me ka zene me vdekjen,
ka ca kohe,
keshtu qe ne fillim do vdes,
pastaj do flas.
e kush vdiq e nuk u degjua?
nderkohe qe gjaku kercente nga damaret e care sipas ritmit qe po shuhej te jetes, duke sperkatur tapetin ku kisha rene, trupi i ftohte filloi te ngrihej drejt tavanit. sikur tapeti te ishte prej kanvasi dhe te me kishin ngelur edhe dy jave jete do perpiqesha ta shisja si ndonje pjese arti modern. "e kujt ia hedh ato ti" do thoshte tregtari te cilit boja qe kishte lene spinaqi qe hengra diten qe vdiqa, i dukej si ngjyre parash. "a ke ndonje pune tjeter te ketij piktorit? me nje lule s'vjen pranvera". patjeter qe tregtari ia di me themel vlerat artit, apo jo. "kjo eshte e para dhe e fundit" them une. "vdiq pa e mbaruar". tregtari vazhdon te shikoje njollen jeshile duke krruajtur koken dhe duket sikur i ka lindur nje ide qe do jete ne gjendje te rrezoje edhe vlerat e anti-vlerat. pa mundur te rrezoje vlerat e parase, "sa ben" pyet. dhe kur degjon cmimin fillon e ben pazar. a shitet shpirti, cirrem une me kot? zeri im eshte ky qe po me del nga gryka? si ze vici qe theret me ngjan.
rrethi i pare, qe ndodhet ne kufirin e erresires me driten, quhet "une jam". pa kete, rrathet e tjere do binin ne humneren probabilitetit.
boll e keni, edhe pse nuk kerkuat.
Krijoni Kontakt