
Postuar mė parė nga
erzeni
Nga GSH
------------
S'ka ndal
A flisni shqipanglitalisht?
----------------------------------------
Edmond Tupja
Para nja dhjetė ditėsh, dy tė rinj tė sjellshėm erdhėn nė fakultet e mė intervistuan pėr probleme tė gjuhės sė sotme shqipe pėrballė trysnisė sė gjuhėve tė huaja. Kjo intervistė u pėrcoll para njė jave nga televizioni publik shqiptar. Por nė tė mungonte ajo pjesė ku, dhunimin e masa-krimin e sotėm tė gjuhės shqipe, unė ia faturoja edhe politikanėve e gazetarėve tanė; kjo censurė, qė mė la njė shije tė zymtė e mė kujtoi njė tė kaluar edhe mė tė zymtė, mė detyroi tė ulesha para kompjuterit pėr tė shkruar kėto radhė nė mbrojtje tė shqipes kur atė e marrin nėpėr kėmbė politikanėt tanė.
Gjithsesi, do tė pėrpiqem tė tregohem disi mė "gentleman" me kėtė soj politikanėsh: nuk do t'i marr nėpėr kėmbė, sepse ka rrezik qė ata tė mos mė shqiten, sado t'i fshij unė kėpucėt te buza e trotuarit. Pra, nuk do tė merrem me ta, por vetėm me disa fjalė e shprehje tė huaja qė parapėlqejnė tė pėrdorin disa prej tyre para kamerave e mikrofonėve dhe qė justifikojnė titullin e kėtij shkrimi.
Kėshtu, fjala "implementim", qė e dėgjojmė kaq dendur nė gojėn e tyre nė vend tė fjalės shqipe "zbatim", merr njė tingull dhe sidomos lėshon njė erė tė veēantė kur ndonjeri syresh e shqipton me pompozitet "im-pleh-mentim". Dikush tjetėr, nuk ngurron fare kur pėrdor fjalėn "gap" nė vend tė fjalės shqipe "hendek", duke e shqiptuar herė "gep", herė "gap" dhe herė "gop". Pėr t'i bėrė jehonė pikėrisht kėtij shqiptimit tė fundit, zotėrisė nė fjalė do t'i rekomandoja qė, kur t'i thotė shoferit tė tij "Sa larg e paske lėnė veturėn sot!", tė pėrdorė, nė vend tė fjalės "veturė", fjalėn anglo-amerikane "car". Dikujt tjetėr, qė, kur kthehet nga udhėtimet e tij tė shpeshta nė vendet anglosaksone, e ka mė tė lehtė tė thotė "yes" sesa "po", do t'i sugjeroja tė vinte njė "dh" ("the" nė anglishte) para "yes"-it tė tij tė dashur.
Gjuhėt e kėqija thonė se njė politikane, teksa dashnori (mė falni, doja tė thoja partneri), e cili ishte futur e po lahej nė vaskė, lėshoi nė ujė ca gazra tė zhurmshme, nxitoi t'i sillte atij njė shishe me ujė mineral. Kur ky, i habitur, i deklaroi se nuk ia kishte kėrkuar njė gjė tė tillė, ajo iu kthye duke u shprehur nė njė shqipanglitalishte tė kulluar: "Pse, karo, a nuk mė the: "M'bjer ė botėll ov minėral uotėr"?".
Ndėrkaq, ca politikanė tė tjerė kanė dobėsi pėr fjalė e shprehje tė italishtes; kėshtu, njė ditė, rastėsisht pashė njėrin prej tyre qė reagoi, kur dėgjoi diēka nga goja e njė kolegut tė vet, duke thirrur "Magari!". Pėr pak sa nuk ia prita: "Ēfarė ju ha, zotėri? T'ia kishit thėnė njė femre nė intimitet, hajde de, por njė mashkulli publikisht!?"
Sidoqoftė, nėse ndonjė nga zotėrinjtė e lartėpėrmendur po zemėrohet tani me mua tek mė lexon, le tė vijė e tė mė takojė nė FUCKultetin e Gjuhėve tė Huaja; atje unė do tė rrekem ta ftilloj pėr disa gjėra deri sa t'i faSHITet inati kundėr meje dhe tė mos flasė mė shqipanglitalisht.
---------------
Krijoni Kontakt