Fjatore e ndrojtur pa asnje faj.Nese te mungova sot, te mungova ty dhe aspak pritjes tende.
...Ti tashme je leja e rilidaljes time. Te gjitha lirite e mija lidhen pas emrit tend, dhe besimit se ti je mikja ime me e ngushte e me e drejte e me e denje per te qene(une) e lire kufizisht. Krejt pak dine padronet e mije teksa thone e besojne ne miqesi. Pasi kjo fjale krejt e vogel per permbushjen e asaj qe eshte midis meje e teje, pa c'ka se une marr lirine time te lidhur pas emrit tend e shkoji gjetiu, e mbaroji lirine e kthehem pa te pare... e renduar me mungesen tende, dhe tregoje takime te sajuara ne deshiren time, pa shterngime duarsh ose pa krahaqafje.Kam nje fat kur filloje e rrefej takimet tona fantastike. Te dyja palet..une dhe padronet e mije e flasim dobet gjuhen e vendit ku jetojme emigrueshem. E keshtu qe ata besojne copeza fjalish nga ata qe fantazoji une dhe i normalizojne duke qene te bindur se kam dashur te them nje gje krejt normale po e thashe disi perqart thjesht per efeketmosdije te gjuhes.
Nuk e kane idene as ato , mbase as ti ku e shpenzova lirine . Urave te shpuara te shiut, gjumit enderr-zhgjenderr, takimeve te rrema qe i bej vetem ne premtim telefoni. Moj, me ka zene frika nga te gjitha takimet. Cudi! Ti jo me kot me ke thene e cmendur.
Ti nuk genjen kurre. As kesaj here nuk ke genjyer teksa e ke thene pa bindje te plote se une jam vertete e cmendur.
Ne e kemi kapercyer uren ku varej miqesia dhe rrime te dyja ne teh te dhimbjes time fajtore dhe mallit tend te ngrire.
...
Nuk kam per tiu bindur me mosecjes ...(po ti mos e merr si premtim)
Dhe e di pse? Eshte e diela e pare qe jam e pasigurte ne te gjitha sigurite e tua.
Me quaj si te duash deri sa te vij, vec mos me ler pa me dashur , pune e madhe se pak me pak se dje ...mjaft te me duash qe te kem arsyen e guximshme te vij.
............
A te perqaf pak?
Krijoni Kontakt