Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Lovefool Maska e Chocolat
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    18

    Vaje per veten!

    Kam mbetur vetem...

    Ne shpirt,kujat shtypin me patkonj kujtimet dhe oret me persheshin.
    Arsyet varen me litarin e dashurise sime.Une pres naten,endrrat,kujtimet.
    Eshte cudi si te dua.Si dua qenien tende te pikelluar,si te kam,si te humb...

    Dritat e qytetit ndizen varg si xixellonjat,aroma e ajrit te lagesht lulezon mendimin tend.Dashurine tende.Ate qe me vret,me cjerr,me mbyt.Ajo qe iken dhe vjen si i do qefi.ajo qe lind diellin,henen,ajo qe haet pas dritares sime,lotet e pendimit qe lajne rrugen...
    Kam nevoje per ty.Kam mall!
    Hm,malli!Kjo mungese e madhe e heshtjes tende,ky lemsh i ngaterruar,zeri yt i humbur...Nevoja...per te te pare,per te rene ne krahet e tu si mbi nje shtart te madh,te bardhe.

    Vendosa te te harroj.
    Te mos shkruaj letra,te mbyll dyert e nje shprese idiote,te trembur nga qurravitjet e mia.Te zhduk nga kujtesa dosjet qe te perkasin ty,te te fshij emrin me gelqere te bardhe,te te hedh ne greminen me te thelle,te te mbys ne fundin e detit me te larget.
    E te vdes!
    Une mbes dhe ty te kam ne duar,si njollat e Lady Makbeth,si era qe me perkedhel floket.
    Mbes,me vajet per veten.

    Per ate qe desha...sa do doja te mos doja!

    P.s:......
    u know I love u so!
    "In due,si sofre meglio!"

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ndonjehere dhimbja flet bukur, packa se eshte dhimbje!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    Lovefool Maska e Chocolat
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    18

    :)

    ....so do cats ...
    "In due,si sofre meglio!"

  4. #4
    OBEN OHNE Maska e MISTRECE22
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    211
    i thashe te buzeqeshte perseri
    i bera dhe une thirrje shpirtit tim
    vetem nje shtrengim ndjeva
    mbase ishte nje sforcim

    sforcim i kote
    se shpirti ka harruar buzeqeshjet
    e ka zabtuar ate erresira
    ka frike nga ironite dhe ngerdhjeshet

    me cenon dhimbja
    qe brendesine time vret
    ah dhimbje dhimbje e shenjte
    me le te kuptoj qe jam akoma ne jete.

    jeta eshte kthyer ne mjergull
    klithmat ne peshperima
    asgje rreth meje nuk jeton vertete
    vetem shpirti im flet me ulerima

    erresire, vetem erresire........


    nje buzeqeshje ne fytyren e nje njeriu
    me shkakton dhimbje ne shpirt
    shume buzeqeshje ne fytyrat e shume njerezve
    me vrasin
    :brire
    PARTY KA GJITHMONE TE DREJTE!

  5. #5
    Lovefool Maska e Chocolat
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    18
    "sa shume te desha ditur pa e ditur,
    as engjelli me shume s'e deshi djallin,
    dhe nuk kam frike per vete,por per ty
    ku humb,
    ku gjindesh,
    ku shtegton,
    ku bie,
    Mu trete sysh ne nje fushe fare te hapur,
    dhe hijen tende e fute thelle
    brenda shpirtit tim,
    Askush s'e di,
    as ti s'e di
    ne c'pyje endrrash ta ze trupin nata ....

    "In due,si sofre meglio!"

  6. #6
    Lovefool Maska e Chocolat
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    18
    "Aq shume i deshiruam oret e neserme,
    pasi kurre s'u realizuan kur u kthyen ne te tashme"
    M.A
    "In due,si sofre meglio!"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •