Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1

Tema: Telat Agolli

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Telat Agolli

    Nė 70- vjetorin e artistit tė popullit, Telat Agolli

    Gurė, gurė bėhet mur.
    Mirėpo po t'i heqėsh nga njė gur murit, ai nuk quhet mė mur.
    Kėshtu ka ndodhur edhe me cirkun e Tiranės,i cili edhe pse i vetėm nė llojin e tij, akoma nuk e ka fituar statusin e cirkut kombėtar por mundohet tė mbijetojė pa mur dua tė them pa ēadėr por me "gurė".
    Gurė tė cilėt sado i rrahėn rrebeshėt mbeten nė themel, e cirku jeton, arti i tė gjitha moshave mbijeton disa nga "ne" tė cilėt " e kanė pėr detyrė tė shohin nuk shohin e bota sheh e tė nderon, duke vlerėsuar mė tė rinjtė e cirkut me dy medalje tė festivalit ndėrkombėtar zhvilluar nė Belgjikė.
    Nejse unė nė kėtė shkrim e kam fjalėn pėr gurin themeltar tė Cirkut Kombėtar, njeriun e shumė titujve, "Artist i Popullit", "Artist i merituar", "Mjeshtėr i madh i sportit", "Mjeshtėr i merituar i sportit", dy herė mirėnjohje e kryeqytetit, por qė nuk gėzon akoma "Pensionin e veēantė", ndoshta pėr biografi tė keqe!

    Pikėrisht njė rezyme tė kėsaj biografie tė "keqe" do tė mundohem ta bėj unė me kėto radhė nė shtatėdhjetėvjetorin e ditėlindjes sė tij. Pėrvjetorėt kujtohen dhe harrohen.
    Vitet ikin, disa plaken duke mbetur tė rinj e tė tjerė plaken se lindėn pleq nga forca, por jo nga mendja, e nuk lanė gjė pas.
    Ne shikojmė gjithēka tė plakur, por harrojmė se barin sa mė shumė ta korrėsh aq mė i fortė mbin, edhe Telatin sa mė shumė ta "vjelėsh" aq mė shumė merr nga ai pėr artin qė aq shumė e desh, pėr artin me tė cilin pothuajse lindi e u rrit, Cirku.
    Ēfarė them edhe unė?!
    Nuk mė takon mua tė flas pėr Telatin, as Telati nuk dėshiron tė flasi pėr vehten. Unė po kujtoj dhe po hedh nė rreshta ēfarė thonė "gurėt" e tjerė tė cirkut sepse me njė gur nuk ngrihet muri.

    Abdyl Karabashi:"Mė dy maj 1952 nė shfaqjen e parė tė Estradės u dhanė dy dyshe akrobatike. Unė dhe artistja e popullit Pina Shkurti kishim nė bazament dhe udhėheqės, Telat Agollin. Mund t'ju them se Telati nė atė shfaqje ishte ushtar. Kemi punuar me njė vullnet tė papėrkuluar pėr tė bėrė diēka. Jemi njė herė me kampionatin e parė tė gjimnastikės viti 1951 nė Korcė ku u shpallėn edhe kampione tė vendit me trajner Vangjel Gjoni, Saim Bejtja.

    Kur flasim pėr njohjet e para, vazhdon mjeshtri Bajram Kurti unė isha nė shkollėn e fiskulturės, isha ushtar. Nė atė kohė nė Shqipėri vjen njė dyshe ruse, dyshe force. Bazamenti rus kur shikon Telatin i thotė qė edhe ai mund tė ndėrtonte njė dyshe force me mua. Telati hezitoi, bazamenti rus e provoi me mua. Kur e pa Telatin, besoi dhe bėmė njė dyshe qė mbeti nė fondin e artė: Kjo ishte njohja e parė me Telatin, pastaj bashkė punuam, bashkė krijuam e nuk u ndamė e nuk do tė ndahemi. Telati ėshtė dhe mbetet krijuesi, ekzekutuesi dhe zbatuesi numėr njė i Cirkut shqiptar.

    Artistja e popullit Pina Shkurti dhe artisti qė nuk gėzoi titull pėr biografi regjisori Arjan Miluka, me telefon nga Amerika dhe Belgjika: Pėr Telatin pėr artin tė cilin ai e ngriti nė piedestal flasin jo vetėm njerėzit, por edhe sheshet mbi tė cilat ai la djersėn dhe mundin e tij. Flasin njerėzit qė u gatuan dhe u brumosėn nga ai. Flasim ne qė ishim nxėnės dhe kolegė tė tij. Flet puna e tij e cila shikohet tek tė gjithė talentet e cirkut. Sa larg si vende dhe sa afėr zemrės sė Telatit jemi nė kėtė shtatėdhjetėvjetor.

    Vitore Sallaku artiste e merituar e cila nuk e lė tė flasė bashkėshortin artistin e popullit Skėnder Sallaku. Vitorja qė pėr vehten e saj nė pėrvjetor mezi nxorri dy fjalė, pėr Telatin kishte dėshirė tė flasė vetė: Njeri i sakrificės, njeriu qė ka dhėnė gjithēka pėr cirkun. Ai meriton tė jetė nė qendėr tė vėmendjes. Po ju njoh me dy raste nė Moskė dhe nė Kinė. Stafi i tė dy cirqeve me njė shkollė tė vjetėr cirku, mbeteshin tė befasuar nga niveli cilėsor i dysheve tona pėr shkallė vjetėrsie e nivel bashkėkohor. Skėnderi shton se Telati e ka dashur punėn dhe e ka patur pjesė tė jetės sė tij.

    Tė shtoj edhe unė dicka thotė artisti i merituar Tahir Baēova: Edhe kur mbaronim punė dhe pėrgatiteshim pėr tė ikur, shikonim Telatin qė vazhdonte tė punonte, atėhere ktheheshim edhe ne. Ndėrsa po tė mė pyesėsh se kur e kam njohur Telatin? Unė kam qėndruar kaq gjatė me tė saqė mė ėshtė krijuar bindja se kemi lindur dhe jemi rritur bashkė. Si artist ėshtė i pa arritshėm. Nė ēdo ambient bisedonim pėr punėn dhe tė nesėrmen vinim tė frymėzuar me njė gjė tė re pėr shfaqjen.

    Pėr tė do tė flisnin tė gjithė Thimi Kosta, Hamdiu, Halili, Shkėlqimi, Sabinja, Sanija, Myneveri... Pikėrisht tek Myneveri do tė ndaloj pak. Telati i gjurmonte talentet duke sfiduar kohėn me varfėrinė e saj. Ai talentet i mbante nė shtėpi ndante me ta kafshatėn e bukės dhe lodhjen pėr t'i bėrė artiste. Ja ēfarė tregon i talentuari Ulian Xhani: Njė nga mrekullitė e Telatit ėshtė jo vetėm gjetja e talentit por edhe shpirtmadhėsia e tij. Rasti im. Ma mori katėrvjeēar nga Luzi i Kavajės dhe mė bėri ky qė jam. Mė kujtohet kur ai, megjithėse i lodhur nga provat mua ish- katėrvjeēarit mė kushtonte edhe dy orė tė tjera nė shtėpi.

    Punė, punė, punė, vetėm puna e karakterizoi mjeshtrin e madh. Mjeshti qė me djersėn e tij lau Shqipėrinė nga Veriu deri nė Jug nė ēdo qytet e fshat. Mjeshtri tė cilit qeveria nuk po i jep as pensionin e veēantė. Ēudi! Sa paradoksale.
    Njeriut tė punės i mohohet puna.
    Unė, urimin do ta bėja nėpėrmjet gojės sė V.Takes jetofsh me tre shifra o i madhi ynė.

    ..................


    Urime e jete te lumtur Telat Agollit dhe gjithe artisteve te mrekullueshem te Cirkut Shqiptar!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 19:22

Tema tė Ngjashme

  1. Sejfi Protopapa
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2014, 04:48
  2. Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 26-01-2006, 11:50
  3. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39
  4. Nexhat Agolli, figurė qėndrore e atdhetarizmit shqiptar nė Maqedoni
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •