Hyrje / Perkufizime
1. Drejtesimi - Do te thote jo vetem clirim prej mekatave, por gjithashtu shenjterim edhe nje rinim i brendshem i njeriut....Asnje prej ketyre gjerave qe e paraprijne drejtesimin - qofte bese apo vepra te mira - nuk e meriton Hirin ne vetvete per drejtesim.
{Keshilli i Trentit, Dekreti mbi Drejtesimin, Janar 13, 1547, kap 7,8}
{Shenim Klod: Deshmues, ky Keshill i Trentit, nqs nuk e di, eshte mbajtur menjehere pas kryengritjes reformuese te Luterit, si nje kundrapergjgje ndaj protesanteve luteriane, edhe mesimet e atyshme e prekin shume boten e koncepteve ungjillore sot]
Drejtesimi, sipas Katolicizmit edhe Trent-it, eshte nje clirim i vertete prej mekatave. Nga ana tjeter eshte nje shenjterim mbinatyror edhe nje rinim i brendeshem i njeriut. Mesimet protestante te nje nderhyrje krejtesisht te jashtme te Drejtesimit te Krishtit, u refuzua nga Trent-i si heretik. Katolicizmi meson se Besa e vertete ne Jesu Krishtin nuk eshte vetem Besa, kjo pa dhene frutet e nje veprave te mira, pa te cilat rritja shpirterore eshte e pamundur. Ne kete kuptim, veprat e mira jane te domosdoshme per shpetim. Nje pohim edhe pikepamje e tille i ben protestantet te mos ndihen rehat.
2. Shenjterimi
Te berit i shenjte. Shenjterimi i pare ndodh me pagezimin. Shenjterimi i dyte eshte nje proces qe zgjat per te tere jeten, gjate te cilit nje person tashme nen gjendjen e Hirit rritet ne zoterimin e Hirit edhe ne ngjashmerine e Perendise, duke iu korrensponduar besnikerisht frymezimeve hyjnore. Shenjterimi i trete ndodh kur nje person hyn ne qiejt edhe behet krejtesisht edhe pandryshueshmerisht i bashkuar me Perendine ne nje vizion lumturues.
3. Hiri
eshte miresia e treguar prej Perendise karshi njerezimit. Eshte po ashtu e pameritueshme, Dhurate mbinatyrore qe buron prej vendimit dashamires se Perendise. Keshtu qe Hiri eshte krejtesisht nje dhurate e hireshme, mbi te cilen njeriu nuk ka absolutisht asnje merite.
4. Meritat
Shperblimi hyjnor per praktikimin e virtutit. Eshte doktrine katolike qe me ane te veprave te mira, nje person qe ndodhet nen Hirin, i jepet me te vertete e drejta e nje shperblimi mbinatyror prej Perendise. Veprat e mira duhet te jene te tilla moralisht. Meritat varen prej vullnetit te lire te Zotit per te shperblyer me Lumturi te perjetshme veprat e mira te kryera me ane te Hirit te tij. Persa i takon distances infinite midis Krijuesit edhe krijeses, nje qenie njerezore nuk mundet dot vetem ta beje Zotin borxhli te tijin apo sajen, nqs Zoti nuk deshiron prej vullnetit te tij te lire.
Shperblimi i dhene per vepra te mira nuk merret si pasoje e veprimeve qe i paraprijne Hirit, por Hiri, i cili eshte i pamerituar, i paraprin veprimeve ne menyre qe ato (veprat) te kryhen ne menyre merituese. {Keshilli i dyte i Oranxh, 529 A.D}
5. Mekati vdekjeprures
eshte nje mekat aktual qe shkaterron Hirin shenjterues edhe shkakton vdekjen e mbinatyrshme te shpirtit. Shkelja e nje ligji hyjnor ne nje ceshtje themelore me deshire e vetedije te plote.
6. Mekatat me te e falshme
nje ofense kunder Zotit qe nuk e privon mekatarin nga Hiri shenjterues. Quhen te falshme pasi shpirti e ka ende principin vital (parimin jetesor) qe lejon nje sherim te brendshem.
II. Shpjegime te arsyetuara katolike mbi Drejtesimin
vijon...
Krijoni Kontakt