Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Plasari dhe Biblioteka

    shekulli
    ----------------

    Drejtori aktual i Bibliotekės Kombėtare tė Shqipėrisė, ndihet i lodhur nga "marrėdhėniet me murin", nga heshtja e shtetit pėr problemin e madh tė "aneksit" tė bibliotekės.
    Plasari vendos tė lėrė postin e drejtorit

    Zefina Hasani
    Pesė vite mė parė, e ulėn "me detyrim" nė kolltukun e drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare tė Shqipėrisė. Tani Aurel Plasari ka vendosur tė ēlirohet prej kėsaj detyre dhe deklaron se -"Unė po pėrgatitem tė largohem. Sė shpejti do tė jem nė njė detyrė tjetėr." Shpjegon me gjeste duarsh se pesė vitet e ikura mbi atė kolltuk…i kanė ardhur, gati nė majė tė hundės. Gjithsesi nuk pranon tė tregojė punėn e re tė cilėn synon-"Do tė jetė mė e thjeshtė se kjo qė kisha nė kėto pesė vjet",-sqaron nė tė qeshur. Plasari do tė iki nga ai vend pune duke lėnė pas njė "luftė" tė hapur (ashtu siē e kanė lėnė pak a shumė edhe paraardhėsit e tij)…pėrpjekjen pėr tė rimėkėmbur "aneksin" e harruar tė Bibliotekės Kombėtare, nė tė cilin ruhet njė pasuri e paēmueshme librash dhe periodikėsh nė gjuhėt e huaja.
    Tė gjithė ata qė kanė drejtuar kėtė institucion para tij kanė kėmbėngulur pėr kėtė ēėshtje por asgjė nuk ėshtė arritur. Edhe nė pesė vitet e drejtimit tė tij, kėmbėngulja pėr ta risjellė nė vete aneksin e Bibliotekės Kombėtare, pėr ta bėrė atė sėrish funksional, ka qenė e vazhdueshme. Shpesh herė ėshtė pėrpjekur tė bėjė ēdo pėrēapje tė mundshme brenda qarkut administrativ pėr tė siguruar sė paku riaftėsimin e ndėrtesės . Por rezultatet kanė qenė tė pakta. Ndėrhyrja pėr tė ndrequr ēatinė qė pikonte, pėr tė vėnė disa dyer dhe dritare tė reja, pak mė vonė pėrpjekja pėr ta kthyer kėtė ndėrtesė nė monument kulture qė ruhet nga shteti (kjo ndodhi nė 1999)…nuk kanė mundur ta ndryshojnė situatėn. Ndaj drejtori shpesh ėshtė orvatur tė parashtrojė nė instanca eprore administrative gjithė hallet e kėtij aneksi. Dhe nė tė gjitha herėt i ėshtė pėrgjigjur heshtja. Asnjėherė drejtorit Plasari nuk i ėshtė dhėnė njė pėrgjigje negative, asnjėherė kėrkesat e tij nuk ia kanė refuzuar, veēse heshtja zyrtare e ka lodhur mė shumė se ēdo ta kishin mėrzitur ato tė parat. E ka lodhur marrėdhėnia me heshtjen zyrtare, marrėdhėnia me murin. Ndaj pas kėsaj ikjeje (nga posti drejtues), nė vitin e pestė tė shėrbimit nė kėtė detyrė premton se libri i tij i radhės do tė titullohet "Letra murit", libėr i cili nuk do tė jetė gjė tjetėr veēse pėrmbledhje me letrat qė ai u ka dėrguar ish-kryeministrave dhe ish-presidentit nga tė cilėt nuk ka marrė as mė tė voglėn pėrgjigje zyrtare-"Njoftoj marrjen e shkresės suaj"
    * * *
    Tė gjitha kėto, Plasari i zbrazi vetėm pak ditė mė parė nė sytė e ministres sė Kulturės, tė pėrfaqėsuesve tė grupit diplomatik tė fondacioneve tė huaja, tė deputetė e specialistėve tė tjerė. I kishte mbledhur tė gjitha nė tė parėn konsultė tė hapur organizuar enkas pėr kėtė problem tė madh tė "aneksit" tė Bibliotekės Kombėtare. "Ata panė me sytė e tyre se nė ē'gjendje ėshtė katandisur kjo pjesė e Bibliotekės Kombėtare,-pohon Plasari-Unė i falenderova qė ata iu pėrgjigjėn thirrjes sonė pėr ndihmė. Ua bėra tė qartė se shkak pėr kėtė thirrje ėshtė bėrė nevoja e ngutshme pėr ndėrhyrjen nė kėtė pjesė tė vjetėr tė Bibliotekės Kombėtare. Pėrpara se t'ua lypja kėtė ndihmė ua parashtrova gjithė pėrpjekjet e mia nė kėto pesė vite, pėrpjekje tė cilat janė pėrplasur me heshtjen e shtetit. Ndaj falenderova ministren Dade pėr praninė e saj nė atė konsultė. Tė paktėn ajo pati predispozitėn pozitive qė e pranoi menjėherė organizimin e kėsaj konsulte, nė tė cilėn ajo vetė paraqiti gjithė ndėrhyrjet qė janė bėrė nė kėto kohė".Plasari shpreson shumė se pas kėsaj diēka do tė bėhet. Tregon se vetėm pak ditė pas atij takimi i kanė ardhur nė zytė kėrkesa nga PARSH,-njė fondacion gjerman i cili kėrkon kushtet dhe afatet e projektit pėr restaurimin e "aneksit". Veē kėtij fondacioni, drejtori ka pasur dhe dy- tre reagime tė tjera...ambasada gjermane ka kėrkuar tė dhėna pėr koston, disa fotografė tė huaj kanė fotografuar dokumentet pėr tė parė pasurinė reale qė rri fshehur nė atė aneks.
    "Ēėshtja ėshtė bėrė publike tashmė. Kėshtu qė kur ndikohet jo vetėm mbi qeverinė por edhe publikun e trupin diplomatik, problemit nuk i ikėn dot mė. Ndaj unė shpresoj se diēka do tė bėhet. Parimi im, tė cilin e paraqita edhe nė konsultėn e hapur ėshtė rikostruskioni i ndėrtesės dhe riorganizimi i fondeve pėr tė vėnė sėrish nė shėrbim kėtė pjesė tė Bibliotekės Kombėtare". Plasari mendon se pėr rikostruksionin duhet tė vėrė dorė vetė shteti, ndėrsa pėr rikonceptimin, fondacionet e huaja. Me rikonceptim Plasari kupton hapjen e shėrbimit, krijimin e dhomės sė referimit, shėrbimin informatik dhe instalimin brenda bibliotekės sė shėrbimeve tė internetit.
    * * *
    E pėr tė gjitha kėto, sipas pėrllogaritjeve tė bėra do tė duhen rreth 127.500 $. Drejtorit Plasari nuk i duket shifėr e papėrballushme-"Ēėshtja e kėtij "aneksi" nuk ėshtė aq e vėshtirė pėr t'u zgjidhur sa ajo e Teatrit Kombėtar. Vjet u hap njė fond prej 60 milionėsh nga shteti (nė kohėn e Luan Ramės) por shteti e tėrhoqi sėrish mbrapsht. Ndėrsa tani qė problemi bėhet publik, nuk besoj se do tė ketė mė lojėra tė tilla dhėnie-marrjesh"-Sipas Plasarit, problemi mund tė ishte zgjidhur me kohė nėse nuk do tė kishte dalė dhe njė tjetėr pengesė. Shpjegon se prej kohėsh Kryqi i Kuq ka synuar qė ta marrė godinėn duke e quajtur pasuri tė vetėn e duke pretenduar se ua kishin dhuruar motrat e Zogut. "Unė kam kėmbėngulur qė shteti tė ndėrhynte nė sheshimin e kėsaj pengese". Por me gjithė kėto pėrjekje nuk ėshtė arritur gjė tjetėr veēse ruajtja e kėsaj pasurie qė fshihet nė aneksin e vjetėr, tė paktėn. janė realizuar dhe disa ndėrhyrje tė vogla ēati, dyert….ndėrsa tani ka ardhur koha qė tė gjithė tė kuptojnė se nuk ka mė vend pėr tė tilla ndėrhyrje tė vogla. "Ajo qė rrezikohet ėshtė literatura e huaj pasi shqipja ėshtė shpėrngulur me kohė nė qėndrėn e Bibliotekės. Tė huajve ne u themi se kulturėn e tyre e kanė nė atė aneks tė vjetėr, se kultura e tyre ėshtė e rrezikuar ndaj ata duhet tė jenė tė parėt qė duhet tė ndėrhyjnė"-Si tė thuash ky ėshtė "rengu" qė drejtori ka ngritur prej kohėsh. Ua bėri tė qartė edhe nė konsultėn e hapur tė huajve se ndihma kėrkohet pėr kulturėn e tyre dhe jo pėr atė shqiptare. "Rengu" ndoshta do ta japė rezultatin e vet. Drejtori e ngriti. Ai qė do vijė pas tij do t'i shijojė rezultatet.


    Nė mykun dhe pluhurin e njė biblioteke

    Nė kėtė pjesė tė Bibliotekės Kombėtare prej vitesh qėndrojnė tė ngjeshura ndaj njėra-tjetrės botimet e tre shekujve….rreth 150 tituj tė Shekspirit, veprat e parasokratikėve tė antikitetit, veprat nė latinisht, veprat e Dantes, Hygoit, Bajronit, Majakovskit…e tė gjitha kėto janė lėnė nė harresė, nė myk e nė pluhur. Aneksi i vjetėr i Bibliotekės Kombėtare ėshtė kthyer nė njė depozitė tė rėndomtė, me rrjet elektrik tė amortizuar


    Njė grua e ulur nė korridor pohon me kokė se ajo ėshtė punonjėsja e bibliotekės, ose siē quhet ndryshe e "aneksit" tė Bibliotekės Kombėtare tė Shqipėrisė. Sqaron pas kėsaj se ėshtė ulur aty jashtė sepse e ka tė pamundur tė rrijė gjithė kohėn brenda nė atė aneks. Ndėrsa ajo flet, pas supeve tė saj, nė sportelin e vjetėruar duket qartė njė tabelė mbi tė cilėn ishte shkruar …"Shėrbimi ėshtė i mbyllur". "Ėshtė ky njė urdhėr i dhėnė kohė mė parė nga vetė drejtori i Bibliotekės, sepse kushtet e punės qė nga 1999, kanė rezultuar jashtė standardit. Ėshtė e pamundur tė shėrbesh",-nis e rrėfehet punonjėsja, ndėrsa hap derėn e drunjtė, pas sė cilės shfaqen dhoma tė tėra me raftė librash tė lartė zhytur nė errėsirė, zhytur nė pluhur, zhytur nė myk e insekte. Ndez pėr pak dritėn sa pėr tė rrėfyer udhėn pėr nė tė tjera dhoma. Pastaj friket dhe e fik menjėherė ēelėsin. Nis ta ndriēojė udhėn me elektrikun e dorės, tek i cili ka mė shumė besim. "Kėtu janė rreth 500 mijė libra nė gjuhė tė ndryshme…italisht, gjermanisht, rusisht, frengjisht, anglisht…Tė gjitha kanė mbetur kėtu tė mbuluara nga pluhuri sepse ka vite qė askush nuk vė dorė mbi to. Ne nuk mund tė punojmė pasi qė nė kontrollin qė iu bė godinės nė 1999, rezultoi se ne kishim punuar me rrezikun mbi kokė pa e ditur". Punonjėsja Meliha Shina nxjerr nga sirtarėt e vjetėr njė akt- kontroll tė atij viti nė tė cilin ishin renditur pėrfundimet. Sipas atij aktkontrolli rezultonte se godina ėshtė nė rrezik nga instalimet elektrike tė cilat janė jashtė kushteve teknike. Linjat elektrike kanė rėnė mbi raftet e librave. Mjetet e sinjalizimit nė rast rėnie zjarri mungojnė edhe ato pak mjete dore qė ekzistojnė tashmė janė jashtė pėrdorimit. Rezultoi se godina ėshtė me ēati tė djegshme, e pikėrisht mbi tė qendron rrjeti elektrik. Ndaj dhe vendimi u dha i prerė…qė tė bėhej ndėrprerja e energjisė elektrike nė katin e parė tė godinės, deri nė vendosjen e istalimeve tė reja.
    * * *
    Dhe ndėrprerja u bė. Qė nga ai vendim, punonjėsja nuk ka guxuar tė punojė mė si mė parė. Por nuk e ka mbyllur derėn pėr fare-"Jam pėrpjekur t'u shėbej me sa tė mundem studentėve dhe pleqve qė vijnė herė pas here. E di qė ėshtė shumė e rrezikshme por punoj me shumė kujdes duke pėrdorur kėtė elektrik dore, kėtė maskė dhe kėto doreza. Qėndroj brenda vetėm qė aq kohė sa mė duhet tė gjej njė libėr, tė cilin e gjej me shumė vėshtirėsi nė gjithė atė errėsirė dhe pluhur."-Punonjėsja pohon se ėshtė e pamundur tė pastrohet ai vend-"Nė gjithė kėto vite nuk ėshtė vėnė dorė mbi to. Nė mungesė tė energjisė elektrike nuk ke se ēfarė tė bėsh. Siē e shikoni kėtu dhe raftet janė gati nė tė rrėzuar pasi dėrrasa e tyre ėshtė gėrryer nga krimbi". Tregon se janė rreth 10 dhoma tė mbushura me rafte librash, e secila prej tyre ka rreth 13 tė ndara. Mbi kėto tė ndara, prej vitesh qėndrojnė tė ngjeshura ndaj njėra-tjetrės botimet e shekujve….rreth 150 tituj tė Shekspirit, veprat e parasokratikėve tė antikitetit, veprat nė latinisht, veprat e Dantes, Hygoit, Bajronit, Majakovskit… e tė gjitha kėto janė lėnė nė harresė, nė myk e nė pluhur. Aneksi i vjetėr i Bibliotekės Kombėtare ėshtė kthyer nė njė depozitė tė rėndomtė, me rrjet elektrik tė amortizuar, pa sistem ajrimi (mė kot punonjėsja hap herė pas herė dirtaret e rrėnuara nga koha, era e mykut nuk shqitet).



    ------------------------------



    5 vjet drejtor Plasari dhe fare nuk i ka plasur b.... te beje rregullimin..e Bibliotekes.

    Nuk ka faj se me zor van dhe e vune direktor dhe perseri ne sekond ja gjejne nji pune tjater te rehatshme.

    Cte benj me pare i ziu Plasar ..te pastroj Biblioteken apo te thieje veze ne mullaqet e 14 vjecareve fukaresha.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    o erzeno...kush plasar osht ky ere? si e ka emrin?
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e lozonjare
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    46
    Te them te drejten kam disa vite qe jam larguar nga Shqiperia , dhe e kujtoj me shume nostalgji bibloteken kombetare kohen qe kaloja sallat e studimit dhe me vjen keq vertet keq qe te degjosh qe sot ne tirane ka lokale lluksoze , ndertime madheshtore a si per paradoks si shume paradokse shqipetare nuk u investoka per bazen e artit shkences kultures ah librat e mi sa keq me vjen.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e lozonjare
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    46
    Te them te drejten ju ktheva perseri kesaj teme pasi vertet u irritova kur degjova qe per nje aneks bibloteke nuk u jepkan fonde nga shteti , ky shteti dhe keto pushtetaret qe ngelen duke u fondusuar per veten e tyre le te behen vetem pak humane , le te kthejne mbrapsht secili nga to nga dy fonde ne vit dhe ja ku u be aneksi i biblotekes , ska ku te veje me turpi shtet pa bibloteke .aman o qeveritare vetem aman te keqen vetem per kulture mos na flisni se na e hapet barkun shkoni pini no i kafe tek aneksi i plasarit

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Nuk e njeh Aurel plasarin, ish bashkeshorti i Mimoza Ahmetit?

    Intelektual mund te jete...

    por nqs do te thoja mendimin personal per kete njeri (edhe nuk flas pa e njohur), nuk do te thoja vecse eshte nje tjeter dukuri me bagazh jo premtues ne politike (qe eshte perpjekur te merret) duke krijuar nje tip te "plasar-itur", jo origjinal...."etj"..!

  6. #6
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar mė parė nga erzeni
    Cte benj me pare i ziu Plasar ..te pastroj Biblioteken apo te thieje veze ne mullaqet e 14 vjecareve fukaresha.
    Vajza ishte 16.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Tema tė Ngjashme

  1. Pango Plasari dhe .. te tjere..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-04-2009, 15:52
  2. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  3. Aurel Plasari (?)
    Nga forum126 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-08-2006, 08:42
  4. Biblioteka e Ptolomeut nė Aleksandri
    Nga forum126 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 00:16
  5. Biblioteka kombėtare nė 80-vjetor
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •