Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18

Tema: Aty...Ketu

  1. #1
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Aty...Ketu

    Jam Ketu, zemer, te ndjej qe je Aty
    Te shoh si perleshesh me njemije bajloze
    Sikur te ishin te gjithe te zinj e te dale nga deti
    Do t’i kishe futur shtate pashe nen toke

    Te dua shpirt, nuk di se c’vlere mund te kete
    Dhe ē’do te thote te duhesh ne keto kohera
    Kjo rrjedhe e nxehte, ne ujerat e ftohta te Labradorit
    Deri ku mund te shkoje…

    Nuk di…nuk dime…nuk dihet…
    Le te ecim nen ritmin e karvanit si ne bibel
    Dikur do e shohim dhe token e premtuar
    Nese do kemi shkelur ankthin dhe friken

    Aty, Ketu,- dy bote qe shplodhen ne te njejtin shtrat
    Sa larg mengjesi i gjen prej njeri tjetrit
    Ne percartje zvarriten deri ne mesnate
    Kur shtrihen serish per te vdekur…

  2. #2
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    Sa larg mengjesi i gjen prej njeri tjetrit

    Pentesilea! Me pelqen shume zeri jot. Posto me shume pls. Me pelqen edhe me, si ke lidhur legjendat me gjeografite e me biblen e pastaj ke ardhur tek e sotmja e cila thur legjendat e veta me mitet e kohes se vet. Bukur! Te fala,

    Ani

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pentesila..e di qe ke talent ti..
    Ishallah je dhe mjeke e mire..e i ndihmon pak bashk atdhetaret tana aty.

    Ani..mirseerdhe..

    Kur vjen.. eja dhe me poezi nga Mami..se ajo i ben me te bukura nga ty..lol.

    suksese te gjithve !

  4. #4
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    Ani, Brari..thnx

    Te fala

  5. #5
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Luspat...

    Si po thahet zeri yt, lekura po kthehet ne luspa
    Ne luspa gjigande, si pllanga gjaku te thare
    Ne barkun e vogel po rritet murgesha e radhes
    Mendimet rrjedhin lekures se shpirtit te ēare

    Beronje,ti, beronje, me murgeshen e ardhshme ne bark
    …Kam veshur kepucet me taka qe s’di ku me ēojne
    Ne dyer te huaja… tradhtare te vona, te ngrata
    Pellushi rreth qafes me zerin e dhelpres me shpon

    Ah, si po trashet ky ze kaq i embel dikur
    Ah, si kercasin asfaltit kepucet tradhtare
    Ah, si m’u fut kjo dhelper krahrorit tim
    Ah, barkut tim te vogel, eshte ngjizur nje fare…

    Beronje, ti, beronje, me murgeshen e radhes ne bark…

  6. #6
    In Flames Maska e dimegeni
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Göteborg
    Postime
    371
    Bravo!!
    Je pak e sakt.
    Discover me like emptiness.......

  7. #7
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100

    Dhjetor i ngrirė

    Nė gishtat e mi dhjetori ka ngrirė
    Rruga fryn erė, tym del nga gjaku
    Nė grykė pėrvėlon shpėrfillja e shkrirė
    Zi e akullt…

    Mė kyē e mė shkyē pas portash cinike
    Mė vdes e mė ngjall nė role tė reja
    Mbi flokė njė kurorė si brirė drenushe…
    Si thonj rrufeje

    Ē’po bėhet, mė thuaj, po vdesim dhe ne ?
    As dhimbje, as lot, ky fund pa maraz
    Dhjetori ka ngrirė, rruga fryn erė,
    Zi buzagaz…

  8. #8
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    bukur, zonje e rende

    opero me fjalen

    e shoh se dridhesh me gjilperen e injeksionit ne dore
    mos iu jep narkoze zanoreve ne fiktim
    mos pyet per vdekjen
    hyre ne aureolen e ringjalljes se fjales

    poetet nuk vdesin

    illi

  9. #9
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    jam pa fjale.....................

    pershendetje!!!!!!!!!!!!!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    tani nuk te mbetet shume, vetem dhurata qe na premtove per Krishtlindje,

    Henri, qe s'ngopet dreqi

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •