Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223

    Post Malli I Vendit Tim.....

    Malli I Vendit Tim.
    i pershendes te tere emigrantet kudo qe jane.

    Edhe pse shpesh here me ca te keqija eshte ai vendi im
    I adhuruari e I shtrenjti Atdhe.
    Eshte ai vend qe te fal shoqerine
    I fal buzes nje buzeqeshje I fal syrit nje lot
    I fal shpirtit nje gezim
    I fal zemres ndonjehere nje trishtim
    Eshte po I adhuruari Atdhe
    Sonte po paskam mall shume
    Sec mu kujtuan ato dite te bukura atje sonte
    Te tere ikin me idene se po gjejne parajsen ketu
    Apo neper rruget e Evropes
    Po harrojne se po lene mbrapa Atdheun
    Te gjithe ikim dhe themi do ikim ne Amerike Gjermani Itali etj etj
    Themi do na marr malli po duhet te sakrifikojme
    Po nuk e dime se si eshte vertet ai malli
    Nuk e dime nuk e kemi provuar
    Dhe ikim marrim nje rruge pa e ditur si do jete.
    Ikim dhe mrekullohemi me 5 gradacela qe shohim.
    Gjejme nje pune dhe themi jemi per bukuri
    Dhe jemi, deri ketu jemi.
    Femijet neper shkolla kane nje te ardhme perpara.
    Po ne nuk dime ende te kuptojme se dicka nuk eshte ne vendin e vet.
    Dita e pare e punes mrekulli dhe e dyta dhe e treta e me rradhe
    Dhe vjen nje dite qe thua obobo me dhemb mesi obobo me dhembin kembet.
    Ne nje moshe ndoshta te thyer punon nga 10-12 ore
    Dhe na merr malli nje dite
    Na merr malli.
    Ai malli per te cilin nuk kishim menduar se do na vriste kaq shume
    Kemi mall per njerzit ne vendin tone.
    Kemi mall per ate shoqeri qe na ka falur disa momente te bukura
    Per gjyshet e gjysherit qe jane pleq.
    Kemi mall dhe tani na vret po nuk e kishim menduar se si mund te jete
    Thonin se ne Amerike behen dokumenatat per nje here I ke tere dyert e hapura eshte fushe me lule.
    Po askush nuk te tregonte per lodhjen
    Askush nuk fliste per punen askush
    Askush nuk thoshte se te merr malli edhe per guret e vendit tend
    Ashkush nuk te tregonte lodhjen fizike
    Te tere te thonin qef. Amerika?? mrekulli
    Parajsa vete.
    Dhe ja ku jemi tani ketu ne …
    Me mallin qe na vret me lodhjen fizike te punes
    Me lodhjen mendore streset e dokumentave e shume e shume te tjera si keto
    Dhe me mbi te gjitha me mendimin se na ndan nje oqean I tere nga vendi yne
    Me kete mendim qe te vret.
    A thua do vemi ndonje here???? E vetmja pyetje qe te gjithe I bejme njeri-tjetrit Me shprese te Zoti-prgjigje e zakonshme po gjithnje e njejte….

    bye te gjitheve.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    ishte si nje rrefim i brishte qe del nga shpirti........!
    me pelqeu! te lumte!
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  3. #3
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    shume e bukur sweetie , zemra do jete gjithmone ne vendin tone atje kemi lindur, dhe atje kemi kaluar femijerine , te keqia dhe te mira
    pershendetje dhe te uroj fat kudo qe te jesh
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    shume faleminderit Medea dhe malli per komplimentet. ju pershendes kudo qe te jeni. po ju dergoj edhe nje tjeter tani po nuk mundem te rri shume se jam semure. bye flm shume

    Enderr vetem per momentin.....

    Degjoj nje muzike te vendit tim
    Mami thote se eshte kenga e dasmes se tyre
    Per nje moment kujtojme Shqiperine
    Nata me rremben ne krahet e saj.
    Takohem me njerezit e mi
    Sa qef sa gezim
    Ok eshte nje mrekulli
    Dhe me dalin disa lot
    Hap syte
    Eshte thjesht enderr
    Muzika ende vazhdon dhe per nje moment mu duket se ēoi ne Shqiperi…..
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Steve
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    France
    Postime
    61
    Sweetie komplimentet e mija per poezin tende, uroj qe te shkruash gjithmon e me shume.......me t'vertet e bukur!
    Shqiponja

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e syembla
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    ne fund te detit
    Postime
    28
    I urrej njerezit pa ndjenja, do te thoja qe ti i ke te teperta .
    shume te bukura poezite. Mu duk sikur per te krijuar keto poezi ke lexuar dicka brenda "biblotekes" se shpirtit tim... Edhe une i pershendes te gjithe ata qe jane larg dhe ndjejne malle per ATDHEUN dhe gjithcka qe kane lene pas...
    sono cui per capire il mondo
    e non pretendo che il mondo
    mi capisca, ma solo che mi accetti,
    oppure mi ignori e non mi tolga
    la libertą di scoprire il mio mondo...

  7. #7
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    shume te bukura
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e alex1
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    I tretur...
    Postime
    11

    shqiptari i qytetnuem

    ELEGJIA E DOKUMENTAVE!

    Mbush me halle s'mun durova
    ne Amerike azil kerkova
    mallkoj veten se lashe vendlindjen
    qysh ta ktheva Malsi shpinen.

    Sot po shkoj n'zyre Emigracion
    gjithkush m'thote ishalla fiton
    A e ke msua mire historine?
    qe me e sha bukur Shqipnine!

    Neve asht me na ba gjamen
    Po si e shaka djali nanen?
    si e shan nanen qe e ka rrite
    vec me marr letrat n'Amerike.

    Sot po shkoj Zoti me bafte ndim
    per me sha sa t'mundem Shqipnine
    me sha fis e me sha far
    me sha shoke edhe shoqni
    me sha Shkodren me Malsi
    e me hedh ka t'mundem plehra
    vec me marr kto t'shkreta letra.

    E kto letra kane nje qellim t'shkrete
    qe t'mos mbes gjithmon n'gurbet
    por n'rast vdekje a ndoj gzim
    te mun kthehem n'vendin tim!

    SHKODRANE DHE SHQIPTARE TE DASHTUN!!!
    ZOTI JUA BAFTE TE LEHTE GURBETIN!!!
    PACI FAT ME DOKUMENTAT!!!
    _____________________________________
    Mos harroni!!! LUTUNI DHE ZOTI DO TE JETE
    NE ANEN TUAJ!!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    syembla faleminderit shume per komplimentin te pershendes shume per ndjenjat qe ke edhe ti se edhe une jam njeri me ndjenja dhe shume e ndjeshme eshte budallik te mendosh se nuk ke ndjenja per vendin tend si ca qe kane nga 1 ose2 vjet jashte shqiperise dhe thone se nuk kane ndjenja me. edhe nje here faleminderit per komplimentat. edhe malli shume flm per komplimenitn.
    alex1
    shume shume e bukur poezia jote me pelqeu me verte shume shume. ndjehem e prekur shume. eshte nje stress i vertet. bye te gjitheve.

    po shkruaj edhe nje tjeter po jo per mergimin se jo gjithmone dua te shkruaj per mergimin pasi me prek shume

    QETESI….

    Qe kur u ndame nuk di me asgje mbi ty. Vetem di qe je mire qe je gjalle qe jeton. Sa me ka marre malli nuk mund te pershkruhet as me fjale e as me lot. E ndersa rri e ulur prane Oqeanit te pafund dhe rri e veshtroj dallget e tij gjigande e shoh Diellin se si zhytet edhe me shume nen te per t’i lene vendin Henes qe shkelqen si margaritar. Ai zhytet cdo sekonde edhe me shume dhe dallget e perpine me zhurme. Ashtu si me perpijne edhe mua mendimet ne nje rruge te gjate. Kam kaq shume mall ne keto momente… dhe largohem edhe une bashke me diellin , nen aromen e nates. Zhdukem ne erresire… Dhe bashke me mua zhduken edhe mendimet. Por enderrat jane kaq te pafundme dhe sapo gjumi me rremben ne krahet e tij ato me marrin edhe nje here dhe atehere zgjohem me mall . Pastaj me ze te ulet i flas shpirtit Qetesi o shpirti im qetesi shhshshsshhs qetesi qe prej kohesh te ka munguar tani ke nevoje per te shshshsh qetesi shpirti im qetesi….

    shnet te gjitheve
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e alex1
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    I tretur...
    Postime
    11

    emigracion=mall

    Dersa t'mundem me ligjrue
    edhe gjalle me fryme un t'jam
    kurr Shqipni s'kam met harrue
    edhe n'varr me te permend kam!

    E cuditshme sonte ne ket nate gezimi per mua te me kujtohen keto vargje kaq melankolike nga i Madhi Fishte.
    Nuk kam mendur ndonjehere se ne nje nate si kjo e sotmja kur une mbush 25 vjet te jem kaq i vetmuar dhe te kem kaq mall.
    Me duket se sonte te gjitha menute me te mira te restoranteve te Amerikes jane te kota. Ato te mbushin zbrastine e barkut por kurre ate te shpirtit. E pra sonte me shume se kurre kam mall
    O Zot sa mall!!!
    Sonte me shume se kurre doja te isha ne vendin tim, te festoja me shoket, familjen dhe me njerezit qe i dua. Por cedo jam i tretur pertej atlantikut dhe malli po me djeg shpirtin.
    Sikur jeta ne mergim te jete nje ekuacion me shume ndryshore atehere rrenja duhet ta kete vleren te shprehur ne "mall". E pra nga ky mall sonte me dalin nga zemra e mendja keto vargje:

    Lamtumire vendet e mia
    qe po zhdukeni dalngadale
    gjemon deti ushton stuhia
    tundet varka vale mbi vale

    Kaloj diellin tuj u flakrue
    andej fill un tash u treta
    lamtumire atdhe i bekue
    lamtumire per sate jet jeta

    Lamtumire o buka n'voter
    lamtumire shtepite e shkreta
    lamtumire ti nane e moter
    lamtumire per sate jet jeta

    Neser heret kur mbi ne
    rrezja e diellit ka me ra
    kush e din sa uje e dhe
    mu prej tejet kan me m'nda

    O ju bjeshket e Shqiptarise
    ku ma mire shndrit dielli e hana
    ku asht logu i bukurise
    e ku rriten djem si zana

    O ju kurre s'kam me u harrue
    ka te shkoj un ne c'do vend
    dersa t'kem fryme me jetue
    un gjithmone kam me u permend!

    Shqiptare te dashtun, Zoti jua bafte te lehte gurbetin!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  3. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  4. Fjala e Berishes
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •