Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2002
    Postime
    32

    Nano tenton te rivendos diktaturen.

    Nano synon qe te zhduke partite e vogla dhe te
    lere vetem PS-ne dhe PD-ne.
    Ka 10 vjet qe pluralizmi i bezdis komunistet.
    Prandaj Nano po e zhduk pluralizmin per te
    qene vetem Partia.
    Zhdukja e partive te vogla eshte hapi i pare.
    Pastaj e ka radhen PD-ja.
    Nano dhe Berisha po e kryejne me se miri
    misionin e nenes Parti. Lum partia qe i ka.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Zhgenjimi, e ndryshova titullin e temes tuaj ne nje titull qe le vend per te diskutuar. Do te ishte mire qe kur hap nje teme te lesh vend edhe per anetaret e tjere qe te shprehin mendimin e tyre, ashtu sic e shpreh ti tendin shume qarte me lart.

    Tema qe ti ke hapur eshte shume aktuale pasi ne Shqiperi midis gjithe partive po diskutohet per pragun elektoral per te marre pjese ne kuvendin popullore shqiptar. Kjo ka ngritur me te drejte shqetesime tek partite e vogla shqiptare. Pyetja shtrohet:

    Duhet te lihet sic ka qene apo rritet ne 4% ose 5% pragu i pranimit ne kuvend?

    Une mendoj se pragu duhet rritur te pakten ne 4% dhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk duhet te kete koalicione partiake, cdo parti duhet te dali me kandidatet e saj. Arsyet per kete jane te shumta:

    - Largimin nga politika e te veteshpallurve politikane te cilet nuk kane elektorat nga pas dhe zgjidhen me votat e dy partive te medha ne vend. Gjinusheret, Cekat e co do tu duhet qe ta fitojne nje karrige ne parlament me votat e shqiptareve dhe jo tua dhurojne socialistet apo gjykatat e korruptuara.

    - Konsolidimi i sistemit politik dy-partiak ne vend qe i fal vendit stabilitet politik aq te nevojshem. Me konsolidim nenkuptoj servirjen e dy alternativave perpara shqiptareve nga dy partite kryesore dhe lenien jashte debatit te ideve te zerave qe i fryjne frymes konfliktuale politike. Ne Shqiperi ne keto 12 vjet ka patur vetem 2 alternativa kryesore: PD - PS qe perfaqesojne te djathten dhe te majten shqiptare. Me rritjen e pragut elektoral, keto parti do te kene mundesi te konsolidojne edhe elektoratin e tyre qe deri me sot ka votuar mbi emocione me shume se llogjike te shendoshe.

    Nuk jam dakord me ty qe shprehesh se ngritja e pragut = fund pluralizmi, perkundrazi, ngritja e pragut i jep hov pluralizmit dhe luftes politike ne vend. Kjo eshte e ngjashme me REALPOLITIKEN e presidentit Nikson dhe Kisinxher, te cilet zgjodhen qe te mos perdorin te vegjelit per te zgjidhur kontradiktat me njeri-tjetrin, por zgjodhen dialogun midis te medhejnve, Rusise, Kines dhe USA. Kjo i dha frytet e veta dhe mundesoi edhe largimin e trupave amerikane nga nje lufte ideologjike ne Vietnam. Te njejten efekt do te kete edhe ne politiken shqiptare, ku fryma e konfliktit e mbarsur me sharrje dhe demonizime do te zevendesohet me debat te hapur politik ku shkembehen idete e mendimet dhe lihen shqiptaret te zgjedhin alternativen me te mire.

    Partite e vogla, ne zgjedhjet e ardhshme do te tregojne mbeshtetjen qe ato gezojne ne elektorat dhe ne baze te kesaj mbeshtetje do te kene edhe te drejten e perfaqesimit ne kuvend e me gjere.

    Nuk ka asgje jo-demokratike ne nje qendrim te tille dhe mos harro qe edhe USA ka nje sistem politik bipolar. A eshte diktature USA?!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Mua nuk me duket shokuese qe te ndryshoje ligji dhe kuotat e hyrjes ne parlament!
    Maksimumi nuk do shohim nje pjese te figurave te djegura si Ceka, Gjinushi apo partine e minoritetit e kjo e fundit perveē propagandes greke ne shqiperi nuk vlen per gje tjeter.
    Pastaj te mos harrojme se niveli i popullsise eshte aq i ulet sa qe nuk eshte ne gjendje te krahasoje dot 2 apo 3 programe zhvillimi e jo me 20 keshtu qe nuk shoh ndonje te keqe ne kete ndryshim.
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2002
    Postime
    32
    Albo,
    ka disa aresye qe ndryshimi i ketij ligji eshte
    i nxituar dhe i rrezikshem.

    E para, 12 vjet jane nje kohe e pakte per
    vendosjen e nje sistemi dy-partiak. Vertet
    Amerika ka nje sistem te tille, por Amerika
    ka 200 e ca vjet demokraci.

    E dyta, zgjedhjet ne Shqiperi kane qene
    gjithmone te pergojuara per manipulime.
    Vetem ky fakt te ben te dyshosh se edhe
    ketu mund te kete manipulim dhe deshire per
    koncentrim pushteti ne pak duar, dhe jo
    merak per nje cilesi me te mire te politikes.

    E treta, partite nuk jane persona por
    ide. Nese largohet nje parti nga skena
    politike, i bie nje ide me pak ( e mire apo
    e keqe) per qeverisjen. Dhe kjo i redukton
    zgjidhjet e mundshme ne dy: ate qe mendon
    Nano dhe ate qe mendon Berisha.
    Per shembull, vertet mund te largohen Gjinushi
    e Ceka, por mund te largohet nga parlamenti
    edhe Legaliteti me idene e mbreterise dhe Balli
    Kombetar me idene e Shqiperise Etnike qe jane dy
    ide qe mendoj se nuk mund te lihen jashte
    konsiderates.
    Dhe e fundit eshte se kemi te bejme ketu me
    mendje shqiptari qe i punon mendja vetem tek
    Njeshi. Nese tendenca ne vitet 90 ishte drejt
    pluralizmit, kjo tendence e bipolarizmit eshte
    nje hap drejt monizmit, drejt Njeshit qe e kane
    aq per zemer shqiptaret.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Zhgenjimi, largimi i tyre nga kuvendi popullor nuk behet nga ligji, behet nga mungesa e elektoratit shqiptar. Nese keto parti nuk arrijne te marrin as 4% te votave te shqiptareve, ato nuk duhet te kene te drejte te hyjne ne parlament.

    A e ke idene se sa miliona leke i kushtojne shtetit keto parti te vogla cdo fushate elektorale?

    Kjo eshte arsyeja qe ne Shqiperi kemi 100 parti.

    Persa u perket ideve dhe partive te tjera, une do te thosha qe sistemi dypartiak do ti bente me te pergjegjshem partite politike ne vend, pasi nese keta do te deshtonin ne perfaqesimin e duhur te votes, ne shoqeri do te krijohej pakenaqesi dhe mosbesim qe do te linte vend per krijimin e nje partie te trete qe mund te kerkonte voten e tyre.

    Ligji nuk pengon krijimin e partive te reja!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Nqs do benim fjale per parti te verteta politike, me mbeshtetje ne elektorat dhe mund te bija dakord me ju zhgenjim, por ketu behet fjale per parti - fantazma, qe marrin ate 2,5 % per te hyre ne parlamentin shqiptar, vetem ne kurriz te allish verisheve qe bejne me dy partite kryesore te vendit (PD & PS)

    Une jam ne favor te rritjes se pragut elektoral, pasi mendoj se ne Kuvend duhet te perfaqesohen ato parti te cilat kane vertete mbeshtetje ne elektorat.

    Bipartizem apo jo, fakt eshte se ne Shqiperi vetem dy parti ka. Te tjeret kot bertasin ne mbrojtje te te drejtave te tyre, qe gjoja po shkelen, ato parti te ashtequajtura te vogla, marrin leke nga taksapaguesit shqiptare, e nuk ndihmojne ne asgje.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2002
    Postime
    32
    Eni, po atehere i bie qe me partine e punes
    paskemi bere kursime te medha!
    Mire e keni, demokracia kushton shtrenjte, nuk
    eshte per shqiptaret varfanjake.

    Pastaj a dini se fondet e shtetit per PD+PS
    jane teper me te medhaja se te gjitha partite
    e vogla te marra se bashku? Cfare eshte kjo
    llogjike qe hajt te kursjeme therrimet e te
    jemi doreleshuar ne bakllava?

    Per te folur seriozisht, ka dy pyetje qe shtrohen:
    1. a jane PD e PS perfaqesuese te te gjitha
    sensibiliteteve te elektoratit shqiptar
    2. a jane PD e PS ne gjendje te ofrojne zgjidhje
    per problemet shume te medha qe ka Shqiperia.

    Sepse deri tani me duket se nuk kane qene ne
    gjendje (me thuaj nese e kam gabim). Tani, dy
    parti qe deshtojne per 12 vjet, mase kane
    sukses ne te 13-in, por probabiliteti eshte
    teper i vogel.
    Sikur punet te shkonin vaj ne Shqiperi me keto
    dy parti, atehere dakord nuk do te kishte
    nevoje per te tjera. Por ne keto kushte kur
    po ngecim e po vijme rrotull ne vend, mua me
    duket me e llogjikshme qe te jemi me te hapur
    ndaj ideve, zgjidhjeve dhe shtigjeve te
    parrahura.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet nė Bllog
    22
    Zhgenjimi, PD + PS = 95% te votave te shqiptareve ne te gjitha zgjedhjet qe jane bere ne keto 12 vjet.

    Te pelqen nuk te pelqen ty, Shqiperia ka de fakto nje sistem dy partiak. Partite e tjera jane parti fantazma ose ne rang familjar, individ-parti.

    Ngritjen e % e dikton realiteti politik shqiptar dhe jo me kot kundershtaret politike kane gjetur mirekuptimin. Ashtu sic duhen 4-5 vjet per te perfunduar nje shkolle te larte, ashtu duhen edhe 4-5% te votave te shqiptareve per te hyre ne parlament.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Demokracia dihet i nderuar zhgenjim qe shtrenjte kushton, por ama , ne demokraci njerezit dine qe paguajne taksa dhe ku shkojne ato taksa qe paguajne, e kunderta per komunizmin e Enverit, ku deklarohej se taksa s'paguan njeri......

    Problemi i pragut elektoral, ka te beje me nje nga ato dy pyetjet qe ju keni drejtuar.

    1. a jane PD e PS perfaqesuese te te gjitha
    sensibiliteteve te elektoratit shqiptar
    Derisa PD & PS kane marre perqindje te konsiderueshme nga zgjedhjet, qysh prej '92 - '01 tregon se ato kane mbeshtetje elektorale nga nje pjese e popullsise, dhe nuk me duket me vend pyetja. Pra nje pjese e shqiptareve i mbeshtet alternativat qe ofrojne keto dy parti.

    Mbi pyetjen e dyte:

    2. a jane PD e PS ne gjendje te ofrojne zgjidhje
    per problemet shume te medha qe ka Shqiperia.
    Ky eshte tjeter problem, s'ka te beje me pragun lektoral. Por disi pergjigja ime afrohet me cka kam shkruar me siper.
    Te dy keto parti marrin vota nga njerezit, dhe derisa ka njerez qe i votojne, atehere, keto kemi si altarnativa per te zgjidhur fatet e kombit.
    Jane te kenaqur disa nga menyra se si keto dy parti i zgjidhin problemet kombetare e shteterore, pak rendesi ka, kur shumica fiton.
    Te pakenaqurit, le te krijojne po qene te zote parti te tyre dhe te arrijne t'ua mbushin mendjen pjseses tjeter qe alternativa e tyre eshte me bindese, me e mire se alternativat perkatese te PD & PS.
    POr cfare ndodh momentalisht ne Shqiperi ?
    Te tjeret, nuk votohen. Pra partite e vogla nuk marrin vota; e derisa nuk arrijne te cekin kuotat e 2,5 % me zotesine e tyre, por fale marreveshjeve qe bejne me dy partite e medha; per cfare na duhen ?

    Apo per te treguar se Shqiperia eshte de jure vend pluralist me nja 100 parti, por qe de facto jane inekzistente.

    Kjo eshte demokracia e kapitalizmi, me i forti e me i zoti triunfon !!!

  10. #10
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    asnjoni ska te drejte
    PAUCA SED MATURA

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fushata elektorale e Shqipėrisė reflektohet edhe nė Kosovė
    Nga REALIST nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 08:09
  2. Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
    Nga Humdinger nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 16:16
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marėveshja nė zyrėn e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Reforma dhe Bashkėpunimi i Qeveri-Universitet
    Nga Albo nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-06-2003, 08:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •