quhem Lek Gjoka dhe jam nga Kallmeti i Lezhes.
Që ne vitin 1998 jetoj në Jacksonville të Florides në SHBA.
Jam i martuar me zonjen Bardhe Bushpepa nga Kurbneshi-Mirdite dhe kam dy femije Donaldin dhe Danielen.
Shkruaj poezi si dhe proze,kam botuar librin poetik Lotet e Puthjes dhe jam antar i shoqates se shkrimtareve shqiptare në Amerike.Forumi shqiptar me pelqen ndaj nuk mund te caktoj tema të vecanta ngaqe secila teme ka interesat e veta.Jam antikominist dhe e urrej pamase kohen qe e humbem në diktaturen enveriane.E dua pamase vendlindjen sidomos Kallmetin dhe Malin e Veles.me poshte po iu dergoj nje poezi..
Me mori malli t'shkoj në Kallmet
Tash sa mijera vjet
poshte malit te Veles
shtriqesh ti Kallmet
me ankthe mengjesesh!..
Sa kafe gezimi e mortesh
m'kanë ngele te papira
iku n'Amerike djali i Gjokes
e harron ngajhere si jeton gjindja !.
Yt ate me fabriken në goje
tymos dreqin per me vra merzine
e nana shpirtlodhur
shamatohet me sëmundjen permallinë!..
E prape Kallmeti është ai
me shpia te nguluna si qeparisa rreze kodres e në fushe
shtiqet i lodhur merr fryme
e në Vele niset pak uje me mbush !..
E di Kallmet ti ke etje shume
se malli te kripos ndienjat prej merzise
e ti mund ta pish Drinin tane at lume
e n'Vele tek burimet ke me u nise !..
M'ka marre malli T'shkoj në Kallmet
atje ku shpirti im është ngulur si ullini
e gjuan me shuplaka trishtimi era por asgje s'e gjet
se s'ka hypur kurre në shpine mergimi !.....
2002...Lek Gjoka Jacksonville Florida USA..
Krijoni Kontakt