Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i ELBASAN-it Maska e mullaymeri
    Anėtarėsuar
    23-08-2002
    Vendndodhja
    BOLZANO/BOZEN - ITALI
    Postime
    68

    Hordhia, kur "shqiptare" ishin italianet !

    Ket artikull e pata lexu tek gazeta "la Repubblica", mu duk interesant por pertova ta perkthej. Sa po e pashe qe gazeta "KORRIERI" e pat botu "e vodha" dhe me kenaqesi po jua dergoj dhe juve.
    Hordhia, kur "shqiptare" ishin italianet
    Italianet, njerez te zote, por me kujtese te keqe. Ne librin e porsadale te gazetarit te "Corriere della Sera" Gian Antonio Stella ballafaqohen te reja problemet e vjetra te emigranteve, hordhite e tyre ne Itali, me mburrjen italiane se kur ishin ata emigrante ishin "ndryshe". Se i donin me shume, se ishin me te mire. Nuk eshte tamam keshtu...
    Paolo Rumiz
    S'kemi qene kurre klandestine? Pallavra. Dimrit kalonim Alpet me qindra, cdo nate; mbi San Bernardo u duhej te na varrosnin ne kembe, aq shume vdisnim. Nuk zbarkonim ne brigjet e te tjereve me karrot e mafies? Rrena, rrena me bisht. Me dhjetera, mijera mberrinim neper brigje nga Maine, sherbim i plote, perfshire kontraten e marteses me nje prostitute me ngjyre. Nuk lypnim? Tjeter rrene. Femijet qe shtrengoheshin te lypnin ne Nju Jork ishin me mijera dhe krimi i organizuar u damkoste veshet qe te mos merrnin arratine. Nuk kemi qene terroriste? Njeri nga ne hodhi ne ere Uoll Stritin tetedhjete vjet me pare se Ozama Bin Ladeni: 33 te vdekur dhe 200 te plagosur.
    Nese vertet i besoni perralles qe na paraqet te varfer, po te bukur ama, dhe sidoqofte me te mire se emigrantet e sotshem, atehere mos e lexoni librin e fundit te Gian Antonio Stella-s "Hordhia - kur shqiptare ishim ne" (Gian Antonio Stella, L'orda - Quando gli albanesi eravamo noi, Rizzoli, 17 euro). Po qe se ruani ne peshtaf oratorite e Fallaci-t kunder emigranteve - pushtues, hiqni dore. Do te mesonit gjera te padurueshme per italianet "brava gente". Rrezikoni te zbuloni se per miqte e shtrenjte amerikane "saracene" ishim ne. Se ndersa Duce diktonte manifestin superioritetin tone arian, ata na shihnin si parazite, jashteqitje, mesdhetare ngjyre - ulliri, te zinj, horra qe duheshin lincuar.
    Majmune, minj gjirizesh, ja si u dukeshim. Mjaft t'u hedhesh nje sy karikaturave te mbledhura ne liber. Gazetat e Londres, Nju Jorkut dhe Cikagos i publikonin pa u ndeshkuar. Italia nuk protestonte, i vinte turp nga ne, "s'e cante koken per bijte e saj te kategorise se trete". Ne ngordhnim nga ethet mizeri neper anije, ndersa ne klasin e pare italiane te tjere darkonin me "mousse au chocolat". Shitnim prej urije femijet tane, ua vinim ne duar tregtareve te sklleverve qe i linin pa ushqim qe te mund te hynin me mire neper oxhake te ngushte e te felliqur. Dergonim legjione me gra nga tonat, te vdisnin ne bordellet e Kajros, Tripolit, Algjerit. Te ndjella me premtime punesh te ndershme e pastaj shitur arabeve, qe i donin bjonde dhe mundesisht ende te njoma.
    Hordhi. Nje grusht te mberrin ne stomak qe prej atij titulli te thate si ndonje bresheri plumbash. Nje grusht qe e meritonim. Po na vinte per te vjelle prej ndyresise, helmit, kafsherise, kloroformit. Prej rrenave sidomos. Edh per Stelen kupa eshte mbushur. E ndjen ne cdo rresht. Per here te pare qellon me mllef, i ve pasqyren para shoqerise italiane, pa perdorur filtrin e ironise se librave te tjere, - duke nisur nga Schei, - mbi Veneton qe ul koken. Rrezon racizmin e njerezve te mire, mitet e rreme, bertet kunder "duhmes se padurueshme te ksenofobise qe rritet e rritet ne nje shoqeri qe ka harruar nje pjese te se shkuares se vet".
    Disfatizem, do te thote ndonjeri. Jo, Stela thjesht lan hesapet me veten, me origjinen e tij nga Veneto, me boshlleqet ne kujtesen e njerezve te vet, emigrante deri dje. Me te gjyshin Toni "Kajo" shpirtmire, qe "hengri buke e lote ne Prusi e Hungari" dhe qe do t'i vinte ndot nga harraqet qe peshtyjne sot mbi te ngjashmit e tij". Perjeton me se pari mrekullimin e atij qe di kaq pak, pastaj habine e atij qe gjendet perballe nje bibliografie te pamate, qe i le te kuptoje permasen e cmendur te kesaj harrese. E atehere germon, germon, te hedh mbi shpine te dhena te pakontestueshme, te le t'i nxjerresh vet perfundimet, dhe tjeter rruge nuk ke.
    Ata qe na kane dhene lavdi, ata po, i kujtojme. Kuomot, Jakokat, La Guardiat: te shumte kane qene ata qe i kane bere nder vetes. Po te tjeret, kush kujtohet per te tjeret? Askush. "Ata qe nuk ia kane dale mbane dhe sot mbijetojne mes njemije veshtiresish neper rrethinat e San Paolos, Buenos Ajresit, Nju Jorkut e Melburnit. Ata, e kemi veshtire t'i kujtojme". 27 milione jane nisur nga 1876 deri me 1976. 27 milione baballare dhe vellezer te humbur. Po nishani s'u gjendet neper librat e shkolles.
    Si mund te kuptojme se c'po behemi po s'pranuam te shohim se cfare ne te vertete kemi qene, domethene pike per pike emigrantet e sotem? "Ata" na vjedhin buken!? Ne na kane masakruar per kete. Ne 1893 ne Buenos Ajges Mortes ne France, ku na keputej kurrizi neper kripore, lincuan nja nja njezet prej nesh para syve te Xhandarmerise, dhe Italia beri pak ose asgje. "Ata" skllaverojne femijet!? Ne i kemi lene te ngordhnin nga turbekulozi neper gastarinat franceze dhe furrat gjermane, qe i blinin per pak lira nga familjet e mjeruara. "Ata" kane shume femije!? Ne Australi benin nga dhjete, e deri nga pesembedhjete femije. Dhe nuk ishim katundare. Vinim nga Veneto, Friuli apo Trentino. Vinim nga nje vend i mjeruar, qe e linte popullin te flinte neper stalla. Ndaj dhe ia dilnim te rronim ne kushte te parrokshme per mendjet e europianeve te tjere. Eshte e rende te kujtohet e gjitha kjo. Dhe ja mistifikimi i gdhendur mbi pallatin e Eurit. Ishin "transmigratore", nje neologjisem i shpikur nga Duce, per te mos na kujtuar arnat mbi te pasme. Per te mos thene qe kjo e jona ishte histori njerezish te mire e punetore, porse e ndryshuar, e perqeshur nga te tjere italiane, shfrytezues, bij e kopile te se njejtes kulture te mujsharise.
    Edhe injorante kemi qene madje. "Ne dy anije te rastesishme qe zbarkuan ne SHBA me 1910", tregon Stela, "emigrantet qe zbarkuan nga Madona italiane, ishin 71% analfabete, ruset qe zbriten nga Lituania 49% analfabete:22% me pak. Sa per punetoret e specializuar, tanet ishin 7 ne 100, ruset 40 ne 100. Lere pastaj ne krahasim me anglezet dhe gjermanet: inferioriteti ishte poshterues per ne. Nuk ishte thjesht mjerim", shton Stela, "ishte mjerim kulturor. Damka e nje vendi qe, nje shekull me pare, - shkruajne me 1910 H.Bolton King dhe Tomas Oki ne "Italia oggi", ka qene doreleshuar ne gjithcka, "pervecse ne investimin me frytdhenes kombetar", ne shkollimin publik. Pike per pike si sot.
    Jo, stela e kupton se kunder ksenofobise ne rritje nuk hyjne ne pune peticionet morale. Duhet qelluar drejt e ne stomak. Duhet zberthyer bomba qe mund te plase nga nje minute ne tjetren, i duhet hequr djegesi. I duhet prishur zembreku ketij dolleku te mallkuar te larmise, qe na ve njeri kunder tjetrit. Vecse per t'ia dale mbane ka vetem nje rruge: te shperthehet pengesa. T'u tunden para hundes dokumentet e se shkuares pseudo - intelektualeve qe shalojne racizmin e njerezve te mbare duke i fryre klimes se re te fjales se mekateve kombetare.
    Identitet: kjo eshte parrulla sot. I kushtohen kuvende, keshilletare bashkish. Po identike me ke? Me marokene, kurde, rumune. Ne Gjermani dhe ne Zvicer jetonim nga 20 neper dhoma, si kinezet neper papafingot e Pratos. Ne Amerike importonim kriminalitetin e organizuar, sic bejne shqiptaret ne Pulje. Neper Alpe benim passeur-et, o linim njerezit tane te binin neper perroska, pasi u kishin zhvatur deri dhe kemishen. Pa asnje meshire, si skafistet tuniziane dhe turqit ne brigjet e Jugut tone.
    Po ku lind ky boshllek ne kujtese? Venetasi Stela e di mire. Lind te po ata emigrante, kur kthehen ne shtepi. Jane te paret qe ndertojne nje histori te rreme. Nuk duan qe bijte e tyre te mesojne sa e rende ish. Dhe bijte s'mund te pranojne te shohin te nje klandestin pasqyren e atit te tyre. Jane si te kthyerit nga lufta, si te kthyerit nga pastrimi etnik. Kujtesa medysh. Ja pse vendet me emigracion te fresket jane shpesh ato qe perbluajne me shume dyshim ndaj emigranteve. Por edhe kete e kemi provuar mbi lekuren tone. Askush s'eshte me mizor me te ardhurit e rinj, nga c'jane emigrantet e brezave te meparshem. Kunder italianeve, gjykimet me kafsherore nuk i ka shprehur Gjermania apo Zvicra, por pikerisht kufijte e rinj te emigracionit boteror, Kanadaja, Australia, SHBA-ja. Masakren me te shemtuar te italianeve te pafajshem ne kohe paqeje e bene ne 1890 njerezit e mbare te Nju Orleansit, SHBA.
    Eshte historia me mbreselenese mes shume te tjerave te mbledhura ne liber. Vrasin nje polic, italianet jane te dyshuarit e pare. Njerezit nuk gjejne paqe, Ku Klus Klani dergon paralajmerime ogurzeza. Italianet duhen ndeshkuar! Ne ate Luizianen qe prodhonte tonelata sheqeri dhe melase krahu yne i punes ishte bekim i ardhur nga qielli. Por nuk u pelqenim. Punonim si te zinjte, por ishim te bardhe ama. U jepnim te zinjve te vertete nje ide subversive: qe edhe i bardhi duhet te perkulte shpinen po njesoj. Njerezia sulmon burgjet, policia e kontese fshihet. Tanet i heqin zvarre jashte, i masakrojne me shkopinj, i varin e pastaj i bejne shoshe me plumba. Me dhjetra. Rreqethese kunderpergjigja e mediave. Nju Jork Tajmsi shkruan: lincimi ka siguruar jeten dhe pronen" e njerezve te Nju Orleansit. Glob Demokrat: banoret thjesht kishin ushtruar te drejtat e tyre "te sovranitetit popullor dhe mbrojtjes se ligjshme".
    Ja cfare ishim. Jashteqitja e Planetit.
    Rrepira qe na eshte dashur te ngjitim ka qene vertet pa fund.
    _________________________________________________

    Vertet interesant si artikull. A po jo ?
    gjith te mirat per ju
    mullaymeri ermir
    __
    "Arbeit Macht Frei"

    *****************************
    WE DON'T NEED ANOTHER WAR !

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    hajde hajde i shikoni efektet e vizites se kavaljerit ne shqiperi?
    PAUCA SED MATURA

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Eshte e verteta me e madhe historike, qe popujt harrojne shpejt. Megjithate do duhet shume me teper se nje artikull qe te ndryshoje opinionin e krijuar (dhe shume te ushqyer nga mediat) mbi shqiptaret.
    Po gjene mire, vizita e Berluskonit, deri tani pervec fjaleve te bukura po jep fryte. Artikuj te tille ne Corriere della Sera jane xhevahire te lakmuara me kohe nga Shqipot.
    Summertime baby!

Tema tė Ngjashme

  1. Dhimiter Pango - "Enigma Otranto '97"
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 00:57
  2. Si eshte Komuniteti Shqiptar ne Padova, po Italianet si jane atje?
    Nga DOR nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:59
  3. Sa urrehemi nga italianet....
    Nga dyl shapka nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 08-02-2006, 15:51
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. Lirohen tre italianet ne Irak.
    Nga leci nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-07-2004, 16:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •