Close
Faqja 0 prej 119 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1190
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Ē'mendoni mbi akademik Rexhep Qosja?

    « POPULLI QEN » I REXHEP QOSJES

    Shkruan: Sylejman Aliu

    Rexhep Qosja i rikthehet letėrsisė, shkruan profi Xhevat Lloshi nė shpinė tė librit pamflet “I ringjalluri i penduar” tė Rexhep Qosjes. Ky konstatim i kėtij profi vjen si njė britmė gėzimi i kėtij penėshkruesi shpinėlibrash dhe, kjo britmė gėzimi shpėrndahet se jeh “historik” brėnda periudhės mė tė sėmurė, nė tė cilėn ka mbetur “babai” i vetėquajtur i kombit-Rexhep Qosja. Si “babė i kombit”, natyrisht ėshtė i prirė, edhe tė jetė i sėmurė nga virusi vdekjeprurės i vetvetes, por edhe si njė “autoritet”, i cili sa herė deshiron mund tė shkėrdhej kombin. Nė librin e tij “ I ringjalluri i penduar e pati kėtė qejf qė edhe njė herė, pėr tė njėmijtėn herė, ta shkėrdhej kombin. Kombi i tij ėshtė vetėm ai i “revolucionit tė vonuar demokratik”, tė ndėrkyerit e tė cilit u ngritėn dhe e shkėrdhyen pėr vdekje Shqipėrinė, tė cilėt u ngritėn dhe e shkėrdhyen pėr vdekje kombin, qė u ngritėn dhe e shkėrdhyen “zonjėn e rėndė tė cilėn burrat e dheut e quanin nėnėn”. Pjesa tjeter e kombit, pjesa mė e madhe e tij, nuk janė gjė tjetėr “pas njė fermė qensh “, qė do tė thotė, sipas kėtij autori dhe sipas “librit tė tij pamflet neuropsikiatrik” “I ringjalluri i penduar” i cili e “riktheu nė letėrsi” kėtė autor serial tė pamfleteve , ėshtė vetėm njė grumbull qensh nė fermėn e kryeqytetit. Ta ilustrojmė kėtė sėmundje tė tij vetėm me disa tė thėnme tė vet autorit nė “librin e tij pamflet “I ringjalluri i penduar”, me tė cilin ai iu “rikthye letėrsisė, e nė tė cilin flet pėr ardhjen e Skėnderbeut nė Kosovė. Ai thotė:

    ”Por, ja, ishte shkruar qė para se tė mbėrrinte nė Kryeqytet, Skėnderbeu tė pėrjetonte befasinė mė tė befasishme nė kėtė udhėtim tė kėnshėm prej pikės kufitare deri nė kryeqytet. Pikėrisht atėherė kur priste qė para syve tė tij tė shpėrthente pamja e Kryeqytetit do tė shohė ēka nuk kishte pritur dhe ēka nė asnjė mėnyrė nuk kishte ėndėrruar se do tė shihte: fermėn e qenve!… Qen tė tė dy gjinive: tė gjinisė mashkullore dhe tė gjinisė femėrore. Nė qoftė se pamja e jashtme ėshtė e mjaftueshme pėr tė caktuar gjininė e qenit, atėherė do tė mund tė thuhej me siguri tė plotė se numri i qenve meshkuj ishte shume mė i madh se numri i kudrave, i bushtrave, i kuēkave, i qeneve! Asgjė e ēuditshme: gjithmonė e gjithkund mes qenve duhet tė ketė edhe qene (qenushe v.j.). Nuk frymėzohen as nuk shumėzohen pa to.” (faqe 60-73).

    E kuptoni tash se ē’popull qen ka Kosova? E kuptoni se, sipas kėtij autori, Skėnderbeu erdhi nė kryeqytetin e Kosovės, i cili s’qenka gjė tjetėr, pėrveq njė fermė qensh? E kuptoni se ky grumbull qensh, qe qenka populli ynė, me lotin mė tė pandaleshėm tė gėzimit dhe tė entuziazmit doli ta priste Skėnderbeun, jo me tė lehura, jo me tė kafshuara qensh. Edhe lotin e gėzimit, edhe pritjen e madhe tė heroit tė komit, Qosja e pėrjetoi si fermė qensh! Vrapi i popullit, vrapi i “qenve meshkuj dhe i kudrave”, pėr ta sjellė dhe pėr ta pritur Skėnderbeun nė Prishtinė, s’e kishte lėnė tė shquhej vrapi, dashuria dhe heroizmi neuropsikiatrik i kėtij vėshtruesi qensh. Qen e kudra ishin tė gjithė, pėrveē tij. Ishin edhe zyrtarėt. Edhe pjestarėt e TMK-sė, edhe tė ShPK-sė, edhe qytetarėt-popull. Tė gjithė. Nuk ishte vetėm Qosja. Meqenėse Skėnderbeu, megjithatė nuk deshi tė ikte dhe mos rronte asnjė ēast tė vetėm nė kėtė fermė qensh, rrjedhimisht edhe ky, pavarėsisht nga “pendimi” , eshtė bėrė njė qen. Ėshtė bėrė qen, sepse nuk deshi tė ndahej nga populli i tij. Nuk janė qen vetėm ata qė ndahen nga populi, nuk janė qen as ata qė e urrejnė popullin e vet qen, siē ėshtė lartėmadhėria e tij psikiatrike Rexhep Qosja. Rrjedhimisht nuk janė qen as serbėt e Serbia, as grekėr e Greqia, tė cilėt ishin fyrmėzuesit dhe organizuesit e “revolucionit tė tij tė vonuar demokratik”.

    ”Gjithmonė e gjithkund mes qenve duhet tė ketė edhe qene (qenushe). Nuk shumėzohen as nuk frymėzohen pa to”.

    E shihni? “Babai i kombit” edhe nėnat tona, qė lindin fėmijė, “qė shumėzojnė” kombin, i quan qene, i quan kudra, i quan kuēka, kurse pjellėn e tyre tė shumtė, tė zorshme, e quan : numėr klyshėsh. “Klyshė qensh, “klysh kudrash”, e quan rininė e Kosovės! Vetėm nėna e tij, vetėm gruaja e tij, qė ishin nėna, nuk lindėn qen, nuk lindėn kudra, nuk lindėn klyshė. Nėnat e tjera, gratė e tjera lindėn qen, lindėn kudra, lindėn kuēka. E shihni se ē’thotė babai i komit » pėr nėnat tona, pėr gratė tona tė shėndosha dhe tė plleshme? Thotė e tha diēka mė tė rėndė se krimineli Sheshel i Beogradit. Ai gratė shqiptare nuk i quajti kudra, nuk i quajti kuēka, por i quajti “lavatriēe”. Posa Beogradit do t’i bjerė nė dorė ky libėr i kėtij autori patologjik, do ta pėrkthej nė gjuhėn e tij, e cila nuk mbushet se nuk mbushet me lehje qensh, siē mbushet, sipas kėtij autori, gjuha shqipe me tė lehura dhe me kafshime qensh tė popullit tė Skėnderbeut, i cili, po tė mos ishte nė bronz, kėtė libėr do ta konsideronte si njė pordhė tė njė njeriu, i cili barkun e sėmurė tė jashtėqitjes e mban me kokė.
    Kush mund ta shpėtojė nga kjo vetėsėmundje ketė njeri? Askush! Le ta lėmė atėherė nė njė pavijon tė veēantė tėrbimi, por gjithnjė duke u kujdesur qė ai tė mos ketė asnjė kontakt me « fermėn e qenve », siē e quan ai popullin e vet. Popullit « qen e kudra » mė shumė ia ka ėnda tė rrojė e tė bashkėrrojė me Skėnderbeun. Populli « qen e kudra » ėshtė shumė i shėndoshė. Edhe mė i shėndosh do tė jetė, kur ky autor patologjik do tė skajohet nė njė skutė pavijonesh tė tė vetėsėmurėve mentalė, i cili ka vendosur ta helmojė popullin e tij « qensh e kudrash ».
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 28-08-2002 mė 17:28


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    I nderuar KOSOKAR !
    Andej nga jugu i Shqiperise thone: guhet me gure vetem pema qe ka kokrra.
    Sulmet e ketyre deliranteve ndaj figurave te kombit vetem se s'jane ne anen e tyre eshte nje turp.
    I urryer je bere dhe ti qe poston te tilla gjera dhe duhet te kesh parasysh qe keto ti thote nje njeri aspak i majte.
    Reflekto per te miren tende

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ACtek nuk ka rendesi ketu je i majte apo i djathte.

    Personi me nick "kosovar" eshte i respektuar ketu.
    Merre per vete ate shtesen qe ke bere ne nickun e tije.

    Qosja i dha te drejte vetes te Shaje Berishen e Rugoven pra dhe te tjeret kane te drejte te flasin per te.

    Dikur shau Fishten pastaj mbas 92 e ktheu pllaken.

    Skenderbeu ne Prishtine eshte nji fitore.
    Une kam pasur nji merak ne kte rast.
    A do e lejojne nderkombetaret apo do na dali ndonji problem..
    Mirpo per cudi del Qosja qe shqetsohet nga Skenderbeu.
    Natyrisht QOSJA nuk e shan Skenderbeun si Skenderbe.
    Qosja inatoset me faktin se Nismetari i ardhjes se Skenderbeut nuk eshte ne "xhepin" e rexhep Qoses por eshte nji Profesor i Vjeter e i shum respektuar..eshte Veterani i Arsimit dhe Kultures MARK KRASNIQI.

    Qosja do te kishte pershendetyr dhe STALININ ne se ate do e binte hajduti Idajet Beqiri ose Zan Caushi.

    C'ti bejn Qoses, KOSOVA qe ja la kte detyre profesorit te urte e te ndershem e shum here me te ditur se vet qosja, zotit MARK Krasniqi.

    Qosja i ka humbur vet piket..askush nuk i ka faj..

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Deshtimi i Qoses ne zgjedhjet e pergjithshme ne Kosove, ku ai mori nje % gati te paperfillshme votash, flet me se miri mbi imazhin qe Qosja i ka krijuar vetes ne rradhet e bashkeqytetareve te tij.

    Me vjen mire qe Qosja ju kthye shkrimeve, te pakten keshtu mund te gjeje vetveten dhe te reflektoje mbi qendrimet e tij karshi popullit dhe kombit shqiptar.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Rexhep Qosja:"Tronditja e shekullit"


    (fragment)


    Nė Kosovė ėshtė bėrė luftė mes shtetit serb dhe popullit shqiptar.Serbėt kanė dashur ta zgjedhin njėherė e pėrgjithmonė cėshtjen shqiptare!Por,nė Kosovė ėshtė bėrė luftė edhe mė e madhe,mė e pėrgjithshme se c'mund tė jetė lufta midis dy popujve:ėshtė bėrė luftė-sic edhe ėshtė thėnė me tė drejtė-mes Lindjes dhe Perėndimit,mes komunizmit dhe kundėrkomunizmit,mes socializmit dhe kapitalizmit,mes diktaturės dhe demokracisė,mes shovinizmit dhe humanizmit.
    Edhe mbasi pėrfundon,lufta jehon gjatė,gjatė,gjatė nė shpirtrat e njerėzve.
    Nė kėtė luftė dikush ka luftuar e dikush ka shikuar;dikush ėshtė vrarė e dikush ka shpėtuar;dikush ėshtė fikur pėrgjithmonė e dikush ka pėrfituar!
    As nė paqe,as nė luftė njerėzit nuk janė tė barabartė.Barazinė,qė ėshtė moralisht aq e drejtė,duket,e kundėrshtojnė ligjėsitė shoqėrore,qė mund tė jenė aq tė padrejta.
    Ata qė kanė mbetur gjallė,megjithatė,nuk do tė duhej tė ankohen.
    Tė gjallėve u bėhet carja.Tė vdekurit nuk kthehen mė!
    Megjithėse Kosova ende nuk ėshtė njohur e pavarur,ne jemi tė lirė-pėr herė tė parė pas shumė shekujsh.
    Jeta do t'u kthehet burimeve tė veta dhe ne do tė mbledhim fuqi tė reja.
    Vėshtitėsi do tė ketė shumė tė parapara e mė shumė tė paparapara.
    .................................................. .............................................
    .................................................. .............................................
    Shkrimtari i madh francez,Andre Zhid,e thotė bukur:"Mė e vėshtirė se tė dish tė clirohesh ėshtė tė dish tė jesh i lirė".
    A do tė dimė tė sillemi nė liri?
    A do tė dimė ta pėrdorim lirinė si duhet?
    Pas kohėve heroike,zakonisht,vijnė kohėt prozaike.pas kohėve tė burrėrisė,zakonisht,vijnė kohėt e burracakėrisė.
    Pas kohėve tė idealeve,zakonisht,vijnė kohėt e parasė dhe tė reshperisė.Pas kohės sė idealistėve,zakonisht,vijnė kohėt e pėrfituesve,matrapazėve,reshperėve,mashtruesve!
    Ishim nė sprovė tė madhe historike.
    E kaluam-me shumė mundime dhe me shumė dhembje,por e kaluam dinjitetshėm.
    Nderhyrja e NATO-s ishte dhurata e Zotit,e dhuruar,ndoshta,si shfajėsim i fuqive tė mėdha pėr tė gjitha cenimet qė janė bėrė me pajtimin e tyre gjatė historisė sė re.
    Tani do tė jemi nė provimin e pjekurisė historike.
    Dhe,ky provim duhet tė jepet.
    Por,si do tė jepet?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 28-08-2002 mė 21:54

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Mosnjohje e Qosjes e historisė shqiptare dhe asaj sėrbe

    Shkruar nga : Nexhmedin Spahiu

    Nė shkrimin e pėrmendur, Qosja arsyeton tre gishtat e protestave shqiptare duke thėnė se aniēka ato janė shenjė e ortodoksisė. Po se ē'hynte nė punė kėtu ortodoksia nuk e thotė. Sė pari simboli i tre gishtave tek sėrbėt nuk ėshtė vetėm simbol i trinisė sė shenjtė. Nė kohėn e rilindjes sėrbe, tre gishtat kanė pasur, pos kuptimit tė trinisė sė shenjtė, edhe kuptimin e asaj qė Sėrbia duhet tė zgjerohet nė tri drejtime: nė Jug, nė Perėndim dhe nė Veri. Nė kohėn e luftrave ballkanike (tė parės, sė dytės dhe kėsaj tė fundit) tre gishtat kanė marrė edhe kuptimin e tri veprimeve: me dhunu, me vra dhe me djegė. Pėrdorimi i kėtij simboli nuk kishte tė bėnte fare me ortodoksinė shqiptare, sepse kjo as nuk sulmohej, as nuk mbrohej, thjesht nuk ishte objekt as subjekt i veēantė i kėtyre protestave. Nėse pėrdorimi i simbolit tė tre gishtave do tė ishte rastėsi, atėherė si tė shpjegohen vrasjet, dhunimet dhe djegiet nė vijim tė tyre?

    Qosja tregohet se nuk e njeh as historinė shqiptare. Ēėshtja se kur dhe ku filloi Rilindja shqiptare ėshtė shumė mė komplekse se ajo ēfarė mendon Qosja. Ai thotė se Rilindja shqiptare ka filluar nė Jug, ndėrsa unė do tė thosha se me ca elemente ka filluar nė Jug, por me ca tjerė nė Veri dhe, marrė nė tėrėsi, ka filluar, nė Jug e nė Veri, nė tė njėjtėn kohė. Ngjarja kulmore e Rilindjes shqiptare ka ndodhur nė Prizren mė 1878. Ėshtė tjetėr gjė qė nxėnėsit tanė mėsojnė histori tė fallsifikuar se "Abdyl Frashėri ka qenė udhėheqės i Lidhjes sė Prizrenit dhe nė udhėheqėsi tė saj ishin edhe kosovarėt Sulejman Vokshi e Ymer Prizreni" (teksti i historisė pėr klasėn e pestė tė tetėvjeēares, botim i vitit 1995, Tiranė). Ose Abdyl Frashėri, ideolog i Lidhjes sė Prizrenit (fjala ideolog a nuk ju duket pakėz leniniste). E vėrteta ishte krejt ndryshe. Iliaz Pashė Dibra e Ymer Prizreni ishin udhėheqėsit e Lidhjes sė Prizrenit, Abdyl Frashėri e Sulejman Vokshi ishin vetėm ministra nė qeverinė e formuar prej saj.

    Qosja nė linjėn politike antihistorike

    Qosja nuk e ka kuptuar e ndoshta as qė do ta kuptojė ndonjėherė qė kėtu (nė Lidhje tė Prizrenit), nisin dy linja politike. Njėra linjė qė kėrkonte aleanca me shtetet jo-fqinjė, pėr t'u bėrė ballė shteteve fqinjė, dhe tjetra qė kėrkonte tė bashkėpunonte me fqinjėt (sėrbėt e grekėt), kundėr agresorėve jashtė-ballkanikė. Qė tė dyja kėto rryma pėrfaqėsoheshin me patriotė tė dėshmuar qė nė instancėn e fundit dėshironin Shqipėrinė etnike sovrane e tė pavarur, por ēėshtja ishte se u ndryshonin konceptet pėr rrugėt qė duhen ndjekur. Derisa tė parėt i jepnin pėrparėsi integritetit territorial e biologjik nė dėm tė sovranitetit, tė dytėt i jepnin pėrparėsi sovranitetit tė njė pjese tė vendit nė dėm tė integritetit. Nė tė parėn bėnin pjesė Iliaz Pashė Dibra e Ymer Prizreni, kurse nė tė dytėn Abdyl Frashėri e Sulejman Vokshi. Tė parėt rrezikun e shihnin prej Sėrbisė e Greqisė, tė dytėt prej Turqisė. Linja e parė vazhdon me Haxhi Zekėn e mė vonė me Hasan Prishtinėn (kujto pėrpjekjet e Haxhi Zekės qė Shqipėria (etnike) tė bėhet koloni e Anglisė pėr 20 vjet, derisa shqiptarėt tė shkollohen e tė bėhen tė aftė t'i mbrojnė kufijtė dhe, pėrpjekjet e Hasan Prishtinės pėr aleanca me italianė, bullgarė e kroatė). Linja e dytė vazhdon me Ismail Qemalin e Isa Boletinin (kujto miqėsitė e tyre me sėrbė e grekė, kundėr turqėve, si dhe kundėrshtimin e Isa Boletinit nismės sė Haxhi Zekės, me arsyetimin se "venin tem dua ta sunoj unė e jo inglizi"). Linja e parė (Iliaz Pashė Dibra e Ymer Prizreni, Haxhi Zeka e Hasan Prishtina) vazhdon me Xhafer Devėn e Rexhep Mitrovicėn, etj., (kujto bashkėpunimin e tyre me gjermanėt dhe krijimin e tė vetmes herė nė histori tė shtetit shqiptar nė territoret e pothuajse tėrė Shqipėrisė etnike), e mė vonė me Organizatėn Nacional Demokratike (kujto aspiratat e tyre perėndimore). Linja e dytė (Abdyl Frashėri + Sylejman Vokshi, Ismail Qemali + Isa Boletini), vazhdon duke u degėzuar nė dy linja: linja e Zogut dhe ajo e Fan Nolit. Linjėn e Zogut e vazhdojnė zogistėt ndėrsa ajo e Nolit degėzohet nė dy linja tė mėtutjeshme: balliste dhe komuniste. Kjo e fundit ėshtė degėzuar pėrsėri nė dy linja: e majta e sotme shqiptare (Socialistja, Socialdemokratja, Aleanca, Uniteti Kombėtar, etj.), dhe e djathta e sotme Shqiptare (Demokratikja, Balli, etj.), qė konvergjojnė me vijėn tradicionale balliste.

    Cili ėshtė pozicioni politik i Rexhep Qosjes?

    Qosja sė bashku me Demaēin, me marksist-leninistėt dhe unicentristėt (unicentrist nė kuptimin shqiptar do tė thotė qė nė Tiranė duhet tė vendoset ēdo gjė pėr tė gjitha ēėshtjet shqiptare), i takojnė linjės politike qė historikisht pėrvijohet nga Abdyl Frashėri + Sylejman Vokshi, Ismail Qemali + Isa Boletini, Fan Noli, Enver Hoxha, Fatos Nano. Kjo ėshtė linja ekstreme e bashkėpunimit me fqinjėt, kundėr jashtėballkanikėve ("kundėr racistėve italianė qė na e hodhėn anijen nė det", - thotė Rexhep Qosja). "Qė tė forcohet Shqipėria duhet ta ketė mirė me fqinjėt dhe, pėr ta pasur mirė me fqinjėt, duhet qė Kosova tė mos na nxjerr telashe me sėrbėt", - i thoshte dikur Fan Noli Hasan Prishtinės dhe, ngjashėm i shkruante Mit'hat Frashėri Bedri Pejanit, kurse pinjolli i tyre i sotėm, Rexhep Qosja, pohon se Shqipėria nuk ka probleme me Greqinė e Sėrbinė, e madje edhe thotė, le tė ngrihen tre gishta. Natyrisht as problemet me Greqinė, as ato me Sėrbinė nuk e arsyetojnė paaftėsinė e Sali Berishės pėr tė udhėhequr shtetin, por kėtu Qosja pėrvjedh njė tezė tė rrezikshme dhe tė njohur nė vazhdėn historike.

    "Krahinarizmi" i Berishės dhe unicentrizmi i Qosjes

    Qosja e akuzon Berishėn pėr "dy gjuhė letrare" dhe pėr krahinarizėm. Kjo ėshtė njė akuzė qė nuk qėndron. Berisha vėrtet ka ndjekur njė politikė pėrēarjeje si politikan, po jo mbi kėto baza. Pėrveē Berishės, pothuaj e gjithė klasa politike e Shqipėrisė ėshtė nga Jugu (ministrat, ambasadorėt, drejtorėt, kryeredaktorėt, e gjithė shtresa e mesme politike e kryeqytetit, etj.). Pėrēarjet e sotme krahinore janė tė natyrshme pas njė uniteti tė dhunshėm komunist, unitet tė cilin e predikon mė sė zėshmi Rexhep Qosja. Politikat reale dhe tė qėndrueshme i kanė themelet nė traditat politike, teritoriale e socio-kulturore. Uniteti i njė kombi duhet tė bėhet nė mėnyrė tė vullnetshme dhe tė natyrshme. Ky unitet duhet t'i pranojė diversitetet lokale e krahinore e jo t'i ekskomunikojė ato duke pranuar vetėm traditėn, gjuhėn, kulturėn, etj., tė njė lokaliteti apo krahine. Nėse forca tė caktuara politike e intelektuale nė Jug tė Shqipėrisė kėrkojnė federalizimin e vendit, kjo nuk ėshtė se atyre po u bėhet shpifje. Madje, do tė thosha se kėtu, nuk ka asgjė tė keqe. Edhe Gjermania, edhe Austria, janė shtete federale dhe uniteti i tyre kombėtar ėshtė pėr t'u lakmuar. Kur Qosja thotė se kurrė nuk ka pasė njė kėrkesė tė tillė, tregohet injorant nė histori. Kėrkesa pėr federalizimin e Shqipėrisė ėshtė bėrė edhe nga ata qė donin ta copėtonin Shqipėrinė, por edhe nga ata qė kėtė e shihnin si mėnyrėn mė tė drejtė pėr njė Shqipėri tė qėndrueshme e stabile. Madje, Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, qė pėrfaqėsonte elitėn politike tė Kosovės, kėtė e kishte nė programin e saj (Shqipėrinė tė pėrbėrė prej 4 njėsive federale: Kosova, Maqedonia Perėndimore, Veriu dhe Jugu i Shqipėrisė sė sotme). Kėrkesa aktuale e Jugut, pėr federalizim tė vendit, nuk vjen nga fakti se Jugu dėshiron t'i bashkohet Greqisė, por nga frika e dominimit tė Veriut pas zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, ēka ėshtė krejt normale. Intelektualėt jugorė janė mė patriotė dhe mė tė arsyeshėm se maloku Rexhep Qosja, sepse nisen prej njė fakti tė mirėqenė se Atdheun e don duke dashur sė pari shtėpinė tėnde, fshatin tėnd, krahinėn tėnde dhe jo duke dashur fshatin e tjetrit, dialektin e tjetrit, etj., siē vepron Rexhep Qosja. Njė kulturė ėshtė mė e madhe sa mė i madh tė jetė diversiteti brenda saj. Ēdo komb e ka njė gjuhė tė standardizuar (qė Qosja e quan letrare, e duhet thėnė gjuhė standarde, ose e normuar), por ka edhe dialektet e saj dhe kėto janė pasuri e saj, janė burim i saj. Vetėm pėr trurin e leninistėve, qė kanė aftėsi njėdimensionale tė tė kuptuarit (bardh e zi), kjo gjė komplikon punėt. Leninistėve tanė, si edhe leninistėve nė pėrgjithėsi, tė cilėt i thjeshtėzojnė gjėrat deri nė bastardim, pėr tė arritur deri tė shqipja standarde u ka ardhur mė lehtė t'i zhdukin fare dialektet. Ndėr pjesėmarrėsit e kėtij masakre ndaj gjuhės dhe kulturės shqiptare ėshtė edhe intelektuali popullor Rexhep Qosja. Nėse gjuha dhe kultura nė pėrgjithėsi, nė emėr tė standardizimit, reduktohet nė gjuhėn dhe kulturėn e njė krahine, atėherė ajo nuk ėshtė mė gjuhė apo kulturė kombėtare, por krahinore. Qosja e akuzon Berishėn se ka dashur t'i bėjė dy gjuhė letrare! Tani duke dashur ta akuzojė Berishėn, Qosja i jep merita tė paqena Berishės. Berisha bėri tė kundėrtėn, ai me ndėrhyrjen e vet, i ndėrpreu kėto debate tė saponisura dhe urdhėroi tė mbetet nė fuqi standardizimi leninist i gjuhės shqipe.

    Rexhep Qosja - Muēė mbas daive, pėrkatėsisht Isa Boletin i ditėve tona

    Qosja bėn njė sugjerim tė shkėlqyer se si Berisha do tė duhej t'u kėrkonte falje qytetarėve tė tij pėr atė se nuk i ka dalė siē ka menduar dhe, menjėherė, tė japė dorėheqjen. Kėto gjėra i sugjerohen tė "pėrkohshmit" Sali Berisha. Kurse "i pėrjetshmi" Rexhep Qosja do qė gabimet dhe lėshimet e tij tė mbesin tė pėrjetshme dhe nuk e sheh tė rrugės tė kėrkojė falje pėr predikimet e tij brezave tė tėrė nė kursin antihistorik. Qosja e sheh "autokracinė" e Berishės, por jo kokėfortėsinė e vet. Harron se njerėzit e shohin paralelen shumė tė qartė mes kokėfortėsisė sė tij pėr ta mbajtur kursin antihistorik (edhe atėherė kur kėtij kursi i del boja ashiqare), dhe kokėfortėsisė sė Berishės pėr tė mbajtur emrin e kryetarit tė shtetit (edhe atėherė kur nuk i mbeti nė dorė asnjė fije e pushtetit qoftė politik, qoftė moral). Kursi politik qė mban Rexhep Qosja ėshtė antihistorik, sepse nuk i ka themelet nė njė traditė tė natyrshme sociologjike e krahinore. Nė planin kombėtar, shqiptarėve nga Kosova dhe viseve tjera nėn ish-Jugosllavinė, u bie qė themelet e tyre politike t'i kenė nė linjėn e pasuar nga Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, etj., sepse kjo ėshtė linja historikisht e dėshmuar se u pėrgjigjet interesave tė tyre, nė veēanti, dhe interesave kombėtare nė pėrgjithėsi. Linja tjetėr me gjithė degėzimet e saj u dėshmua historikisht e paqėndrueshme. Dihet se ku na solli linja komuniste. Poashtu po shihet se ku na solli linja balliste (PD, Balli, etj.). Kėshtu qė, tė dyja kėto degėzime tė nolizmit u provuan deri nė dėshtimin pėrfundimtar. Nga linja e Ismail Qemalit, dega e Zogut del mė e sukseshme se ajo noliste dhe jo pėrfundimisht e dėshtuar.

    Nėse e shohim nga ana logjike, linja politike e filluar nga Abdyl Frashėri dhe e pasuar nga Ismail Qemali, Zogu + Noli, Komunistėt + Ballistėt + Zogistėt, PS (Rexhep Qosja) + PD + BK, etj., nė themel ka njė defekt. Defekti ėshtė ky:

    Nėse Fuqitė e Mėdha janė luani, Sėrbia e Greqia janė macja, Shqipėria ėshtė miu. Kjo linjė predikon qė miu tė bashkohet me macen tė luftojė kundėr luanit. Ky gjakim ėshtė i gjykuar nė dėshtim.

    Linja tjetėr, e pėrfaqėsuar kryesisht nga klasa politike tradicionale e Kosovės, predikon aleancėn e miut me luanin kundėr maces, gjė qė pėrkon me ligjet e natyrės.

    Nėse Qosja dėshiron tė ketė identitetin e vet si intelektual dhe si personalitet politik, duhet t'u kėrkojė falje lexuesve tė vet dhe tė kthehet nė binarėt e natyrshėm historikė, e jo tė bėhet Isa Boletin i ditėve tona, qė nga gjuha politike pėrkthehet "Muēė mbas daive".

    Qosja nuk shkon lehtė, atij i duhet treguar vendi

    Shqipėria tani po pėrjeton ditėt e anarkisė. Ajo po ballafaqohet me mungesėn e klasės politike, klasės intelektuale, ushtrisė, policisė, etj.. Problemi po rinis aty ku ka filluar, tek Lidhja e Prizrenit. Shqipėria u kthye pėr njė shekull prapa dhe po qėndron para po tė njėjtave dilema si atėherė. Tani duhet thėnė troē: duhet ndjekur linja e Iliaz Dibrės, Ymer Prizrenit, Haxhi Zekės, Hasan Prishtinės, ..., dhe jo linja tjetėr, e cila nė tė gjitha degėzimet e saj dėshtoi. Dėshtoi sepse tė gjitha partitė politike shqiptare bashkė me presidentin, Parlamentin, Qeverinė, u dorėzuan para anarkisė dhe pranuan se nuk kanė fuqi ta qeverisin vendin duke kėrkuar 5.000 trupa tė huaja pėr tė vėnė rendin nė Shqipėri. Vallė, a nuk ėshtė ky njė rikonfirmim i urtisė politike tė Ymer Prizrenit, Haxhi Zekės e Hasan Prishtinės, qė qysh atėherė thonin se shqiptarėt duhet tė mbėshteten nė krahėt e njė shteti tė fuqishėm. Ku do tė kishim arritur tani sikur tė ndiqej linja e tyre politike? Por ja qė dalin Isa Boletinėt si atėherė edhe tani (Rexhep Qosja), qė nė emėr tė krenarisė kombėtare prej maloku, shajnė Italinė fashiste apo raciste dhe nuk kuptojnė se po i hapin rrugėn Greqisė. Shqipėria tė cilėn e imagjinon Rexhep Qosja nuk ekziston. Ajo as qė ka ekzistuar ndonjėherė. Shqipėria duhet tė ngrihet si shtet nga e para. Me servilizėm ndaj klasės inekzistente intelektuale e politike tė Tiranės (klasė kjo qė sipas tij duhet tė dirigjojė me gjithė trevat shqiptare), Rexhep Qosja nuk ndihmon as Kosovėn, nė veēanti, e as Shqipėrinė, nė tėrėsi. Nėse i hapen faqet e gazetave nė Tiranė nga vila e tij nė Prishtinė, kjo nuk do tė thotė se ai po bėhet kreator i proceseve kombėtare (sepse kėtė nuk ia lejon kush nė Tiranė), por thjesht e luan rolin e Muēės mbas daive. Jo mė kot, shumė intelektualė nė Tiranė thonė se ēfarė na duhet Kosova kur nuk ka identitet tė vetin. Njė pordhė po ta bėjmė ne nė Tiranė atje e marrin pėr erė trėndafili.

    Kosova nuk mund ta ngrejė Shqipėrinė as nė Tiranė, as nė Shkodėr as nė Vlorė. Kosova mund ta ngrejė Shqipėrinė nė Prishtinė, nė Mitrovicė, nė Prizren, etj.. Kosova duhet ta ketė identitetin e vet, identitetin e vet shqiptar. Njerėzit si Rexhep Qosja janė pengesė e zhvillimit tė kėtij identiteti. Ata nuk shkojnė lehtė, atyre u duhet treguar vendi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kosovar : 29-08-2002 mė 00:56


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Postuar mė parė nga Brari


    Personi me nick "kosovar" eshte i respektuar ketu.
    Merre per vete ate shtesen qe ke bere ne nickun e tije.



    ----------
    Shnet Brari!


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Degjo Kosovari

    Edhe nji here me pare une i kam bere vrejtje kesaj teorise se ktij NEXHMEDINIT.

    Kosovar je djal i mencur dhe historine gjykoje ne cdo etape me mendjen tende.

    Teoria e Nexhmedinit nuk ka as te vertete brenda e as principe.

    Sipas teorise se Nexhmedinit po te vazhdojme kte ndarje del se...

    Ymeri Prizreni i mire...Sulejmani i keq..
    Hasani Prishtina i mire Abdyli i keq..
    Xhafer Deva i mire....Mithati i keq..
    Sabri Novosella i mire...Skenderbeu i keq..

    dhe perfundimisht Rexhepi qosja i keq dhe Zan Caushi i Keq ..dhe del Sulejmani...Abdyli..e Mithati..shok me ZAN CAUSHIN..
    dhe Rexhep Qosja shok me Sulejmanin e Abdyl Frasherin..

    Kosovari..

    Kjo ndarje historike qe po bejne tash nji dekade..disa teoriciene si puna ketij Nexhmedinit e Ajet Haxhise e Sabri Novoselles e ca tjereve..nuk eshte shkencore por sharllatanizem.

    QOSJA eshte kush eshte eshte per vete dhe ska pse te perzihet me ABDYL FRASHERIN se ABDYL FRASHERI nuk ben REBELIZEM 97-te te ishte gjalle.
    As SUlejmani nuk djeg Bashki e nuk vret Police po te ishte gjalle as Mithati nuk do solidarizohej me QOSen e Idajet Beqirin e Luiza Hoxhen po te ishte gjalle.

    Kosovar..lere teorine e novoselles se eshte teori Psikopatesh..

    kjo teori eshte teoria e atyre KOSOVAREVE qe ishin enveriste pa dinjitet e spiuna te Sigurimit dhe ne dekaden demokratike kerkuan nji LITAR ku te kapen..

    Me degjo mua se i di mire se cjane keta Surrogato.

    Her tjeter te sqaroj me ngadale kete ceshtje.

    Vetem nji fakt...

    Hasani i Prishtines.. ne Vjene organizon atentate ndaj ZOGUT.
    Zogu ishte mik i Austrise..Austria ishte mike e Sovranitetit tone..
    Hasani mesonte Azemin ne Kosove te bente atentate..
    Azemi vete blihej nga Serbet e francezet e shkonte Luftonte kunder Austriakve.
    Pra gjerat nuk jane te atilla qe te ndahen me SHPATE.. Ketej ose Andej..
    Gjerat jane shume komplexe.

    REBELIZMI VLORES ne 97-ten eshte poshtersi...dhe nuk meriton te dekorohet me Sulejmanin ose Abdylin..
    Me kupton besoj.


    fenomenet dhe personalitetet kane dimensione te ndryshme sepse dhe vet politikat kur ata jetuan kane ndryshuar..

    Njerzit duhen gjykuar ne momentet kryesore dhe nuk jane fajtor per ata rrethana qe nuk varen fare nga ata..

    Xhafer Deva..nuk e kish keq qe simpatizonte Shqiperi e Kosove Bashke..dhe kish te drejte qe Donte ato fuqi te medha qe perkrahnin kete Bashkim..
    Por ne 4 shkurt te 44 Xhafer Deva beri gabime.
    Ai la Kosoven dhe erdhi te bente ne Tirane punen e te tjereve.
    Ata 84 qytetare te Tiranes qe u arrestuan ose u vrane ate nate nuk ishin aspak Problem per Kombin. Ata ishin njerez pa asnji ndikim ne Politiken e Kohes.
    Meqense xhafer Devistet..e Diaspores u bene kryesisht vegla te Sigurimit te ENVER HOXHES.. athere ZP e Enver e Ramiz Alise hoqi dore nga lidhja qe i behej dates 4 shkurt me Xhafer DEVEN dhe Kosovaret e tije dhe vune Shab Sinanin te fabrikoje nji Teori te re per 4 shkurtin ku faj per at nate te dhimbshme nuk kishte Xhafer Deva me shoke por Sejfullah Maleshova..meqe Sejfullahu po te shahej pershtatej me veprat e HOXHES.
    Mirpo Sejfullahu me 4 shkurtin ka lidhje aq sa ka lidhje zebrat e Afrikes me polin e Veriut.


    ose ky Hysamedin i Ferrajve..rrinte nat e dite me AJet Haxhiun veglen e Ramiz Alise dhe pregatiste punim shkencor per Madheshtine e Enver Hoxhes nji dite pasi pordhi Enveri..kthen pllake dhe nga Bojaxhi i Enverit behet I djatht Ekstrem..

    Ajet Haxhiu me porosi te Ramiz Alise fabrikonte Histori per Kosoven.. dhe ne ate Histori ngrinte dhe ulte ato persona ne varesi te lidhjes se Tyre me Sigurimin Shqiptar.
    Ne se ishin te sigurimit..i nxirrte fisin e tyre te mire qe ne Koh te vjetra ne se nuk ishin vegla te Sigurimit i nxirrte tradhetar qe nga lidhja Prizerenit..

    Nuk po e zgjas me se skam kohe..
    tung..
    cdo te mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 29-08-2002 mė 02:04

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    E lexova te plote shkrimin e Nexhmedinit dhe me pelqeu si analize. Eshte e vertete ajo qe shkruan i nderuari, qe gjithmone ne Shqiperi ne rradhet e shqiptareve kane mbizoteruar dy ryma qe i gjejme edhe sot e kesaj dite:

    1. "Shqiperia e Shqiptareve"
    2. "Shqiperia shtet europian"

    Ne doktrinen e pare mbizoteron mendimi se shqiptaret cdo gje duhet ta fitojne e ndertojne vete, pa u mbeshtetur dhe as varur nga askush. Me kete parrulle Shqiperia fitoi pavaresine ne karte ne 1912 nga xhon-turqit, me kete parrule u luftuan edhe luftat ballkanike dhe ato fashiste, me kete parrulle Enver Hoxha izoloi Shqiperine duke e zbukuruar ne "mbeshtetje ne forcat tona". Mbi kete doktrine sot qeveria shqiptare e zbon OSBE-ne nga Tirana pasi "prek interesat dhe sovranitetin e vendit".

    Autori ka plotesisht te drejte kur shkruan se kjo doktrine luan ne favor te grekut dhe serbit, nese shqiptaret e izolojne vetveten duke u konfliktuar me perendimoret. Pak rendesi ka nese e drejta historike luan ne favorin tone, koha nuk mund te kthehet mbrapsht per te korrigjuar gabimet. Kjo fryme pseudo nacionaliste e konfliktualitetit me te gjithe boten, e izolon Shqiperine dhe nuk i jep asaj nje shans qe te ngreje ate qe shqiptaret kane me shume se 1 shekull qe perpiqen te ngrejne, nje shtet te forte e demokratik qe mbron dhe respekton te drejtat e shtetasve te vet. Historia gjithashtu na meson se kjo doktrine luan ne favor te aventuriereve historike te rangut Enver Hoxha qe jo vetem e izoloi vendin, por braktisi edhe shqiptaret ne Kosove, Greqi, Struge e Mal te Zi.

    Doktrina e dyte, eshte ajo e "orientimit drejt perendimit" me te cilen Ahmet Zogu ngriti shtetin e pare te mirefillte shqiptar. Ishte pikerisht mbeshtetja e Italise, Britanise e USA qe bene te mundur njohjen e sovranitetit te republikes shqiptare, dhe zhvillimin e instuticioneve te para demokratike ne vend. Ishte pikerisht kjo doktrine e "hapjes karshi botes" qe ndoqen edhe demokratet me ardhjen ne pushtet ne 1992. Te gjithe ata qe e mbeshtesin kete doktrine, besojne se perkushtimi i shqiptareve per te ngritur nje shtet nuk mjafton. Shqiperia ka nevoje edhe per nje sponsor politik rajonal qe ben te mundur neutralizimin e trysnise negative te fqinjve armiqesore.

    Autori ne shkrimin e tij ben nje gabim trashanik kur i fut ballistet, zogistet dhe Berishen ne grupin e doktrines se pare. Ballistet nga ana e tyre me Mid'hat Frasherin ne krye, kane qene ata qe vazhduan linjen e Ahmet Zogut edhe pas ardhjes se fashisteve italiane ne Shqiperi. Ballistet ishin te paret te nisnin luften antifashiste kunder italianeve, por me lindjen e partise komuniste ne vend fale mbeshtetjes jugosllave, ballistet e pane rrezikun komunist si me te rrezikshem per vendin se pushtimi fashist. Shperthimi i luftes boterore te linte te kuptonte se nje dite kjo lufte do te perfundote dhe Shqiperia ishte nje vend i vogel qe as fitonte dhe as humbiste shume nga kjo lufte, ca me pak te kish ndonje ndikim ne te. Ajo qe shqetesonte ballistet ishte fati i kombit pas kesaj lufte ( Shqiperia ishte serrisht nje vend me sovranitet te humbur dhe perfundoi e ndare nga lufta e pare boterore). Prioriteti ishte unifikimi i shqiptareve dhe trojeve shqiptare ne nje njesi administrative. Kete ballistet e arriten me sukses duke i ofruar asistencen e tyre gjermaneve ne shkembim te bashkimit te trojeve shqiptare. Edhe pse ne historine shqiptare flitet shume pak per kete, gjate luftes se II boterore Kosova dhe Shqiperia kane qene te bashkuara !

    Te gjitha fatkeqesite kombit i kane ardhur nga perplasja e ketyre dy doktrinave. Nga kjo perplasje lindi vellavrasja midis ballit dhe komunisteve, midis partizaneve dhe popullit shqiptar ne Kosove ne 1945, kjo perplasje solli edhe vrasjen dhe burgosjen e gjithe nacionalisteve dhe intelektualeve shqiptare per plot 50 vjet.

    Pas gati 1 shekulli, shqiptaret duhet te kuptojne qe nese doktrina e pare prodhon dogma, diktatore dhe tirane, doktrina e dyte eshte rruga e vetme qe duhet te ndjekim per krijimin e nje shteti te forte demokratik qe mbron interesat e kombit. Energjite progresive integruese te shqiptareve duhet te triumfojne mbi kultet e semura te baballareve te veteshpallur te kombit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ALBush...

    Teoria sado e bukur te duket kur mundohet te vertetohet me shembuj te sajuar me pallavra nuk vlen.

    Teoria e nexhmedinit e cila qendron ne Rere e jo ne shkemb, don
    te demaskoje QOSEN dhe ben te kunderten dhe jo vetem te kunderten po vete dhe nxin nji plejade te shkelqyer atdhetaresh.
    Ndarja ne te "mire" e te "keqinj" qe ben ky grupi NOVOSELLA eshte pa baza shkencore dhe eshte e motivuar nga interesa fshataresh megallomane e egoiste e grindavece.
    Simbas kesaj Teorie del Abdyl Frasheri shoku Enverit dhe Mithati shoku Zan Caushit.

    jo shok mos u genjeni..

    Qosja i ka te keqijat ose gabimet jo tek lidhja Prizerenit por te perkrahja qe i beri bllokmeneve ne 96-97-ten, tek perkrahja qe i beri Hajdutve skafiste e Trafikante te Vlores te cilet i zbukuroi me penen e tije prej demagogu.
    Qosja e ka te keqen jo tek e aleanca e tije me te kaluaren historike por me sjelljet arrogante e dekonstruktive ne KOSOVE..me harbutllekun ndaj RUGOVES dhe LDK-se, me aleancat e tija me Palacon idajet Beqirin me shoke.. kthesat e brenda Nates..nga i pa angazhuar politik e pa PARTI ne kryetar partie fantazem..etj etj.

    Mos vini barazime mes liderve te shquar te Lidhjes Prizerenit dhe Komitetit Rebel te Vlores 97.


    Nismetari kesaj Teorie le te ndricoje si i beri ai i "persekutuar" nga UDB-ja Pallatet ne Plazhin e Durresit e pastaj te dali me Shpate kunder Skenderbeut e Abdyl Frasherit...
    Le te sqaroje mjegullen e viteve kur sherbente si agjent i rezidenteve te Sigurimit Shqiptar ne ambasadat e PPSH-se neper Stamboll e EUROP..le te sqaroje vrasjen e Gervallave me shoke..

    kosovar ..nuk e kam me ty kete e as me Nexhmedinin.
    E kam me ate llapazanin maxhup qe bredh neper kafet e Tiranes e nderton Vila ne ARAPAJ (plazh).

Faqja 0 prej 119 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Akademik REXHEP ISMAJLI:Zhvillimet...e gjuhės standarde
    Nga Harudi nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 19:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •