Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Nese Kisha romano-katolike do te kete qene Kisha e pare, kur filloi aji ortodokse?

    Shenim Klod: Ky artikull eshte marre nga botime te historise se krishterimit nga teologe protestante, edhe si i tille eshte mendim i tyre. Une e botoj ne forum, pasi jam i nje mendimi me te, sikunder besoj se jane edhe katoliket e mesuar.


    Nuk eshte e sakte te thuhet se Kisha romano-katolike eshte me e hershme se Kisha ortodokse. Me e sakta do te ish te thuhej se teologet Perendimoret (latine) edhe Lindoret (greke) edhe drejtuesit e Kishave kishin mendime te ndryshme mbi nje sere ceshtjesh, duke filluar se paku qe prej shekullit te dyte. Ka patur ndryshime ne mendime midis ketyre dy kampeve te medha, por ne pergjithesi, Eterit e Lindjes ishin me spekulative (dmth merreshin shume me kuptimin edhe te kuptuarin e fese), ndersa Eterit Perendimore ishin me praktik.

    Debatet e hershme kyce kishin si qender Kristologjine edhe nese Roma apo Konstandinopoja do te kishin supremacine ndaj Krishterimit. [Shenim klod: ky citim i mesiperm mua me duket si jo i bazuar, pasi debati ka qene ne fakt per nese Roma duhej te ish e para nder te barabartat edhe jo se nese ishte Roma apo Konstandionpoja e para]
    I shohim te dyja keto ane te kene qene kunder njera-tjetres ne Keshillin e Niceas (325) edhe ate te Kalkedonit (451), si edhe ne menyra te tjera.

    Teknikisht Skizma (ndarja) Lindje-Perendim u be me 1054, kur papa edhe patriarku ortodoks ekskomunikuan njeri-tjetrin. por te dy keto Trupe jane larguar shume prej njeri-tjetrit pas nje kohe kaq te gjate. Ka patur tentativa bashkimi deri me kryqezatat qe rrenuan Konstandinopojen ne 1204, qe edhe vulosi me teper ndarjen.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Question pyetje

    A ka lidhje Ndarja e Perandorise se Lashte Romake ne dy pjese nga perandori Theodhosi i Madh ne dy pjese (v.395), me ndarjen e dy kishave nje Perendimore e nje Latine ?

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Se mua me duket se Krishterimi lindi njesoj siper Lindjen ashtu e per Boten e Perendimit dhe te thuash se Katolicizmi lindi perpara Orthodoksise, eshte pak si jo e pranueshme.

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    O Eni, ndarja e Kishave ne perendimore (latine) edhe lindore (bizantine) eshte me teper nje ndarje teologjike e jo administrative.

    Dmth meqe Lindja kishte tjeter karakter ne meditimin teologjik te doktrines u krijua edhe terminologjia ndarese e ketyre dy pjeseve te perendorise.

    Me Theodhosin qe e ndau perandorine midis bijve te tij, Arkadius edhe Honorius, nuk u be gje tjeter, vecse fillimi i nje periudhe te re ne perandorine romake, ku pjesa lindore po behej me premtuese si qender e perandorise, ndersa Roma, sic tregonin shenjat, kishte marre tatepjeten. Prandaj edhe perandoret nuk ishin te paditur, duke fillu qe me konstandinin, qe krijune du krahe te perandorise...

    Pra, termi lindoro-lindje ose Romako-bizantin nuk eshte term percares, por diversiteti ne unitet.

    Ndarja zyrtare perfundimtare u be me 1054, ku shkak, mund te thuhet u be polarizimi i tejskajshem i vecorive latne ne njerin krah, edhe theksimit bizantin nga krahu tjeter, si opozitar me perendimin. Qe nga kjo kohe, mumd te shihet si term vecues ajo Latino-perendimore me ate lindoro-bizantin.

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    O Eni, ndarja e Kishave ne perendimore (latine) edhe lindore (bizantine) eshte me teper nje ndarje teologjike e jo administrative.
    Ēfare duhet te kuptoj ne kete kontekst me thenien: ndarje jo administrative ?
    p.sh. qe ne krye te Kishes ne Bizant ka qene Perandori e ne Rome Papa, ku futet ?

    Pas Skizmes se Madhe, ku jane ndryshimet me te medha mes Dy Kishave ?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    23
    Hmmmmm interesante kjo teme,megjithate mendoj se nuk mund te flitet per kishe te pare pasi Kostandini pas betejes me Masenzion ne uren Milva ne Rome e vendosi krishterimin si fe shteterore dhe unike ne te gjithe perandorine.Pastaj perandoria nje lloj ndarje lindje perendim e ka pasur gjithmone sepse nje perandor i vetem nuk i kontrollonte dot kufijte dhe atehere ishin gjithmone dy Auguste ose me teper qe shpesh here perfundonin ne lufte civile,megjithate kjo nuk ishte nje ndarje administrative pasi supremacine gjithmone e kishte Roma dhe Senati.Ndarja e kishes Romake nga ajo bizantine ishte me shume nje ndarje kulture (ajo greke nga ajo romake),nje ndarje teollogjike dhe nje ndarje kryenecesie dhe krenarie nga te dyja anet.I gjithe debati perqendrohet ne figuren e Krishtit,(greket sipas orthodoksise te tyre mendonin qe "Jezusi ishte Ati i tij" dmth e njejta esence me zotin) (romaket i jepnin te drejte grekeve qe jezusi ishte i ati i tij por ai ishte dhe njeri"Divus").E gjithe kjo mund te pranoj nga greket se eshte e njejta gje po mos te ishte ne mes krenaria,dmth meqe kryeqyteti i perandorise u be Bizanti atehere duhej te ishte ky i fundit qe te ushtronte pushtetin e kishes dhe Roma te mbetej nje peshkopate,si rrjedhim u be ajo qe u be.Hajd tani ciao se u lodha
    Kshuuuuuu

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar mė parė nga Eni
    Ēfare duhet te kuptoj ne kete kontekst me thenien: ndarje jo administrative ?
    p.sh. qe ne krye te Kishes ne Bizant ka qene Perandori e ne Rome Papa, ku futet ?

    Pas Skizmes se Madhe, ku jane ndryshimet me te medha mes Dy Kishave ?

    Enush! me kete kontekst duhet te kuptosh se se diversiteti teologjik nuk do te thote se jane dy kisha te ndryshme, por se jane dy karaktere te se njejtes Kishe.

    Idea se papati eshte kreu i Kishes, nuk ishte i njohur ne ate kohe, keshtu qe as qe ekziston si mundesi...

    per shembell, termi Papa eshte perdorur per here te pare jo nga peshkopi i Romes, por nga ai i aleksandrise po ashtu, duke nenkuptuar se eshte thjesht nje term nderi e jo vecanti teologjike.

    Mos nadrje administrative do te thote se Kishat jane nje si organizim, por dallojne ne te kuptuarit teorik te fese, pa u larguar shume prej jera-tjetres ne kete dallueshmeri.

    per shembell, Krishtilindja sic dihet eshte festa me e madhe fetare ne perpendim, e cila gje eshte gabim per Lindjen, pasi eshte Pashka e jo Krishtlindja, ajo qe kulmizon shpetimin e e finalizon ate, prandaj edhe ne Lindje Pashka eshte feste me e madhe se Krishtlindja...


    thnx

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar mė parė nga Genthios
    Hmmmmm interesante kjo teme,megjithate mendoj se nuk mund te flitet per kishe te pare pasi Kostandini pas betejes me Masenzion ne uren Milva ne Rome e vendosi krishterimin si fe shteterore dhe unike ne te gjithe perandorine.Pastaj perandoria nje lloj ndarje lindje perendim e ka pasur gjithmone sepse nje perandor i vetem nuk i kontrollonte dot kufijte dhe atehere ishin gjithmone dy Auguste ose me teper qe shpesh here perfundonin ne lufte civile,megjithate kjo nuk ishte nje ndarje administrative pasi supremacine gjithmone e kishte Roma dhe Senati.Ndarja e kishes Romake nga ajo bizantine ishte me shume nje ndarje kulture (ajo greke nga ajo romake),nje ndarje teollogjike dhe nje ndarje kryenecesie dhe krenarie nga te dyja anet.I gjithe debati perqendrohet ne figuren e Krishtit,(greket sipas orthodoksise te tyre mendonin qe "Jezusi ishte Ati i tij" dmth e njejta esence me zotin) (romaket i jepnin te drejte grekeve qe jezusi ishte i ati i tij por ai ishte dhe njeri"Divus").E gjithe kjo mund te pranoj nga greket se eshte e njejta gje po mos te ishte ne mes krenaria,dmth meqe kryeqyteti i perandorise u be Bizanti atehere duhej te ishte ky i fundit qe te ushtronte pushtetin e kishes dhe Roma te mbetej nje peshkopate,si rrjedhim u be ajo qe u be.Hajd tani ciao se u lodha

    Te te vjen keq te te them Gentian, ne mos gaboj, se pervec emrit te ures edhe macentit (qe ne fakt eshte Maksenti), ke dhene te dhena shume te gabuara, qe nuk e kuptoj edhe nga i ke marre, se jane jashte mase te gabuara, e s'ma ha mendja te kete harxhuar njeri kohen te shkruaje ndonje liber histori kaq gabim.

    Shendet!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Hardhia ka shume dege, por nje rrenje nga e cila e merr ushqimin. Pak rendesi ka se cila dege eshte shartuar me pare e cila me pas.

    Cdo dege vleresohet nga embelsia e frutave qe prodhon dhe jo nga dita qe eshte shartuar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Albo, cfare ke dashur te thoje ti me kete te fundit ?

    dmth secili besimtar (katolik apo ortodoks) shijon fene e vete ? apo...

    Une mendoj se ndarja e Dy Kishave ska shume te beje me ndarjen e Perandorise se Lashte Romake ne dy pjese ligjerisht me 395.

    Vete midis prelateve fetare dhe ne doktrine u duken qe para ndarjes se Perandorise, konflikte e mosmarreveshje, psh e ne Koncilin e Nikeas (325), me Ariusin e doktrinen e tij.

    Me interes do ishte qe te paraqiteshin ketu dhe pikat e konflikteve midis dy Kishave, cfare ato pranojne e cfare nuk pranojne dhe ku e mbeshtesin argumentimin e tyre.

    P.sh po marr nje shembull shume te thjeshte, pagezimi, tek orthodhokset behet me kredhje te trupit tri here ne uje dhe tek katoliket me sperkatje te foshnjes apo personit qe pagezohet.
    Pse ndodh keshtu ?

    Apo si konsiderohet figura e Papes (per katoliket) dhe e Patriarkut (per orthodhokset) ?

    Pra ku qendrojne divergjencat me te medha mes dy degeve kryesore te Krishterimit ?

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  2. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Islamizimi te shqiptaret!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 17:38
  5. Islamizimi te shqiptarėt
    Nga Agron Jozef Mje nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •