Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Post Rregullorja e forumit fetar

    Kėto Metoda (mėnyra) diskutimi janė tė parashikuara pėr fillestarėt qė kyqen nė kėtė Forum. Qėllimi i kėtyre rregullave ėshtė qė t'i ndihmohet fillestarit ta tejkalojė frikėn e parė, dhe qė, qysh nga fillimi, ta bėjė sa mė tė dobishme kontributin e tij pėr tė gjithė pjesėmarrėsit e Forumit.

    Ndoshta kėto mėnyra tė ofruara qė kanė forumėn e rregullave si edhe pėrshkrimet e disa teknikave tė diskutimit i tejkalojnė nevojat dhe, sigurisht, aftėsitė e njė fillestari. E pra, le tė jenė ato si shenja komunikacioni tė cilat dalngadal do t'i pėrvetėsojė qė ta ēojnė nė vendin e dėshiruar. Rregullat janė tė domosdoshme nė secilėn shoqėri. Ato janė ndihmė pėr zbulimin e tė sė vėrtetės dhe rregullojnė sjelljen e pjesėmarrėsve nė Forum. Me to secilit i jipet dhe mbrohet e drejta qė i takon.

    Duhet pasur para sysh se asnjė person nuk lind nga vetvetja, as nuk rritet pa e mbajtur dikush. Fėmija duhet t'i marrė tė gjitha nga tė tjerėt: jetėn, ushqimin, tė folurėn, gjuhėn, shprehitė... Mirėpo prej tė gjitha kėtyre ai krijon diēka origjinale qė s'mund ta zėvendėsojė me asgjė tjetėr: ky ėshtė personaliteti i tij. Tė njėjtėn gjė duhet thėnė edhe pėr diturinė. Kurrnjėherė nuk fillojmė prej zeros nė mėnyrė qė ne nga vetvetja ta rekonstruonim diturinė, shkencėn, por para sė gjithash i marrim «tradicionalisht» diturinė, dmth. atė qė tashmė tė tjerėt e kanė mbledhur – por tė cilėn megjithatė secili individ duhet ta pėrvetėsojė nė mėnyrė personale, duke bėrė prej saj diturinė e vet.

    Pėr kėtė arsye hapi i parė qė diēka tė mėsojmė ėshtė disponimi qė tė pranojmė, asimilojmė, pėrvetėsojmė diturinė e tė tjerėve.
    Asnjė ushqim nuk ushqen vetvetiu nė qoftė se vetėm e gėlltitim; ajo duhet edhe tė bluhet (tė tretet). Njė qėndrim vetėm i akumulimit tė tė dhėnave nuk do tė jepte rezultat tjetėr vetėm qė do tė mbushte kujtesėn tonė shpesh me informacione tė padobishme. Duhet «bluar» atė qė mėsohet dhe mirret, dmth. duhet orvatur qė atė ta kuptojmė, nė mėnyrė qė atė ta pėrvetėsojmė. Duhet tė mund tė themi: «unė e di», dhe jo: «Filani ka thėnė». Sikurse psh. nė studimin e matematikės nuk njihet Teorema e Pitagorės nė qoftė se nė tė «besohet», por nėse ajo mund tė «provohet».

    Qėllimi i kėtyre rregullave apo metodave ėshtė tė udhėheqė, me ndihmėn e disa normave, kah pėrvetėsimi i sė vėrtetės. Drejtimi (plani) i rrugės ėshtė i mundimshėm dhe njėkohėsisht i kėndshėm sepse pėlqehet me synimet mė tė thella tė njeriut. Mirėpo, sepse e vėrteta tė cilėn duhet arrirė nuk ėshtė ideal apstrakt, caku orvatet tė arrihet duke ndjekur njė metodė tė caktuar. Sigurisht se kėto medota nuk kanė vlerė apsolute, por para sė gjithash ato janė udhėzime dhe sugjestione qė nga puna jonė personale tė mund tė nxjerrim njė fryt sa mė tė madh, dhe qė kjo punė tė jetė sa mė efikase, mė e lehtė dhe mė precize. Kėto rregulla nuk ia zėnė vendin inteligjencės personale dhe zellin kreativ tė diskutuesit qė gjithmonė mbeten pikė nisjeje e pazėvendėsueshme e personit njerėzor dhe paraqesin vlerėn e vėrtetė dhe masėn e origjinalitetit tė ēdo pune.

    Zakonisht nėpėr forume flitet pėr tema tė ndryshme, me njė mėnyrė tė caktuar, duke filluar prej atyre qėndrore apo pėr ndonjė problem pėr tė cilin ekziston njė interes. Tema e hapur nuk ėshtė e thėnė se duhet ta tejkalojė gjendjen aktuale tė kėrkimeve (shkencore/fetare) nė fushėn e temės apo problemit tė zgjedhur.

    Njė ndėr qėllimet e forumit qė i ka ėshtė edhe ai pėr t'i aftėsuar diskutuesit, nė fushėn e cilėsdo temė diskutimi (kėtu nga lėmia e ēėshtjeve fetare - teologjisė/fesė), pėr arritjen e diturisė mbi gjendjen aktuale tė problemit apo temės sė shtruar. Kėtu mendohet pėr aftėsimin qė tė arrihet informacioni mbi tė gjitha aspektet qė ndėrlidhet me temėn e diskutuar, pastaj aftėsimin pėr analizėn kritike tė burimeve, si dhe pyetjeve mė tė rėndėsishme historiografike, si dhe interpretimeve filozofike dhe teologjike tė lidhura me temėn, dhe mė nė fund aftėsinė pėr referimin e bazuar, preciz dhe tė qartė tė ēėshtjeve teorike qė ende janė tė pazgjidhura.

    Mėnyrat e diskutimit – Ekzistojnė tri mėnyra se si diskutohet:

    1. diskutimi i udhėhequr mbi njė temė;
    2. leximi, komentimi dhe interpretimi i njė teksti (filozofik apo teologjik, klasik);
    3. analiza kritike e njė vepre bashkėkohore, respektivisht tė njė autori modern.

    1. Metoda e diskutimit udhėheqės – Diskutimi udhėheqės zhvillohet nė tri momente: paraqitja, pyetja, pėrfundimi. Njė prej anėtarėve, parashtron njė problem apo pyetje, pastaj e bėn me dije problematikėn e tij, dhe nė kėtė mėnyrė te bashkėbiseduesit lindin pyetje qė bėhen objekt disktuimi.
    Diskutimi ėshtė rrugė qė ēon kah e vėrteta nėpėrmjet konfrontimit, verifikimit, kontrollimit tė njėri-tjetrit... Ai me kėtė proces ia mundėson sė vėrtetės qė «tė dėftohet» dhe qė tė gjithė pjesėmarrėsit ta pėrvetėsojnė nė mėnyrė personale.
    Objekti i diskutimit mund tė jetė njė problem apo pyetje, apo njė pėrmbajtje e cilitdo tekst tė studiuar. Qėllimi i diskutimit ėshtė qė pjesėmarrėsit tė arrijnė thėllė njohjen e njė problemi tė caktuar, apo ky ėshtė njė rast qė tė pėrparohet nė ndriēimin e njė problemi, me paraqitjen e pikėpamjes personale nė argumentet e preferuara, nė provat e shtruara si dhe nė vlefshmėrinė e pėrfundimeve (konkluzioneve) te tė cilat ėshtė ardhė. Dobia e diskutimit varet nga aktiviteti i pjesėmarrėsve si dhe nga aftėsia e udhėheqėsit, respektivisht atij qė parashtron njė problem apo pyetje tė ckatuar... Nė diskutim duhet tė jetė moderatori i cili orvatet tė korigjojė, shpjerė kah rrjedha e vėrtetė (ta kanalizojė), tė nxisė nė reflektim, tė ofrojė pyetje tė reja...
    Qė diskutimi nė forum tė jetė i frytshėm dhe i suksesshėm, kėshillohet qė tė respektohen disa rregulla. Para sė gjithash, fillestari i temės duhet me korrektėsi ta parashtrojė diskutimin, duke prirė pėrmbledhshėm porse plotėsisht (hollėsisht) nė temėn qė dėshiron ta rrahė (debatojė). Tema duhet tė jetė e kufizuar dhe kurrėnjėherė shumė e gjerė. Pastaj, moderatori duhet tė orvatet t'i kufizojė intervenimet e veta, duke u lėnė diskutuesve rolin e protagonistėve kryesor nė diskutim, dhe eventualisht tė intervenojė vetėm pėr shkak tė gjykimit kritik pėrfundimtar.
    Pėr udhėheqjen e mirė e diskutimit nė forum janė shumė tė rėndėsishme edhe «rregullat e sjelljes»:
    a. Disciplina. Moslargimi nga tema. Tė flitet vetėm atėherė kur me tė vėrtetė ka ē'tė thuhet. Tė mundohesh qė tė shprehesh qartė, duke paraqitur qėllimin e intervenimit tėnd, duke bėrė dallimin dhe rregullimin e ideve veē e veē qė dėshiron tė parashtrohen nė mėnyrė qė mos tė pėrzihen shumė sende nė njė intervenim tė vetėm.
    b. Pranimi (mikėpritja). Tė dish tė dėgjosh tjetrin duke mos u rėnduar nė tė njėjtėn kohė me mendimet personale. Tė mundohesh ta kuptosh intervenimin e tjetrit nė mėnyrėn si dėshiron ai ta shprehė. Mos tė kapesh pėr detaje por tė vlerėsosh tėrėsinė e diskutimit. Eventualisht ta shqyrtosh kuptimin tėnd me njė pyetje sqaruese apo me njė pėrsėritje tė shkurtw tė asaj qė tashmė ėshtė thėnė. Tė jesh i disponuar pėr pranimin e edhe tė atyre ideve dhe mendimeve pėr tė cilat ke pak simpati.
    c. Ēiltėria (sinqeriteti). Mos tė dėshirohet qė me ēdo kusht tė mbizotėrojė mendimi im as tė bėhet dikush advokat i kėsaj apo asaj ideje, por sė bashku me tė tjerėt tė kėrkohet e vėrteta. Pėr kėtė arsye po ashtu duhet tė kihet fuqi t'u tregosh tė tjerėve paragjykimet dhe supozimet personale.
    d. Guximi (vendosmėria). Tė kem guxim ta them mendimin tim personal, dhe tė them atė qė nuk e kam kuptuar, pa heshtimin dhe pėlqimin konformistik tė «opinionit tė pėrgjithshėm». S'duhet tė kesh frikė tė dėftosh personalitetin tėnd nėpėrmjet asaj qė thua, po edhe nė qoftė se ka tė bėjė me mungesat tona.
    e. Rregulli. Tė gjithėve t'u jipet mundėsia e barabartė e tė shprehurit. Nuk guxohet qė tė lejohet qė diskutimi tė lakon nė pėrmbajtje (lėndė) dytėsore. Intervenimet personale tė pėrshtaten nė kontekstin tėrėsor (global), duke pasur para sysh atė qė tashmė ėshtė thėnė. Pėr ta ruajtur (mbrojtur) kėtė rregull, gjithmonė ėshtė e nevojshme tė zgjedhet njė qė e udhėheq diskutimin. Ai me ndėrmjetėsi diskrete kujdeset qė secili tė mund ta thotė fjalėn e vet dhe qė diskutimi tė mos lakojė nga rruga. Rėndom ky udhėheqės ėshtė moderatori, por hapėsi i temės po ashtu mund ta ketė kėtė pozitė, kuptohen nė mėnyrė mė tė ndryshme se moderatori.

    2. Leximi dhe komentimi i njė teksti. - Mėnyra e dytė e udhėheqjes sė diskutimit ėshtė leximi, komentimi dhe interpretimi i njė teksti klasik, filozofik (shkencor) apo teologjik (fetar). Udhėheqėsi (hapėsi i temės) u paraqet pjesėmarrėsve pjesė apo kapitullin e njė vepre. Diskutuesit duhet tė sqarojnė: 1. pėrmbajtjen (nė qoftė se ėshtė e nevojshme, nė rend tė parė tė pėrkthehet teksti nė gjuhėn e vet); 2. kėrkimin filologjik: dmth. do tė vėhet nė dukje veēanėsitė (karkateristikat) e tekstit, fjalėt problematike dhe tė pasigurta (qė kėrkojnė njė mundim dhe vėmendje jo tė vogėl)...; 3. interpretimin dhe vendosjen e kėtij teksti nė kontestin e tėrė veprės; 4. vendosjen e tekstit dhe veprės nė kontekstin historik dhe komparimin me vepra tė ngjashme apo tė tė njėjtės kohė; 5. burimet e tekstit; 6. vlerat historike, filozofike, teologjike...
    Kjo metodė e diskutimit ėshtė shumė e dobishme, pėr kėtė arsye duhet t'i japim pėrparėsi para tė tjerave. Ajo mundėson: nė mėnyrė shkencore t'i afrohemi leximit dhe studimit tė teksteve bazore filozofike dhe teologjike; tė pėrvetėsohet preciziteti (shkathtėsia) qė ėshtė e domosdoshme pėr komentimin e tyre; tė pėrvetėsohen kriteriumet elementare hermeneutike pėr komentimin dhe interpretimin e pėrmbajtjes sė teksteve; mėson tė pėrdoren burimet.

    3. Analiza kritike e njė vepre – Mėnyra e tretė e zhvillimit tė diskutimit ėshtė qė tė bėhet analiza kritike e njė vepre, dmth. libiri (apo artikulli) tė njėrit prej autorėve modern. Pėrbėn: 1. analizėn e kapitullit apo problemit (pyetjes) dhe vlerėsimin e tyre; 2. shqyrtimin e provave dhe argumentimeve tė sjellur nė vepėr; 3. vlerėsimin e strukturės (sistematizimit) tė veprės, ndarjen e materialit, kapitujve, paragrafeve... Praktikisht kjo domethėnė se qėllimi i kėtij diskutimi ėshtė tė marrėsh guxim tė hysh jo vetėm nė punėn studimore por edhe nė punėn e «kontrollimit kritik» efikas mbi vlerėn e veprės nė fjalė tė njė autori modern (vlefshmėria e medotės sė pėrdorur, analiza kritike e pėrmbajtjes dhe argumenteve, bazueshmėria e tezės sė mbėshtetur...)

    Ju uroj diskutim tė kėndshėm!
    I juaji Shpresmiri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 01-11-2002 mė 19:23
    IHS

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Misioni i Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 19-01-2025, 07:16
  3. Cila ėshtė Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  4. Cili ėshtė Misioni i Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 11:57
  5. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •