Close
Faqja 0 prej 29 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 281
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e plumbi
    Anėtarėsuar
    23-10-2002
    Vendndodhja
    Iliridė
    Postime
    74

    Feja e shqiptarit nuk eshte...

    Feja e shqiptarit nuk eshte shqiptaria, por feja e tije eshte feja islame, eshte feja katolike, ortodokse dhe te gjitha ato fe qe nje shqiptar mendon dhe gjykon se eshte me e mire per te.
    Gjeja me e mire ne bote do te ishte kur te gjithe fete ne bote te kishin mirkuptim ndermjet veti, dhe te kishin nje tolerance dhe bashkpunim te ndersjellte...mbetshi mirė.
    Liria nuk dhurohet, ajo me gjak fitohet.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Plumbi, ti e ke kapur ne siperfaqe problemin. Ne menyre qe te arrish ta kuptosh dhe vete se ku qendron thelbi, une po te pyes:

    Cfare u meson feja njerezve ne lidhje me njeri-tjetrin?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-10-2002
    Postime
    7
    Pergjigjja ime eshte se te ajo fjala "feja e shqipetarit eshte shqipetaria " ka nje gabim se feja nuk perzihet me kombin !
    Por njeriu po spati nje fe ai nuk eshte njeri tamam sepse feja te rregullon shpirterisht te pastron zemren nga te keqijat ! Dmth ti po sqe per vete nuk je per askend e lere me per kombin !
    Te jesh shqipetar me zemer e me shpirt e jo me fjale .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Nuk eshte e mundur te flitet per fe te shqiptarit e as te nje kombi tjeter.. sepse nje popull perbehet nga individe, grupe shoqerore e bashkesi te ndryshme... ku secili njeri eshte i thirrur te marre nje pozicion personal rreth ceshtjes se besimit.

    Per mua pyetja eshte gabim... por me mire qe u sqarua.


    miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Vaso Pasha nuk tha "Feja e Shqiptareve..." ne numrin shumes (pergjithesim) por e shtroi jo me kot ne numrin njejes:

    "Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria!"

    Ky eshte nje mesazh qe nuk i drejtohet as Kombit dhe as Shqiperise, u drejtohet ne menyre individuale cdo shqiptari. Qe ta kuptoni thelbin e kesaj thenie duhet te keni te qarte se:

    1. Kush eshte Shqiptar?
    2. Cfare eshte Shqiptaria?

    Nese lexoni ne keto forume, do te gjeni diskutime te vecanta qe jane bere per keto dy tema, dhe nese une do ti perkufizoja me pak fjale do te thosha qe:

    - Shqiptare jane te gjithe ata qe kane gjak shqiptari, jetojne ne token e te pareve, ruajne historine, traditen dhe mbajne gjalle amanetet e te pareve te tyre.

    - Shqiptaria eshte dashuria dhe perkushtimi qe cdo shqiptar tregon per atdheun e vet, Shqiperine.

    Pra ku dolem? Dolem pikerisht tek pyetja se:

    Si e shpreh secili prej nesh Shqiptarine?

    Perpara se ti jepni pergjigje pyetjes, duhet te keni parasysh edhe rrethanat historike ne te cilat ndodhej Shqiperia ne kohen qe Vaso Pasha i thuri ato vargje. Nen pushtimin otoman 5 shekullor, nen trysnine dhe rrezikun e copetimit nga fqinjet, nen propaganden fetare te hoxhallareve dhe prifterinjve qe nuk psallnin shqip por arabisht e greqisht.

    Nen keto rrethana, Vaso Pasha u dergoi nje mesazh te fuqishem cdo shqiptari qe i lexoi ato rreshta, duke u bere te qarte shqiptareve qe dashuria e tyre ndaj Zotit nuk tregohet me besnikerine ndaj institucioneve te kishes e xhamise, por tregohet me dashurine qe duhet te ruajme per vendin tone, Shqiperine. Menyra me e mire per ta shprehur dashurine per Shqiperine, eshte dashuria dhe respekti qe duhet te kemi per njeri-tjetrin, packa se jemi te feve te ndryshme ! Shqiptaria e secilit prej nesh, fillon pikerisht me dashurine per njeri-tjetrin. Kush nuk e di, le ta mesoje.

    Zoti eshte nje, dhe Zoti eshte dashuri !
    Feja eshte dashuri ne veprim !

    Njerezit mund te thone me fjale se besojne ne Zot, por Zoti nuk i gjykon njerezit thjeshte nga fjalet qe nxjerin nga goja, por nga veprat e tyre.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Te nderuar! Kohet e fundit une kam verejtur nje shenje shume fatkeqe qe ka nje grupim njerezish, shoqeri apo shtet!

    Historikisht eshte vertetuar se kur 1. kalamajte. 2. varfanjaket. 3. Injorantet....marrin fuqi e pushtet, keto jane shenja te rrenimi te ketyre njesive (grup, shoqeri, shtet).

    Me lejoni pak te kaloj ne komentin e meposhtem nga me te poshterit ne logjike!!!





    [QUOTE]Postuar mė parė nga Albo
    [B]Vaso Pasha nuk tha "Feja e Shqiptareve..." ne numrin shumes (pergjithesim) por e shtroi jo me kot ne numrin njejes:

    "Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria!"

    Ky eshte nje mesazh qe nuk i drejtohet as Kombit dhe as Shqiperise,
    u drejtohet ne menyre individuale cdo shqiptari.
    ======================

    Cfare kontradite klasike fare (jepini se kemi kohe pa te tille humor). Dmth sipas kesaj basheksia e individeve me te njejten tipare gjuhesore, tradite, gjaku, zakoni, nuk formoka nje komb, nacion apo qofte edhe shtet!!!


    Te vazhdoj me tutje se kaq?


    lere lere...


    po he si mendoni ju, si koment ku i bie te jete ky ne klasifikimin tim te fatkeqndjellesve te mesiperm 1, 2, 3...?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 30-10-2002 mė 08:06

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Tashti qe te mos ua le pergjigjen pa dhene mendimin tim:

    une them, albo, se perdorimi i njejesit, ka te beje vetem me faktin se ne letersi, njejesi perdoret (si perfaqesues i shumesit) perdoret vetem me qellime perforcimi te idese se autorit, edhe konkretisht te idese se Pashko Vases, mbi unitetin e shqiptareve, qe nuk perbehet nga feja por kombesia (shqiptaria), e cila ne qofte e dores se dyte ne unitet, pas fese, atehere sipas Vasos, kjo duhet te dale e para, dmth te zevendesoje fene, pra feja (ajo qe luan rolin vendimtar ne unitetin kombetar te asaj kohe) te zevendesohet me shqiptaritet (qe dmth siaps Vasos, duhet te jete ky nocion, edhe jo feja) qe duhet ti jape ngjyrim unitetit kombetar)!


    edhe mos u ngaterro fare me ate se Vasoja na paska dasgur ti drejtohet "personalisht" cdo shqiptari, e jo kombit ne pergjithesi...


    cilit shqiptari "personalisht" do ti drejtohej Vasoja? E ke menduar ndonjehere shqiperine e asaj kohe?

    Shqiperi as 1-miloneshe, shumica analfabete....e jo me te ishin ne gjendje te kuptonin njejesin e Vasos!


    Flm!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 30-10-2002 mė 09:22

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nen keto rrethana, Vaso Pasha u dergoi nje mesazh te fuqishem cdo shqiptari qe i lexoi ato rreshta, duke u bere te qarte shqiptareve qe dashuria e tyre ndaj Zotit nuk tregohet me besnikerine ndaj institucioneve te kishes e xhamise, por tregohet me dashurine qe duhet te ruajme per vendin tone, Shqiperine. Menyra me e mire per ta shprehur dashurine per Shqiperine, eshte dashuria dhe respekti qe duhet te kemi per njeri-tjetrin, packa se jemi te feve te ndryshme ! Shqiptaria e secilit prej nesh, fillon pikerisht me dashurine per njeri-tjetrin. Kush nuk e di, le ta mesoje.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Kjo pune u pa ne kete forum, se ajo qe bejme me teper jane kundershtimet (qe ti imponojne disa) per sqarim.

    Sa here keni thene ju ne kete forum, se ne nuk kemi ardhe te edukojme, por te japim mendime ketu?

    Me keto lloj pergjigjesh ju keni dhene sa e sa te drejta, e sa e sa te tjera i keni hequr!

    Tashti ti Albo per shembell, a nuk sheh ti mor cun, se ti ke mare mbi supe nje barre qe s'ta ka dhene kurkush...? Ti po na tregon neve mesime moralo-atdhetare e se si ne duhet ta duam njeri-tjetrin? TI?

    Jo vetem qe ti nuk je kurkushi per tu drejtuar ne nje forme te tille fyerse (indirekt ndaj cdokujt ketu), por per teper analiza jote, pervec jo vertetesise, tregon se ti mendon mbi veten se je standarti i nacionalistit qe po ua tregon "Fetareve" si te sillen!!

    Mbi cilat baza e ben ti kete? Mos valle ne nuk respektojme njeri-tjetrin se po debatojme apo se nuk sillemi si ti?
    Kush te ka thene ty, e nga te lindi nevoja tua besh ti te qarte fetareve nje gje te tille? Mendjemadhesi kjo?


    Ku e di ti ps qe une (bie fjala) nuk e respektoj nje musliman te forumit?

    Te jesh i sigurte se mundesia me e madhe qe neser po te shoh forumista ne rruge, do te jete te ulem me nje prej tyre ne nje lokal per nje caj, kafe etj...se sa me disa te tjere (.....)


    Dmth shkurt muabeti se ka shume per te thene me kete rast, ju qe e quani veten nacionalista e moderatorista, beni kujdes kur drejtoheni ne forume se sua ka kush per borxh....e mbi te gjitha tregoni pak kompetence per ato qe thoni...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

    Qe ne fillm per kete theni te V. Pashes kam patur rrezervat e mija, jo per cka ajo permban ne thelb, por per vendin ku eshte vene.
    Nuk dua te ndalem tek arsyeja qe e ka shtyre V. Pashen ta hedhe kete thenie ne popull, por ne ate se si kjo theni vepron sot aktualisht tek cdo shqiptar. Jo te gjithe shqiptaret marin te njejtin mesazh nga kjo thenie. Per nje beimtar te krishtere, kjo thenie eshte paksa provokuese , Pavaresisht se Albo perpiqet qe ta kanalizoje disi.
    Si e mar une psh. kete thenie. Per mua personalisht kjo thenie eshte afetare, por duke u nisur nga historia dhe kushtet ne te cilat ajo eshte thene , me duhet te pranoj nje fakt dhe fakti eshte se, nje shqiptar i krishtere, duhet ta mbroje vendin e tij nga cdo kembe armiku, pra Besimi esht nje verpim i dukshem i bindjes ndaj fjales dhe urdhereses se Perendise. Te mbrosh vendin tend do te thote te mbrosh familjen tende, te mbrosh token qe Perendia te dha si nje strehe ku te banosh dhe te shtohesh. Ky eshte kendveshtirmi im ne kete thenie te Pashes. Por nese nisesh nga ana leksikore e te shprehurit te kesaj thenie , athere ajo tingellon afetare, dhe afetrizmi i saj eshte pikerisht ne heqjen dore nga Feja, dhe te qendruarit ne Shqiptarizem(qe nuk eshte fe)por qe duhet te jete nje zvendesues i tille. "Shqiptarizma" ne vetvete permbledh gjithshka Shqiptare te mire e te keqe, bile edhe ate qe ndodhet pertej kufijve te vendit tone, por ajo asnjehere nuk duhet ta zvendesoje Perendine Zotin Krisht ne zemer te Shqiptarit. (flas per te krishteret). Shqiptarizma eshte e vlefshem nese ajo udhehiqet nga Perendia , nga Krishti. Vetem keshtu Shqiperise nuk do ti mungoje Bekimi Paqja dhe mbrojtja e Perendise. Te gjitha kombet qe ne drejtim te "shqiptarizmes" se tyre vendosen Krishtin , paten bekim, paqe dhe mbrojtje te Perendise. Nese i Krishteri ne "shqiptarizmen" e tij do te vendose Krishtin , ai do ta doje Atdheun , do ti jape dhe do ti sherbeje atij duke sakrifikuar per te. Kjo fuqi dhe ky bekim vjen vetem prej Perendise.
    Nese V. Pasha ka patur kete qellim ne thenien e tij, atehere mendoj se ka folur drejt, por ne te kundert nese ai eshte nisur nga afetarizmi i tij, (duke e quajtur besimin ne Krishti nje dicka dytesore dhe paresore atdheun) atehere , kjo eshte rruge e gabuar per cdo te krishtere. Nje i krishtere nuk mund ta ndroje fene e tij me asgje te botes, pasi Krishti tha: e c'te duet nese fiton gjithe Boten dhe ke humbur shpirtin tend? Gjithsecili le te mendoje dhe te prononcohet simbas perzgjedhejes qe ai ka ne zemer te tij , kush ka Krishtin do te udhehiqet prej Krishtit dhe kush ka belzebulin do te udhehiqet prej belzebulit. Faktet kane tregua dhe tregojne se ku eshte kisha e Krishtit, eshte dhe bekimi dhe mbrojtja e Perendise. Bibla thote:Ne shtepine e te drejtit , buka dhe ushqimi nuk do te mungojne asnjehere. Shqiptarizma ka vlere para Perendise , nese ecen simbas vullnetit te Perendise. Bekimi dhe paqja tek kombet nuk vjen per shkak te te tyre, por per shkak dhe miresi te Perendise. Shikoni Izraelin dhe shtetet per rreth, dhe do te bindeni per kete qe thashe.
    Bekimi dhe mallkimi i Perendise eshte i dukshem, kush ka sy le te shohe dhe te kuptoje se "Shqiptarizma " pa Krishtin , nuk eshte gje tjeter vecse nje"enverizme" e tjera.
    deshmuesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 03-11-2002 mė 20:38

Faqja 0 prej 29 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Paradigma e Shqiptarit negativ
    Nga RaPSouL nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2010, 00:26
  2. Serbėt, thikė nė zemėr shqiptarit
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 09:34
  3. Pranga nė Damask shqiptarit tė dyshuar tė Al Kaedės
    Nga Traboini nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-01-2006, 13:11
  4. Triumfi shqiptarit nė gjykatėn e Londrės
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 06:51
  5. Feja E Shqiptarit Asht Shqiptaria
    Nga julian72 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-02-2003, 13:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •