndodhin. Egzistojne fusha te caktuara (sic dikush e permendi me siper bukur) ne te cilat njeriu nuk mund te jete pjesmarres.

    Pra brenda ne shpelle, jane te gjithe ata njerez qe e ndjejne dhe e kuptojne qarte se nuk jane te perkryer e te gjithdijshem.



    P.S. Ky eshte sot per sot edhe problemi i shumices se shqiptareve. Tju mbushesh mendjen se nuk i dine te gjitha...

    nejse.. vazhdojme akoma shtjellimin e pyetjes se pare. Pra ka apo jo njerez jashte shpelles, dhe cilet jane ata.


    krejt miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ViVaci
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    45
    un ata jashteshpelloret do ti quaja te ndricuar.dmth ekzistojn.por veten do ta quaja akoma brenda ne shpelle.pse?sepse te ndricuarit na kane nxjerre nje rregull:duhet te njohesh vetveten.ky eshte hapi i pare.ky eshte hapi qe te pregatit per perplasjen me rrezet e para te diellit dhe pengon verberimin qe do ishte i paevitueshem sepse kemi te bejme me nje drite kaq te fuqishme sa qe minimumi qe mund te ndodhte eshte verberimi.pra te ndricuarit na tregojne shume me lezet sepse per ne do te ishte teper traumatike perndryshe qe te na thonin :nigjoni e cuna se ju jeni akoma te fillimi,kshu qe si dihet a ia dilni apo jo.pra kjo na tregon se ne cfare pike te shpelles gjendemi.

  10. #10
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    "A egzistojne njerez jashte shpelles? Cilet mund te jene ata? Pse ?"

    Nje korigjim i vogel. Njerez- eshte fjala per qenie njerezore si ne? Pra te materializuar dhe shpirtezuar si ne? Apo njerez- eshte ne kuptimin e cfaredo lloj qenie tjeter...???
    Ji Vetvetja!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. mbi filozofet, Platon.
    Nga ornament nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-06-2010, 12:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •