Emri im eshte Aisela,jam 20 vjeēe e lindur dhe e rritur ne qytetin bregdetare dhe shume te bukur te Durresit.Jam shume krenare qe kam lindur ne kete qytet(si kushdo per qytetin e lindjes)dhe jam shkeputur nga ai qe ne fund te gushtit te vitit te kaluar.Me ka marre malli aq shume sa une dhe Perendia e di.U ktheva per pushime dy javore ne dhjetor per te kaluar prane familjes festen e madhe te Vitit te Ri.U kenaqa jashtezakonishte shume,por qe kur u ktheva ketu ne Itali u trishtova shume por nuk kisha se ē'te beja perveēse te fshija buzet mbas murit.Nejse,jam e shkurter dhe kjo ndoshta ka ndodhur per vet faktin sepse kur kam qene e vogel u merrja me gjimnastike(me kete genjej veten po nejse).Nga sportet adhuroj patinazhin ne akull,sepse per mua nuk ekziston sport me te bukur ne bote.Hobi im eshte te notoj me ore te tera. Me pelqen shume qe te mesoj pianon,por shume shume ama,megjithese e di qe nuk do ta mesoj kurre.Emri im ka origjinen nga Turqia.Mami im ne koherat me pare,e kishte terhequr shume nje film turk.Personazhin kryesor te filmit e quanin Asel dhe keshtu deshironin te me quanin dhe mua,por atehere ka qene nje liste me emra njerezish e nuk u lejonte nqs veje nje emer jashte tij.Si perfundim nuk me lane pa emer,por u munduan qe mos te me largonin shume nga emri i personazhes turke.Tani per tani me mungon shume qyteti im dhe ēdo gje qe kam lene atje e qe me perket mua. Do te me pelqente qe te shkoja edhe tani per pak kohe sepse me te vertete qe kam shume nevoje,por asgjeje nuk e dihet.Kjo jam une me pak fjale dhe do te mundohem qe te dergoj nje foto timen,keshtu qe mund te jem une e para vajze qe do te marr iniciativen te dergoj foto. PERSHENDETJE TE GJITHEVE.....![]()
Krijoni Kontakt