Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Shushunja ankohet ne KOMINTERN

    Mbasi u majm nga Ramizi, mbasi piu gjak nga Pd dhe u lepi ne Ps, mbasi populli e flaku e nuk i dha vota, Gjinush bollsheviku, gjenerali i rebelve, ankohet tek Kominterni sotem qe kryesohet nga mafiozi Prodi.


    Ja spiuni "den babaden" me se merret.
    Lexoni "gazeta shqiptare".

    ................................


    Gjinushi: Internacionalja Socialiste ėshtė kundėr paktit Nano-Berisha


    ........

    al.kre

    PSD ka marrė mbėshtetjen e Internacionales Socialiste, e cila ėshtė shprehur e shqetėsuar pėr lėvizjet mė tė fundit tė PS. Kryetari i PSD thotė se, nė takimin e tij me drejtues tė Internacionales, ai ka shpjeguar ēėshtjen e marrėdhėnieve mes dy partive dhe faktin se e majta nė Shqipėri ėshtė duke u dobėsuar, ndėrsa e djathta po forcohet. "Ata shprehin shqetėsimin e tyre nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe duan qė e majta tė bashkėpunojė. Internacionalia Socialiste e sheh me rezerva lėvizjen e fundit tė PS", thotė Gjinushi. Kryetari i PSD ėshtė takuar nė Angli me sekretarin e pėrgjithshėm tė Internacionalies Socialiste, Luis Ayala, me tė cilin ka diskutuar nė lidhje me kėtė ēėshtje. Njė delegacion i PSD ka marrė pjesė nė konferencėn vjetore tė Partisė Laburiste tė Anglisė qė drejtohet nga kryeministri Toni Bler. Gjinushi takimin me drejtuesin e Internacionales Socialiste e ka shfrytėzuar pėr tė treguar problemet mė tė fundit tė dala mes partive tė majta nė Shqipėri. Ai ka treguar se PSD, aktualisht, ėshtė nė opozitė dhe e kundėrshton marrėveshjen e fundit Nano-Berisha. "Ajo ėshtė njė konjukturė", thotė Gjinushi. Delegacioni i PSD ėshtė takuar edhe me sekretarin e pėrgjithshėm tė Partisė Socialiste europiane Beumer, si dhe me sekretaren e pėrgjithshme tė gruas nė Internacionalen Socialiste, Marlin Mas. Njė takim Gjinushit i ėshtė rezervuar edhe nga ministri pėr Evropėn nė qeverinė e kryeministrit Toni Bler.

    .............
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga erzeni : 06-10-2002 mė 10:01
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Ja dhe Bosi Droges Portit, Tak Braho si lepihet ne prag te arrestimit qe i vjen rrotull.
    .......

    Dy vaporra me drog ja kapi Nano Brahos e Braho zperdridhet.




    ..........................
    "gazeta shqiptare)..
    Qėndrova pėr ca kohė nė shtėpinė e Mimoza Nanos, (motra e Fatosit) e cila ėshtė njė njeri i jashtėzakonshėm. Ajo ishte e martuar me njė italian dhe gjatė gjithė atyre ditėve mė pritėn me bujari

    Braho: Rexhina mė ofroi pėr kopjet 900 mijė lireta

    "Si ndihmova Nanon nė aferėn me Levante-Co"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    Nė muajin Maj tė vitit 1995 jam nisur me mision tė posaēėm nė Prokurorinė e Romės pėr tė tėrhequr dokumentat qė vėrtetonin pushimin e ēėshtjes pėr LEVANTE CO dhe pafajėsinė e Fatos Nanos".

    Spartak Braho, duke rikrijuar atmosferėn e gjyqit kundėr kryeministrit aktual, tregon se, njė kontribut tė madh pėr zbardhjen e sė vėrtetės ka dhėnė edhe Rexhina Nano. "Ne, tė gjithė socialistėt duhet ta falenderojmė sinqerisht atė pėr tė gjitha sakrificat qė bėri nė ato ditė tė vėshtira", shprehet Braho.

    Ku ishit ju mė 30 korrik, ditėn kur Fatos Nano u arrestua?
    "Atė ditė kishim organizuar tė zhvillonim njė mitinfg nė fushėn pranė stadiumit "Selman Stėrmasi". Por mua mė njoftuan drejtuesit e PS-sė dhe mė thanė se 'ėshtė arrestuar Fatosi, prandaj shko menjėherė tė marrėsh kontakt me tė'. Atė ēast u nisa menjėherė drejt burgut dhe kėrkova takim me Fatosin, por drejtori i atėhershėm nuk mė lejoi. Unė ngulmova madje i bėra presion. Ndėrsa mė vonė i thashė se do tė mbante pėrgjegjėsi tė rėndė. "Ju e keni vrarė brenda nė burg, prandaj unė nuk lėviz qė kėtej nėse nuk e takoj vetė', i thashė. Siē duket drejtori u tremb dhe mė futi brenda, ku unė u takova vetė me Fatosin".

    Si ishte gjendja e tij shpirtėrore nė ato momente?
    "Faktikisht Fatosi ishte tepėr i qetė dhe kurajoz. Unė e gjeta duke pirė cigare, ndėrkohė qė diku aty pranė kishte disa ēokollata tė vogla. Shkėmbyem pėrshėndetjet dhe e pyeta pėr gjendjen e tij. Pastaj ika dhe njoftova shokėt e tjerė pėr kėtė takim. Pėrveē kėsaj unė u ngarkova mė pas edhe me grupin e avokatėve (nė hije) tė ēėshtjes sė tij. Ndėrkohė nė Romė po hetohej pėr Levante CO. Unė i kėrkova Ruēit tė shkoja nė Prokurorinė e Lartė tė Romės pėr tė fotokopjuar dokumentat italiane, sipas tė cilave kjo ēėshtje pushohej sepse nuk kishte asnjė provė fajėsimi apo bashkėpunimi. Pra, akuza ishte absurde edhe pėr Nanon. Pėr misionin tim kishte dijeni vetėm Gramoz Ruēi dhe Rexhina Nano".

    Ku fjetėt gjatė atyre javėve nė Itali?
    "Qėndrova pėr ca kohė nė shtėpinė e Mimoza Nanos, (motra e Fatosit) e cila ėshtė njė njeri i jashtėzakonshėm. Ajo ishte e martuar me njė italian dhe gjatė gjithė atyre ditėve mė pritėn me bujari. Ndėrsa disa ditė tė tjera fjeta tek njė kushėri imi. Aty erdhi pėrkohėsisht pėr tė verifikuar rėndėsinė e dokumentacioneve edhe avokati Pėrparim Sanxhaku. Nė kėtė Prokurori unė jam takuar personalisht me Prokurorėt Vitore Barbieri dhe Serxhio Moltardi, qė ndiqnin ēėshtjen. Por kur i rregullova qė mund t'i fotokopjoja tė gjitha dokumentat gjyqėsore tė pafajėsisė, mė doli njė problem financiar: Kėrkoheshin afro tre milionė lireta pėr tė fotokopjuar qindra faqe dokumentacioni"

    Ju nuk kishit me vete kaq tė holla?
    "Jo. Unė isha nisur me urgjencė dhe pa shumė para me vete. Kisha llogaritur tė flija tek njerėzit e njohur pėr tė kursyer diēka, nė mėnyrė qė tė rrija mė shumė ditė derisa tė zgjidhej problemi".

    Si e zgjidhėt mė tej problemin e 3 milionė liretave?
    "Mora menjėherė nė telefon Rexhina Nanon. Ishte data 25 Maj 1995. I thashė se pėr tė fotokopjuar dokumentat mė duhen 15 ditė kohė dhe tre milionė lireta qė t'i paguaja nė Prokurori".

    Si iu pėrgjigj ajo?
    "Ishte e emocionuar pėr zgjidhjen e kėtij problemi, por mė tha se kishte vetėm 900 mijė lireta tė cilat do tė mi dėrgonte menjėherė. Por ajo mė dha telefonin apo adresėn e njė miku tė Fatosit nė Romė. Ishte njė italian me origjinė ēifute dhe quhej Rafaele Fallah. Sapo i thashė se isha njė shok i Fatosit mė futi menjėherė brenda dhe mė priti me shumė respekt. Ia qava hallin dhe i thashė se mė duheshin tre milionė pėr fotokopjen".

    Si reagoi ai?
    "Ai qau dhe kjo ishte disi e papritur. Ai foli me shumė superlativa pėr Fatosin dhe tregoi se ushqente respekt pėr tė. Mė tha se e kishte prezantuar Kraksi dhe e cilėsoi Fatosin si politikan modern e bashkėkohor. Mė ndihmoi menjėherė pėr halin qė kisha kėshtuqė nė kohėn e caktuar mbarova punė me dokumentat duke i fotokopjuar nė dy kopje. Pėr kėtė fola nė telefon me Gramozin dhe Rexhinėn tė cilėt u gėzuan shumė".

    Si mundėt t'i kalonit dokumentat tuaja nė traget?
    "Unė u nisa nga Roma nė Bari me avion, pastaj hipa nė "La Vikinga", pėr tė mbrritur nė Durrės. E dija se sapo tė zbrisja nga trageti, policėt do tė mė kontrollonin imtėsisht, prandaj gjeta njė rrugė tjetėr. Nė traget takova rastėsisht Fadil Canin i cili punonte si magazinier nė Bari. Atij i tregova hallin dhe Fadili pranoi qė tė mbante njė kopje pėr ta ēuar tek drejtuesit e PS-sė. Faktikisht, nė portin e Durrėsit prisnin me padurim Rexhina e Sanxhaku".

    Po kopja tjetėr...?
    "Kur po ndalonte trageti unė i kėrkova ndihmė kryemekanikut i cili ishte njė vlonjat qė quhej Duro. I thashė se dokumentat duhet t'ja jepte djalit tim 10-vjeēar qė rastėsisht e pashė tek mė priste. Kėshtu ndodhi, ndėrkohė qė im-bir sapo mori porosinė ia mbathi vrapit. Ndėrsa mua mė mbajtėn 2 orė nė dhomėn e kontrollit, megjithėse unė nuk kisha as ēantė, as valizhe, por isha me duar nė xhepa".

    Ēfarė i thatė mė pas Rexhinės dhe Pėrparimit qė iu prisnin?
    "Bashkė me ta ishte edhe gruaja ime. U ulėm nė njė kafe dhe pėrreth 2 orė unė i tregova gjithēka nga Italia. Rexhina u emocionua dhe mė falenderoi me gjithė zemėr.

    Nė fakt ishim ne, unė dhe gjithė socialistėt e tjerė qė duhet ta falenderonim atė pėr sakrificėn dhe fisnikėrinė e saj. Ishte pikėrisht ajo qė shėrbente edhe pėr ndėrlidhjen dhe shkėmbimin e informacioneve e letrave tė PS-sė me Fatosin. Respekti pėr Rexhinėn nuk ėshtė vetėm i imi, por i gjithė njerėzve nė PS. Ndofta njė ditė do t'i hedhė nė njė libėr tė gjitha letėrkėmbimet e mia tė asaj kohe, ku janė tė detajuara edhe sakrificat e panumėrta tė saj".

    A keni komunikuar me Rexhinėn gjatė kėsaj periudhe?
    "Po ajo ka mbetur njė grua po aq dinjitoze sa edhe mė parė".

    .........
    Si verifikova shkrimin e Nanos nė zyrat e ekspertizės Zvicerane


    --------------------------------------------------------------------------------

    "Njė ditė nė tregun e gazetave tė pėrditshme tė djathta u botua njė letėr e cila u paraqit nga artikullshkruesit, sikur ishte e shkruar nga Fatos Nano, gjatė kohės kur ai ishte nė burg". Kėshtu tregon Braho, pėr periudhėn kur Nano ndodhej nė burgun e Tepelenės. "Nė kėtė letėr kishte mjaft shprehje agresive dhe fjalė fyese, pėr drejtues tė ndryshėm tė PS-sė, ku Gėllēi cilėsohej "Jevgu", e disa tė tjerė me epitete fyese. Kjo letėr e botuar krijoi pėshtjellim nė PS. Unė bisedova me Rexhinėn dhe ajo mė siguroi se asgjė nuk mund tė ishte e vėrtetė nga ato qė thuheshin. 'Eshtė thjesht njė truk i SHIK-ut, qė pėrdoret pėr tė pėrēarė socialistėt' tha ajo. Mė tej Braho vazhdon: Duke qenė pėr disa kohė edhe hetues unė kam dėshirėn t'i shkoj deri nė fund tė vėrtetave. Pėr kėtė me ndihmėn e njė eksperti e ēova pėr ekspertizė dhe letra rezultoi vėrtet si njė truk, pra nuk ishte e shkruar nga Nano. Megjithatė unė vajta nė Zvicėr dhe e verifikova kėtė gjė edhe nė laboratorėt e ekspertizės, atje. Por mė rezultoi se letra nuk ishte shkruar nga Nano".

    ..............
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

Tema tė Ngjashme

  1. KTV ankohet pėr sulm ndaj ekipit nė Gjilan.
    Nga Nice_Boy nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •