Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e San_Valentino
    Anėtarėsuar
    21-06-2002
    Vendndodhja
    pertoj te shkruaj
    Postime
    48

    dashuria lot e marrezi

    Une e kam dashur nenen tende
    Me shume se babai qe ke ti
    Dy detet qe ndodhen ne syte e saj
    Ende i gjen ne syte e mi

    Nese ka dallge brenda tyre
    Nese fryn ere edhe tani
    Ta dish nuk eshte,jo faji i syve
    Por faji i nenes qe ke ti

    E ku ta dija se nje dite
    Do te me mbysnin ata dete
    E ku ta dija se stuhite
    I mbarte mami yt me vete

    Sepse per te gjithnje kam qene
    Si muaji prill per muajin maj
    Dhe nen bore do ēelja lule
    Qe ti gezoja syte e saj

    Dhe ajo qeshte si ujvare
    Me puthte syte sidomos
    Shiko sesa e cockel dukem
    Nen syte e tu me thosh

    E ku ta dija se padashur
    Ajo me thoshte te verteten
    Sesa e kisha une syrin
    Ajo se kishte gjithe zemren

    Sepse sdo kish prishje
    Ne dashurine midis nesh
    Sdo kishte renie te debores
    Ne sishim bashke as 40 vjeē

    Dhe iku,nuk e ndala dot
    Me asnje mjet asnje menyre
    Dhe babin tend ajo mori
    Qe kishte benz,qe kishte zyre

    Si bije qe je e shoqes time
    Nje porosi te jap tani
    Ta duash nenen qe te lindi
    Po mos i ngjaj ne dashuri
    pertoj te shkruaj

  2. #2
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    San Valentino eshte me te vertete nje krijim emocional. Te uroj suksese te metejshme dhe na dhurofsh krijime akoma dhe me te bukura! Me respekt VJOSA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e rropi kacurelsi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    te 5 kateshi ne kat te gjashte dhoma jashte
    Postime
    4
    ja keee--ja keee--ja ke fut kot plako:P:P:P
    heli

  4. #4
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Pershendteje

    Te flam.E bukur poezia San_Valentino.Aq shume me pelqeu.Me kujtoj diqka nga Robert Bernsi i mrekullueshem.Suksese te metejme!
    Liridona

  5. #5
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    here we gooooooooo...

    san valentino pa ofendime...poezia dashuri lot dhe marrezi i dashur nuk e ka titullin keshtu po e ka,,,"NUK E NDALA DOT"
    dhe per kureshtjen e te gjithve e ka shkruar Skender Rusi tek libri me titullin "E Paske Nje Mall" te cilin e kam perapa duarve tani,,
    dhe jan poezi vertet te bukura dhe un do shkruaj disa prej tyre tani...
    LuM i RrEmByEr

  6. #6
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Nga Skender Rusi


    Ndjenje

    Ne qiell rete u shperndane
    c;do gje u be e kalter!
    ti e kupton, ne kete are
    me vjen te rri gjer naten.

    Ti e kupton perse ketej
    un i sjell nxenesit shpesh
    i ve ata per te kenduar
    qe koken ti ta kthesh.

    Ata s'kuptojne dot asgje
    se jane aq te vegjel!
    dhe zene e qeshin dhe ata
    kur shohin qe ne qeshim!

    Vec kur te rriten, para tyre
    do skuqem si i vogel,
    se i kam bere edhe te ngjiren
    qe ti t'ma ktheje koken.



    Kesaj jave

    Sa ters na rane turnet!
    por s'ke c'i ben S'ke
    si harku i nje ylberi
    rri ndarja midis nesh.

    Une vij kur ti ke ikur
    ne ora dhjete naten
    gjej ajrin tend ne dhome
    dhe duke fjetur-vajzen

    Ajo eshte krejt si ti
    ndaj un s;di te qahem
    sepse sa here e shoh
    une edhe me ty c'mallem!


    Blerina

    Blerina eshte vajze e thjeshte
    punon ne uzine ne torno
    syte si bajame te medhenj
    gjithnje te qeshur ia shoh

    E fejuan para ca kohe
    ( i shoqi ka shkolle te larte)
    dhe me erdhi rasti ti shoh
    ketu ne hotel ne Tirane.

    Eshte inxhiniere iu pergjigj ai,
    pyetjes qe iu be ne sportel
    Blerines i iku e qeshura
    Blerina e pa dhe u step.

    Pas pak do te jene ne dhome
    dhe un e di qe do te grinden
    nje cast a ndoshta nje ore,
    e ndoshta gjersa te gdhihet!

    Se ai e ofendoi rende
    duart e saj edhe tornon
    Vertet ka shkolle te larte
    po kjo, c'rendesi ka kjo???



    Cast

    Erdhe vone mbreme
    me haleza gruri ne floke
    u ule prane meje
    edhe ma fshehe njeren dore

    Te dhemb? te pyeta ngadale
    dhe ta preka doren e bukur
    ajo i ngjante nje shege te care
    si te rrija pa e puthur?!

    Ti qeshe,
    dhe me ledhatove floket me doren tjeter
    na pa vajza e vogel
    dhe filloi dhe ajo te qeshe.

    Filloi te tunde ne ajer
    dockat e trendafilta te bukura
    une papritur te peshperita "e dashur"
    dhe doren perseri ta putha.


    Buze Detit


    Buze detit un ec dhe diku ndal
    ti det me kupton
    do te ik larg teje ndaj plot me mall
    nje vale ma dergon

    kete vale thelle zemres do ta kem
    atje ne Veri
    Ajo me perkundi, ndaj e kam si djep,
    e kam si shtepi.

    Prane teje neser mund te vi nje vajze
    ti det me kupto
    nese syte e saj do te shohin plot me mall
    nje vale ia dergo!

    nese emrin tim e shkruan bregut tend
    ti det mos ia prish
    thuaji se ne zemer dhe ate e kam
    Si ty deti im.


    Ne shah

    Po bie mbremja qete-qete
    me shokun tim po luaj shah
    vertet ketu ka edhe mbreter
    por ne i komandojme ata

    E treta radhe qe fitorja
    vec mua po me buzeqesh
    ky shoku im pi vec cigare
    nje shuan e nje tjeter ndez

    Kur ja tek xhami afer deres
    kaq befasisht u shfaqe ti
    dhe na veshtrove duke qeshur
    po kujt i qeshe nuk e di!

    Sa kohe ndenje prane nesh
    aq here un u zura mat
    tani e kisha une radhen
    ti pi cigaret me inat.

    Nje mije loje te bej tani
    un do ti humb nje e nga nje
    sa kohe qe ende nuk e di
    per mua erdhe a per te!

    Nje mije mbreter shoku im
    le te mi zere mua mat
    mjafton qe ti te me kuptosh
    se ardhja jote u be shkak!
    LuM i RrEmByEr

  7. #7
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    Ti bere faj

    Jam un ajo molla ku ti
    me vajzen tende gdhije netet
    qe mos ju shihte asnjeri
    un gjer perdhe i shtrija deget

    Dhe qe t;ju dukej me e bukur
    c;do gje qe thoshit ju te dy
    un gjer ne maj i mbaja lulet
    dhe ftoja shume zogj aty!

    Dhe di c'do fjale qe u tha
    dhe di sa here ajo u skuq
    me dhjetra nete fjalen "mall"
    degjova prane fjales"puth"

    Ne dasmen tuaj s'erdha dot
    ku shkuleshin gjith ato rrenje
    ne vendin tim dergova kokrrat
    qe te kenaqeshit te tere

    Por mora vesh era me tha
    qe pas nje viti ju u ndate
    si bore prilli me ra ku lajm
    ne syth i futa lulet prape

    To shkele rende permbi te
    qe ish e paster si kristal
    per floket e arte te nje tjetre
    ti bere faj, ti bere faj!

    Ti bere faj te them un
    te thone deget qe te gjitha
    ti bere faj te thone zogjte
    te thone mijra cicerima

    Ti bere faj te thone supet
    te thone floket e asaj
    te thoen buzet qe ti puthe
    TI BERE FAJ, TI BERE FAJ.


    Ne diten e takimit te pare

    Fryu era dhe hodhi pluhur
    mbi kemishen time te bardhe
    desha t;i bertisja eres
    por s'i thashe dot asnje fjale

    Filloi shiu dhe u be balte
    mbi rrugen ku un po ecja
    desha ta mallkoja shiun
    por s'di pse fillova te qeshja

    Drejt meje po vinte ajo vet
    dhe s'do ne ish vajze a fllad
    desha te gjej rruge tjeter
    por kembet me cuan drejt saj

    Dhe ajo filloi te qeshe
    kuptohet qesha dhe une
    mes ne te dyve si nje ylber
    dashuria ishte bere ure...


    Ishte nje gabim

    SI erdhi e djela keshtu!
    me kete qiell! me kete gri!
    me kete ajer qe ta thith nuk mund
    me kete muzg ku mungon TI?!

    Si erdhie djela keshtu!
    me kete vello qe me verbon
    me kete dhender qe ti s'e di
    ku po te con? ku po te con?!

    Si erdhi e djela keshtu!
    me kete kale qe quhet"taksi"
    me keta njerez qe quhen"krushq"
    me kete nuse qe quhesh"ti"

    SI erdhi e djela keshtu!
    si nuk ta thashe nje fjale dot
    qe qiellin krejt si vello ti
    prej dores sime ta kishe sot!
    LuM i RrEmByEr

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    greqi
    Postime
    31
    poezite e skender rusit jane shume te bukura
    skenderin e kam nga fshati
    eshoqja e skenderit me ka dhene mesim ne shkolle 4 vjet e kam pasur kujdestare
    pershendetje kujtimi

  9. #9
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Ka qene dhe nje kenge e beratasit Robert Aliaj, qe kishte nje tematike teper te ngjashme me poezine e mesiperme.

    Refreni qe pak a shume:

    E doja, por donte nje tjeter,
    dhe kaq, se jeta s'mori fund.
    I lumtur jam ne shtepine e vjeter,
    ku gjurme dhimbjeje s'ndihet kerkund.

    Kush e mban mend te plote?
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-09-2002
    Postime
    126
    nga xhepi nxjerr nje moll dhe ua ndaj
    gjysmen asaj gjysmen djalit tim

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •