................ ike
dhe mbrapa mbeti perplasje e deres.
ne fyren time ra si shplake
era e ftohte
Ne anen e pertejme te deres
degjova zhurmen ne zbehje te hapave
Ne ate vakium ne dritehije,
perseritet qindra here para meje.
Nje imazh si ju.
Dera rri e mbyllur.
Si shpine e kthyer........!
* * *
Une s'paskam dashur ndonjehere..!
Kot kam genjyer veten ne vargje e poezi.
Edhe pse zemra me behej ere.
Vdisja, e rilindja ne cdo varg perseri.
....
Per dashurine time qielli ,
eshte tavan i ulet.
E nuk mbrrijne atje, perendite as demonet.
Mos besoni cfare thone vargjet e poezite.
Ato i mora nder fjale me tokesoret.
Kur dashuria ime zbret mes njerzve.
Pikon si lot i trishte , si shi.
Ti fshihesh diku streheve,
s' beson syve te tu, as syve te mi.
Kot lodhesh te gjesh gjurme puthjesh.
eorozion plagesh.
Kot gjurmon nje lot ne syte e mi.
Jam sfinks , fluturoj,
Nuk zvarritem mbi dashuri
* * *
Ne kete nate dikush mendon per mua
mendimi i saj ngjitet tangent me kupem e qiellit
Aty ku bashkohet me mendimin tim per te
ndizet nje yll
Shume poshte ne toke ,
Ndarja jone eshte njesuar me naten
ajo edhe pse ne krahet e nje tjetri
Ylli eshte i joni
* * *
Je larguar
si vjeshta e vjetshme
Humbur pas gjethesh
Une mbledh kujtime
me thyhen nder duar
Castet qe ishin bashke
jane vyshkur
Erdh perseri vjeshta
Me pershperit ne vesh
refrenin e lamtumires.
* * *
Dashuria ecen me paterica
Largesia e plas edhe drurin
Trak truk hapash
dhe rrahje zemrash
ti e humbur diku perendimesh
Koha ime
............pa ty
me meson te flas gjuhe marsianesh
* * *
Sonte bie shi
Blic i rrufeve fotografon vjeshten
konturi im si negativ filmi
Sodis ikjen e Drerit
Bresher sjell era ne kete nate
pas perdes shkelqen
"Lot i kristalte"
Krijoni Kontakt