Njė cast malli![]()
Nuk po te shkruaj per te te thene se te dua shume, jo, as per te te thene se per ty po derdh lot ne keto momente. Ajo qe sot me shtyn te shkruaj eshte malli qe kam per ty. Vertet ne keto momente po ndjej mall. Edhe pse me nuk kam ndjenje dashurie mallin e respektoj. Respekti per ty eshte e vetmja ndjenje qe me ka mbetur brenda meje dhe nuk po dua ta zhduk. Dhe malli ne keto momente nuk po me le vertet te qete. Sot me erdhen ne mendje kujtimet dhe enderrat qe thelle I kam varrosur ne shpirt. Ato miliona enderra qe vertet kane kohe qe kane filluar te treten. Por sot vetem malli qe po me shtyn te te shkruaj me ben qe te bashkoj edhe nje here eshtrat e tyre per te te kujtuar ty edhe nje here si nje mik te vjeter qe kurre nuk arrita tia hap vertet zemren .E vetmja ndjenje qe verte per ty nuk e kam shuar eshte respekti per nje njeri qe dikur e kam pasur thelle ne zemer. Po sot .. Kjo ndjenje po me con ne mallin qe kam per ty. Malli qe kam per te te pare dhe te te shtrengoj nje here fort pas vetes dhe te ulem me ty ne nje tavoline kafeneje si dikur dhe te bej muhabet per kohen kur nuk kemi qene prane dhe per te patur disa caste te bukura perseri bashke thjesht si miq te vjeter. Dhe ndersa u ktheva me fytyre nga muri me dolen dy pika lot nga syte e mi. Nuk e kuptova se po qaja po vetem kur lotet me lagen faqet kuptova se ishin duke bere rrugen e tyre qe kishin kohe pa e bere. Vertet sa shume kohe qe kane kaluar . Qe kur kam pa te pare? Sa keq. Dhe ndersa ende po mendoj se sa mund te kesh ndryshuar shtrengoj syte fort per mos nxjerre lot te tjere po nuk I mbaj edhe dot me force brenda meje. Vetem ajo ndjenja e mallit me ben te shpalos edhe nje here tere kohen e kaluar me ty. Ndjej vertet mall. Megjithese e urrej te flas ne nje kohe te shkuar sepse eshte vertet dicka qe ka kaluar sot dua tI kujtoj vetes tere momentet e bukura me ty. Mundohem te te mbaj mend si nje njeri qe do jete miku im perjte. Megjithese ti nuk meriton asgje nga keto une prape te respektoj. Une prape te them se respekti qe une kam per ty me ben te te flas akoma dhe te te them se kam mall. E di se nuk do tI lexosh kurre keto fjale e di por vetem dua tI shkruaj se me duket sikur vertet heq nje pjese te dhimbjes qe kam brenda vetes. Dhe ndersa dikur nese kisha nevoje per dike flisja me ty , tani me ben shoqeri vetem hena dhe ironia e kohes qe eshte boshe me pershtypjen se aty brenda ka dicka . Dhe e di se ky mall nuk do shuhet lehete; po vetem per mos te te thene ty se ende ekzisotn. Ashtu sic ti e mbajte hunden perpjete duke thene lart e poshte se une per ty kam vdekur; ashtu edhe une tani me te njejten vlere shperblimi do te te them se po I fshij lotet dhe nuk do me dalin me kurre dhe kete ndjenje malli do e mbaj brenda dhe do e permbush me kujtimet qe kam ne shpirt dhe me eshtrat e enderrave te vdekura prej kohesh vetem e vetem qe mos te marresh vesh ti se une ende vuaj dhe kam nje cast malli per ty si ky moment qe tani po kaloj; nje cast malli Por nje gje mund te ta them me shpirt dhe e di se eshte e vertet.
Se ti ne jeten tende kurre nuk do te harrosh se ..
Dikur . Dikush . Diku!
Ju pershendes te gjitheve bye![]()
Krijoni Kontakt